{"id":273444,"date":"2022-07-24T19:53:54","date_gmt":"2022-07-24T17:53:54","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=273444"},"modified":"2022-07-24T19:53:54","modified_gmt":"2022-07-24T17:53:54","slug":"bajram-begaj-betohet-si-president-do-kembengul-ne-bashkepunimin-mes-te-gjitha-forcave-politike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/bajram-begaj-betohet-si-president-do-kembengul-ne-bashkepunimin-mes-te-gjitha-forcave-politike\/","title":{"rendered":"Bajram Begaj betohet si president: Do k\u00ebmb\u00ebngul n\u00eb bashk\u00ebpunimin mes t\u00eb gjitha forcave politike"},"content":{"rendered":"<p>Bajram Begaj \u00ebsht\u00eb betuar sot n\u00eb sall\u00ebn e Kuvendit, si President i ri i Republik\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij t\u00eb par\u00eb nga foltorja e Kuvendit, Begaj ka v\u00ebn\u00eb theksin te bashk\u00ebpunimi mes t\u00eb gjitha forcave politike, duke tejkaluar konfliktet e brendshme.<\/p>\n<p>Begaj tha se do t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb Kushtetut\u00ebs, si dhe do t\u00eb punoj\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb gjetjen e rrug\u00ebve, qoft\u00eb dhe shtigjeve, p\u00ebr bashk\u00ebpunimin mes t\u00eb gjitha forcave politike.<\/p>\n<p>Fjala e Begajt n\u00eb Kuvend:<\/p>\n<p>E nderuar zonja Kryetare e Kuvendit,<\/p>\n<p>I nderuar Zoti Kryeminist\u00ebr,<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar ministra e deputet\u00eb,<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar ambasador\u00eb dhe trup diplomatik,<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb komuniteteve fetare,<\/p>\n<p>T\u00eb dashur qytetare,<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nder p\u00ebr mua, ti drejtohem Kuvendit si President i Republik\u00ebs.<\/p>\n<p>Ju faleminderit p\u00ebr besimin!<\/p>\n<p>Jam plot\u00ebsisht i vet\u00ebdijsh\u00ebm, se mbi privilegjin e t\u00eb q\u00ebnurit qytetarit t\u00eb par\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs, r\u00ebndon p\u00ebrgjegj\u00ebsia e p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb unitetit ton\u00eb komb\u00ebtar, unitetit t\u00eb pritshm\u00ebrive dhe aspiratave t\u00eb bashk\u00ebqytetar\u00ebve tan\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo p\u00ebrgjegj\u00ebsi vjen n\u00eb nj\u00eb moment historik p\u00ebr vendin ton\u00eb.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria jon\u00eb e dashur, ka hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb pakthyeshme europiane; trash\u00ebgimia e m\u00ebhershme e dilemave dhe e dyshimeve p\u00ebr orientimin e saj, i takon tashm\u00eb s\u00eb shkuar\u00ebs.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria europiane, sot premtim e nes\u00ebr realitet, \u00ebsht\u00eb kurora e \u00ebndrr\u00ebs m\u00eb t\u00eb bukur historike t\u00eb popullit shqiptar; \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbushja e projekteve shekullore t\u00eb njer\u00ebzve m\u00eb t\u00eb ditur t\u00eb vendit; \u00ebsht\u00eb testamenti i ardhur prej historis\u00eb dhe bekimi i s\u00eb ardhmes.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria europiane \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria e Gjergj Kastriotit dhe e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs, e Ismail Qemalit dhe e Fan Nolit; \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria e rinis\u00eb antifashiste dhe e student\u00ebve t\u00eb dhjetorit; \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria e qytetar\u00ebve q\u00eb kan\u00eb dhunti e zot\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb konkurruar e fituar n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb bazuar mbi merit\u00ebn.<\/p>\n<p>Jemi ulur n\u00eb tryez\u00ebn e dialogut p\u00ebr t\u00eb provuar kapitull pas kapitulli, denj\u00ebsin\u00eb ton\u00eb si vend e shtet, me pjekuri politike p\u00ebr t\u2019u vet\u00ebqeverisur me norma ligjore europiane.<\/p>\n<p>Un\u00eb e njoh, e mb\u00ebshtes dhe e respektoj pun\u00ebn e qeveris\u00eb. Por p\u00ebrpjekja dhe d\u00ebshira nuk mund t\u00eb justifikojn\u00eb asnj\u00eb d\u00ebshtim. Un\u00eb e njoh, e mb\u00ebshtes dhe e respektoj opozit\u00ebn shqiptare dhe vlerat q\u00eb ajo p\u00ebrfaq\u00ebson, por do t\u00eb d\u00ebshiroja q\u00eb asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb mos shihet konflikti p\u00ebrpara bashk\u00ebpunimit e t\u00eb mos lutet d\u00ebshtimi p\u00ebrpara gjetjes s\u00eb zgjidhjeve.<\/p>\n<p>Periudha q\u00eb po jetojm\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtirat dhe me t\u00eb paparashikueshme q\u00eb prej Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Pas pandemis\u00eb, agresioni Rus, nj\u00eb sulm i paprovokuar dhe i pajustifikuar i Rusis\u00eb ndaj popullit t\u00eb Ukrain\u00ebs ka futur bot\u00ebn n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr kriz\u00eb, duke zgjuar kujtimet e err\u00ebta t\u00eb pasojave katastrofike q\u00eb prodhon lufta.<\/p>\n<p>Askush nuk mund t\u00eb jet\u00eb i p\u00ebrjashtuar nga pasojat e saj, as Shqip\u00ebria dhe Shqiptar\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb rreshtuar n\u00eb an\u00ebn e duhur, p\u00ebrkrah aleat\u00ebve.