{"id":270476,"date":"2022-07-11T13:20:09","date_gmt":"2022-07-11T11:20:09","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=270476"},"modified":"2022-07-11T13:26:27","modified_gmt":"2022-07-11T11:26:27","slug":"mije-shqiptare-kane-marre-pasporta-nga-vendet-e-be-vitet-e-fundit-pse-kaq-e-lakmuar-nenshtetesia-e-huaj-521-mije-shqiptare-kane-marre-pasporta-nga-vendet-e-be-vitet-e-fundit-pse-kaq-e-lakmuar-nensht","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/mije-shqiptare-kane-marre-pasporta-nga-vendet-e-be-vitet-e-fundit-pse-kaq-e-lakmuar-nenshtetesia-e-huaj-521-mije-shqiptare-kane-marre-pasporta-nga-vendet-e-be-vitet-e-fundit-pse-kaq-e-lakmuar-nensht\/","title":{"rendered":"Mije-shqiptare-kane-marre-pasporta-nga-vendet-e-be-vitet-e-fundit-pse-kaq-e-lakmuar-nenshtetesia-e-huaj\/ 521 mij\u00eb shqiptar\u00eb kan\u00eb marr\u00eb pasporta nga vendet e BE vitet e fundit: Pse kaq e lakmuar n\u00ebnshtet\u00ebsia e huaj?!"},"content":{"rendered":"<p>NGA JORIDA TABAKU<\/p>\n<p>P\u00ebr muaj me radh\u00eb, debati n\u00eb vend ka qen\u00eb n\u00eb lidhje me ekonomin\u00eb. Kjo, si kortezi e inflacionit. Nj\u00eb s\u00ebmundje ekonomike q\u00eb gllab\u00ebron t\u00eb ardhurat e \u00e7do familjeje, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb blihet m\u00eb pak me \u00e7mime gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb shtrenjta. Shqet\u00ebsimi im ka qen\u00eb se situata do t\u00eb agravohet aq shum\u00eb saq\u00eb inflacioni do t\u00eb pasohet nga stagflacioni q\u00eb do t\u00eb rr\u00ebnoj\u00eb edhe m\u00eb tej ekonomin\u00eb e vendit.<\/p>\n<p>P\u00ebrball\u00eb fakteve, shifrave dhe t\u00eb dh\u00ebnave evidente q\u00eb shp\u00ebrfaqen qart\u00ebsisht n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat ekonomike, te xhepat e qytetar\u00ebve, te shporta e konsumit t\u00eb tyre t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm, qeveria fatkeq\u00ebsisht zgjodhi mohimin.<\/p>\n<p>Loja e sh\u00ebmtuar dhe hilacake e mohimit t\u00eb fakteve dhe provave nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb aty mes nesh, ka qen\u00eb bixhozi i qeveris\u00eb thuajse n\u00eb \u00e7do kriz\u00eb. Duhet pranuar q\u00eb ndon\u00ebse tejet i rreziksh\u00ebm p\u00ebr ekonomin\u00eb, ndon\u00ebse me pasoja t\u00eb r\u00ebnda, ato kan\u00eb mundur ta margjinalizojn\u00eb efektin dhe po p\u00ebrpiqen t\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, sot situata \u00ebsht\u00eb m\u00eb e koklavitur. Inflacioni nga viti n\u00eb vit p\u00ebr muajin qershor \u00ebsht\u00eb 7.4%, ku pesh\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb rritjes s\u00eb \u00e7mimeve e ka transporti (pra, nafta dhe \u00e7mimi i saj) si dhe shporta e ushqimeve dhe pijeve jo alkoolike, q\u00eb jan\u00eb ndikuar drejtp\u00ebrdrejt prej \u00e7mimit t\u00eb naft\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta shtuar edhe m\u00eb tej doz\u00ebn e realitetit t\u00eb hidhur q\u00eb qeveria p\u00ebrpiqet t\u2019i ik\u00eb p\u00ebrmes hiles\u00eb s\u00eb propagand\u00ebs. Banka e Shqip\u00ebris\u00eb ka rritur norm\u00ebn baz\u00eb t\u00eb interesit me 0.25 pik\u00eb p\u00ebrqindje. P\u00ebr qytetarin e thjesht\u00eb do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb norma e interesit p\u00ebr kredit\u00eb q\u00eb do t\u00eb merren tanim\u00eb n\u00eb banka do t\u00eb rritet, pjesa tjet\u00ebr e kredive mund t\u00eb riskedulohet me k\u00ebt\u00eb interes t\u00eb ri.<\/p>\n<p>Gjithnj\u00eb e m\u00eb pak biznese do t\u00eb guxojn\u00eb t\u00eb marrin kredi, investimet e tyre do t\u00eb ulen dhe kjo do t\u00eb pasohet logjikisht me nj\u00eb kontraktim ekonomik. Sado q\u00eb qeveria lexon t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, aritmetika e ekonomis\u00eb \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht kjo.<\/p>\n<p>Tani, jemi n\u00eb kushte ku 92% e shqiptar\u00ebve jan\u00eb t\u00eb qart\u00eb se rritja e \u00e7mimeve \u00ebsht\u00eb reale dhe kjo qart\u00ebsi \u00ebsht\u00eb merita kryesore e r\u00ebnies s\u00eb t\u00eb ardhurave n\u00eb portofolin e \u00e7do familje shqiptar\u00eb. Rreziku \u00ebsht\u00eb q\u00eb kjo situat\u00eb t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsohet si pasoj\u00eb e t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb na vijn\u00eb nga rritja e \u00e7mimit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve t\u00eb para \u00ebsht\u00eb n\u00eb rritje dhe kjo do t\u00eb p\u00ebrkthehet n\u00eb shtrenjtim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb \u00e7mimeve.