{"id":272829,"date":"2022-07-22T11:22:43","date_gmt":"2022-07-22T09:22:43","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=272829"},"modified":"2022-07-22T11:22:43","modified_gmt":"2022-07-22T09:22:43","slug":"analiza-satirike-babo-i-leshoi-llafet-si-gardalina-nga-kafazi-me-foltore-e-gojore-gjekmarkaj-u-zbehe-nga-frika-mos-te-hynte-me-dacka-doktori","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/analiza-satirike-babo-i-leshoi-llafet-si-gardalina-nga-kafazi-me-foltore-e-gojore-gjekmarkaj-u-zbehe-nga-frika-mos-te-hynte-me-dacka-doktori\/","title":{"rendered":"Analiza satirike\/ \u201cBabo i l\u00ebshoi llafet si gardalina nga kafazi, me \u201cFoltore\u201d e \u201cGojore\u201d!\u201d, Gjekmarkaj: U zbehe nga frika mos t\u00eb hynte me dacka Doktori!"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti i Partis\u00eb Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka vijuar me analizat e tij satirike kund\u00ebr qeveris\u00eb Rama. P\u00ebrmes nj\u00eb mesazhi n\u00eb \u2018Facebook\u2019 Gjekmarkaj i drejtohet s\u00ebrish Ram\u00ebs, q\u00eb i ka vendosur nofk\u00ebn \u2018Babo\u2019, nd\u00ebrsa ka komentuar zhvillimet n\u00eb Kuvend.<\/p>\n<p><strong>ANALIZA E GJEKMARKAJT<\/strong><br \/>\nKronika e fundit dhe marifetet e Babos!<br \/>\nN\u00eb ato t\u00eb pakta dit\u00eb kur para nesh shfaqesh ti Babo, zakonisht vjen si \u201cdulcis in fundis\u201d ndersa sot si meze per rakin\u00eb ball kazani t\u00eb Kuvendit mberrite. Nuk fjeta mir\u00eb se helbete rrekellyem ca gota t\u00eb merkurren dhe gjumi mu dreqos naten e po m\u00eb k\u00ebndej n\u00eb mengjes dremitja. Kur telefoni nuk pushonte! Eja, eja, koleget me shkruanin ! Babo mes nesh, Babo mes nesh. L\u00ebr\u00eb \u00e7\u2019thon\u00eb e hiqen, i ndez prania jote. U nisa se malli b\u00ebn t\u00eb veten, pa pispillosje, vesha \u00e7\u2019gjeta e vrap n\u00eb sall\u00eb. Askush nuk ishte i gezuar. Buzevarur si n\u00eb vaki.<\/p>\n<p>Luli rrinte zymt\u00eb si vet\u00eb qameti megjithese ti ja ushqeje muhaben\u00eb, e trajtoje si Lider edhe pse i dorehequr. Ai jepte urdhera si dikur motit. Termi \u201cLulokraci\u201d e ka merzitur kur duhej ta gezonte si simbol i nj\u00eb mendimi politik t\u00eb pakrahasim per t\u00eb cilin kam luftuar si luan n\u00eb qindra beteja, si Zhukovi me emrin e Stalinit n\u00eb goj\u00eb. Aq ja kishte prishur humorin llafi, sa gati ju grisen pantallonat duke kaluar ngjite me karrigen time qe e shtynte pa me th\u00ebn\u00eb, t\u00eb lutem leviz. E kam dashur t\u00eb uruarin e prap\u00eb me respekt e shoh, m\u00eb ka patur si evlat gati sa nuk e therrisja Daja Lul , se di pse mua adhnua kesisoj. Bernard Banushi syakulli me dy pisqolla sermi n\u00eb brez po m\u00eb kerkon ngado q\u00eb t\u00eb leshoj\u00eb anatemen si rrufe n\u00eb diell.