{"id":2747,"date":"2015-07-26T17:50:34","date_gmt":"2015-07-26T15:50:34","guid":{"rendered":"http:\/\/zjarr.tv\/?p=2747"},"modified":"2015-07-26T16:45:05","modified_gmt":"2015-07-26T14:45:05","slug":"ja-vendimi-i-cuditshem-i-gjyqtareve-per-vrasesin-e-turisteve-ceke","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/ja-vendimi-i-cuditshem-i-gjyqtareve-per-vrasesin-e-turisteve-ceke\/","title":{"rendered":"Ja vendimi i \u00e7uditsh\u00ebm i gjyqtar\u00ebve per vras\u00ebsin e turist\u00ebve \u00e7ek\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Cili \u00ebsht\u00eb vendimi q\u00eb i dha lirin\u00eb e parakohshme Sokol Mjacajt dhe dosja gjyq\u00ebsore ku akuzohej q\u00eb bashk\u00eb me dy v\u00ebllez\u00ebrit Kodra vran\u00eb f\u00ebmij\u00ebn 13-vje\u00e7ar, Agim Lera. Krimi p\u00ebr nj\u00eb var\u00ebse floriri dhe vendimi i \u00e7uditsh\u00ebm i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Shkodr\u00ebs, q\u00eb nj\u00eb prej t\u00eb dyshuarve kryesor\u00eb p\u00ebr vrasje nga d\u00ebnim me burg p\u00ebrjet\u00eb i dha 25 vite d\u00ebnim, nd\u00ebrsa Mjacajt menj\u00ebher\u00eb i fali gjasht\u00eb vite.<br \/>\nN\u00ebse ngjarjet do viheshin n\u00eb peshore, nuk dihet se cila \u00ebsht\u00eb krimi m\u00eb i madh; vrasja e dy turist\u00ebve \u00e7ek\u00eb nga nj\u00eb 20-vje\u00e7ar me rekorde t\u00eb r\u00ebnda kriminale, apo lirimi i autorit t\u00eb dyshuar nga burgu, pa kryer as gjysm\u00ebn qesharake t\u00eb nj\u00eb d\u00ebnimi t\u00eb dh\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, duke par\u00eb dosjen gjyq\u00ebsore t\u00eb t\u00eb dyshuarit Sokol Mjacaj, ngjan se gjyq\u00ebsori i ka dh\u00ebn\u00eb lirin\u00eb e parakohshme jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u2019u rehabilituar, por indirekt p\u00ebr t\u00eb kryer nj\u00eb tjet\u00ebr krim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, vet\u00ebm nj\u00eb muaj pasi la qelin\u00eb e burgut.<\/p>\n<p>Burgosja e par\u00eb e Mjacajt nis n\u00eb vitin 2010, kur ai ishte 15 vje\u00e7, pasi mori pjes\u00eb n\u00eb masakrimin p\u00ebr vdekje t\u00eb 13-vje\u00e7arit, Agim Lera. Kjo ngjarje e r\u00ebnd\u00eb ndodhi n\u00eb fshatin Pjoll\u00eb t\u00eb komun\u00ebs Shal\u00eb, n\u00eb vitin 2010.<\/p>\n<p>Dyshohet se Mjacaj n\u00eb bashk\u00ebpunim me v\u00ebllez\u00ebrit Edmond dhe Besnik Kodra vran\u00eb n\u00eb rrethana r\u00ebnduese nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb vet\u00ebm 13 vje\u00e7, p\u00ebr nj\u00eb vares\u00eb floriri. Pasi i rr\u00ebmbyen var\u00ebsen, ndaj f\u00ebmij\u00ebs krejt t\u00eb mitur ushtruan dhun\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb duke i p\u00ebrplasur kok\u00ebn n\u00eb gur\u00eb dhe m\u00eb pas mbytur me duar. P\u00ebr t\u00eb humbur gjurm\u00ebt, trupin e f\u00ebmij\u00ebs e hodh\u00ebn n\u00eb lum\u00eb.