<\/p>\n<p>Angazhimi yn\u00eb, i t\u00eb gjith\u00ebve ne, \u00ebsht\u00eb t\u00eb gjejm\u00eb m\u00ebnyra, p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar situat\u00ebn. T\u00eb kemi ndenj\u00ebn e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb dhe duke i paraprir\u00eb \u00e7do konsiderate tjet\u00ebr, t\u00eb respektojm\u00eb vendimet e organeve kompetente, t\u00eb mos i shmangemi detyrave, e mbi t\u00eb gjitha t\u00eb mos p\u00ebrfitojm\u00eb nga situatat e v\u00ebshtira.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm k\u00ebshtu interpretojm\u00eb qart\u00eb pritshm\u00ebrit\u00eb dhe shpresat e qytetar\u00ebve tan\u00eb. Shpresa t\u00eb cilat me dhimbje duhet ta pranojm\u00eb se marrin goditje prej 32 vitesh, disa reale, disa edhe t\u00eb stisura.<\/p>\n<p>Kriza e tranzicionit t\u00eb st\u00ebrgjat\u00eb e t\u00eb lodhsh\u00ebm, krizat e prodhuara nga brenda apo t\u00eb importuara nga jasht\u00eb, krizat nga mosmarr\u00ebveshjet tona, nga paaft\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb gjuh\u00eb e nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, kriza nga pap\u00ebrgjegjshm\u00ebria, nga korrupsioni \u2013 t\u00eb gjitha k\u00ebto kan\u00eb prodhuar pasiguri, padrejt\u00ebsi dhe p\u00ebrjashtim.<\/p>\n<p>U betova sot se do ti sh\u00ebrbej Kushtetut\u00ebs, interesit Komb\u00ebtar dhe p\u00ebrparimit t\u00eb Popullit Shqiptar, dhe te p\u00ebrmbush detyr\u00ebn time sipas parimeve dhe normave t\u00eb Kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb mision do ta kryej mbi pal\u00ebt, por un\u00eb nuk do t\u00eb q\u00ebndroj neutral ndaj asnj\u00ebrit, q\u00eb bie ndesh me k\u00ebt\u00eb betim, ndaj asnj\u00ebrit q\u00eb vendos interesat politike p\u00ebrpara interesit t\u00eb Kombit ton\u00eb.<\/p>\n<p>Do t\u00eb mb\u00ebshtes, k\u00ebmb\u00ebngul dhe insistoj p\u00ebrher\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunimin mes t\u00eb gjitha forcave politike, n\u00eb gjetjen e gjuh\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, n\u00eb gjetjen e rrug\u00ebve, qoft\u00eb edhe shtigjeve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, sepse n\u00eb fund ne jemi sh\u00ebrbyes t\u00eb qytetar\u00ebve dhe konflikti nuk \u00ebsht\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrbyes i mir\u00eb.<\/p>\n<p>Ne kemi nevoj\u00eb t\u00eb ri-dimensionojm\u00eb besimin publik, i cili p\u00ebrb\u00ebn shtyll\u00ebn e funksionimit t\u00eb shtetit dhe shpirtin e harmonis\u00eb s\u00eb nj\u00eb kombi.<\/p>\n<p>Ne nuk duhet t\u00eb shmangemi nga gabimet e s\u00eb shkuar\u00ebs dhe t\u00eb tashmes.<\/p>\n<p>T\u00eb largohemi nga politika e konfrontimit dhe ta z\u00ebvend\u00ebsojm\u00eb at\u00eb me politik\u00ebn e dialogut dhe t\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebs, t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb bashk\u00ebrisht ura lidh\u00ebse midis klasave politike, shtetasve dhe shtetit.<\/p>\n<p>Me vendosm\u00ebri t\u00eb konsolidojm\u00eb shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs, demokratik e social, p\u00ebr t\u00eb garantuar t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb themelore t\u00eb njeriut, p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme si\u00e7 e meritojn\u00eb qytetar\u00ebt, e d\u00ebshiron rinia dhe e \u00ebnd\u00ebrrojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt.<\/p>\n<p>T\u00eb luftojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb rigjetur vlerat e humbura dhe forcimin e atyre q\u00eb tashm\u00eb me shum\u00eb mund i kemi nd\u00ebrtuar.<\/p>\n<p>Ashtu si\u00e7 kemi treguar dhe konsoliduar n\u00eb vite harmonin\u00eb fetare, le t\u00eb punojm\u00eb p\u00ebr nj\u00eb harmoni politike dhe njer\u00ebzore nj\u00ebkoh\u00ebsisht.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb det t\u00eb till\u00eb t\u00eb trazuar nevojitet unitet, m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do her\u00eb, p\u00ebr t\u00eb siguruar vitalitetin e kombit ton\u00eb, vitalitetin e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku ta b\u00ebjm\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb ton\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb bukur, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb vendin q\u00eb i takon.<\/p>\n<p>Zoti bekoft\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bajram Begaj \u00ebsht\u00eb betuar sot n\u00eb sall\u00ebn e Kuvendit, si President i ri i Republik\u00ebs. N\u00eb fjal\u00ebn e tij t\u00eb par\u00eb nga foltorja e Kuvendit, Begaj ka v\u00ebn\u00eb theksin te bashk\u00ebpunimi mes t\u00eb gjitha forcave politike, duke tejkaluar konfliktet e brendshme. Begaj tha se do t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb Kushtetut\u00ebs, si dhe do t\u00eb punoj\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":273445,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3366,5380,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-273444","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/273444","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=273444"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/273444\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/273445"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=273444"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=273444"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=273444"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}