<\/p>\n<p>S\u2019 me rri goja e po m\u00eb shtohen armiqt\u00eb. Goja llap e shpina dap. Fatja me Mimi di Puccini \u00e7u\u00e7urisnin n\u00eb kafene po kaq t\u00eb kreshperuar ma hedhin shikimin t\u00eb cilin jua trazoj. Fatja me Mimi di Puccini \u00e7u\u00e7urisnin n\u00eb kafene po kaq t\u00eb kreshperuar ma hedhin shikimin t\u00eb cilin jua trazoj. Si ufutha n\u00eb sy ju dukem teksa ata perpiqen ta b\u00ebjn\u00eb Shqiperin\u00eb zonj\u00eb me elekuencen e pambarim, fuqin\u00eb e mendimit dhe eksperiencen e pafund pa t\u00eb cilat do ishim t\u00eb verbert. \u201cEj degjo vllain\u201d keshillonte Mimia ! \u201cSe un\u00eb sillja miqte e mi nga Amerika\u201d thoshte Fatja q\u00eb dje u perkrah edhe nga ti vet\u00eb Babo. Babo dje n\u00eb livadhet e banalitetit i leshove llafet si gardalinat nga kafazi \u201d Foltore\u201d , \u201cGojore\u201d , \u201cFoltore\u201d , \u201cN\u00ebnfoltore\u201d, k\u00ebt\u00eb fundit ta quaje se paku \u201copozita properendimore\u201d si\u00e7 b\u00ebn Tao i cili na motivon e pasdite t\u00eb citoi.<\/p>\n<p>Kushedi i ke menduar gjith\u00eb naten dhe me zor ke pritur agimin q\u00eb ti gjuash n\u00eb mes t\u00eb mexhlisit. Pastaj me \u201corganet\u201d luajte qamet Babo her\u00eb si patriot i ndezur e her\u00eb si pacient i Frojdit q\u00eb nuk gjeje derman. Po ti Babo e mban veten namuzqar e telbizqar t\u00eb madh, xhentil me grat\u00eb, i drejt\u00eb me burrat, i dashur me pleqt\u00eb dhe i embel me femijet! Po keta t\u00eb Opozites nuk jan\u00eb shqiptar\u00eb q\u00eb i shan e fyen si t\u00eb ishin hasem?! U zbehe Babo kur tu afrua Doktori pas mynxyrave q\u00eb ti i jep paradhenie si t\u00eb jesh dorasi. T\u00eb shihje ministrushet dhe ministrush\u00ebt e tu -ti prisje n\u00eb njeqind vende nuk u dilte nj\u00eb pik gjak. Po ju ikte toka n\u00ebn k\u00ebmb\u00eb, po i zinte qielli nga frika mos t\u00eb gjuan me dacka Berisha dhe \u00e7\u2019t\u00eb mbetet pastaj?! Mendo si do \u00e7irrte faqet tezja dhe gjaku i saj curril mbi kostumin t\u00ebnd altar i rilindjes ? Po trishtimin e Elises e perballoje dot nese Skenderbeu i saj do rrahej paq si mushku n\u00eb zabel?<\/p>\n<p>Po t\u00eb qaret e Tigrushit n\u00eb vesh? Po dihamat e Bores, \u201d rrahen Babon, rrahen Babon\u201d , vajet e Ikonomit n\u00eb sy, \u201d na rrahen marken\u201d ? Po tufanin e \u00c7u\u00e7it q\u00eb do ndukte mjekrren po t\u00eb ndodhte teksa qiste alltin\u00eb nga brezi ? Po trokun e Nikos q\u00eb nga larg do kthehej si Ago Ymeri t\u00eb rrethonte parlamentin me ushtri e taborre e hi t\u00eb na b\u00ebnte t\u00eb gjith\u00ebve? A n\u00eb mos t\u00eb na sjell\u00eb nga Saranda majmumin patriot \u201cbald uakari\u201d e t\u00eb na hiqte ca pellembe si\u00e7 b\u00ebri me turistin grek dhe punonjesit e bashkis\u00eb. Un\u00eb them ta mbash afer keto koh\u00eb t\u00eb liga, Bald qerratan\u00eb. Po marazin e desherve q\u00eb nderzimin online do nderprisnin nga dhembje e Frides? Vullneti i Zotit e ai nuk ta shetiti doren se kishte edhe hallet e veta q\u00eb duket sikur i shtohen e shpetuam nga kjo hata.