<\/p>\n<p>Pak muaj m\u00eb pas u arrestuan Mjacaj dhe dy v\u00ebllez\u00ebrit Kodra, t\u00eb cil\u00ebt ishin n\u00eb mosh\u00eb madhore. Ata n\u00eb gjykat\u00eb nuk e pranuan krimin, por s\u00ebrish p\u00ebr treshen gjyq\u00ebsore t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Shkodr\u00ebs d\u00ebnoi me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm Besnik Kodr\u00ebn, v\u00ebllan\u00eb e tij Edmondin me 11 vjet, nd\u00ebrsa t\u00eb miturin 15-vje\u00e7ar me dhjet\u00eb vite. U konsiderua si nj\u00eb \u201cleht\u00ebsim\u201d p\u00ebr familjar\u00ebt e djalit 13-vje\u00e7ar t\u00eb vrar\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb tmerrshme t\u00eb mundshme, por \u201cdrejt\u00ebsia\u201d di t\u00eb manovroj\u00eb.<\/p>\n<p>Apeli <\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb fillim dy v\u00ebllez\u00ebrit pretendonin pafaj\u00ebsin\u00eb, duke mohuar \u00e7do akuz\u00eb, por prokuroria p\u00ebrve\u00e7 disa provave shkencore, kishte edhe d\u00ebshmin\u00eb e Sokol Mjacajt. Ai kishte treguar ngjarjen dhe m\u00eb pas edhe vendin ku ishte hedhur trupi i f\u00ebmij\u00ebs.<\/p>\n<p>Q\u00eb t\u00eb gjitha deklarimet e tij rezultuan t\u00eb sakta, duke e r\u00ebnduar pozit\u00ebn edhe t\u00eb dy v\u00ebllez\u00ebrve. P\u00ebr institucionin e akuz\u00ebs, goditjen fatale t\u00eb p\u00ebrplasjes s\u00eb kok\u00ebs n\u00eb gur\u00eb e kishte dh\u00ebn\u00eb Besnik Kodra, nd\u00ebrsa v\u00ebllai i tij Edmondi dhe Sokol Mjacaj kishin bashk\u00ebpunuar dhe dhunuar f\u00ebmij\u00ebn. Gjithashtu rezulton se personi q\u00eb kishte \u00e7uar n\u00eb \u201cprit\u00eb\u201d f\u00ebmij\u00ebn dyshohet se \u00ebsht\u00eb Sokol Mjacaj.<\/p>\n<p>Teksa vendimi ishte marr\u00eb n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb t\u00eb gjyq\u00ebsorit, avokat\u00ebt mbrojt\u00ebs t\u00eb dy v\u00ebllez\u00ebrve apeluan vendimin. Pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjykat\u00eb do vinte ndryshimi i madh p\u00ebr t\u00eb akuzuarit. Gjykata e Apelit, n\u00eb dh\u00ebnien e vendimit n\u00eb vitin 2013, ka pranuar pjes\u00ebrisht k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr rihapjen e hetimit n\u00eb ngarkim t\u00eb tre t\u00eb pandehurve, ka vendosur l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb gjykat\u00ebs s\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb p\u00ebr Edmond Kodr\u00ebn, pra d\u00ebnimin e tij me 11 vjet burg, ndryshimin e vendimit p\u00ebr v\u00ebllan\u00eb e tij, Besnik Kodra, nga burgim i p\u00ebrjetsh\u00ebm n\u00eb 25 vjet burg, si dhe ndryshimin e vendimit p\u00ebr t\u00eb pandehurin Sokol Mjacaj.<\/p>\n<p>Ai, nga dhjet\u00eb vite q\u00eb ishte d\u00ebnuar n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb, u d\u00ebnua me vet\u00ebm kat\u00ebr vjet. Pala gjykuese n\u00eb Apel kryesohej nga gjyqtarja Marina Rraboshta, nd\u00ebrsa kishte n\u00eb krah edhe dy an\u00ebtar\u00ebt, koleg\u00ebt e saj, q\u00eb ishin n\u00eb nj\u00eb mendje p\u00ebr ndryshimin e vendimit.