{"id":274671,"date":"2022-07-29T12:42:23","date_gmt":"2022-07-29T10:42:23","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=274671"},"modified":"2022-07-29T12:45:07","modified_gmt":"2022-07-29T10:45:07","slug":"hoqe-tigrushin-shperthen-gjekmarkaj-dhe-ua-numeron-nje-per-nje-socialisteve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/hoqe-tigrushin-shperthen-gjekmarkaj-dhe-ua-numeron-nje-per-nje-socialisteve\/","title":{"rendered":"\u201cHoqe Tigrushin!\u201d, shp\u00ebrthen Gjekmarkaj dhe ua num\u00ebron \u2018nj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb\u2019 socialist\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p>Agron Gjekmarkaj, ka p\u00ebrshkruar p\u00ebrmes satir\u00ebs seanc\u00ebn e fundit t\u00eb Parlamentit ku u votuan ndryshimet n\u00eb qeveri.<\/p>\n<p>Analiza satirike e Gjekmarkajt:<\/p>\n<p>Babo nuk doja, kurrsesi nuk doja po rixhat\u00eb e shumta t\u00eb koleg\u00ebve andej e k\u00ebtej ma thyen zemren dhe betimin.<\/p>\n<p>Majko me sh\u00ebnja, \u201cjepi \u00e7\u2019pret\u201d, Damo me sy,\u201d nxito, h\u00eb te keqen \u201c, Tao me z\u00eb, \u201cnuk mund t\u00eb hesht\u00ebsh\u201d, Shalsi \u201csi do e l\u00ebsh Babon pa buk\u00ebn e p\u00ebrditshme?\u201d, Etilda me pikellim muzgu, \u201cmos na e b\u00ebj k\u00ebt\u00eb, jemi sjell\u00eb mir\u00eb me ty, t\u00eb kemi duruar si zhegun ndaj mos na prit n\u00eb bes\u00eb si\u00e7 ju ka dal\u00eb nami n\u00eb parti\u201d!<\/p>\n<p>Andej nga banka ku rri ti me vezireshat e vezirushet e paket ngjante si nat\u00eb vaji \u201cmoj e bukura Kronik\u00eb si t\u00eb pash\u00eb e m\u00eb s\u2019t\u00eb lash\u00eb, si t\u00eb lash\u00eb e me s\u2019t\u00eb pash\u00eb\u201d! Mu t\u2019hollua shpirti. U preka. Nuk mbajta m\u00eb. A durohej p\u00ebrhumbja e pashpres\u00eb e Nikos? Po vuajtja pa horizont shelbimi e \u00c7u\u00e7it? Po Bores kush ja z\u00ebvendeson at\u00eb g\u00ebzim n\u00ebse aty nuk gjindet ku tjet\u00ebr? Po p\u00ebrtes\u00ebn e Margaritit p\u00ebr t\u00eb folur p\u00ebr Butrintin me kok\u00ebn mbi re kush e shquan? Po trenin dhe lodrat e Gent Cak\u00ebs kush i\u2019a shtie n\u00eb mend Olt\u00ebs q\u00eb na bashkoi partin\u00eb si tabele qitjeje?<\/p>\n<p>Po marazi i Krifc\u00ebs? Ah mor Babo \u00e7\u2019t\u00eb shihja sot n\u00eb korridor, Greta Bardeli Gjoni dhe Zef Hila si Bac Pencer sa nj\u00eb bina i kishin z\u00ebn\u00eb rrug\u00ebn Frid\u00ebs dhe hesap i lypnin p\u00ebr fushat e Shkodr\u00ebs djerr, p\u00ebr lop\u00ebt q\u00eb kishin humbur burrat nga mbar\u00ebshtimi online, p\u00ebr naft\u00ebn e plot\u00eb t\u00eb tjera. N\u00eb kini zot ndaluni u thash\u00eb, ku veni? Boll e ka g\u00ebrvishtur Bra\u00e7ja me \u00e7aponj!! Se di sa me d\u00ebgjuan! Timen e b\u00ebra.<\/p>\n<p>Vetem Vllai, Mimi di Puccini nuk jepte shenja jete, m\u00eb sheh si has\u00ebm, me pikon xhani gjak, edhe pse nga nj\u00eb trung kulturor.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb duan kronik\u00ebn lum Baboja. T\u00eb mit\u00eb po kaq se shum\u00ebkujt po i harrohet emri n\u00eb rropamat e p\u00ebr\u00e7arjes. Saimir Korreshi tha kam bler\u00eb nj\u00eb kuintal shalqi Lushnje eja e freskohu. Eralda Taso Bane qeshi me fuqin\u00eb e shakas\u00eb si kontribut n\u00eb dhimbjet tona. Dash Sula mungonte e bashk\u00eb me t\u00eb eleganca.