{"id":273384,"date":"2022-07-24T14:41:59","date_gmt":"2022-07-24T12:41:59","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=273384"},"modified":"2022-07-24T14:41:59","modified_gmt":"2022-07-24T12:41:59","slug":"sulmi-ndaj-e-albania-nga-pensionet-banka-id-te-deri-te-fermeret-hakerat-fshijne-serverat-virtuale-ku-ruhen-te-dhenat-tona-flet-eksperti-i-it-marrja-e-dy-servereve-demi-me-i-madh-qe-i-shkaktohet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/sulmi-ndaj-e-albania-nga-pensionet-banka-id-te-deri-te-fermeret-hakerat-fshijne-serverat-virtuale-ku-ruhen-te-dhenat-tona-flet-eksperti-i-it-marrja-e-dy-servereve-demi-me-i-madh-qe-i-shkaktohet\/","title":{"rendered":"Sulmi ndaj e-Albania\/ Nga pensionet, banka, ID-t\u00eb deri te fermer\u00ebt, hakerat fshijn\u00eb serverat virtual\u00eb ku ruhen t\u00eb dh\u00ebnat tona! Flet eksperti i IT: Marrja e dy server\u00ebve, d\u00ebmi m\u00eb i madh q\u00eb i shkaktohet shtetit"},"content":{"rendered":"<p>Vet\u00ebm pak dit\u00eb pasi sulmi i fuqish\u00ebm kibernetik paralizoi t\u00eb gjitha sh\u00ebrbimet\u00a0 online t\u00eb shtetit shqiptar dhe kur kryeministri Rama dha garanci se t\u00eb dh\u00ebnat nuk jan\u00eb prekur, nj\u00eb faqe online e quajtur \u201cHomelandJustice.ru\u201d \u00a0(\u201cDrejt\u00ebsi p\u00ebr Atdheun\u201d) ka publikuar nj\u00eb pjes\u00eb nga t\u00eb dh\u00ebnat, dokumentet\u00a0dhe e-mailet e institucioneve\u00a0 t\u00eb rend\u00ebsishme shqiptare.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e ditur zyrtarisht n\u00ebse ky grupim mund t\u00eb ket\u00eb lidhje me hakerat q\u00eb sulmuan sistemin e-Albania, n\u00eb k\u00ebt\u00eb faqe ata kan\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr sulmin dhe shpjegojn\u00eb se p\u00ebrse godit\u00ebn Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKemi kryer #Sulmet Kibernetike p\u00ebr t\u00eb shprehur urrejtjen dhe zem\u00ebrimin ton\u00eb ndaj qeveris\u00eb shqiptare. Terrorist\u00ebt e huaj dhe pastruesit e parave nuk i p\u00ebrkasin tok\u00ebs s\u00eb shenjt\u00eb. Toka jon\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr pesticide p\u00ebr t\u2019u pastruar\u201d, shkruhet n\u00eb faqe, duke b\u00ebr\u00eb thirrje kund\u00ebr disidenteve iranian\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb strehuar n\u00eb Man\u00ebz t\u00eb Durr\u00ebsit.<\/p>\n<p>Faqja online ka n\u00eb ballin\u00eb flamurin shqiptar dhe posht\u00eb me titullin e madh; konferenca e Durr\u00ebsit, \u00e7el\u00ebsi i ferrit apo fundit i zjarrit duke iu referuar Samitit Bot\u00ebror t\u00eb Iranit t\u00eb Lir\u00eb, q\u00eb ishte planifikuar p\u00ebr t\u2019u mbajtur n\u00eb datat 23 dhe 24 korrik n\u00eb kampin \u201cAshraf 3\u201d, n\u00eb Manz\u00eb, por u shty nga organizator\u00ebt p\u00ebr arsye sigurie, q\u00eb lidhen k\u00ebrc\u00ebnime e komplote ndaj muxhahedin\u00ebve, deri n\u00eb nj\u00eb njoftim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Edhe vet\u00eb ambasada amerikane ngriti alarmin se kishte sinjale p\u00ebr sulme gjat\u00eb k\u00ebtij samiti. Faqja online \u00ebsht\u00eb mbyllur n\u00eb AKEP p\u00ebr hap\u00ebsir\u00ebn shqiptare, por para se ajo t\u00eb mbyllej, Panorama.al aksesoi disa nga publikimet m\u00eb kryesore.<\/p>\n<p>N\u00eb faqe jan\u00eb vendosur nj\u00eb s\u00ebr\u00eb kategorish, ku n\u00eb secilin prej tyre jan\u00eb publikuar materialet t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb institucioneve shqiptare.<\/p>\n<p>Ato nisin q\u00eb me em\u00ebrime punonj\u00ebsish n\u00eb administrat\u00eb, shkresa nga AKSHI, shkres\u00eb t\u00eb vet\u00eb drejtoresh\u00ebs s\u00eb AKSH-it, Mirlinda Kara\u00e7inaj, dokumente nga Ministria e Infrastruktur\u00ebs apo edhe k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr t\u00eb vizituar kompanin\u00eb prodhuese turke t\u00eb dron\u00ebve t\u00eb famsh\u00ebm \u201cBayraktar\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb publikimin e t\u00eb dh\u00ebnave nuk mungojn\u00eb as ato t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Informacionit (AKSHI), ku hakerat i listojn\u00eb nj\u00ebri pas tjetrit si\u00e7 duket edhe n\u00eb videon e krijuar n\u00eb faqen homelandjustice q\u00eb p\u00ebr hap\u00ebsir\u00ebn shqiptare \u00ebsht\u00eb mbyllur nga AKEP. \u00a0Nd\u00ebrsa bien n\u00eb sy edhe p\u00ebrdorimi i hashtag\u00ebve MEK- shkurtimi i organizat\u00ebs se Muxhahedineve.