<\/p>\n<p>Teksa u dha vendimi, menj\u00ebher\u00eb n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit dhe pas saj pati p\u00ebrleshje t\u00eb ashpra mes familjar\u00ebve t\u00eb t\u00eb akuzuarve dhe atyre t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs s\u00eb masakruar. U gjakos\u00ebn mes tyre, u vran\u00eb fizikisht e shum\u00eb shpirt\u00ebrisht familjar\u00ebt e djaloshit vet\u00ebm 13-vje\u00e7ar, por kjo ishte drejt\u00ebsia e dh\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>Vendimi i diskutuesh\u00ebm <\/p>\n<p>Fakti q\u00eb edhe Gjykata e Apelit njohu faj\u00ebsin\u00eb, por zbuti d\u00ebnimet, ngjalli jo pak reagim. S\u00eb pari ajo i njohu si fajtor\u00eb t\u00eb tre personat, por b\u00ebri dy \u201cndere\u201d fort t\u00eb m\u00ebdha. S\u00eb pari p\u00ebr t\u00eb akuzuarin kryesor, Besnik Kodra, pasi p\u00ebr t\u00eb nga d\u00ebnim me burg p\u00ebrjet\u00eb i dha 25 vite, por pa argumentuar qart\u00eb se p\u00ebrse ky vendim gati n\u00eb ekstrem.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi vendimin me 11 vite p\u00ebr t\u00eb v\u00ebllan\u00eb, nd\u00ebrsa \u201cm\u00ebshiroi\u201d thuajse krejt\u00ebsisht Sokol Mjacajn, kur p\u00ebr t\u00eb dha vet\u00ebm kat\u00ebr vite burgim, pa\u00e7ka krimit t\u00eb r\u00ebnd\u00eb q\u00eb kishte ndodhur. Por s\u00ebrish asnj\u00eb nga gjyqtar\u00ebt q\u00eb mor\u00ebn vendimin nuk u procedua, ndon\u00ebse familjar\u00ebt u rivran\u00eb pasi vendimi ishte pro t\u00eb akuzuarve.<\/p>\n<p>Nuk dihet tashm\u00eb se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb me treshen e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Shkodr\u00ebs, ku pas vrasjes s\u00eb tre turist\u00ebve \u00e7ek\u00eb \u00ebsht\u00eb rikthyer edhe nj\u00eb her\u00eb problemi i madh q\u00eb ndodh me drejt\u00ebsin\u00eb. Ku persona t\u00eb akuzuar p\u00ebr krime t\u00eb r\u00ebnda d\u00ebnohen pak dhe n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr fitojn\u00eb lirin\u00eb, duke iu rikthyer krimeve dhe l\u00ebn\u00eb pasoja t\u00eb r\u00ebnda.<\/p>\n<p>Ai vet\u00ebm para nj\u00eb muaji kishte l\u00ebn\u00eb qelit\u00eb e burgut t\u00eb Sh\u00ebn Kollit n\u00eb Lezh\u00eb, por tashm\u00eb kreu nj\u00eb krim mjaft t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb vdekur n\u00eb vend dy turist\u00ebt \u00e7ek\u00eb q\u00eb erdh\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr turiz\u00ebm, por u kthyen n\u00eb vendlindje me arkivole, pasi ran\u00eb n\u00eb prit\u00eb nga nj\u00eb grabitje e mundshme.<\/p>\n<p>Ministri i Rendit dhe kryepolici shigjetojn\u00eb gjyq\u00ebsorin <\/p>\n<p>N\u00eb momentin q\u00eb u konfirmua zyrtarisht se autori i dyshuar i vrasjes s\u00eb dy turist\u00ebve ishte arrestuar nga policia n\u00eb fshatin Grud\u00eb e Re n\u00eb Shkod\u00ebr, reagoi edhe ministri i Brendsh\u00ebm, Saimir Tahiri. N\u00eb postimin e tij, Tahiri falenderon forcat e policis\u00eb dhe banor\u00ebt e Dukagjinit. Ministri i Brendsh\u00ebm shprehet se personi i arrestuar ndoshta duhet t\u00eb ishte n\u00eb burg p\u00ebr krimet e m\u00ebparshme.<\/p>\n<p>\u201cFaleminderit policis\u00eb dhe banor\u00ebve t\u00eb Dukagjinit p\u00ebr arrestimin n\u00eb koh\u00eb rekord t\u00eb njeriut, q\u00eb ndoshta duhet t\u00eb ishte ende n\u00eb burg p\u00ebr krimet e m\u00ebparshme, e jo t\u00eb vriste p\u00ebrs\u00ebri\u201d, shkroi ministri.