{"id":271880,"date":"2022-07-16T13:14:15","date_gmt":"2022-07-16T11:14:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=271880"},"modified":"2022-07-16T13:14:15","modified_gmt":"2022-07-16T11:14:15","slug":"shba-bojkoton-tryezen-per-amnistine-fiskale-ambasadoret-e-gjermanise-dhe-frances-largohen-nga-konferenca-para-fjales-se-rames-thellohet-perplasja-mes-qeverise-dhe-nderkombetareve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/shba-bojkoton-tryezen-per-amnistine-fiskale-ambasadoret-e-gjermanise-dhe-frances-largohen-nga-konferenca-para-fjales-se-rames-thellohet-perplasja-mes-qeverise-dhe-nderkombetareve\/","title":{"rendered":"SHBA bojkoton tryez\u00ebn p\u00ebr Amnistin\u00eb Fiskale, ambasador\u00ebt e Gjermanis\u00eb dhe Franc\u00ebs largohen nga konferenca para fjal\u00ebs s\u00eb Ram\u00ebs, thellohet p\u00ebrplasja mes qeveris\u00eb dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p>Thellohet konflikti i nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve me kryeministrin Edi Rama. Kryeministri po tregon nga dita n\u00eb dit\u00eb q\u00eb ka nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb hapur me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, Departamentin Amerikan t\u00eb Shtetit dhe ambasadoren amerikane n\u00eb Tiran\u00eb, Yuri Kim, n\u00eb ve\u00e7anti. Deri para se t\u00eb merrte mandatin e tret\u00eb qeveris\u00eb, n\u00eb 25 prill t\u00eb vitit 2021, Edi Rama ishte i \u201cp\u00ebrk\u00ebdheluri\u201d i SHBA-ve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ky raport harmonik vijoi t\u00eb mbetej i till\u00eb deri n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij viti, kur qeveria \u201cRama 3\u201d \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb nga skandale, sikund\u00ebr \u00ebsht\u00eb ai i incenerator\u00ebve dhe burgosja e dy deputet\u00ebve socialist\u00eb.\u00a0 Gazeta e ka deklaruar s\u00eb fundmi se mes shefit t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, apo edhe t\u00eb Bashkimit Evropian ka nj\u00eb krisje t\u00eb raporteve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb pah edhe dit\u00ebn e djeshme n\u00eb tryez\u00ebn p\u00ebr Amnistin\u00eb Fiskale. Ambasadorja amerikane n\u00eb Tiran\u00eb, Yuri Kim e ka bojkotuar k\u00ebt\u00eb takim, edhe pse kjo e fundit ka patur nj\u00eb ftes\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb e pranishme.<\/p>\n<p>Ambasador\u00ebt braktisin Ram\u00ebn<\/p>\n<p>Por ajo q\u00eb ambasadorja amerikane Yuri Kim nuk e tregoi hapur, Franca dhe Gjermania nuk u kursyen ndaj kryeministrin Rama. N\u00eb konferenc\u00ebn q\u00eb qeveria zhvilloi dje p\u00ebr t\u00eb sqaruar t\u00eb gjitha argumentet pro dhe kund\u00ebr Amnistis\u00eb Fiskale, ambasadorja e Franc\u00ebs Elizabet Barsacq dhe homologu i saj gjerman, Peter Zingraf kan\u00eb l\u00ebn\u00eb pa fjal\u00eb kryeministrin Edi Rama, pasi e kan\u00eb braktisur konferenc\u00ebn n\u00eb momentin q\u00eb kreu i qeveris\u00eb ka nisur t\u00eb flas\u00eb. Barsacq dhe Zingraf ishin t\u00eb ulur n\u00eb rreshtin e par\u00eb t\u00eb t\u00eb ftuarve n\u00eb takimin e organizuar nga qeveria p\u00ebr amnistin\u00eb fiskale dhe kan\u00eb d\u00ebgjuar t\u00eb flas\u00eb ministren e Financave, Delina Ibrahimi, zv.kryeministrin Arben Ahmetaj dhe nj\u00eb ekspert nga Britania e Madhe, t\u00eb cil\u00ebt shpjeguan specifikat e ligjit dhe p\u00ebrfitimet nga nisma e qeveris\u00eb. Por n\u00eb momentin q\u00eb Rama mori fjal\u00ebn, ambasadorja e Franc\u00ebs i ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb shenj\u00eb diplomatit gjerman si p\u00ebr t\u2019i treguar se kishte ardhur koha t\u00eb \u00e7oheshin nga karrigia, dhe n\u00eb at\u00eb moment t\u00eb dy s\u00eb bashku kan\u00eb braktisur sall\u00ebn. Largimi i tyre u filmua nga regjia e kryeministris\u00eb p\u00ebr disa sekonda, nd\u00ebrsa me shpejt\u00ebsi fokusi u zhvendos te kryeministri, fytyra e t\u00eb cilit la p\u00ebrshtypjen e