{"id":272357,"date":"2022-07-20T08:44:41","date_gmt":"2022-07-20T06:44:41","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=272357"},"modified":"2022-07-20T08:44:41","modified_gmt":"2022-07-20T06:44:41","slug":"rama-sjep-asgje-falas-reforma-territoriale-pritet-te-perplase-serish-palet-birn-me-veshtire-gjetja-e-konsensusit-se-vijezimi-i-kufijve-lokale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/rama-sjep-asgje-falas-reforma-territoriale-pritet-te-perplase-serish-palet-birn-me-veshtire-gjetja-e-konsensusit-se-vijezimi-i-kufijve-lokale\/","title":{"rendered":"\u201cRama s\u2019jep asgj\u00eb falas\u201d! Reforma Territoriale pritet t\u00eb p\u00ebrplas\u00eb s\u00ebrish pal\u00ebt, BIRN: M\u00eb v\u00ebshtir\u00eb gjetja e konsensusit, se vij\u00ebzimi i kufijve lokal\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb komisionin parlamentar \u201cP\u00ebr Reform\u00ebn Administrativo-Territoriale\u201d raportoi t\u00eb h\u00ebn\u00ebn Enea Hoti, Drejtor i Agjencis\u00eb p\u00ebr Mb\u00ebshtetjen e Vet\u00ebqeverisjes Vendore (AMVV). Sipas tij impakti i reform\u00ebs s\u00eb vitit 2014 kishte qen\u00eb pozitiv pasi kishte rritur efi\u00e7enc\u00ebn e pushtetit vendor, autonomin\u00eb financiare dhe sh\u00ebrbimet ndaj qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Por opozita, e cila inicoi ngritjen e komisionit, pretendon t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, duke theksuar se kjo reform\u00eb ka hasur problematika t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb zbatim duke krijuar centralizim t\u00eb pushtetit dhe t\u00eb sh\u00ebrbimeve, duke l\u00ebn\u00eb jasht\u00eb v\u00ebmendjes zonat rurale dhe shtuar shpenzimet.<\/p>\n<p>Harta e re q\u00eb do t\u00eb miratohet n\u00eb fund t\u00eb shtatorit, sipas kalendarit t\u00eb punimeve, \u00ebsht\u00eb akoma n\u00eb tryez\u00ebn e ekspert\u00ebve, por gjetja e nj\u00eb konsensusi politik do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb se sa vij\u00ebzimi i kufijve lokal\u00eb.<\/p>\n<p>Drejtuesit e Partis\u00eb Demokratike aludojn\u00eb se ka nj\u00eb pakt politik t\u00eb fsheht\u00eb mes nj\u00eb pjese t\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj partie me mazhoranc\u00ebn n\u00eb pushtet q\u00eb harta e re territoriale do t\u00eb shk\u00ebmbehet p\u00ebr nj\u00eb sistem t\u00eb ri zgjedhor.<\/p>\n<p>N\u00ebnkryetari i partis\u00eb Oerd Bylykbashi i tha BIRN-it se \u00e7do vendim duhet t\u00eb jet\u00eb politik dhe duhet t\u00eb merret nga organet e partis\u00eb, jo nga deputet\u00ebt an\u00ebtar\u00eb t\u00eb komisionit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb q\u00ebllimshme jan\u00eb p\u00ebrjashtuar p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb organeve t\u00eb partis\u00eb, \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb q\u00eb Reform\u00ebn Territoriale ta mbajn\u00eb n\u00ebn kontroll p\u00ebr t\u00eb arritur q\u00ebllime t\u00eb tjera\u201d- tha Bylykbashi.<\/p>\n<p>Ai pretendon se kjo reform\u00eb do jet\u00eb \u201cmonedha e k\u00ebmbimit\u201d n\u00eb funksion t\u00eb nj\u00eb sistemi t\u00eb ri zgjedhor q\u00eb i shkon p\u00ebr shtat PS-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrb\u00ebrja e nj\u00eb propozimi, i cili do t\u00eb dukej si ndryshim i hart\u00ebs ekzistuese, nga k\u00ebta p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb PD-s\u00eb , po q\u00eb nuk p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb q\u00ebndrimin zyrtar, do t\u00eb dukej si nj\u00eb fitore politike po pa nj\u00eb impakt. I nj\u00ebjti propozim mund t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb dhe rajonet, ide e vjet\u00ebr e Ram\u00ebs. N\u00eb dukje do kishim nj\u00eb koncension t\u00eb Ram\u00ebs p\u00ebr ndryshimin e Kushtetut\u00ebs pasi heqja e qarqeve e k\u00ebrkon k\u00ebt\u00eb\u201d- shpret ai.<\/p>\n<p>Sipas Bylykbashit prekja e Kushtetut\u00ebs do t\u00eb \u00e7onte n\u00eb ndryshime t\u00eb tjera edhe n\u00eb funksion t\u00eb reform\u00ebs zgjedhore duke ndryshuar sistemin elektoral.<\/p>\n<p>\u201cRama nuk jep asgj\u00eb falas\u201d, \u2013 thot\u00eb ai, duke aluduar se \u201cai k\u00ebrkon primin e mazhoranc\u00ebs, mandate q\u00eb merren pa vot\u00eb, por q\u00eb merren prej daljes si parti e par\u00eb n\u00eb zgjedhje\u201d.