<\/p>\n<p>Shkurt dhe shqip, ne po p\u00ebrjetojm\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb rrezikshme stagflacioniste, q\u00eb ka nj\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr menaxhim jo propagand\u00eb.Nj\u00eb qeveri e p\u00ebrgjegjshme, nj\u00eb maxhoranc\u00eb q\u00eb mendon jo me teorin\u00eb e t\u00eb kaluarit t\u00eb radh\u00ebs do t\u00eb ishte shqet\u00ebsuar jasht\u00ebzakonisht shum\u00eb kur nd\u00ebrsa rrihte gjoksin p\u00ebr rritjen ekonomike t\u00eb publikuar jav\u00ebn e shkuar, t\u00eb shihte se e gjith\u00eb rritja ekonomike vinte nga nd\u00ebrtimi dhe jo nga bujq\u00ebsia.<\/p>\n<p>Shumica e shqiptar\u00ebve t\u00eb vet\u00ebpun\u00ebsuar jan\u00eb n\u00eb sektorin e bujq\u00ebsis\u00eb, e cila po p\u00ebrjeton nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb thell\u00eb, ky duhet t\u00eb ishte nj\u00eb alarm p\u00ebr qeverin\u00eb, e cila duhet t\u00eb rishihte politikat e saj sektoriale. Incentivat edhe subvencionet n\u00eb bujq\u00ebsi p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb jan\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb ul\u00ebtat n\u00eb rajon dhe k\u00ebt\u00eb e tregon dhe deficiti tregtar.<\/p>\n<p>Por shqet\u00ebsimi i maxhoranc\u00ebs duket se nuk \u00ebsht\u00eb bujq\u00ebsia sesa propaganda. Th\u00ebn\u00eb m\u00eb shkurt, nuk na duhen edhe aq parat\u00eb e bujq\u00ebsis\u00eb sesa na duhet nd\u00ebrtimi q\u00eb sipas \u00e7do mat\u00ebsi nd\u00ebrkomb\u00ebtar financohet n\u00eb mas\u00eb t\u00eb gjer\u00eb nga parat\u00eb e pista.<\/p>\n<p>Pra, duhet nj\u00eb ndryshim i plot\u00eb i vizionit t\u00eb qeveris\u00eb mbi ekonomin\u00eb dhe perspektiv\u00ebn. N\u00eb vend t\u00eb rrahjes s\u00eb gjoksit se po na rritet ekonomia nga nd\u00ebrtimi q\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht ka burime t\u00eb dyshimta, v\u00ebmendja duhet t\u00eb jet\u00eb te prodhimi dhe bujq\u00ebsia q\u00eb po rr\u00ebnohet p\u00ebrdit\u00eb.<\/p>\n<p>Kam debatuar gjat\u00eb n\u00ebse vizioni i nj\u00eb ekonomie bazuar mbi narko-ekonomin\u00eb q\u00eb do t\u00eb prodhonte m\u00eb pas paran\u00eb e pist\u00eb \u00ebsht\u00eb rruga p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar Shqip\u00ebrin\u00eb e shekullit t\u00eb 21. Tanim\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb t\u00eb nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb treg m\u00eb i mbyllur, mbushur me monopole, me nj\u00eb ekonomi t\u00eb shkat\u00ebrruar dhe pa t\u00eb ardhme. Po t\u00eb shihni Shqip\u00ebria e vitit 2022 \u00ebsht\u00eb atdheu ku shtresa e mesme largohet apo ka gati valixhen p\u00ebr t\u00eb ikur.<\/p>\n<p>\u00c7udit\u00ebrisht, n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb ku zinxhiri i furnizimeve po i jep z\u00eb dhe frym\u00eb rishp\u00ebrndarjes dhe rikrijimit t\u00eb rrug\u00ebve t\u00eb furnizimit, Shqip\u00ebria mbetet e fundit n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar nga momenti ky\u00e7. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb k\u00ebt\u00eb moment p\u00ebr t\u00eb manovruar dhe p\u00ebr t\u2019i ofruar vendit rrug\u00eb dhe kanale t\u00eb reja q\u00eb zhvillojn\u00eb ekonomin\u00eb, duke i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb shans t\u00eb madh rrug\u00ebve t\u00eb reja t\u00eb furnizimit p\u00ebr semikonduktor\u00ebt, ne duhet t\u00eb debatojm\u00eb p\u00ebr ligjin e amnistis\u00eb fiskale dhe penale p\u00ebr \u00e7unat e Londr\u00ebs.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt e shtres\u00ebs s\u00eb mesme largohen sepse shohin se si nj\u00eb sistem fiskal po i torturon duke u marr\u00eb t\u00eb ardhurat nga paga dhe puna e tyre me 23% nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shohin gatishm\u00ebrin\u00eb e qeveris\u00eb p\u00ebr t\u2019i tatuar parat\u00eb e pista me 7% bash n\u00eb periudh\u00ebn e nj\u00eb krize inflacioniste.