{"id":273346,"date":"2022-07-24T13:37:44","date_gmt":"2022-07-24T11:37:44","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=273346"},"modified":"2022-07-24T13:37:44","modified_gmt":"2022-07-24T11:37:44","slug":"e-para-arbitre-shqiptare-ne-finalet-e-nje-kampionati-europian-rrefehet-erinda-kume-ju-tregoj-emocionet-dhe-synimet-per-te-ardhmen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/e-para-arbitre-shqiptare-ne-finalet-e-nje-kampionati-europian-rrefehet-erinda-kume-ju-tregoj-emocionet-dhe-synimet-per-te-ardhmen\/","title":{"rendered":"E para arbitre shqiptare n\u00eb finalet e nj\u00eb Kampionati Europian, rr\u00ebfehet Erinda Kume: Ju tregoj emocionet dhe synimet p\u00ebr t\u00eb ardhmen"},"content":{"rendered":"<p>Arbitrimi shqiptar po ec\u00ebn me hapa t\u00eb m\u00ebdha drejt aren\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb futbollit. Dikur, vet\u00ebm meshkujt, nd\u00ebrsa tashm\u00eb historin\u00eb e arbitrimit shqiptar n\u00eb Europ\u00eb po e shkruajn\u00eb edhe femrat.<\/p>\n<p>Erinda Kume \u00ebsht\u00eb e para arbitre shqiptare, e cila u p\u00ebrzgjodh t\u00eb merrte pjes\u00eb n\u00eb faz\u00ebn finale t\u00eb Kampionatit Europian U-19 p\u00ebr femra. Para disa dit\u00ebsh ajo u caktua si asistente n\u00eb ndeshjen Angli \u2013 Norvegji, duke sh\u00ebnuar k\u00ebshtu nj\u00eb arritje t\u00eb madhe personale, por edhe p\u00ebr bot\u00ebn e arbitrimit shqiptar.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr \u201cFSHF.org\u201d, ajo rr\u00ebfen emocionet dhe ndjesit\u00eb e t\u00eb qenit e para zyrtare fem\u00ebr q\u00eb merr pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb event t\u00eb k\u00ebsaj r\u00ebnd\u00ebsie. Ajo shprehet se p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e ndeshjeve t\u00eb tilla \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e madhe, nd\u00ebrsa thekson se arritje t\u00eb tilla vijn\u00eb edhe nga puna e mir\u00eb q\u00eb po b\u00ebhet nga Sektori i Arbitrimit n\u00eb FSHF. Gjithashtu, Erinda tregon edhe synimet p\u00ebr t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>\u2013 Erinda, e para arbitre shqiptare q\u00eb merr pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb finale Europiani, na tregoni pak emocionet q\u00eb p\u00ebrjetuat?<\/p>\n<p>\u2013 Ndjesit\u00eb q\u00eb kam p\u00ebrjetuar n\u00eb momentin q\u00eb isha p\u00ebrzgjedhur n\u00eb nj\u00eb finale Europiani jan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrshkruar me fjal\u00eb. Ishte pa diskutim nj\u00eb ndjesi shum\u00eb entuziaste. Duhet t\u00eb them pa m\u00eb t\u00eb voglin dyshim se kjo p\u00ebrzgjedhje \u00ebsht\u00eb nj\u00eb arritje e madhe si p\u00ebr mua personalisht ashtu dhe p\u00ebr bot\u00ebn e arbitrimit shqiptar dhe zhvillimin e arbitrimit t\u00eb vajzave n\u00eb vendin ton\u00eb. P\u00ebrzgjedhja p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb kompeticioni t\u00eb till\u00eb konfirmon edhe nj\u00ebher\u00eb pun\u00ebn e mir\u00eb q\u00eb po b\u00ebhet me arbitrimin.<\/p>\n<p>\u2013 Emocionet e ndeshjes s\u00eb par\u00eb. Na trego pak n\u00eb detaje arbitrimin tuaj dhe diferenc\u00ebn me ndeshjet e tjera nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb keni arbitruar n\u00eb karrier\u00ebn tuaj?