{"id":272519,"date":"2022-07-20T16:01:35","date_gmt":"2022-07-20T14:01:35","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=272519"},"modified":"2022-07-20T16:35:19","modified_gmt":"2022-07-20T14:35:19","slug":"mbledhja-e-deputeteve-te-pd-enkelejd-alibeaj-nuk-i-kthej-kurrizin-lulzim-bashes-gazment-bardhi-nuk-e-mohoj-qe-kontaktoj-por","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/mbledhja-e-deputeteve-te-pd-enkelejd-alibeaj-nuk-i-kthej-kurrizin-lulzim-bashes-gazment-bardhi-nuk-e-mohoj-qe-kontaktoj-por\/","title":{"rendered":"Mbledhja e deputet\u00ebve t\u00eb PD\/ Enkelejd Alibeaj: Nuk i kthej kurrizin Lulzim Bash\u00ebs! Gazment Bardhi: Nuk e mohoj q\u00eb kontaktoj, por\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Kreu i Grupit Parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike\u00a0Enkelejd Alibeaj dhe deputeti Gazment Bardhi jan\u00eb dy deputet\u00ebt e vet\u00ebm q\u00eb jan\u00eb shprehur pro ish-kryedemokratit Lulzim Basha, n\u00eb takimin e djesh\u00ebm t\u00eb demokrat\u00ebve q\u00eb nuk i jan\u00eb bashkuar ish-kryeministrit Sali Berisha.<\/p>\n<p>Alibeaj \u00ebsht\u00eb shprehur se nuk mund t\u2019i kthej\u00eb kurrizin Lulzim Bash\u00ebs duke shtuar se ai nuk ka impakt n\u00eb grupin parlamentar pasi ka dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Gazment Bardhi, sipas News 24,\u00a0 ka theksuar se nuk e mohon q\u00eb kontakton me Lulzim Bash\u00ebn. Ai \u00ebsht\u00eb shprehur se as vet\u00eb Berisha nuk po e p\u00ebrmend m\u00eb ish kryedemokratin.<\/p>\n<p>Enkelejd Alibeaj:\u00a0Une jam rritur i persekutuar dhe e di \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb ti kthesh kurrizin tjetrit. Une nuk i kthej kurrizin Lulzim Bashes. Ne kemi b\u00ebr\u00eb opozit\u00eb. Lulzim Basha nuk ka efekt dhe impakt tek grupi yn\u00eb. Ai ka dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen.<\/p>\n<p>Gazment Bardhi:\u00a0Ne nuk jemi mbedhur k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb shpallur armik Lulzim Bash\u00ebn, jemi mbledhur p\u00ebr qejf. Edhe vete Berisha nuk po e permend m\u00eb. Un\u00eb nuk e mohoj q\u00eb kontaktoj me Lulzim Bash\u00ebn, sepse nuk ka asgje, qe une ta shpall armik Bash\u00ebn, si\u00e7 b\u00ebn\u00eb disa k\u00ebtu prej 4 oresh. Kjo duket e inskenuar per konsumim mediatik, pasi vet\u00eb Sali Berisha nuk e p\u00ebrmend m\u00eb Lulzim Bash\u00ebn.<\/p>\n<p>Debati n\u00eb mbledhje<\/p>\n<p>Lefter Geshtenja:\u00a0K\u00ebt\u00eb takim e kam incuar s\u00eb bashku me Flamurin, p\u00ebr t\u00eb folur hapur, p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb nj\u00eb kafe, dhe p\u00ebr t\u00eb diskutuar me njeri tjetrin, t\u00eb ardhmen e grupit, dhe \u00e7far\u00eb shkon mir\u00eb apo keq. Kam ftuar 34 deputete, nga 35, dhe nuk kam ftuar Lulzim Bash\u00ebn, p\u00ebr shkak se disa koleg\u00eb ma vendos\u00ebn kusht q\u00eb n\u00ebse do t\u00eb ishte Basha, ne nuk do te vinim ketu.<\/p>\n<p>Ferdinand Xhaferraj:\u00a0Duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb grup drejtues me 3 ose 5 veta, dhe t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb zgjedhjet vendore. Pra q\u00eb ne ti besojm\u00eb gjith\u00eb vendimarrjen. Une e kam deklaruar se jam pjes\u00eb e grupit k\u00ebtu, p\u00ebr shkak se nuk jam me Sali Berish\u00ebn, sepse Shqip\u00ebria nuk ka t\u00eb ardhme me Berish\u00ebn.