{
    "id": 275048,
    "date": "2022-07-31T12:30:27",
    "date_gmt": "2022-07-31T10:30:27",
    "guid": {
        "rendered": "https:\/\/zjarr.tv\/?p=275048"
    },
    "modified": "2022-07-31T12:30:27",
    "modified_gmt": "2022-07-31T10:30:27",
    "slug": "festim-si-gjate-50-viteve-diktature-me-retushim-te-aktoreve-dhe-personazheve-historike",
    "status": "publish",
    "type": "post",
    "link": "http:\/\/zjarr.tv\/en\/festim-si-gjate-50-viteve-diktature-me-retushim-te-aktoreve-dhe-personazheve-historike\/",
    "title": {
        "rendered": "&#8216;Festim si gjat\u00eb 50 viteve diktatur\u00eb, me retushim t\u00eb aktor\u00ebve dhe personazheve historike&#8217;"
    },
    "content": {
        "rendered": "<p>Nga Enver Byty\u00e7i<\/p>\n<p>U festua me shum\u00eb bam-bame ajo q\u00eb u konsiderua 100- vjetori i lidhjeve diplomatike midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Po t\u00eb isha un\u00eb organizator i k\u00ebsaj feste, do t\u00eb b\u00ebja di\u00e7ka t\u00eb thjesht\u00eb, pa shum\u00eb v\u00ebmendje. Kjo p\u00ebr disa arsye:<\/p>\n<p>S\u00eb pari, v\u00ebrtet 28 korriku ishte 100-vjetori i lidhjeve diplomatike, por jan\u00eb vet\u00ebm 49 vite marr\u00ebdh\u00ebnie diplomatike. N\u00eb vitet e pushtimit nazi-fashist dhe t\u00eb diktatur\u00ebs SHBA-t\u00eb nuk kishin marr\u00ebdh\u00ebnie diplomatike me Shqiperin\u00eb. Kjo kap nj\u00eb periudh\u00eb prej 51 vitesh. Prandaj dhe \u00ebsht\u00eb e diskutueshme n\u00ebse duhet t\u00eb konsiderohet 100 vjetor apo 49 vjet lidhje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta midis dy vendeve.<\/p>\n<p>Lidhjet diplomatike midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe SHBA-ve u realizuan n\u00eb vitin 1922, kur kryeminist\u00ebr dhe arkitekt i k\u00ebtyre lidhjeve ishte Ahmet Zogu. N\u00eb vitet e Mbretit Zog I k\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie ishin t\u00eb shk\u00eblqyera. Por asnj\u00eb aktivitet p\u00ebrkujtimor i k\u00ebtyre dit\u00ebve, aq me pak ne takimin e kryeministrit dhe miting-koncertin e dat\u00ebs 28 korrik, nuk promovoi k\u00ebt\u00eb fakt! Gjith\u00e7ka u fokusua te kulti i Edi Ram\u00ebs! E n\u00ebse edhe dit\u00eblindja e bab\u00ebs tim do t&#8217;i sh\u00ebrbente kultit t\u00eb Ram\u00ebs, ose dikujt tjet\u00ebr, nuk do isha dakord t\u00eb festohej! U duk sikur i gjith\u00eb organizimi i fest\u00ebs(ave) po i sh\u00ebrbente pushtetit t\u00eb pakufizuar t\u00eb kryeministrit shqiptar! Madje edhe fotot u shiten si t\u00eb tilla!<\/p>\n<p>N\u00ebse festohej 100 apo 49-vjetori i lidhjeve diplomatike midis SHBA-ve dhe Shqip\u00ebris\u00eb, at\u00ebher\u00eb duhej sh\u00ebnuar pa frik\u00eb e v\u00ebrteta historike se vizita e George W. Bush n\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb 10 qershor 2007 \u00ebsht\u00eb pika kulmore e k\u00ebtyre marr\u00ebdh\u00ebnieve.<\/p>\n<p>Po ashtu vizitat n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb t\u00eb president\u00ebve dhe kryeministrave shqiptar\u00eb. Apo akti i pranimit n\u00eb NATO t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Nuk ka event tjet\u00ebr t\u00eb k\u00ebtyre p\u00ebrmasave n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet midis dy vendeve.<\/p>\n<p>Por k\u00ebto ngjarje u fshin\u00eb nga kujtesa p\u00ebrkujtimore p\u00ebr arsye t\u00eb politik\u00ebs ditore. Nj\u00eb ngjarje perkujtimore q\u00eb nuk i p\u00ebrmbahet s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs \u00ebsht\u00eb demagogji! T\u00eb tilla shqiptar\u00ebt kan\u00eb festuar me qindra gjate 50 viteve diktatur\u00eb. Me retushim t\u00eb aktor\u00ebve dhe personazheve historike. E nj\u00ebjta gj\u00eb ndodhi n\u00eb rastin e p\u00ebrkujtimit t\u00eb dit\u00ebs kur u vendos\u00ebn p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet diplomatike me Amerik\u00ebn.