{"id":273710,"date":"2022-07-25T16:19:21","date_gmt":"2022-07-25T14:19:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=273710"},"modified":"2022-07-25T16:19:21","modified_gmt":"2022-07-25T14:19:21","slug":"gjiknuri-e-ardhmja-e-rajonit-e-sigurte-ne-bashkimin-europian-shqiperi-ka-zgjedhur-te-jete-vend-i-be-se-dhe-i-nato-s","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/gjiknuri-e-ardhmja-e-rajonit-e-sigurte-ne-bashkimin-europian-shqiperi-ka-zgjedhur-te-jete-vend-i-be-se-dhe-i-nato-s\/","title":{"rendered":"Gjiknuri: E ardhmja e rajonit e sigurt\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian, Shqip\u00ebri ka zgjedhur t\u00eb jet\u00eb vend i BE-s\u00eb dhe i NATO-s"},"content":{"rendered":"<p>Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i PS Damian Gjiknuri deklaron se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e vendosur n\u00eb zgjedhjen e saj p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e Bashkimit Europian dhe e NATO-s. Duke folur n\u00eb konferenc\u00ebn me tem\u00eb \u201cSfidat e siguris\u00eb dhe riformimi i gjeopolitik\u00ebs\u201d ku merrte pjes\u00eb dhe gjenerali James L. Jones, Jr, dhe mjaft personalitete t\u00eb larta t\u00eb politik\u00ebs, theksoi se vendi i Ballkanit Per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb n\u00eb familjen evropiane.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb mendoj dhe iniciativat e fundit p\u00ebr hapjen, qoft\u00eb dhe iniciativ\u00ebn e Ballkanit t\u00eb Hapur, megjithat\u00eb dhe ajo mund t\u00eb ket\u00eb debat pasi \u00e7do iniciativ\u00eb e re mund t\u00eb ket\u00eb debat, por e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb fokusi dhe inspirimi kur vjen nga bashk\u00ebpunimi, hapja, forcimi i demokracis\u00eb, mbajtja e t\u00eb nj\u00ebjtave vlerave. N\u00eb fund t\u00eb fundit synimi \u00ebsht\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb jet\u00eb vend i Bashkimit Evropian. E r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb si t\u00eb forcojm\u00eb vlerat e bot\u00ebs per\u00ebndimore n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend q\u00eb quhet Europ\u00eb, dhe ku Ballkani Per\u00ebndimor nuk duhet t\u00eb shikohet si i hequr m\u00ebnjan\u00eb. P\u00ebrkundrazi, aty e ka historin\u00eb, aty e ka dhe perspektiv\u00ebn dhe un\u00eb them dhe politika shqiptare mund ta gjej\u00eb shum\u00eb mir\u00eb veten n\u00eb k\u00ebt\u00eb perspektiv\u00eb dhe me k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim final\u201d, deklaroi ai.<\/p>\n<p>Gjiknuri theksoi se n\u00eb k\u00ebto koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb prevalojn\u00eb vlerat per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>\u201cPo ka nj\u00eb element se \u00e7far\u00eb solli t\u00eb re lufta n\u00eb Ukrain\u00eb apo agresioni rus n\u00eb Ukrain\u00eb, \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht ajo q\u00eb disa filluan ta thon\u00eb, \u00ebsht\u00eb fundi i atij globalizimit dhe demokracis\u00eb pa limit q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb mendonin se do t\u00eb ishte e ardhmja bot\u00ebrore dhe fillimi i ndarjes s\u00eb bot\u00ebs n\u00eb pole q\u00eb bazohen n\u00eb vlera t\u00eb caktuara. Nga nj\u00ebra an\u00eb jan\u00eb vlerat euroatlantike per\u00ebndimore q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb i pranojm\u00eb q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohen nga vendet e NATO-s, nga boshti euroatlantik, por jo kudo e shohin k\u00ebshtu dhe ne po shikojm\u00eb nj\u00eb Rusi q\u00eb afrohet m\u00eb shum\u00eb me Kin\u00ebn. Po shikojm\u00eb nj\u00eb bot\u00eb tjet\u00ebr arabe q\u00eb dikur ka qen\u00eb shum\u00eb me Shtetet e Bashkuara, por tashm\u00eb nuk do t\u00eb zgjedh\u00eb pozicionim, p\u00ebrkundrazi shikon oportunitetet e saj