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb kur vendit i duhej nj\u00eb vizion fiskal dhe nj\u00eb kod fiskal dhe tatimor p\u00ebr t\u00eb unifikuar parimet e fiskut dhe p\u00ebr t\u2019i ofruar investitorit vendas dhe t\u00eb huaj q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb, parashikueshm\u00ebrin\u00eb dhe konkurrenc\u00ebn n\u00eb treg. Qeveria vendos t\u00eb luaj\u00eb kart\u00ebn e pist\u00eb t\u00eb nj\u00eb amnistie q\u00eb nuk promovon barazin\u00eb, as sh\u00ebndetin financiar dhe kultur\u00ebn tatimore, por parregullsin\u00eb dhe pandershm\u00ebrin\u00eb q\u00eb p\u00ebr vite e kan\u00eb torturuar shtres\u00ebn e mesme dhe at\u00eb q\u00eb ka qen\u00eb korrekt me shtetin.<\/p>\n<p>Nuk ka asnj\u00eb forc\u00eb tjet\u00ebr krijuese m\u00eb t\u00eb mir\u00eb sesa ekonomia e tregut, por q\u00eb kjo t\u00eb stimulohet ne duhet t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb parametrat p\u00ebr ta \u00e7uar p\u00ebrpara. Kjo ekonomi, q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt motori q\u00eb mund\u00ebson edhe zhvillimin e nj\u00eb kapitalizmi t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm, vjen si pasoj\u00eb e rregullave t\u00eb barabarta t\u00eb vendosura q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs. Masave t\u00eb qarta ekonomike dhe fiskale q\u00eb nuk mbajn\u00eb me hat\u00ebr duke i ndar\u00eb n\u00eb disa t\u00eb njerk\u00ebs dhe disa t\u00eb n\u00ebn\u00ebs, por duke vendosur garant shpirtin e konkurrenc\u00ebs dhe gar\u00ebn e sh\u00ebndetshme.<\/p>\n<p>K\u00ebmb\u00ebngulja p\u00ebr t\u00eb vazhduar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb si\u00e7 jemi tani vet\u00ebm sa agravon situat\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri, duke shp\u00ebrb\u00ebr\u00eb shtres\u00ebn e mesme dhe duke krijuar nj\u00eb shoq\u00ebri m\u00eb t\u00eb polarizuar ekonomikisht dhe nga mund\u00ebsit\u00eb.<\/p>\n<p>Arsyet se p\u00ebrse sot kriza do t\u00eb godas\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb shtres\u00ebn e varf\u00ebr dhe se p\u00ebrse ekonomia nuk ka kryer at\u00eb hopin cil\u00ebsor vjen mbi t\u00eb gjitha si pasoj\u00eb e nj\u00eb tregu t\u00eb kapur dhe politikave fiskale korruptive. K\u00ebto kan\u00eb shkat\u00ebrruar shtres\u00ebn e mesme, e kan\u00eb varf\u00ebruar dhe m\u00eb tej shtres\u00ebn e varf\u00ebr dhe kan\u00eb p\u00ebrqendruar t\u00eb gjitha pasurit\u00eb n\u00eb pak duar.<\/p>\n<p>N\u00ebse shqiptar\u00ebt sot largohen, n\u00ebse shtresa e mesme sot po firon dita-dit\u00ebs duke prodhuar nj\u00eb vend me oligarki dhe t\u00eb varf\u00ebr, kjo vjen si pasoj\u00eb e nj\u00eb vizioni q\u00eb ka zgjedhur demokracin\u00eb oligarkike p\u00ebrball\u00eb demokracis\u00eb institucionale. Nj\u00eb zgjedhje q\u00eb nuk mund t\u00eb jet\u00eb modeli i Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb shekullit t\u00eb 21, i nj\u00eb Shqip\u00ebrie Europiane. I nj\u00eb atdheu q\u00eb \u00ebsht\u00eb i shqiptar\u00ebve!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NGA JORIDA TABAKU P\u00ebr muaj me radh\u00eb, debati n\u00eb vend ka qen\u00eb n\u00eb lidhje me ekonomin\u00eb. Kjo, si kortezi e inflacionit. Nj\u00eb s\u00ebmundje ekonomike q\u00eb gllab\u00ebron t\u00eb ardhurat e \u00e7do familjeje, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb blihet m\u00eb pak me \u00e7mime gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb shtrenjta. Shqet\u00ebsimi im ka qen\u00eb se situata do t\u00eb agravohet aq shum\u00eb saq\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":146248,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-270476","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/270476","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=270476"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/270476\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/146248"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=270476"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=270476"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=270476"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}