<\/p>\n<p>Dhurata \u00c7upi:\u00a0Mbledhja e grupit bashk\u00eb dhe diskutimi hapur me njeri-tjetrin, \u00e7far\u00eb shkon dhe \u00e7far\u00eb nuk shkon \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e mir\u00eb si ide. Kemi kaluar nj\u00eb vit t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb politik me dilema me veten. Debate me nd\u00ebrgjegjen a po b\u00ebjm\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn me k\u00ebto q\u00ebndrime. Dhe jemi p\u00ebrballur shum\u00eb me keto q\u00ebndrime. Nj\u00eb gj\u00eb jam e binduar q\u00eb k\u00ebshtu si\u00e7 jemi deri sot nuk jemi mire si grup. T\u00eb flasim hapur dhe t\u00eb gjejm\u00eb zgjidhjen m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Ne b\u00ebjm\u00eb opozit\u00eb t\u00eb vazhdueshme n\u00eb Kuvend t\u00eb gjith\u00eb dhe duhet ta mbajm\u00eb k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim edhe n\u00eb vazhdim.<\/p>\n<p>Helidon Bushati:\u00a0Padyshim pjes\u00eb e Partis\u00eb Demorkatike do duhet t\u00eb jet\u00eb gjithkush q\u00eb ka kontribuar dhe ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb forc\u00eb potlike, madje e kemi hapjen nevoje urgjente.\u00a0 Padyshim q\u00eb ne si grup do duhet t\u00eb jemi t\u00eb hapur ndaj cdo demokrati, ndaj \u00e7do kontribuesi n\u00eb cdo nivel. Por nj\u00eb gje duhet ta themi qart\u00eb dhe t\u00eb jemi t\u00eb vendosur, e kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e Partis\u00eb Demorkratike. Duhet t\u00eb shk\u00ebputemi nga \u00e7do sinjal dhe t\u00eb jemi t\u00eb qart\u00eb se askush nga ne nuk luan loj\u00ebn apo \u00ebsht\u00eb pro rikthimit t\u00eb Lulzim Bash\u00ebs, n\u00eb krye t\u00eb PD-s\u00eb.<\/p>\n<p>Padyshim ai ka kontribuar, do duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb jepje kontributin e tij, por kapitullin p\u00ebr drejtimin e saj e ka mbyll me dor\u00ebheqjen e tij. N\u00eb kushtet kur n\u00eb opinionin publik perceptohemi me pa t\u00eb drejt\u00eb si deputet\u00eb t\u00eb Lulizm Bashes mendoj q\u00eb secili nga ne duhet t\u00eb shpreh\u00eb q\u00ebndrimin e tij n\u00eb lidhje me aspiratat p\u00ebr rikthim n\u00eb krye t\u00eb PD te Lulzim Bashes. Grupi duhet t\u00eb krijoj\u00eb fizionomin\u00eb e tij si grup dhe t\u00eb filloj\u00eb nj\u00eb aksion t\u00eb koordinuar politik kund\u00ebr qeveris\u00eb dhe Ed Rames. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ka nevoj\u00eb q\u00eb t\u00eb kalojm\u00eb nga nj\u00eb grup parlamentar q\u00eb \u00ebsht\u00eb pak a shume i shesht\u00eb n\u00eb nj\u00eb grup normal parlamentar, me sistem piramidal q\u00eb t\u00eb koordinoj\u00eb dhe organizoj\u00eb pun\u00ebn e grupit dhe aksionin politik.