{"id":272425,"date":"2022-07-20T13:01:03","date_gmt":"2022-07-20T11:01:03","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=272425"},"modified":"2022-07-20T13:01:03","modified_gmt":"2022-07-20T11:01:03","slug":"mbi-5-ore-diskutime-grupimi-a-shkon-pertej-berishes-dhe-alibeajt-reagon-lefter-geshtenja-pas-takimit-dhe-tregon-per-cfare-rane-dakord-tre-alternativat-qe-ka-grupi-i-pd-se","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/mbi-5-ore-diskutime-grupimi-a-shkon-pertej-berishes-dhe-alibeajt-reagon-lefter-geshtenja-pas-takimit-dhe-tregon-per-cfare-rane-dakord-tre-alternativat-qe-ka-grupi-i-pd-se\/","title":{"rendered":"Mbi 5 or\u00eb diskutime\/ \u201cGrupimi a shkon p\u00ebrtej Berish\u00ebs dhe Alibeajt?&#8221;, reagon Lefter G\u00ebshtenja pas takimit dhe tregon p\u00ebr \u00e7far\u00eb ran\u00eb dakord: Tre alternativat q\u00eb ka grupi i PD-s\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Mbi pes\u00eb or\u00eb diskutime u zhvilluan dje nga nj\u00eb grup deputet\u00ebsh t\u00eb PD, t\u00eb cil\u00ebt fol\u00ebn mbi fatin e partis\u00eb dhe formul\u00ebn e bashkimit. Lefter G\u00ebshtenja, i cili ishte nj\u00eb nga dy iniciuesit e takimit, bashk\u00eb me Flamur Hoxh\u00ebn, deklaroi n\u00eb MCN TV se n\u00eb t\u00eb ardhmen duhet nj\u00eb opozit\u00eb e koordinuar. Nd\u00ebr t\u00eb tjera G\u00ebshtenja tha se partia ka nevoj\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebdrejtim, pasi ka mbaruar koha e unit.<\/p>\n<p>Takimi i djesh\u00ebm ishte nj\u00eb kafe pune, bashk\u00ebbisedim i lir\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin. Na u bashkuan m\u00eb shum\u00eb se 23 deputet\u00eb. Nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb kishin konfirmuar ardhjen, por p\u00ebr arsye personale nuk ishin. Nuk mund t\u00eb fshehim q\u00eb trajtuam edhe \u00e7\u00ebshtjet e dit\u00ebs, situat\u00ebn politike. Nuk mendoj q\u00eb n\u00eb PD ka luft\u00eb. Kemi situat\u00eb jo normale. Ky takim ishte privat dhe informal. Koha q\u00eb ne konsumuam, 5 or\u00eb e gjysm\u00eb, tregoi q\u00eb kjo kafe ishte shum\u00eb e vlefshme. Kishim nevoj\u00eb t\u00eb flisnim me nj\u00ebri-tjetrin, n\u00eb at\u00eb kafe informale. Disa media na kan\u00eb etiketuar si grupi i Bash\u00ebs, apo i Alibeajt, ky grup nuk identifikohet nga nj\u00eb njeri. Un\u00eb besoj q\u00eb partia ka nevoj\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebdrejtim. Ka mbaruar koha e unit. Duhet q\u00eb PD v\u00ebrtet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb demokratike. Nuk mund t\u00eb vazhdohet m\u00eb me k\u00ebt\u00eb situat\u00eb kaotike. Ne po b\u00ebjm\u00eb opozit\u00eb individuale, s\u2019kemi di\u00e7ka t\u00eb koordinuar. Imagjino 52 deputet\u00eb n\u00eb Parlament, \u00e7far\u00eb opozite reale do ishte. Fakti q\u00eb ishim t\u00eb pakoordinuar, kjo k\u00ebrkohet. T\u00eb jemi t\u00eb konsoliduar. T\u00eb par\u00ebt t\u00eb jemi t\u00eb konsoliduar ne si grup, q\u00eb s\u2019mor\u00ebm pjes\u00eb n\u00eb Kuvendin e 30 prillit\u201d.<\/p>\n<p>I pyetur n\u00ebse grupimi shkon p\u00ebrtej Berish\u00ebs dhe Alibeajt, G\u00ebshtenja tha se p\u00ebrpara ka tre alternativa.