p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar nga kjo situat\u00eb. P\u00ebrkundrazi, Shqip\u00ebria dhe vende t\u00eb tjera t\u00eb vogla gjenden n\u00eb udh\u00ebkryqin se \u00e7far\u00eb zgjedhjesh do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb. Zgjedhja \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb, ne kemi zgjedhur t\u00eb jemi vend i Bashkimit Europian, kemi zgjedhur t\u00eb jemi pjes\u00eb e NATO-s, pjes\u00eb e t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs infrastruktur\u00eb sigurie. Por kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebto vlera t\u00eb prevalojn\u00eb n\u00eb k\u00ebto koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira\u201d\u201d.<\/p>\n<p>Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i PS n\u00ebnvizoi se agresioni rus ndaj Ukrain\u00ebs e forcoi m\u00eb shum\u00eb aleanc\u00ebn e NATO-s.<\/p>\n<p>\u201cAgresioni rus nj\u00eb gj\u00eb e b\u00ebri t\u00eb mir\u00eb, q\u00eb e forcoi m\u00eb shum\u00eb NATO-n, e ndryshoi konceptin e saj strategjik, e vuri p\u00ebrs\u00ebri Rusin\u00eb si nj\u00eb nga k\u00ebrc\u00ebnimet themelore e pa p\u00ebrs\u00ebri Kin\u00ebn si nj\u00eb sfidonte nga pik\u00ebpamja strategjike. E thash\u00eb dhe n\u00eb fillim, kemi nj\u00eb Kin\u00eb dhe nj\u00eb Rusi q\u00eb po afrohen m\u00eb shum\u00eb me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. At\u00ebher\u00eb varet se sa fort\u00eb do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb Bashkimi Europian n\u00eb k\u00ebt\u00eb pozicionim t\u00eb ri t\u00eb presioneve ekonomike q\u00eb vijn\u00eb nga thellimi dhe zgjatja e k\u00ebsaj lufte. Dhe mendoj q\u00eb p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor dhe p\u00ebr vendet tona ka nj\u00eb gj\u00eb, ne me nj\u00ebri-tjetrin duhet t\u00eb bashk\u00ebpunojm\u00eb m\u00eb shum\u00eb, t\u00eb mos e marrim paqen t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb, t\u00eb shikojm\u00eb q\u00eb siguria nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb mbetet aty. Un\u00eb mendoj q\u00eb nga forcimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve ekonomike dhe p\u00ebrfshirja e k\u00ebtij rajoni me s\u00ebsb\u00ebn, qoft\u00eb dhe p\u00ebr arsye gjeopolitike, qoft\u00eb p\u00ebr arsye gjeostrategjike, \u00e7far\u00ebdolloj emri t\u2019i themi, n\u00eb Bashkimin Europian, \u00ebsht\u00eb e vetmja e ardhme e sigurt\u00eb e k\u00ebtij rajoni. Nuk ka demokraci pa zhvillim ekonomik dhe nuk ka zhvillim ekonomik pa k\u00ebmbyer me nj\u00ebri-tjetri, pa u hapur me nj\u00ebri-tjetrin, pa qen\u00eb n\u00eb paqe, n\u00eb rajon, pa qen\u00eb m\u00eb t\u00eb lir\u00eb dhe pa p\u00ebrfituar nga bashk\u00ebpunimi q\u00eb duhet t\u00eb kemi me Europ\u00ebn\u201d, theksoi Gjiknuri.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i PS Damian Gjiknuri deklaron se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e vendosur n\u00eb zgjedhjen e saj p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e Bashkimit Europian dhe e NATO-s. Duke folur n\u00eb konferenc\u00ebn me tem\u00eb \u201cSfidat e siguris\u00eb dhe riformimi i gjeopolitik\u00ebs\u201d ku merrte pjes\u00eb dhe gjenerali James L. Jones, Jr, dhe mjaft personalitete t\u00eb larta t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":273725,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-273710","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/273710","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=273710"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/273710\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/273725"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=273710"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=273710"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=273710"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}