<\/p>\n<p>Saimir Korreshi:\u00a0Doni t\u00eb nd\u00ebrmerrni akte? Marrim akte. E para, t\u00eb njohim me akt Enkelejd Alibeajn si kreun e Grupit Parlamentar t\u00eb PD-s\u00eb. T\u00eb dalim me akt publik dhe t\u00eb themi q\u00eb Lulzim Basha nuk vjen m\u00eb n\u00eb krye t\u00eb PD. Lulzim Basha nuk shihet nga ky grup si drejtues n\u00eb t\u00eb ardhmen. Si deputet e ka t\u00eb drejt\u00ebn e vet t\u00eb jet\u00eb. Nuk duhet n\u00eb quhemi grupi i Lulzim Bashes sepse nuk jemi<\/p>\n<p>T\u00eb ngrem\u00eb nj\u00eb grup pune q\u00eb t\u00eb negociojm\u00eb me pal\u00ebn tjet\u00ebr. Na duhet bashkimi i demokrat\u00ebve. T\u00eb zhb\u00ebhen t\u00eb gjitha proceset e deritanishme q\u00eb ka nd\u00ebrmarr\u00eb pala tjet\u00ebr. T\u00eb gjejm\u00eb kandidat\u00eb konsensuale p\u00ebr zgjedhjet e ardhshme vendore. Nuk duhet t\u00eb dalim me 2 kandidat\u00eb.<\/p>\n<p>Grida Duma:\u00a0Erdha n\u00eb respekt t\u00eb dy koleg\u00ebve q\u00eb na ftuan p\u00ebr kafe, p\u00ebr qet\u00ebsin\u00eb dhe integritetin e paqt\u00eb t\u00eb tyre. Erdha po ashtu me v\u00ebmendjen p\u00ebr t\u2019ju d\u00ebgjuar, e madje pres q\u00eb k\u00ebtu t\u00eb flas\u00eb qart\u00eb kryetari i grupit, sepse ajo q\u00eb ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb b\u00ebj\u00eb ai, pas \u201chapit pas\u201d t\u00eb ish kryetarit, \u00ebsht\u00eb e madhe por po ashtu sfid\u00eb q\u00eb kerkonte qart\u00ebsi politike. Asgj\u00eb nuk ka ecur si duhej!<\/p>\n<p>Sot po jua them t\u00eb gjith\u00ebve, sepse erdha p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb e hapur, at\u00eb q\u00eb i thash\u00eb kryetarit t\u00eb grupit edhe ve\u00e7mas q\u00eb n\u00eb filles\u00eb; distancohu publikisht nga ish kryetari dhe deklaro q\u00eb nuk je n\u00ebn hyqmin e tij, p\u00ebrndryshe do t\u00eb jet\u00eb e d\u00ebmshme p\u00ebr ty vet\u00eb e p\u00ebr k\u00ebdo tjet\u00ebr q\u00eb mban k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim. P\u00ebrpos k\u00ebsaj i kam k\u00ebrkuar t\u00eb ngrihet menj\u00ebher\u00eb, menj\u00ebher\u00eb, nj\u00eb grup p\u00ebrfaq\u00ebsues i PD dhe t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb dialog i hapur me demokrat\u00ebt kudo n\u00ebp\u00ebr Shqip\u00ebri. Kurr\u00eb nuk u dol t\u00eb flitet me demokrat\u00ebt hapur dhe pa doreza, si ndodh\u00ebn ngjarjet dhe \u00e7far\u00eb na pret n\u00eb k\u00ebto kushte.\u00a0 Asnj\u00ebra nga k\u00ebto nuk u b\u00eb!<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk kam asnj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb dhe asnj\u00eb kusht sepse i kam th\u00ebn\u00eb q\u00ebndrimet e mia publikisht dhe m\u00eb shum\u00eb se n\u00eb tavolina t\u00eb vogla kam qen\u00eb e qart\u00eb q\u00eb njoh realitetin politik dhe po ju theksoj koleg\u00eb q\u00eb kjo q\u00eb po b\u00ebni nuk \u00ebsht\u00eb politik\u00eb por nj\u00eb zhdukje e kontributit t\u00eb k\u00ebtyre grave dhe burrave k\u00ebtu q\u00eb kan\u00eb sakrifikuar dhe nuk i trajtoni dot formalisht sepse ska asnj\u00eb vler\u00eb formalja me. Ne kemi nj\u00eb detyrim ndaj atyre q\u00eb na kan\u00eb votuar, ata qe na kan\u00eb votuar duan t\u00eb fitojn\u00eb dhe t\u00eb vijm\u00eb n\u00eb pushtet.