{"id":270842,"date":"2022-07-12T15:59:25","date_gmt":"2022-07-12T13:59:25","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=270842"},"modified":"2022-07-12T15:59:25","modified_gmt":"2022-07-12T13:59:25","slug":"i-denuar-perjete-atentatori-i-naim-zyberit-apelon-vendimin-e-gjykates-se-tiranes-si-e-fshehu-silenciatorin-ne-tufen-me-lule-i-vendosi-hasmit-jastekun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/i-denuar-perjete-atentatori-i-naim-zyberit-apelon-vendimin-e-gjykates-se-tiranes-si-e-fshehu-silenciatorin-ne-tufen-me-lule-i-vendosi-hasmit-jastekun\/","title":{"rendered":"I d\u00ebnuar p\u00ebrjet\u00eb\/ Atentatori i Naim Zyberit apelon vendimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs! Si e fshehu silenciatorin n\u00eb tuf\u00ebn me lule, i vendosi hasmit jast\u00ebkun\u2026"},"content":{"rendered":"<p>NIKOLETA KOVA\u00c7I\/\u00a0Jan\u00eb plot 8 vite q\u00eb Arben Grori iu drejtohet gjykatave t\u00eb vendit p\u00ebr t\u2018i hequr burgun e p\u00ebrjetsh\u00ebm.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa e par\u00eb u regjistrua n\u00eb vitin 2014 dhe, q\u00eb prej asaj dite, ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga emrat m\u00eb t\u00eb p\u00ebrfolur t\u00eb krimit q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb rishikohet vendimi i d\u00ebnimeve t\u00eb huaja q\u00eb ai ka kryer jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Disa jav\u00eb m\u00eb par\u00eb, Grori i \u00ebsht\u00eb drejtuar Gjykat\u00ebs Penale t\u00eb Tiran\u00ebs me k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr rishikim t\u00eb d\u00ebnimeve t\u00eb huaja q\u00eb ai ka kryer jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. P\u00ebr shkak se avokat\u00ebt mbrojt\u00ebs t\u00eb Grorit nuk u paraqiten, k\u00ebrkesa \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar e pa pranueshme nga gjykata dhe \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar, por ai ka apeluar k\u00ebt\u00eb vendim.<\/p>\n<p>I v\u00ebn\u00eb n\u00ebn disa akuza nga drejt\u00ebsia italiane, jo nga ajo shqiptare asnj\u00ebher\u00eb, Arben Grori, p\u00ebrve\u00e7 d\u00ebnimit me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm nga Italia, aso kohe pati edhe nj\u00eb akuz\u00eb p\u00ebr trafik droge e pjes\u00ebmarrje n\u00eb organizat\u00eb kriminale ku u d\u00ebnua me 15 vite burg t\u00eb tjera shtes\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 burgut t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm q\u00eb kishte p\u00ebr vrasjen e Naim Zyberit n\u00eb gushtin e vitit 1997. Grori, sot 51-vje\u00e7ar, k\u00ebrkon t\u00eb rishihen vendimet e d\u00ebnimit p\u00ebr t\u00eb pasi t\u00eb gjitha ato vendime jan\u00eb t\u00eb ardhura nga gjykatat e Italis\u00eb dhe se n\u00eb vendin ton\u00eb ai nuk ka asnj\u00eb akuz\u00eb apo vendim kund\u00ebr tij.<\/p>\n<p>Pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, u vendos nj\u00eb rigjykim i \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb tij n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs, por procesi ngeci p\u00ebr shkak se ai her\u00eb pas her\u00eb k\u00ebrkonte ndryshimin e trup\u00ebs gjyq\u00ebsore, e p\u00ebr pasoj\u00eb, ngeci edhe mund\u00ebsia p\u00ebr t\u2019u shqyrtuar k\u00ebrkesa e tij e depozituar q\u00eb n\u00eb 2014\u00a0p\u00ebr heqjen e burgimit t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm. Nd\u00ebr t\u00eb tjera, Grori shpeshher\u00eb p\u00ebr t\u00eb realizuar p\u00ebrfitimin iu \u00ebsht\u00eb drejtuar edhe mjek\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb kuruar nd\u00ebr vite atentatorin e Naim Zyberit, por s\u00ebrish gjykatat tona nuk e kan\u00eb marr\u00eb parasysh, ndon\u00ebse n\u00eb fakt rreth 3 vite m\u00eb par\u00eb shoku dhe miku i tij, Gerd Gjinarari, i cili u tha se q\u00eblloi me 5 plumba Naim Zyberin n\u00eb spitalin e Milanos, p\u00ebr t\u2019u hakmarr\u00eb p\u00ebr vrasjen e v\u00ebllait t\u00eb Grorit, mundi ta fitonte lirin\u00eb, pasi Gjykata kishte vendosur heqjen e burgut t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm, duke u bazuar kryesisht te sjellja e mir\u00eb e tij. Gjinarari, pasi uli d\u00ebnimin n\u00eb 25 vite burg, mundi edhe t\u00eb fitonte lirin\u00eb dhe t\u00eb linte qelin\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kishte t\u00eb nj\u00ebjtat akuza me mikun e tij, Arben Grori.<\/p>\n<p>ATENTATI NDAJ NAIM ZYBERIT<\/p>\n<p>Policia italiane do t\u00eb shokohej nga nj\u00eb atentat q\u00eb i ndodhi n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb spitali n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ishte shtruar nj\u00eb i plagosur me arm\u00eb zjarri i transferuar nga Spitali i Torinos. P\u00ebr shkak t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimit t\u00eb jet\u00ebs q\u00eb i b\u00ebhej t\u00eb huajit t\u00eb mbijetuar nga prita, ata vendosen edhe dy punonj\u00ebs policie n\u00eb sh\u00ebrbim 24 or\u00ebsh n\u00eb der\u00ebn e Spitalit n\u00eb Milano. Por, tre shqiptar\u00eb jan\u00eb paraqitur nj\u00eb mbr\u00ebmje n\u00eb der\u00ebn e dhom\u00ebs s\u00eb shqiptarit dhe kan\u00eb k\u00ebrkuar ta takojn\u00eb. Bashk\u00eb ishin Arben Grori, Gerd Gjinarari dhe nj\u00eb person tjet\u00ebr q\u00eb nuk u identifikua asnj\u00ebher\u00eb. Ata kishin nj\u00eb tuf\u00eb me lule n\u00eb duar brenda s\u00eb cil\u00ebs kishin fshehur nj\u00eb pistolet\u00eb me silenaciator.<\/p>\n<p>Pasi hyjn\u00eb n\u00eb dhom\u00eb, ata vendosin nj\u00eb jast\u00ebk n\u00eb gjoksin e hasmit t\u00eb tyre duke e q\u00eblluar me 5 plumba dhe m\u00eb pas largohen pa l\u00ebn\u00eb asnj\u00eb gjurm\u00eb. Pasi u konstatua ngjarja, policia u vu n\u00eb l\u00ebvizje dhe identifikoi dy prej tre personave q\u00eb kishin qen\u00eb n\u00eb dhom\u00ebn e spitalit p\u00ebr ta takuar Zyberin. U shpall\u00ebn n\u00eb k\u00ebrkim n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Europ\u00ebn, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Grori ik\u00ebn nga Italia, vjen n\u00eb Shqip\u00ebri dhe nis aktivitetin e biznesit n\u00eb vend. italian\u00ebt nuk pushuan p\u00ebr asnj\u00eb \u00e7ast s\u00eb k\u00ebrkuari Shqip\u00ebris\u00eb arrestimin dhe ekstradimin e tij, pasi gjykata e Milanos kishte vendosur 2 vjet pas ngjarjes n\u00eb Spitalin e Milanos burg t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm p\u00ebr dy shqiptar\u00ebt. Arben Grori u tha se e k\u00ebrkonte kok\u00ebn e Naim Zyberit p\u00ebr shkak se ai i kishte vrar\u00eb t\u00eb v\u00ebllan\u00eb, Artur Grori, ngjarje p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kuksiani u arrestua, por pasi u hapen burgjet n\u00eb \u201897-n ai u largua nga qelia dhe Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>ARRESTIMI I GRORIT<\/p>\n<p>Grori vendosi t\u00eb q\u00ebndronte brenda vendit pasi ai pretendonte se kishte ekzekutuar nj\u00eb prej njer\u00ebzve m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb krimit n\u00eb vend. Ndon\u00ebse n\u00eb vendin ton\u00eb ai rezulton pa asnj\u00eb dosje penale, edhe pse p\u00ebr emrin dhe b\u00ebmat e tij u fol shum\u00eb atyre vitesh, ai u p\u00ebrndoq nga hetimi italian duke e akuzuar, hetuar dhe gjykuar edhe p\u00ebr trafik nd\u00ebrkomb\u00ebtar droge n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb organizat\u00ebs kriminale. N\u00eb momentin kur Grori arrestohet n\u00eb vendin ton\u00eb, me urdh\u00ebr t\u00eb shum\u00ebp\u00ebrs\u00ebritur nga drejt\u00ebsia italiane, ai refuzoi t\u00eb ishte autori i ngjarjes s\u00eb spitalit t\u00eb Milanos.