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ai ka l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohet se vendimi i gjykat\u00ebs dhe problemi i drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vend po shkakton mjaft probleme. Sepse direkt gjyqtar\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm duke dh\u00ebn\u00eb d\u00ebnime t\u00eb ul\u00ebta, shum\u00eb m\u00eb pak se\u00e7 e parashikon ligji, sjellin pasoja t\u00eb r\u00ebnda. Gjithashtu, edhe Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Haki \u00c7ako, n\u00eb nj\u00eb prononcim t\u00eb shkurt\u00ebr nga Drejtoria e Policis\u00eb s\u00eb Shkodr\u00ebs ishte n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb me ministrin, nd\u00ebrkoh\u00eb ka siguruar se rendi do t\u00eb jet\u00eb prioritet kryesor n\u00eb zonat turistike.<\/p>\n<p>\u201cDua  t\u00eb siguroj q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shtetasit shqiptar\u00eb dhe t\u00eb huaj q\u00eb b\u00ebhen pjes\u00eb e guidave dhe l\u00ebvizjes n\u00eb Shqip\u00ebri se ata do t\u00eb jen\u00eb m\u00eb se t\u00eb sigurt tash e tutje. Do t\u00eb marrim masa q\u00eb t\u2019u v\u00ebm\u00eb n\u00eb dispozicion \u00e7do sh\u00ebrbim\u201d, \u2013 tha \u00c7ako. Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb lidhje me vendimin e gjykatave, duke iu referuar rastit t\u00eb Mjacajt, kreu i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit tha se \u201cjemi duke analizuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb detajuar edhe arsyet pse ky kriminel gjendet jasht\u00eb, pasi ka qen\u00eb edhe m\u00eb par\u00eb i d\u00ebnuar p\u00ebr tentativ\u00eb vjedhjeje me pasoj\u00eb vdekjen e nj\u00eb f\u00ebmije\u201d.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Cili \u00ebsht\u00eb vendimi q\u00eb i dha lirin\u00eb e parakohshme Sokol Mjacajt dhe dosja gjyq\u00ebsore ku akuzohej q\u00eb bashk\u00eb me dy v\u00ebllez\u00ebrit Kodra vran\u00eb f\u00ebmij\u00ebn 13-vje\u00e7ar, Agim Lera. Krimi p\u00ebr nj\u00eb var\u00ebse floriri dhe vendimi i \u00e7uditsh\u00ebm i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Shkodr\u00ebs, q\u00eb nj\u00eb prej t\u00eb dyshuarve kryesor\u00eb p\u00ebr vrasje nga d\u00ebnim me burg p\u00ebrjet\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2044,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-2747","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-uncategorized-sq"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2747","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2044"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2747"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2747\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2747"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2747"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2747"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}