<\/p>\n<p>Ky grupi duhet t\u00eb jet\u00eb i unifikuar, s\u2019mund t\u00eb vazhdohet k\u00ebshtu. Tre alternativa kemi, e para t\u00eb vazhdojm\u00eb k\u00ebshtu si jemi, e dyta, t\u00eb shohim mund\u00ebsin\u00eb e bashkimit me Rithemelimin, q\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb vendim grupi, e treta t\u00eb konsolidohemi si grup dhe t\u00eb kemi veprim t\u00eb qart\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb normal edhe etiketimi p\u00ebr koleg\u00ebt, ata q\u00eb kan\u00eb dal\u00eb nga Rithemelimi p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb demokrat\u00ebt dhe k\u00ebta p\u00ebrball\u00eb s\u2019p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb asgj\u00eb. Kjo s\u2019\u00ebsht\u00eb normale. Nuk ka qen\u00eb q\u00ebllimi t\u2019i tregojm\u00eb forc\u00ebn Berish\u00ebs. Q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb t\u00eb jemi n\u00eb terren. I kam k\u00ebrkuar Bash\u00ebs t\u00eb jemi n\u00eb terren, edhe deputet\u00ebve, shk\u00ebputja l\u00eb fush\u00eb t\u00eb lir\u00eb edhe p\u00ebr mazhoranc\u00ebn. Ne nuk vendosim kushte p\u00ebr Berish\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p>G\u00ebshtenja tha se nuk ka kushte p\u00ebr Berish\u00ebn, nd\u00ebrsa u shpreh se nuk ka pasur ftes\u00eb p\u00ebr Bash\u00ebn, q\u00eb t\u00eb ishte i pranish\u00ebm n\u00eb takim. I pyetur n\u00ebse ky grup mund t\u00eb shkoj\u00eb p\u00ebrtej Berish\u00ebs dhe Alibeajt, G\u00ebshtenja u p\u00ebrgjigj \u201ct\u2019ia l\u00ebm\u00eb koh\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Nuk ka kushte. Ky grup ka pasur nj\u00eb propozim real, platforma e bashkimit t\u00eb PD. N\u00ebse ne kemi dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb ofert\u00eb, a ka pasur nga pala tjet\u00ebr nj\u00eb ofert\u00eb?! Nuk \u00ebsht\u00eb shqet\u00ebsimi kush do jet\u00eb fituesi brenda PD-s\u00eb, por si do largojm\u00eb Ram\u00ebn. Do kemi takime t\u00eb tjera, do jet\u00eb vendimmarrje e grupit. Zgjatja n\u00eb 5 or\u00eb e gjysm\u00eb besoj q\u00eb ishte diskutim konstruktiv. Ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb kemi nj\u00eb opozit\u00eb m\u00eb t\u00eb fort\u00eb se kjo sot. S\u2019ka pasur ftes\u00eb p\u00ebr z.Basha n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim. Nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb ne jemi mb\u00ebshtet\u00ebsit e Bash\u00ebs. G\u00ebzoj respekt p\u00ebr z.Basha, por s\u2019mund t\u00eb etiketohet nj\u00eb grup si p\u00ebrkrah\u00ebs i nj\u00ebrit dhe tjetrit, kjo \u00ebsht\u00eb \u2018p\u00ebr\u00e7a dhe sundo\u2019 \u201d.<\/p>\n<p>S\u2019jam dakord me nj\u00eb proces t\u00eb nj\u00ebansh\u00ebm, q\u00eb ka l\u00ebn\u00eb shumic\u00ebn e struktur\u00ebs s\u00eb PD jasht\u00eb procesit. Hapi i par\u00eb t\u00eb bashkojm\u00eb demokrat\u00ebt, e dyta t\u00eb bashkojm\u00eb t\u00eb gjitha partit\u00eb e djathta, e treta t\u00eb bashkojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb faktor\u00ebt kund\u00ebr qeveris\u00eb, p\u00ebrfshi LSI-n\u00eb. Un\u00eb nuk do t\u00eb doja q\u00eb hapi i par\u00eb t\u00eb ishte bashkimi me LSI-n\u00eb. Alibeaj do vazhdoj t\u00eb jet\u00eb kryetar i grupit parlamentar, p\u00ebr ecurin\u00eb grupi do vendos\u00eb. PD ka nevoj\u00eb p\u00ebr bashkdrejtim, jo drejtimin e unit. Edi Ram\u00ebn mund ta rr\u00ebzoj\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb njeri, jo. Duhet t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunojm\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Deputeti tha se protestat e nisura nga Berisha s\u2019ishin pjes\u00eb e diskutimit, teksa e konsideroi problem faktin q\u00eb po b\u00ebhet nj\u00eb opozit\u00eb e ndar\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk ishte pjes\u00eb e diskutimit, t\u00eb k\u00ebsaj kafeje. Grupi parlamentar i PD-s\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb q\u00eb s\u2019po b\u00ebjm\u00eb opozit\u00eb, problemi \u00ebsht\u00eb q\u00eb po b\u00ebjm\u00eb opozit\u00eb t\u00eb ndar\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb k\u00ebrkohet t\u00eb kemi opozit\u00eb t\u00eb koordinuar. 59 deputet\u00eb duhet t\u00eb jemi t\u00eb organizuar, t\u00eb koordinuar. Imagjinoni 59 deputet\u00eb t\u00eb koordinuar t\u00eb godasin qeverin\u00eb n\u00eb tenderat, korrupsion, p\u00ebrfshirjen e qeveris\u00eb n\u00eb afera. Koha do tregoj\u00eb se do kemi hapa t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb sigurt se ku do kalojm\u00eb. N\u00ebse ka nj\u00eb njeri t\u00eb interesuar p\u00ebr p\u00ebr\u00e7arjen e PD, ai \u00ebsht\u00eb Edi Rama. K\u00ebta e ka shfryt\u00ebzuar edhe p\u00ebr hapjen e negociatave. Nuk ka ndodhur n\u00eb historikun e k\u00ebtij procesi, q\u00eb opozita t\u00eb mos jet\u00eb pjes\u00eb e delegacioneve. Edi Rama nuk duhet t\u00eb g\u00ebzohet sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga personat q\u00eb e ka frenuar k\u00ebt\u00eb proces. N\u00ebse Rama ik\u00ebn, me nj\u00eb qeverisje t\u00eb djatht\u00eb do p\u00ebrshpejtohet. Nuk i p\u00ebrkas njer\u00ebzve q\u00eb mendojn\u00eb se ish-kryetari i partis\u00eb (Lulzim Basha) ka shitur interesat e partis\u00eb p\u00ebr interesa personale\u201d.<\/p>\n<p>G\u00ebshtenja e konsideroi AKSHI-n nj\u00eb institucion t\u00eb korruptuar, duke u shprehur se do te ket\u00eb nj\u00eb denoncim n\u00eb SPAK p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn si jan\u00eb marr\u00eb parat\u00eb e shqiptar\u00ebve, si jan\u00eb realizuar procedurat tenderuese.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mbi pes\u00eb or\u00eb diskutime u zhvilluan dje nga nj\u00eb grup deputet\u00ebsh t\u00eb PD, t\u00eb cil\u00ebt fol\u00ebn mbi fatin e partis\u00eb dhe formul\u00ebn e bashkimit. Lefter G\u00ebshtenja, i cili ishte nj\u00eb nga dy iniciuesit e takimit, bashk\u00eb me Flamur Hoxh\u00ebn, deklaroi n\u00eb MCN TV se n\u00eb t\u00eb ardhmen duhet nj\u00eb opozit\u00eb e koordinuar. Nd\u00ebr t\u00eb tjera [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":147694,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3366,5380,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-272425","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/272425","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=272425"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/272425\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/147694"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=272425"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=272425"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=272425"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}