<\/p>\n<p>P\u00ebr pasoj\u00eb ai q\u00eb n\u00eb fillim nuk e pranoi mas\u00ebn e arrestit me burg pa afat, por gjykatat tona nuk mund ta ndryshonin vendimin q\u00eb kishte mb\u00ebrritur nga Italia, ku p\u00ebrve\u00e7 burgut t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm ndaj tij erdhi edhe nj\u00eb vendim tjet\u00ebr me 15 vjet p\u00ebr trafik l\u00ebnd\u00ebsh narkotike. Grori e nisi betej\u00ebn me drejt\u00ebsin\u00eb q\u00eb n\u00eb momentin q\u00eb u arrestua, madje e paditi Shqip\u00ebrin\u00eb edhe n\u00eb Gjykat\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke fituar nj\u00eb shum\u00eb prej 8 mij\u00eb eurosh, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr e fitimit duhej t\u2019i kalohej Gjykat\u00ebs p\u00ebr shpenzime. N\u00eb vendimin e k\u00ebsaj Gjykate shpjegohet me detaje gjith\u00eb procedura e ndjekur nga drejt\u00ebsit\u00eb e dy vendeve me \u00e7\u00ebshtjen e d\u00ebnimit t\u00eb Arben Grorit, i cili ka tentuar disa her\u00eb ta thyej\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb shqiptare p\u00ebr t\u00eb rishikuar at\u00eb vendim q\u00eb ka ardhur nga nj\u00eb gjykat\u00eb e huaj dhe jo nga nj\u00eb gjykat\u00eb vendi.<\/p>\n<p>Por p\u00ebrkund\u00ebr mikut t\u00eb tij q\u00eb mori pjes\u00eb n\u00eb at\u00eb ngjarje n\u00eb spitalin e Milanos, q\u00eb fitoi lirin\u00eb, Grori duket se do t\u2019i duhet ta vijoj\u00eb s\u00ebrish betej\u00ebn p\u00ebr ta ndryshuar burgimin e p\u00ebrjetsh\u00ebm. M\u00eb her\u00ebt, u tentua rigjykimi, po ashtu edhe dh\u00ebnia e dit\u00ebve t\u00eb uljes s\u00eb d\u00ebnimit sipas ligjit p\u00ebr shkak t\u00eb sjelles s\u00eb mir\u00eb, por nd\u00ebrhyri menj\u00ebher\u00eb ILD-ja, duke nd\u00ebshkuar magjistratin q\u00eb e kishte nd\u00ebrmarr\u00eb at\u00eb vendim. Ai gjendet pas hekurave prej m\u00eb shum\u00eb se dy dekadash, por vet\u00ebm p\u00ebr d\u00ebnimin e ardhur nga Italia dhe p\u00ebr asnj\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb vendin e tij.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NIKOLETA KOVA\u00c7I\/\u00a0Jan\u00eb plot 8 vite q\u00eb Arben Grori iu drejtohet gjykatave t\u00eb vendit p\u00ebr t\u2018i hequr burgun e p\u00ebrjetsh\u00ebm. K\u00ebrkesa e par\u00eb u regjistrua n\u00eb vitin 2014 dhe, q\u00eb prej asaj dite, ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga emrat m\u00eb t\u00eb p\u00ebrfolur t\u00eb krimit q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb rishikohet vendimi i d\u00ebnimeve t\u00eb huaja q\u00eb ai ka kryer [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":270843,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-270842","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/270842","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=270842"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/270842\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/270843"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=270842"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=270842"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=270842"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}