<\/p>\n<p>P\u00ebrball\u00eb dilemave t\u00eb tilla falet gjaku jo m\u00eb nj\u00eb shkrim me romuze.<\/p>\n<p>Dita sot filloi me ngjarje. Festuam 100 vjetorin e mardh\u00ebnieve me SHBA-t\u00eb. Qesh\u00eb edhe un\u00eb n\u00eb rresht t\u00eb par\u00eb si Pasha kur ja behe ti me nj\u00eb dolloma t\u00eb gjat\u00eb roz\u00eb, syt\u00eb \u00e7ak\u00ebrr miletit.<\/p>\n<p>Luli t\u00eb pa me indiferenc\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbajtur e mall t\u00eb shtuar. Koh\u00ebt e zamanit i kalonin n\u00ebper fiqir.<\/p>\n<p>Meta v\u00ebng\u00ebr e nuk nginjej po t\u00eb shihte t\u00eb pjekur n\u00eb hell si sh\u00ebn Andrean. Paska l\u00ebshuar p\u00ebllumbat Babo, m\u00ebrm\u00ebrit\u00ebn ca aty po Elisa i pa veng\u00ebr. Nuk qe shikim por flak\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa u ndriu nuri t\u00eb gjithave shoq\u00ebni e motrani t\u00eb pranishme aty q\u00eb tek xhaketa jote zylmen e partis\u00eb gjet\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb lajme e resme ata t\u00eb nahis\u00eb sime m\u00eb kishin b\u00ebr\u00eb hasha, askund un\u00eb. I turp\u00ebroj dreq\u00ebrit se helbete, i konsumuar n\u00eb politik\u00eb e pushtet, i panjohur p\u00ebr miletin nga mediat.<\/p>\n<p>Se kisha v\u00ebn\u00eb re po ai qerrata Salian me naivitetin q\u00eb e karakterizon q\u00eb pran\u00eb \u00e7do zjarri uj\u00eb hedh e jo fu\u00e7i benzin\u00eb\u00a0 me tha, ashtu e k\u00ebshtu. Yt i paudh\u00eb i thash\u00eb. Me jep t\u00eb shtyr\u00ebn me honet e ngasjes kur ata jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shpirt dlir\u00eb.<\/p>\n<p>Ti Babo fest\u00ebn e Amerik\u00ebs e ktheve n\u00eb demaskim t\u00eb armiqve t\u00eb brendsh\u00ebm. Ta din\u00eb k\u00ebta amerikan\u00ebt sa hileqar\u00eb jemi ne ketej q\u00eb nj\u00eb dy themi \u201challall me rrejt\u00eb kaurin\u201d! Po e z\u00ebn\u00eb lepurin me qerre ata edhe kur pal\u00eb pal\u00eb rendin p\u00ebr ti g\u00ebnjyer gjasme n\u00eb gar\u00ebn kush \u00ebsht\u00eb m\u00eb pro, kush info m\u00eb qelibar \u00e7on, kush tradhtar t\u00eb kauz\u00ebs tjetrin shpall!<\/p>\n<p>Qeshin me politik\u00ebn ton\u00eb t\u00eb madhe kab\u00e0 e me p\u00ebrbetimet tona edhe m\u00eb. E madhe ajo e uruar Amerik\u00eb po t\u2019ja hidhnin \u00e7amarroket e vegj\u00ebl do ishte shuar nga mot.<\/p>\n<p>Sot i b\u00ebre t\u00eb gjith\u00eb kureshtar\u00eb hyre n\u00eb kafe dy her\u00eb Babo. Ngjarje e madhe. Babo gju me gju.<\/p>\n<p>Nuk pip\u00ebtiu as miza. T\u00eb tut\u00eb sak\u00ebn se guxonin t\u00eb afroheshon edhe se shpirti jua lypte m\u00eb shum\u00eb se frym\u00ebmarrjen. Kur Manastirliut i dhe ym\u00ebr e g\u00ebzim duke e thirrur u iku boja t\u00eb tjer\u00ebve. Xhelozia si topat e nem\u00e7es ra mbi ato fytyra \u00ebngjullore deri at\u00eb \u00e7ast.<\/p>\n<p>Pamja n\u00eb seance qe e trisht\u00eb. Ulsiu kafshonte buz\u00ebn q\u00eb mos t\u00eb ngash\u00ebrehej. Me ju dhimbt\u00eb gurit e drunit ishte b\u00eb. Ikja e Bel\u00ebs p\u00ebr n\u00eb qiellin e shtat\u00eb t\u00eb Qeveris\u00eb, e kishte l\u00ebn\u00eb at\u00eb kuk mes Delin\u00ebs q\u00eb qesh kot dhe Evisit q\u00eb hesht plot. Gjithkush qan hallin e vet. Ti hoqe Tigrushin p\u00ebr arsyet e tua. Disa thon\u00eb se \u00e7oi dosjen e incenerator\u00ebve tek LSI ca se Spaku pas dere, nejse e di vet\u00eb ti pun\u00ebn t\u00ebnde po mua me fike. Kronikat e mia pa Tigrushin jan\u00eb si malet pa kurore, si fushat djerr, si ora pa zemrek, si tava pa levrek! Tani vet\u00ebm Tezja me frazat si karrit\u00eb m\u00eb ka mbetur ashtu e vrerosur, me shikimin rrepir\u00eb dhe plot munx\u00eb! Se mos ma heq dhe at\u00eb e pastaj mbeta si kukudh me laps n\u00eb dor\u00eb. Ti b\u00ebj sh\u2026. kronik\u00ebs.