{"id":272680,"date":"2022-07-21T13:12:39","date_gmt":"2022-07-21T11:12:39","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=272680"},"modified":"2022-07-21T13:12:40","modified_gmt":"2022-07-21T11:12:40","slug":"flamuri-i-bashkimit-europian-si-ambalazh-i-bemave-te-edi-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/flamuri-i-bashkimit-europian-si-ambalazh-i-bemave-te-edi-rames\/","title":{"rendered":"Flamuri i Bashkimit Europian si ambalazh i b\u00ebmave t\u00eb Edi Ram\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Nga Enton Abilekaj<\/p>\n<p>Maqedonia e Veriut u zgjua n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb zakonshme. Nuk pati fest\u00eb, ceremoni, as fjal\u00eb t\u00eb Kryeministrit, as sharje p\u00ebr opozit\u00ebn pas premtimit p\u00ebr ndryshimin e sjelljes, as joshje p\u00ebr gazetar\u00ebt, as falenderime t\u00eb posa\u00e7me.\u00a0 Ishte nj\u00eb dit\u00eb pune, ndoshta m\u00eb e motivuar, m\u00eb e \u00e7liruar nga hijet e lindjes, me per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>N\u00eb Tiran\u00eb, ishte nj\u00eb show nga Kryeministria. Nj\u00eb show i gjymtuar, dekoratat ishin ndar\u00eb 4 vjet m\u00eb par\u00eb, shampanja ishte pir\u00eb 3 vjet m\u00eb par\u00eb. Dekoratat e ikura n\u00eb drejtim t\u00eb paditur dhe shishet e boshatisura t\u00eb shampanj\u00ebs nuk mund t\u00eb ishin dekor p\u00ebr fest\u00ebn. K\u00ebshtu u shpik ngritja e Flamurit \u2013 nj\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb dita e pun\u00ebs t\u00eb jet\u00eb edhe k\u00ebt\u00eb her\u00eb vet\u00ebm propagand\u00eb me sfond diplomat\u00ebsh q\u00eb mezi presin p\u00ebrfundimin e nj\u00eb fjalimi patetik n\u00eb vap\u00eb.<\/p>\n<p>Ngritja e Flamurit t\u00eb Bashkimit Europian nuk \u00ebsht\u00eb as zakon dhe as detyrim p\u00ebr Hapjen e Negociatave. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjest simbolik p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin, p\u00ebr momentin kur gj\u00ebrat ndryshojn\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ndjesh\u00ebm. M\u00eb pas ngrihet kur vendi merr presidenc\u00ebn 6 \u2013 mujore, q\u00eb k\u00ebt\u00eb her\u00eb e ka Republika \u00c7eke. N\u00eb 2005 Vaclav Klaus, at\u00ebher\u00eb President, nuk pranoi ta ngrinte n\u00eb K\u00ebshtjell\u00ebn e Prag\u00ebs. N\u00eb 2013 Milos Zeman e ngriti n\u00eb K\u00ebshtjell\u00ebn \u2013 simbol, p\u00ebr t\u00eb sfumuar politikanin \u2013 simbol t\u00eb luft\u00ebs p\u00ebr demokraci, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb mesazhin se koha e Vaclav Klaus mori fund, se sovraniteti tashm\u00eb konceptohet ndryshe.<\/p>\n<p>N\u00eb Tiran\u00eb, Rama e ngriti flamurin kund\u00ebr Ram\u00ebs. Aty n\u00ebn hijen e pamjaftueshme t\u00eb Kryeministris\u00eb, me kostumin e ri, premtoi se do jet\u00eb ndryshe nga Edi Rama i p\u00ebrpara 19 korrikut. Aty p\u00ebrpara t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs audienc\u00eb diplomatike, q\u00eb masakroi 5 dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, me thirrjet antiper\u00ebndimore dhe me revokimine sovranizmit n\u00eb favor t\u00eb amnistis\u00eb fiskale, vendosi t\u00eb stigmatizonte \u201cXhike Qamilin\u201d, q\u00eb n\u00eb fakt nuk ishte sovranist, por dumbabist.<\/p>\n<p>Xhikja ishte eufemiz\u00ebm p\u00ebr Sali Berish\u00ebn, jo p\u00ebr Edi Ram\u00ebn e amnistis\u00eb fiskale. Bashk\u00eb me amnistin\u00eb dhe kanabizimin, mbetet i pasqaruar edhe fati i Kryeministrit q\u00eb u kujtonte ambasador\u00ebve dhe biznesmen\u00ebve t\u00eb huaj se shqiptar\u00ebt nuk jan\u00eb \u201cnjer\u00ebz me bisht\u201d. Ai q\u00eb doli nga Kryeministria edhe pse me t\u00eb nj\u00ebjtin imazh t\u00eb konfirmuar nga patetizmi dhe zymt\u00ebsia e fjalimit, premtoi q\u00eb do ta b\u00ebnte t\u00eb harrohej paraardh\u00ebsin e tij, veten.