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb faqe nuk mungojn\u00eb as certifikata e martes\u00ebs s\u00eb nj\u00eb \u00e7ifti shqiptar, pasaportat e shtetasve t\u00eb huaj si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti i dy ukrainasve t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb vaksinuar me Sinovac n\u00eb Sarand\u00eb.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse kryeministri Rama garantoi se \u201csistemet nuk kan\u00eb \u00e7eduar n\u00eb aspektin e shkat\u00ebrrimit t\u00eb tyre, nuk jan\u00eb zhdukur t\u00eb dh\u00ebnat e shtetit\u201d, hakerat kan\u00eb publikuar nj\u00eb video ku tregojn\u00eb se si fshijn\u00eb mbi 30 servera virtual\u00eb ku jan\u00eb t\u00eb ruajtur adresat zyrtare, skema e pensioneve, t\u00eb dh\u00ebnat nga Ministria e Jashtme, t\u00eb dh\u00ebnat nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit kur ruhen edhe t\u00eb dh\u00ebnat e fermer\u00ebve q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb aplikimin p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb subvencione nga shteti.<\/p>\n<p>N\u00eb videon e shqyrtuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb faqe dallohet se fshihet edhe serveri q\u00eb mban modulin e nj\u00eb prej bankave, duke rrezikuar seriozisht t\u00eb dh\u00ebnat dhe kredencialet bankare.<\/p>\n<p>Gjithashtu, hakerat fshijn\u00eb nga sistemi edhe at\u00eb q\u00eb quhet \u2018Goverment Gateway\u2019, e cila b\u00ebn shp\u00ebrndarjen dhe transferimin e t\u00eb gjithave t\u00eb dh\u00ebnave duke nisur nga t\u00eb dh\u00ebnat e gjendjes civile, d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb penalitetit, t\u00eb dh\u00ebnat nga Tatimet apo NIP-tet e regjistruar n\u00eb Qendr\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Biznesit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, nj\u00eb nga ish-punonj\u00ebsit e E-Albania, i cili k\u00ebrkon t\u00eb mbetet anonim thekson p\u00ebr Panorama.al, se marrja n\u00ebn kontroll e k\u00ebtyre server\u00ebve \u00ebsht\u00eb d\u00ebm i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm q\u00eb i \u00ebsht\u00eb shkaktuar shtetit shqiptar dhe mbrojtjes s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave. \u00a0Nd\u00ebrsa shpjegon se \u00e7far\u00eb ndodh me d\u00ebmtimin e server\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201c<em>Sapo e pash\u00eb videon\u00a0ku paraqitet fshirja e makinave virtuale hyper-v, u trondita kur pash\u00eb n\u00eb list\u00eb dy serverat virtual q\u00eb nga pik\u00ebpamja teknike jan\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmit. Nuk mund t\u2019ju tregoj cil\u00ebt jan\u00eb. Marrja n\u00ebn kontroll e k\u00ebtyre serverave \u00ebsht\u00eb d\u00ebmi m\u00eb i madh i shkaktuar n\u00eb infrastruktur\u00ebn e shtetit ton\u00eb p\u00ebr sa i p\u00ebrket mbrojtjes s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave.<\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebto servera sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr t\u00eb kryer rrug\u00ebzimin e t\u00eb gjith\u00eb informacionit sensitiv dhe josensitiv t\u00eb institucioneve shtet\u00ebrore t\u00eb lidhura n\u00eb Platform\u00ebn Qeveritare t\u00eb Nd\u00ebrveprimit. E th\u00ebn\u00eb shkurt, \u00e7do institucion q\u00eb k\u00ebrkon nj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb t\u00eb caktuar, pyet pik\u00ebrisht k\u00ebto servera, t\u00eb cil\u00ebt rrug\u00ebzojn\u00eb n\u00eb institucionin q\u00eb e ka t\u00eb dh\u00ebn\u00ebn \u2013 autoriteti q\u00eb disponon informacionin \u2013 dhe ia servir institucionit k\u00ebrkues.