\u00a0 P\u00ebrve\u00e7 t\u00eb tjerave juve ju r\u00ebndon dhe ju pengon, juve jo mua, q\u00eb konsideroheni se po b\u00ebni loj\u00ebn e rikthimit t\u00eb nj\u00ebrit q\u00eb s\u2019\u00ebsht\u00eb, n\u00eb nj\u00eb parti q\u00eb do mbetet e vogel pas vul\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00ebse nuk hiqni k\u00ebt\u00eb ngarkes\u00eb mit apo k\u00ebt\u00eb perceptim nuk do ngriheni dot. Nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja se \u00e7\u2019b\u00ebn ai q\u00eb do t\u00eb rikthehet, sepse n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb politike, por \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb se si ju nga demokrat\u00ebt dhe publiku shiheni se po ju p\u00ebrdor dikush. Vetem kur t\u00eb jeni t\u00eb lir\u00eb nga kjo p\u00ebrdorje mund t\u00eb nd\u00ebrtoni politikisht, ndryshe vet\u00ebm do t\u00eb d\u00ebmtoni.<\/p>\n<p>Flutura A\u00e7ka:\u00a0Ky grup nuk mund t\u00eb rrij\u00eb bashk\u00eb n\u00eb kushtet e munges\u00ebs s\u00eb sinqerietit dhe mir\u00ebkuptimit t\u00eb plot\u00eb. Esht\u00eb krijuar p\u00ebrshtypje brenda grupit, por edhe jasht\u00eb, se k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb celul\u00eb q\u00eb punon vet\u00ebm p\u00ebr kthimin e Bash\u00ebs, madje qarkullojn\u00eb edhe emrat se cil\u00ebt jan\u00eb. Duke b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb, p\u00ebrfshijn\u00eb n\u00eb aksionin e tyre pa dashje edhe pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb grupit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar si bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb Bash\u00ebs. Vet\u00eb jam e lodhur duke u thirrur e duke lexuar p\u00ebr veten si bashiste. Une nuk b\u00ebj pjes\u00eb aty, opinionin tim dhe idet\u00eb e mia i kam b\u00ebr\u00eb t\u00eb qarta.<\/p>\n<p>N\u00ebse edhe ky grup q\u00eb e mban k\u00ebt\u00eb stigm\u00eb nuk hapet dhe ta b\u00ebj\u00eb t\u00eb qart\u00eb pozicionin e tij, do t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb vet\u00ebm ndarjes s\u00eb grupit dhe skizma do t\u00eb shkoj\u00eb deri n\u00eb fund. E kam mbrojtur zotin Basha p\u00ebr disa muaj n\u00eb vendimin e tij, e bindur se e drejta ishte me t\u00eb, por nuk e b\u00ebn\u00eb t\u00eb gjjthe, duke qen\u00eb t\u00eb mir\u00eb me t\u00eb gjith\u00eb. E kam vler\u00ebsuar dhe e kam besuar si t\u00eb sinqert\u00eb dor\u00ebheqjen e zotit Basha, dhe n\u00ebse pas saj punohet p\u00ebr rikthimin e tij nga grupe t\u00eb vogla t\u00eb caktuara, duke krijuar ishuj n\u00eb grup, me q\u00ebndrime as mish as peshk dhe pa aksione t\u00eb qarta politike, une do t\u00eb ndiej nevoj\u00ebn t\u00eb distancohem. Q\u00ebndrimet duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb qarta dhe publike, t\u00eb tilla q\u00eb nuk fyejn\u00eb askend, por i sh\u00ebrbejn\u00eb unifikimit dhe demokrat\u00ebve q\u00eb presin nga ne. Un\u00eb nuk dua t\u00eb jem e p\u00ebrdorur. N\u00ebse do ta ndiej k\u00ebt\u00eb, do t\u00eb vendos p\u00ebr nj\u00eb qasje tjet\u00ebr politike p\u00ebr veten.<\/p>\n<p>Kur dola nga zyra e Lulzim Bash\u00ebs, pasi m\u00eb propozoi p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb deputete, pash\u00eb n\u00eb korridore t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt njer\u00ebz q\u00eb i rrin\u00eb Sali Berish\u00ebs. Aty mendova se Sali Berisha nuk ka ikur kurr\u00eb nga PD, se PD-n\u00eb e drejton ende Sali Berisha. Un\u00eb kam marr\u00eb shum\u00eb kosto gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe. Ajo q\u00eb nuk fal kurr\u00eb jan\u00eb komentet p\u00ebr djalin tim. Kam menduar t\u00eb jap dor\u00ebheqjen pas atij momenti. Por nuk e b\u00ebra sepse kisha detyrime ndaj votuesve dhe demokrat\u00ebve.