{"id":275176,"date":"2022-08-01T11:27:13","date_gmt":"2022-08-01T09:27:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=275176"},"modified":"2022-08-01T11:27:13","modified_gmt":"2022-08-01T09:27:13","slug":"shkoi-me-shporten-e-ushqimeve-baze-ne-kuvend-deputeti-i-pd-blen-te-njejtat-produkte-ne-itali-e-kroaci-dhe-mbetet-i-habitur-nga-cmimet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/shkoi-me-shporten-e-ushqimeve-baze-ne-kuvend-deputeti-i-pd-blen-te-njejtat-produkte-ne-itali-e-kroaci-dhe-mbetet-i-habitur-nga-cmimet\/","title":{"rendered":"Shkoi me shport\u00ebn e ushqimeve baz\u00eb n\u00eb Kuvend, deputeti i PD blen t\u00eb nj\u00ebjtat produkte n\u00eb Itali e Kroaci dhe mbetet i habitur nga \u00e7mimet"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti i Partis\u00eb Demokratike, Dashnor Sula u paraqit pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb t\u00eb Kuvendit me nj\u00eb shport\u00eb ushqimesh t\u00eb produkteve baz\u00eb p\u00ebr t\u2019i treguar qeveris\u00eb realitetin e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, q\u00eb nuk arrijn\u00eb t\u00eb p\u00ebrballojn\u00eb \u00e7mimet e larta. Pasi b\u00ebri publike fatur\u00ebn prej 30 mij\u00eb lek\u00ebsh t\u00eb vjetra p\u00ebr produktet q\u00eb mund t\u2019i mjaftojn\u00eb nj\u00eb familje me 4 an\u00ebtar\u00eb p\u00ebr jo m\u00eb shum\u00eb se 3 dit\u00eb, Sula gjat\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtimi n\u00eb Itali ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin pazar atje dhe n\u00eb Kroaci, ku n\u00eb t\u00eb dy rastet ka mbetur i habitur nga \u00e7mimet, p\u00ebr t\u00eb cilat thot\u00eb se i priste m\u00eb t\u00eb larta n\u00eb dy vende an\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Europian.<\/p>\n<p>Kjo, jo p\u00ebr faktin se jan\u00eb t\u00eb larta, por sepse fatura p\u00ebr produkte t\u00eb ngjashme n\u00eb Italin\u00eb p\u00ebrtej Adriatikut \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb me Shqip\u00ebrin\u00eb, e cila ka nj\u00eb nivel shum\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt jetese sesa unioni. Nd\u00ebrsa, Kroacia \u00ebsht\u00eb vendi q\u00eb e ka surprizuar v\u00ebrtet\u00eb, pasi t\u00eb nj\u00ebjtat produkte baz\u00eb kan\u00eb kushtuar sa gjysma e shum\u00ebs s\u00eb shpenzuar n\u00eb nj\u00eb supermarket n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p><strong>POSTIMI I DASHNOR SUL\u00cbS:<\/strong><\/p>\n<p>Shqip\u00ebria dy her\u00eb m\u00eb e shtrenjt\u00eb se BE. Rreth nj\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb shkova n\u00eb seanc\u00ebn plenare me nj\u00eb shport\u00eb me produktet baz\u00eb t\u00eb ushqimeve.<\/p>\n<p>Shporta p\u00ebrmbante:<\/p>\n<p>1 Buke\u00a0 1 liter vaj\u00a0 1 kg miell\u00a0 1 kg Sheqer\u00a0 1 kg djath te bardhe\u00a0 1 shishe qumesht<\/p>\n<p>1 shishe kos\u00a0 1 kg oriz\u00a0 1 pako makarona\u00a0 10 kokrra veze.<\/p>\n<p>Fatura e ketyre produkteve te blera ne nje nga supermarketet e nivelit te mesem dhe te ulet shkoi 30 mije lek te vjet\u00ebr. Nd\u00ebrkohe produktet per nje familje mesatare me 4 persona nuk mund te mjaftojne per me shume se 3 dite. Pra 10 mije lek te vjet\u00ebr ne dite. Sigurisht e paperballueshme. Behet fjale vetem per produktet jetike. T\u00eb dashur qytetar, une s\u2019dua te marr flamurin e sulmit ndaj kesaj qeverie vetem per politike. Ndaj vendosa qe te perball \u00e7mimet e Shqiperise me ato te vendeve te BE.