<\/p>\n<p>Lamtumir\u00eb Tigrush. E leht\u00eb t\u00eb qoft\u00eb lendina pas daljes nga kronika. Nga sot je vet\u00ebm lexues i saj! Po me Zef Mazin \u00e7\u2019pate!? Allah allah e z\u00ebvend\u00ebsove me Ciun. Po kjo nga u gjet o Babo dermani?<\/p>\n<p>Pas votimit u kthyem prap\u00eb n\u00eb kafe kur hop ti prap\u00eb aty njer\u00ebzor deri n\u00eb dhimbje. \u00c7\u2019t\u00eb shihnim Ulsiun q\u00eb qante n\u00eb krah\u00ebt e tu dhe ti q\u00eb i gugasje \u00ebmb\u00ebl tek veshi, mos qaj xhan mos qaj, me Bel\u00ebn do takohesh p\u00ebrs\u00ebri po ai s\u2019donte t\u2019ja dinte! Shyqyr q\u00eb erdhi Paulini dhe i vikati nuk qajn\u00eb burrat more haram dhe pushoi.<\/p>\n<p>Thash\u00eb se plasi, gjith\u00eb ajo vap\u00eb e kaq lot. Por edhe dashuria e fjala jote i ra si balsam pas asaj pamje shafran.<\/p>\n<p>N\u00ebn ket\u00eb shembull u pajtuam edhe un\u00eb me Fatmirin, nuk e mbajti zemra ndarjen. Doktori erdhi t\u00eb b\u00ebri rezil e iku tek Mirdita e Lindit\u00ebs e cila trazohet nga paudh\u00ebsit\u00eb. Kosta i Gramozit dhe i saj sot ishte i zymt\u00eb katran.<\/p>\n<p>Gaz Bardhi mungoi. Grida rroku me sy munges\u00ebn pa guxuar ta shpreh\u00eb mallin. Xhindja molepset n\u00eb nostalgjira.<\/p>\n<p>Luan Ba\u00e7i e Lu\u00e7iano Bo\u00e7i q\u00eb mos b\u00ebfshin haj\u00ebr mor Babo kur un\u00eb t\u00eb p\u00ebrshendeta, ata se\u00e7 b\u00ebnin, mendova se kruheshin, por jo preknin ca vende kund\u00ebr tersit. L\u00ebshuan nj\u00eb ah leht\u00ebsuese se po t\u00eb uleshe aty \u00e7far\u00eb do i thonin Doktorit! E madhe do qe belaja.\/balkanweb<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Agron Gjekmarkaj, ka p\u00ebrshkruar p\u00ebrmes satir\u00ebs seanc\u00ebn e fundit t\u00eb Parlamentit ku u votuan ndryshimet n\u00eb qeveri. Analiza satirike e Gjekmarkajt: Babo nuk doja, kurrsesi nuk doja po rixhat\u00eb e shumta t\u00eb koleg\u00ebve andej e k\u00ebtej ma thyen zemren dhe betimin. Majko me sh\u00ebnja, \u201cjepi \u00e7\u2019pret\u201d, Damo me sy,\u201d nxito, h\u00eb te keqen \u201c, Tao [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":274677,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,3366,5380,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-274671","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-koment","10":"category-kryesore","11":"category-lajme","12":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/274671","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=274671"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/274671\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/274677"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=274671"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=274671"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=274671"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}