<\/p>\n<p>E ti \u00e7\u2019b\u00ebje ? \u201d Gogo -gogo ik luteshe\u201d dhe pastaj sa u afrua garda nxorre gjuhen dhe vure pellemben mbi hund\u00eb po u b\u00ebre per kafe ama se di\u00e7ka t\u00eb ra r\u00ebnd\u00eb n\u00eb mide ! Kjo Grida sot i la n\u00eb hije folesit e tjer\u00eb e drodhi dhen\u00eb qerratesha, t\u00eb tha fjal\u00eb haku dhe e humbe fillin Babo! T\u00eb lan\u00eb n\u00eb balt\u00eb \u201corganet\u201d u squlle e ike nga syt\u00eb k\u00ebmbet. Ndersa ajo si Zhan D\u2019 Ark u kthye n\u00eb v\u00ebndin e saj duke marr\u00eb nga pas zili. Pastaj dita pa ty qe e topitur. U le veremin aty. Ulsiu ishte i heshtur. Mjekrren e kruante pa vemendje dhe me ankth t\u00eb dukshem. Bela n\u00eb zaman t\u00eb asaj furie, mbathur me h\u00ebn\u00eb e veshur me diell, me ngjyrat e BE andej nuk po e kthente kok\u00ebn. Dhe tortura gjat\u00eb vazhdoi. Drama u b\u00eb tragjedi. Manastirliu u kishte hyr\u00eb n\u00eb mes e cila pa e kuptuar \u00e7\u2019t\u00eb zez\u00eb kombinonte qeshte. E dija njeri t\u00eb mir\u00eb po mu duk shpirtkazem. Ve\u00e7 kur ajo iku i miri Ulsi, frym\u00eb thell\u00eb mori e buzeqeshi. N\u00eb muzg Bela e perqafoi e madhengjyer.T\u00eb jet\u00eb ndarje? Mos ti Babo do ndryshosh qeverin\u00eb dhe na heq kat\u00ebr minitrush\u00ebt ?<\/p>\n<p>Ketej poshte 20 veta po presin per t\u00eb v\u00ebn\u00eb tuje mbi supe. Margeriti me zellin e Elvia \u00c7elebiut shkruante kroniken e nj\u00eb ndarjeje t\u00eb paralajmeruar teksa Jorida , Gon Shehaj Tezja dhe Damo b\u00ebheshin fertele. Etilda ishte pak e hequr nga rrug\u00eb e Amerikes se helbete ndryshimi i orarit t\u00eb syrgjenos gjumin vetem ty duartrokiti me entuziazem t\u00eb tjeret shkel e shko me koken ulur si blet\u00eb punetore mbi kapitujt e integrimit. Ish Kryeministri Majko u ngrit si nga legjendat dhe pluhuri i koheve t\u00eb lashta i shkelqente mbi mantel. Jua plasi t\u00eb gjith\u00ebve n\u00eb fytyr\u00eb kumtin , ku ishit ju de more de kur un\u00eb luftoja p\u00ebr Shqiperi?? Shalsi sot i gezuar q\u00eb nuk do b\u00ebje kinse per disa jav\u00eb mendonte kollotumbat n\u00eb ujin e Jonit ndaj i buzeqeshte mbar\u00eb botes me pafaj\u00ebsi. Gaz Bardhi po u iken detyrimeve per t\u00eb na freskuar me Red Bull duke kryer nj\u00eb akt vet\u00eb vrases q\u00eb e po nxjerr nga kronika dhe historia.<br \/>\nEdhe Jorida q\u00eb s\u2019ja kam kursyer fjalet e mira lum, mjalt\u00eb e sherbet, vit pas viti me pa v\u00ebnger , me qortoi Babo, gati sa s\u2019 me tha intrigant , nj\u00eb karrige ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb mes si ndarese.<\/p>\n<p>I premtova qe do e kepus gjuhen si t\u00eb ishte nj\u00eb kom\u00e7\u00eb n\u00eb kapot\u00ebn e ushtris\u00eb, e m\u00eb s\u2019ta prish haterin q\u00eb syt\u00eb m\u00eb pla\u00e7in q\u00eb t\u00eb tut\u00eb kam mvrenjtur (t\u00eb asaj). Dite e zymte qe n\u00eb pergjithesi. Vetem nj\u00eb diskutim dialektik , i strukturuar mbi parimet e politikes s\u00eb madhe me Dash Sulen , zevendes liderin Mulin, Luanin, Xhelen, Salianin i cili ku ka sherr fut paqe, ku ka zjarr hedh uj\u00eb, dhe Isufin zotni burr\u00eb mbi t\u00eb ardhmen e