<\/p>\n<p>\u2013 T\u00eb arbitrosh ndeshje n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb finale europiane dhe ndeshje t\u00eb k\u00ebtij niveli, duhet t\u00eb them se jan\u00eb komplet t\u00eb ndryshme nga ndeshjet q\u00eb kam arbitruar m\u00eb par\u00eb. Pik\u00eb s\u00eb pari emocioni dhe p\u00ebrkushtimi \u00ebsht\u00eb m\u00eb i madh, ashtu si edhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia. Ndeshjen e par\u00eb, q\u00eb ishte dhe debutimi im, do e mbaj mend gjat\u00eb n\u00eb kujtimet e mia t\u00eb arbitrimit sepse jan\u00eb ndjesi q\u00eb nuk p\u00ebrjetohen dy her\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn form\u00eb.<\/p>\n<p>\u2013 \u00c7do t\u00eb thot\u00eb p\u00ebr arbitrimin shqiptar q\u00eb nj\u00eb vajz\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb Europiani?<\/p>\n<p>\u2013 P\u00ebr arbitrimin shqiptar ky p\u00ebrfaq\u00ebsim n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb finale Kampionati Europian ishte nj\u00eb nd\u00ebr sukseset m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Nj\u00eb tregues q\u00eb sektori i arbitrimit dhe FSHF kan\u00eb punuar mir\u00eb, jan\u00eb duke hedhur baza t\u00eb forta p\u00ebr rritjen e m\u00ebtejshme dhe sigurisht konfirmuan faktin se n\u00ebse punon fort dhe vendos prioritete, puna shp\u00ebrblehet dhe ky p\u00ebrfaq\u00ebsim i imi ishte p\u00ebrfaq\u00ebsimi i t\u00eb gjith\u00eb vajzave q\u00eb jan\u00eb sot n\u00eb arbitrimin e futbollit shqiptar. Arbitret e reja duhet ta vler\u00ebsojn\u00eb si ogur shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb arritjen time dhe t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb suport p\u00ebr to dhe t\u00eb ardhmen e tyre n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb.<\/p>\n<p>\u2013 Kush jan\u00eb synimet tua p\u00ebr t\u00eb ardhmen. \u00c7far\u00eb objektivash ka Erinda Kume?<\/p>\n<p>\u2013 Pas k\u00ebtij p\u00ebrfaq\u00ebsimi t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe k\u00ebsaj arritjeje dua t\u00eb theksoj se dhe synimet e mia jan\u00eb b\u00ebr\u00eb akoma edhe m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe t\u00eb vendosura p\u00ebr k\u00ebt\u00eb profesion. Kur arrin di\u00e7ka q\u00eb e ke \u00ebnd\u00ebrr fillon e motivohesh p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb nga vetja dhe p\u00ebr t\u00eb mos par\u00eb limite p\u00ebrpara. Objektivat e mia do flasin me koh\u00ebn dhe pun\u00ebn q\u00eb do b\u00ebj \u00e7do dit\u00eb!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Arbitrimi shqiptar po ec\u00ebn me hapa t\u00eb m\u00ebdha drejt aren\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb futbollit. Dikur, vet\u00ebm meshkujt, nd\u00ebrsa tashm\u00eb historin\u00eb e arbitrimit shqiptar n\u00eb Europ\u00eb po e shkruajn\u00eb edhe femrat. Erinda Kume \u00ebsht\u00eb e para arbitre shqiptare, e cila u p\u00ebrzgjodh t\u00eb merrte pjes\u00eb n\u00eb faz\u00ebn finale t\u00eb Kampionatit Europian U-19 p\u00ebr femra. Para disa dit\u00ebsh [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":273348,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-273346","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/273346","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=273346"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/273346\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/273348"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=273346"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=273346"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=273346"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}