<\/p>\n<p>Enkelejd Alibeaj: Une jam rritur i persekutuar dhe e di \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb ti kthesh kurrizin tjetrit. Une nuk i kthej kurrizin Lulzim Bashes. Ne kemi b\u00ebr\u00eb opozit\u00eb. Lulzim Basha nuk ka efekt dhe impakt tek grupi yn\u00eb. Ai ka dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen.<\/p>\n<p>Tomor Alizoti:\u00a0Kund\u00ebrshtari i k\u00ebtij grupi parlamantar \u00ebsht\u00eb Basha e jo Berisha. Berisha ka zgjedhur rrug\u00ebn e tij ka nd\u00ebrtuar struktur\u00ebn e tij, mbi k\u00ebt\u00eb grup bie hija e Bashes. Pa nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb akt politik ku grupi parlamentar nuk e pranon rikthimin e Bashes si kryetar, n\u00ebse ky grup vazhdon n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00ebtim politik \u00ebsht\u00eb drejt asgj\u00ebsimit. N\u00eb politik\u00eb nuk gjykohet me emocion por me arsye, faktor\u00ebt politik\u00eb i zgjedh terreni. Berisha \u00ebsht\u00eb realitet politik duhet gjetur menyra komunikim me t\u00eb. N\u00ebse ky grup nuk distancohet nga Basha une madje as p\u00ebr nj\u00eb takim t\u00eb tille e kushtezoj veten. Finalizimi duhet t\u00eb jet\u00eb bashkimi i demokrat\u00ebve.<\/p>\n<p>Gazment Bardhi:\u00a0Ne nuk jemi mbedhur k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb shpallur armik Lulzim Bash\u00ebn, jemi mbledhur p\u00ebr qejf. Edhe vete Berisha nuk po e permend m\u00eb. Un\u00eb nuk e mohoj q\u00eb kontaktoj me Lulzim Bash\u00ebn, sepse nuk ka asgje, qe une ta shpall armik Bash\u00ebn, si\u00e7 b\u00ebn\u00eb disa k\u00ebtu prej 4 oresh. Kjo duket e inskenuar per konsumim mediatik, pasi vet\u00eb Sali Berisha nuk e p\u00ebrmend m\u00eb Lulzim Bash\u00ebn.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kreu i Grupit Parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike\u00a0Enkelejd Alibeaj dhe deputeti Gazment Bardhi jan\u00eb dy deputet\u00ebt e vet\u00ebm q\u00eb jan\u00eb shprehur pro ish-kryedemokratit Lulzim Basha, n\u00eb takimin e djesh\u00ebm t\u00eb demokrat\u00ebve q\u00eb nuk i jan\u00eb bashkuar ish-kryeministrit Sali Berisha. Alibeaj \u00ebsht\u00eb shprehur se nuk mund t\u2019i kthej\u00eb kurrizin Lulzim Bash\u00ebs duke shtuar se ai nuk ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":187237,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-272519","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/272519","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=272519"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/272519\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/187237"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=272519"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=272519"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=272519"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}