<\/em><\/p>\n<p><em>Edhe vet\u00eb portali qeveritar e-Albania merr dhe d\u00ebrgon informacione n\u00eb institucione t\u00eb ndryshme duke p\u00ebrdorur k\u00ebto 2 servera. N\u00eb rast se ata d\u00ebmtohen, institucionet dhe portali qeveritar e-Albania nuk shk\u00ebmbejn\u00eb dot t\u00eb dh\u00ebnat mes tyre e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb bllokohet aktiviteti i qytetar\u00ebve, bizneseve dhe institucioneve shtet\u00ebrore. M\u00eb vjen keq q\u00eb dep\u00ebrtimi i keqb\u00ebr\u00ebsve ka arritur gjer n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkall\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb gjykimin tim, vendimi drejtuesve p\u00ebr t\u00eb rivendosur n\u00eb pun\u00eb infrastruktur\u00ebn pa kryer nj\u00eb analiz\u00eb teknike t\u00eb thelluar, \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr e nxituar, dhe, rrit mund\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrs\u00ebritjes s\u00eb ngjarjes. Mendoj se veprimet e nxituara t\u00eb shoq\u00ebruara me munges\u00ebn e softuer\u00ebve anti-virus, p\u00ebrb\u00ebn shkelje t\u00eb disiplin\u00ebs<\/em>\u201d, shprehet ish-eksperti e-Albania.<\/p>\n<p>Ashtu si\u00e7 deklaroi pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb kryeministri Rama pas sulmit q\u00eb rr\u00ebzoi p\u00ebr 3 dit\u00eb t\u00eb gjitha faqet e sh\u00ebrbimeve dhe ato t\u00eb institucioneve shqiptare q\u00ebndrojn\u00eb shtete dhe jo hakera t\u00eb r\u00ebndomt\u00eb, edhe ekspert\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm kan\u00eb ngritur alarmin se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00eb rrezik siguria komb\u00ebtare.<\/p>\n<p><em>\u201cFatkeq\u00ebsisht sulmi kibernetik po rezulton nj\u00eb akt i mir\u00ebfillt terrorist me pasoja t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare. Me qindra shkresa zyrtare dhe emaile institucionesh po publikohen nga nj\u00eb faqe anonime, duke v\u00ebrtetuar nj\u00eb rrjedhje masive t\u00eb dh\u00ebnash shtet\u00ebrore.\u201d, shkroi dje eksperti i kriminalistik\u00ebs, Ervin Karamu\u00e7o.<\/em><\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, faqja online n\u00eb kategorin\u00eb e Tweet-eve paralajm\u00ebron se do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb goditje t\u00eb radh\u00ebs ndaj t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb shtetit shqiptar dhe shtetasve shqiptar\u00eb teksa shkruan se\u00a0<em>\u201cata q\u00eb jan\u00eb n\u00eb pushtet ju kan\u00eb g\u00ebnjyer, ata jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb korruptuar dhe g\u00ebnjeshtar\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb hakuara, goditja e Madhe vjen s\u00eb shpejti\u201d<\/em><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vet\u00ebm pak dit\u00eb pasi sulmi i fuqish\u00ebm kibernetik paralizoi t\u00eb gjitha sh\u00ebrbimet\u00a0 online t\u00eb shtetit shqiptar dhe kur kryeministri Rama dha garanci se t\u00eb dh\u00ebnat nuk jan\u00eb prekur, nj\u00eb faqe online e quajtur \u201cHomelandJustice.ru\u201d \u00a0(\u201cDrejt\u00ebsi p\u00ebr Atdheun\u201d) ka publikuar nj\u00eb pjes\u00eb nga t\u00eb dh\u00ebnat, dokumentet\u00a0dhe e-mailet e institucioneve\u00a0 t\u00eb rend\u00ebsishme shqiptare. Megjith\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":273390,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-273384","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/273384","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=273384"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/273384\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/273390"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=273384"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=273384"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=273384"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}