<\/p>\n<p>Ai iu referua nj\u00eb deklarate t\u00eb Enkelejd Alibeajt n\u00eb konsultimet p\u00ebr hart\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur aludimet e tij.<\/p>\n<p>\u201cKur mor\u00ebm vendimin p\u00ebr t\u00eb votuar zgjatjen e vetingut, p\u00ebr t\u00eb cilin kishim v\u00ebrejtje, kemi k\u00ebrkuar q\u00eb, po, duam mb\u00ebshtetje p\u00ebr reform\u00ebn territoriale dhe zgjedhore.\u201d- thot\u00eb Alibeaj n\u00eb nj\u00eb takim me simpatizant\u00eb lokal\u00eb t\u00eb partis\u00eb.<\/p>\n<p>Por, Dhurata \u00c7upi, bashk\u00ebkryetare e PD-s\u00eb n\u00eb komision, i hedh posht\u00eb pretendimet p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb fsheht\u00eb me PS-n\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNuk jam pjes\u00eb e asnj\u00eb marr\u00ebveshjeje, q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb t\u00eb mbroj interesat e PD-s\u00eb dhe demokrat\u00ebve. Nuk kemi pse t\u00eb kemi ndasi sa i takon Reform\u00ebs Territoriale\u201d- i tha ajo BIRN-it.<\/p>\n<p>\u201cKam komunikuar me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb l\u00ebvizjes s\u00eb zoti Berisha q\u00eb t\u00eb kemi nj\u00eb material t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt si grup parlamentar. Jam e gatshme t\u00eb ulem me gjith\u00eb faktor\u00ebt\u201d- shton ajo, duke sqaruar se konsultimet do t\u00eb vijoj\u00eb n\u00eb gusht dhe n\u00eb shtator.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, socialist\u00ebt nuk shfaqin interes p\u00ebr konfliktin mes partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb opozit\u00ebs, por q\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimet e hart\u00ebs t\u00eb b\u00ebhen bazuar mbi kritere teknike.<\/p>\n<p>\u201cS\u2019na takon ne t\u00eb themi si do e zgjidhin ata problemin e tyre. N\u00eb fund komisioni mund t\u00eb shkoj\u00eb me 1 ose 2 raporte n\u00eb Kuvend\u201d- tha p\u00ebr BIRN bashkryetarja socialiste Anila Denaj. \u201cN\u00eb fund ndarja do t\u00eb b\u00ebhet mbi kritere teknike, nuk \u00ebsht\u00eb politike\u201d- shtoi ajo.<\/p>\n<p>Shtim i numrit t\u00eb bashkive ose p\u00ebrgjysmim i tyre, z\u00ebvend\u00ebsimi i qarqeve me rajone; t\u00eb gjitha idet\u00eb p\u00ebr hart\u00ebn e re jan\u00eb mbi tryez\u00eb dhe partit\u00eb po i kalkulojn\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb ardhshme vendore.<\/p>\n<p>Harta e re mes dy propozimeve t\u00eb kund\u00ebrta<\/p>\n<p>Komisioni vijon me d\u00ebgjesat e shoq\u00ebris\u00eb civile, zyrtar\u00ebve vendor\u00eb e organizatat e komuniteteve t\u00eb ndryshme q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, por ekspert\u00ebt pran\u00eb komisionit po hedhin idet\u00eb e para n\u00eb let\u00ebr duke iu rikthyer dhe studimeve t\u00eb hershme.<\/p>\n<p>Agron Haxhimali, Kryetar i Shoqat\u00ebs s\u00eb Bashkive dhe ekspert pran\u00eb komisionit, i tha BIRN-it se ata po punonjn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb projekt q\u00eb teston metodologjin\u00eb e ndjeshm\u00ebris\u00eb sociale, larg ngjyrimeve politike.<\/p>\n<p>\u201cSynimi \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb n\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb vet\u00ebm\u201d- shpjegoi ai duke pranuar se po \u00ebsht\u00eb n\u00eb bisedime me dy grupimet brenda PD-s\u00eb, PS-n\u00eb dhe LSI-n\u00eb p\u00ebr projektin e hart\u00ebs s\u00eb re.<\/p>\n<p>Haxhimali thot\u00eb se bazuar n\u00eb studimet e b\u00ebra nga shoqata n\u00eb bashk\u00ebpunim me organizata t\u00eb huaja, shihet nevoja p\u00ebr rritje t\u00eb numrit t\u00eb bashkive, por nga ana tjet\u00ebr, tendenca e PS-s\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr shkrirjen n\u00eb 36 nj\u00ebsi. N\u00eb t\u00eb dyja rastet preket dhe niveli i qarqeve.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse shkohet p\u00ebr nj\u00eb rritje t\u00eb numrit t\u00eb bashkive, q\u00eb sipas meje Shqip\u00ebris\u00eb i duhen rreth 80-90 nj\u00ebsi vendore, at\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb kemi nj\u00eb nivel t\u00eb dyt\u00eb pushteti vendor me 6 qarqe ose 3 rajone t\u00eb m\u00ebdha. Por n\u00ebse shkohet p\u00ebr nj\u00eb num\u00ebr m\u00eb t\u00eb ulet t\u00eb nj\u00ebsive vendore at\u00ebher\u00eb kuptimi i rolit t\u00eb qarqeve bie. Dhe mbetemi me pushtet vendor me nj\u00eb nivel\u201d- sqaron ai.