<\/p>\n<p>K\u00ebrkoi falje p\u00ebr gabimet e tij pa e detajuar n\u00eb ato jan\u00eb, Ballkani i Hapur, kanabizimi, thellimi i korrupsionit, kapja e institucioneve, blerja e votave n\u00eb zgjedhjet, falenderoi gjith\u00eb ambasador\u00ebt dhe ish- ambasador\u00ebt, pa p\u00ebrmendur Kryetar\u00ebt e shteteve an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb, q\u00eb mor\u00ebn nj\u00eb vendim t\u00eb paprecedent\u00eb, jasht\u00eb radhe, pasi seanca e rregullt e 23 qershorit, kur vendimi duhet t\u00eb merrej, d\u00ebshtoi. Nj\u00eb vendim jasht\u00eb radhe q\u00eb i dedikohej maxhoranc\u00ebs proeuropiane t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, e cila, pas votimit, ndihej e k\u00ebrc\u00ebnuar nga opozitat radikale t\u00eb djathta dhe t\u00eb majta. Nj\u00eb vendim q\u00eb i dedikohej luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb dhe vendimit t\u00eb shpejt\u00eb q\u00eb Ballkani Per\u00ebndimor, t\u00eb mos mbetej m\u00eb jetim, kur adoptuesit lindor\u00eb ishin fare af\u00ebr. Dhe n\u00eb vazhdim t\u00eb k\u00ebsaj, nj\u00eb vendim kund\u00ebr Ballkanit t\u00eb Hapur, q\u00eb k\u00ebrc\u00ebnoi Bashkimin Europian n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij, me nj\u00eb organizim sovranist me kok\u00ebn n\u00eb Serbi dhe zemr\u00ebn diku n\u00eb Azi.<\/p>\n<p>N\u00ebse do t\u2019i thoshte t\u00eb gjitha k\u00ebto, apo edhe nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre, n\u00ebse do t\u00eb reflektonte p\u00ebr k\u00ebto, rishpikja e Edi Ram\u00ebs n\u00ebn flamurin Europian do t\u00eb merrej seriozisht t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr disa dit\u00eb. Pa k\u00ebto, ishte vet\u00ebm nj\u00eb fjalim i shkruar n\u00eb nj\u00eb nat\u00eb vere, kur \u00ebndrrat me sy hapur p\u00ebr t\u00eb harruar \u00e7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb, e dominojn\u00eb realitetin e qytetar\u00ebve q\u00eb ikin nga syt\u00eb k\u00ebmb\u00ebt t\u00eb pataksur nga keq-qeverisja dhe korrupsioni, e ministrave t\u00eb burgosur apo t\u00eb atashuar tek SPAk, t\u00eb borxhit publik q\u00eb ka kaluar 100 p\u00ebr qindshin dhe nuk llogaritet dot m\u00eb. Ishte thjesht nj\u00eb fjalim i shkruar n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr e sip\u00ebr, duke par\u00eb nga Surreli kullat e Tiran\u00ebs si krenari e bab\u00ebzis\u00eb s\u00eb shnd\u00ebrrimit t\u00eb betonit n\u00eb para. Ishte nj\u00eb ftes\u00eb p\u00ebr tu dh\u00ebn\u00eb lamtumir\u00ebn b\u00ebmave t\u00eb tij, mb\u00ebshtjell\u00eb me flamurin e BE.<\/p>\n<p>T\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn n\u00eb m\u00ebngjes, kur realiteti rimori dominimin, n\u00eb oborrin e Kryeministris\u00eb, kishim t\u00eb nj\u00ebjtin kryeminist\u00ebr t\u00eb lodhur, me nj\u00eb administrat\u00eb q\u00eb zgjohet vet\u00ebm nga oligark\u00ebt dhe nj\u00eb grup politik q\u00eb di vet\u00ebm t\u00eb duartrokas\u00eb. Ambasador\u00ebt sigurisht po qeshnin.\/Dosja.al<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Enton Abilekaj Maqedonia e Veriut u zgjua n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb zakonshme. Nuk pati fest\u00eb, ceremoni, as fjal\u00eb t\u00eb Kryeministrit, as sharje p\u00ebr opozit\u00ebn pas premtimit p\u00ebr ndryshimin e sjelljes, as joshje p\u00ebr gazetar\u00ebt, as falenderime t\u00eb posa\u00e7me.\u00a0 Ishte nj\u00eb dit\u00eb pune, ndoshta m\u00eb e motivuar, m\u00eb e \u00e7liruar nga hijet e lindjes, me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":199401,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3366,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-272680","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment","9":"category-kryesore","10":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/272680","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=272680"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/272680\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/199401"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=272680"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=272680"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=272680"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}