<\/p>\n<p>Pa asnj\u00eb dyshim, edhe n\u00ebse kjo dat\u00eb festohet \u00e7do vit, ajo i b\u00ebn mir\u00eb kujtes\u00ebs historike t\u00eb shqiptar\u00ebve. Por kur humbet objektiviteti dhe e v\u00ebrteta fshihet pas vendimeve &#8220;non-grata&#8221;, at\u00ebher\u00eb nj\u00eb fest\u00eb e till\u00eb kthehet n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e efektit t\u00eb saj, p\u00ebr t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb nisur t\u00eb zhvillohet!<\/p>\n<p>Historia \u00ebsht\u00eb e pam\u00ebshirshme, nuk fal as m\u00eb t\u00eb fuqishmin! Prandaj dhe diplomacia duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb fleksibel!<\/p>",
        "protected": false
    },
    "excerpt": {
        "rendered": "<p>Nga Enver Byty\u00e7i U festua me shum\u00eb bam-bame ajo q\u00eb u konsiderua 100- vjetori i lidhjeve diplomatike midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Po t\u00eb isha un\u00eb organizator i k\u00ebsaj feste, do t\u00eb b\u00ebja di\u00e7ka t\u00eb thjesht\u00eb, pa shum\u00eb v\u00ebmendje. Kjo p\u00ebr disa arsye: S\u00eb pari, v\u00ebrtet 28 korriku ishte 100-vjetori i lidhjeve [&hellip;]<\/p>",
        "protected": false
    },
    "author": 2030,
    "featured_media": 274622,
    "comment_status": "closed",
    "ping_status": "closed",
    "sticky": false,
    "template": "",
    "format": "standard",
    "meta": {
        "footnotes": ""
    },
    "categories": [
        241,
        3366,
        5380,
        231,
        1454
    ],
    "tags": [],
    "class_list": {
        "0": "post-275048",
        "1": "post",
        "2": "type-post",
        "3": "status-publish",
        "4": "format-standard",
        "5": "has-post-thumbnail",
        "7": "category-aktualitet",
        "8": "category-koment",
        "9": "category-kryesore",
        "10": "category-lajme",
        "11": "category-politike"
    },
    "_links": {
        "self": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/275048",
                "targetHints": {
                    "allow": [
                        "GET"
                    ]
                }
            }
        ],
        "collection": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"
            }
        ],
        "about": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"
            }
        ],
        "author": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"
            }
        ],
        "replies": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=275048"
            }
        ],
        "version-history": [
            {
                "count": 0,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/275048\/revisions"
            }
        ],
        "wp:featuredmedia": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/274622"
            }
        ],
        "wp:attachment": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=275048"
            }
        ],
        "wp:term": [
            {
                "taxonomy": "category",
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=275048"
            },
            {
                "taxonomy": "post_tag",
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=275048"
            }
        ],
        "curies": [
            {
                "name": "wp",
                "href": "https:\/\/api.w.org\/{rel}",
                "templated": true
            }
        ]
    }
}