<\/p>\n<p>Keto dite pata nje udhetim permes rruges toksore per ne Itali. Ndaj vendosa te beja dy shporta me te njejtat produkte qe bera para nje muaj n\u00eb Shqiperi. Kur u futa ne supermarket po mendoja se \u00e7mimet do te ishin me te shtrenjta por do merrja reference pagat mesatare te vendeve perkatese. Por u zhg\u00ebnjeva. Te njejta produkte ne Kroaci kushtuan gjysmen e \u00e7mimit ne Shqiperi. Te dashur qytetar, te njejta produkte kushtuan sa gjysma e asaj qe pagova ne Shqiperi. Nderkohe qe duhet te dime q\u00eb Kroacia ka vite qe eshte anetare e BE dhe ka nje super turizem.<\/p>\n<p>U zhgenjeva edhe me Italine. Si nje nga vendet me te zhvilluara te BE mendova se do fatura me te njejtat produkte do shkonte minimalisht me 50-60 me shume se n\u00eb Shqip\u00ebri. Por jo. Kushtoi fiks sa n\u00eb Shqip\u00ebri. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb diferencat ekonomike mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Italis\u00eb \u00ebsht\u00eb super dalluese. Sa \u00ebsht\u00eb paga e nj\u00eb mjeku n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb Itali \u00ebsht\u00eb pensioni i nj\u00eb t\u00eb moshuari. Besoj dallohet diferenca. Ekonomia e familjeve shqiptare po tkurret \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb buxheti i shtetit po zgjerohet. Por k\u00ebto para nuk u kthehen qytetar\u00ebve me investime apo subvencione p\u00ebr m\u00eb t\u00eb pamundurit. Parat\u00eb po shkojn\u00eb tek klient\u00ebt e qeveris\u00eb. Te oligark\u00ebt q\u00eb nj\u00ebsoj si buxheti i qeveris\u00eb, po fryjn\u00eb portofol\u00ebt e tyre.<\/p>\n<p>Nga muaj korrik, pensionist\u00ebt dhe familjet n\u00eb nevoj\u00eb nuk marrin m\u00eb as at\u00eb l\u00ebmoshin 3 mij\u00eb lek q\u00eb iu hodh si \u201ckock\u00eb\u201d nga qeveria. Vjeshta ka p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb nj\u00eb terr ekonomik ndaj qeveria duhet t\u00eb ler\u00eb p\u00ebr nj\u00eb moment klient\u00ebt e duhet t\u00eb kthej\u00eb v\u00ebmendjen tek qytetar\u00ebt!<\/p>\n<p>Burimi: Postimi i deputetit n\u00eb Facebook.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti i Partis\u00eb Demokratike, Dashnor Sula u paraqit pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb t\u00eb Kuvendit me nj\u00eb shport\u00eb ushqimesh t\u00eb produkteve baz\u00eb p\u00ebr t\u2019i treguar qeveris\u00eb realitetin e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, q\u00eb nuk arrijn\u00eb t\u00eb p\u00ebrballojn\u00eb \u00e7mimet e larta. Pasi b\u00ebri publike fatur\u00ebn prej 30 mij\u00eb lek\u00ebsh t\u00eb vjetra p\u00ebr produktet q\u00eb mund t\u2019i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":264789,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-275176","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/275176","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=275176"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/275176\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/264789"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=275176"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=275176"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=275176"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}