nj\u00eb njeriu t\u00eb shtangur nga veprimi i ambasador\u00ebve. Pas nj\u00eb pauze prej disa sekondash, kryeministri ka nisur t\u2019u drejtohet ambasador\u00ebve n\u00eb munges\u00eb, nd\u00ebrsa i ka k\u00ebrkuar nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve q\u00eb t\u00eb mos e trajtojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb si armike. Gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb djeshme, ambasador\u00ebt kur u pyet\u00ebn pse u larguan, u shpreh\u00ebn se kishin takime t\u00eb tjera. Por kjo p\u00ebrgjigje nuk mund ta justifikonte k\u00ebt\u00eb \u201cincident\u201d diplomatik.<\/p>\n<p>Ja kur nisi t\u00eb shfaqej krisja e Ram\u00ebs me nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt<\/p>\n<p>M\u00eb 18 mars t\u00eb k\u00ebtij viti, kryeministri Edi Rama ka stigmatizuar ambasadoren e Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb, Yuri Kim, duke e krahasuar me nj\u00eb personazh nga e kaluara moniste, si\u00a0 sekretari i partis\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb memorien komb\u00ebtare kan\u00eb ngelur njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr t\u00eb diktatur\u00ebs s\u00eb proletariatit. Nd\u00ebrkoh\u00eb shefi i qeveris\u00eb ka sulmuar ambasadoren Yuri Kim, edhe disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn e akuzoi se po nd\u00ebrhyn n\u00eb pun\u00ebt e brendshme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. \u201cJeni b\u00ebr\u00eb si ambasada amerikane k\u00ebtu n\u00eb Tiran\u00eb. Caktoni kush duhet t\u00eb iki, kush duhet t\u00eb rrij\u00eb, kush ka vjedhur e kush\u2026merrni raportin e DASH sikur e keni nxjerr\u00eb ju! \u00cb! \u00cbsht\u00eb qesharake. Flisni sikur keni imunitet diplomatik nga ambasada amerikane. G\u00ebnjeni veten q\u00eb t\u00eb jeni shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb. Kapuni mbas Flamurit t\u00eb PD, se at\u00eb amerikan ka kush e kap. E kapin amerikan\u00ebt. E keni b\u00ebr\u00eb si ato \u00e7ar\u00e7af\u00ebt e sht\u00ebpive t\u00eb qejfit. Mos na e trego ne nga \u00e7far\u00eb u distancuam ne dhe nga cila duhet q\u00eb t\u00eb distancoheni ju. E dim\u00eb shum\u00eb mir\u00eb \u00e7far\u00eb b\u00ebjm\u00eb. Mos na e qani hallin p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet as m\u00eb Amerik\u00ebn, as Evrop\u00ebn dhe as m\u00eb shqiptar\u00ebt. P\u00ebr shkakun tuaj jan\u00eb ekskluzive tonat. K\u00ebto loj\u00ebrat me flamur amerikan, iu b\u00ebjn\u00eb qesharak\u201d, deklaroi Rama. Pra kjo gjuh\u00eb e p\u00ebrdorur nga kryeministri Edi Rama tregon se raportet mes tij dhe amerikan\u00ebve jan\u00eb ftohur.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Thellohet konflikti i nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve me kryeministrin Edi Rama. Kryeministri po tregon nga dita n\u00eb dit\u00eb q\u00eb ka nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb hapur me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, Departamentin Amerikan t\u00eb Shtetit dhe ambasadoren amerikane n\u00eb Tiran\u00eb, Yuri Kim, n\u00eb ve\u00e7anti. Deri para se t\u00eb merrte mandatin e tret\u00eb qeveris\u00eb, n\u00eb 25 prill t\u00eb vitit 2021, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":271881,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3366,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-271880","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment","9":"category-kryesore","10":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/271880","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=271880"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/271880\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/271881"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=271880"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=271880"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=271880"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}