Partis\u00eb na b\u00ebri derman. Vet\u00eb Albana kaloi aty pari dhe na ngjatetoi sipas hierarkis\u00eb e plot triumf. Mulin m\u00eb me pathos. Sa mir\u00eb mendova t\u00eb jesh n\u00ebn hyqmin e Banes, \u00ebnd\u00ebrr jete! M\u00eb ka marr\u00eb malli p\u00ebr ish Kryetarin e ish Komisionit t\u00eb ish Rithemelimit se shoh asgj\u00ebkundi. I pata th\u00ebn\u00eb teksa vononte t\u00eb mohonte Bashen p\u00ebr Doktorin, nuk ta fal vones\u00ebn i dyti.<\/p>\n<p>Por si\u00e7 u nis nuk u bitis. Lindita shtroi nj\u00eb banket plot miradina , por rracist n\u00eb vetvete ? pa burrat. Po ne -pyetem? Ju tha Kosta i Gramozit dhe Lindites i ulur pran\u00eb Taos ngrohuni n\u00eb diell! Grat\u00eb n\u00ebn hije lozin kuvendojn\u00eb pika qe su bie se nga burrat rrojn\u00eb-hidhnin rromuze e ngjyenin petulla n\u00eb mjalte e gishtat n\u00eb bakllava q\u00eb vet\u00eb kryetarja me ndihmen e Jones dhe Dorit kishte gatuar. Babo , kjo \u00ebsht\u00eb kronika e fundit me perjetime live nga salla. N\u00eb Shtator do b\u00ebhem njeri serioz dhe i murretyer. Do sillem si eterit e tjer\u00eb t\u00eb kombit. Na presin vendime t\u00eb medha , mbase edhe t\u00eb dhimshme. Ndjese kolegve q\u00eb kam merzitur me kronikat e mia subjektive e frut fantazie edhe, por shum\u00eb monotone koha pa gaz \u00ebsht\u00eb. Mendoni sa fjal\u00eb q\u00eb nuk besohen dhe nga ne thenesit e tyre dalin nga tempulli i politikes.<br \/>\nDisa plag\u00eb i sheron m\u00eb mir\u00eb e qeshura sado e sforcuar qoft\u00eb ose perpjekja p\u00ebr t\u00eb se jo gjithmon\u00eb shkrep. Humori mbase jo gjithmon\u00eb i arrrire e b\u00ebn nj\u00eb mundim t\u00eb na mbaj\u00eb t\u00eb lidhur me token e t\u00eb mos fluturojm\u00eb si Balona pa bisht.<br \/>\nAgron Gjekmarkaj<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti i Partis\u00eb Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka vijuar me analizat e tij satirike kund\u00ebr qeveris\u00eb Rama. P\u00ebrmes nj\u00eb mesazhi n\u00eb \u2018Facebook\u2019 Gjekmarkaj i drejtohet s\u00ebrish Ram\u00ebs, q\u00eb i ka vendosur nofk\u00ebn \u2018Babo\u2019, nd\u00ebrsa ka komentuar zhvillimet n\u00eb Kuvend. ANALIZA E GJEKMARKAJT Kronika e fundit dhe marifetet e Babos! N\u00eb ato t\u00eb pakta dit\u00eb kur para [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":183661,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,364,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-272829","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-koment-opinion","10":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/272829","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=272829"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/272829\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/183661"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=272829"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=272829"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=272829"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}