<\/p>\n<p>Heqja e qarqeve u mb\u00ebshtet dhe nga Besnik Aliaj, drejtues i Institutit p\u00ebr Zhvillimin e Habitatit (Co-Plan) gjat\u00eb nj\u00eb d\u00ebgjese n\u00eb komision. \u201cQarqet \u00ebsht\u00eb em\u00ebr i konsumuar, por duhet konsensus politik\u201d- tha ai. Po ashtu Aliaj hodhi iden\u00eb q\u00eb disa komuniteteve lokale t\u2019u njihet e drejta p\u00ebr vetqeverisje dhe t\u00eb krijohen n\u00ebn-bashki apo n\u00ebn-nj\u00ebsi vendore.<\/p>\n<p>Shtimi i numrit p\u00ebrkrahet dhe nga opozita p\u00ebr aq koh\u00eb sa do jet\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb decentralizimit t\u00eb sh\u00ebrbimeve.<\/p>\n<p>\u201cKemi munges\u00eb t\u00eb unifikimit t\u00eb territorit, munges\u00eb investimesh n\u00eb komuna, t\u00eb p\u00ebrqendruara vet\u00ebm n\u00eb qytete. Kemi munges\u00eb sh\u00ebrbimesh baz\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt, transporti, ndri\u00e7imi, infrastruktura rrugore\u201d- thot\u00eb \u00c7upi<\/p>\n<p>\u201cNdaj nuk mund t\u00eb fokusohemi vet\u00ebm tek numri, por numri i nj\u00ebsive \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm sepse duke shtuar distanc\u00ebn sipas hart\u00ebs q\u00eb kemi fshatrave u mungon sh\u00ebrbimi m\u00eb shum\u00eb se para 2014-\u00ebs\u201d- shton ajo.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, deputetja e Partis\u00eb Socialiste Anila Denaj thot\u00eb se diskutimi nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje numrash t\u00eb nj\u00ebsive, por e efi\u00e7enc\u00ebs s\u00eb pushtetit vendor dhe analiza mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb dhe n\u00eb reduktim t\u00eb nj\u00ebsive.<\/p>\n<p>\u201cReforma mund t\u00eb ket\u00eb vend p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsime, po kjo nuk n\u00ebnkupton domosdoshm\u00ebrisht ndryshim territori. Mund t\u00eb jet\u00eb q\u00ebndrimi i hart\u00ebs si\u00e7 \u00ebsht\u00eb, mund t\u00eb jet\u00eb dhe m\u00eb i vog\u00ebl\u201d- tha ajo.<\/p>\n<p>Referuar pretendimeve t\u00eb opozit\u00ebs p\u00ebr zona q\u00eb mund t\u00eb krijojn\u00eb nj\u00ebsi t\u00eb reja, Denaj thot\u00eb se -\u201cn\u00ebse vihet me shembuj konkret\u00eb, x bashki me num\u00ebr popullate, munges\u00eb sh\u00ebrbimesh, do t\u2019i shohim\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKjo nuk mund t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb 120 apo 90, se kjo do t\u00eb jet\u00eb kthim mbrapa\u201d- shton ajo.<\/p>\n<p>Por, sipas Haxhimalit, ndarja n\u00eb nj\u00ebsi nuk mund t\u00eb bazohet vet\u00ebm n\u00eb num\u00ebr banor\u00ebsh, pasi kapitali natyror \u00ebsht\u00eb n\u00eb fshat, pavar\u00ebsisht se nuk jetojn\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz, ndaj ai rithekson se, duhen shtuar nj\u00ebsi t\u00eb reja, kryesisht rurale.\/BIRN<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb komisionin parlamentar \u201cP\u00ebr Reform\u00ebn Administrativo-Territoriale\u201d raportoi t\u00eb h\u00ebn\u00ebn Enea Hoti, Drejtor i Agjencis\u00eb p\u00ebr Mb\u00ebshtetjen e Vet\u00ebqeverisjes Vendore (AMVV). Sipas tij impakti i reform\u00ebs s\u00eb vitit 2014 kishte qen\u00eb pozitiv pasi kishte rritur efi\u00e7enc\u00ebn e pushtetit vendor, autonomin\u00eb financiare dhe sh\u00ebrbimet ndaj qytetar\u00ebve. Por opozita, e cila inicoi ngritjen e komisionit, pretendon t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":208321,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-272357","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/272357","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=272357"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/272357\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/208321"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=272357"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=272357"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=272357"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}