{
    "id": 275178,
    "date": "2022-08-01T11:41:07",
    "date_gmt": "2022-08-01T09:41:07",
    "guid": {
        "rendered": "https:\/\/zjarr.tv\/?p=275178"
    },
    "modified": "2022-08-01T11:41:07",
    "modified_gmt": "2022-08-01T09:41:07",
    "slug": "kosova-kryeministri-spanjoll-e-thote-hapur-mendojme-qe-eshte-shkelur-e-drejta-nderkombetare-rama-i-mbeshtes-100-autoritetet-kosovare-qe-kerkojne-qe-marreveshja-te-zbatohet",
    "status": "publish",
    "type": "post",
    "link": "http:\/\/zjarr.tv\/en\/kosova-kryeministri-spanjoll-e-thote-hapur-mendojme-qe-eshte-shkelur-e-drejta-nderkombetare-rama-i-mbeshtes-100-autoritetet-kosovare-qe-kerkojne-qe-marreveshja-te-zbatohet\/",
    "title": {
        "rendered": "Kosova\/ Kryeministri spanjoll e thot\u00eb hapur: Mendojm\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb shkelur e drejta nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Rama: I mb\u00ebshtes 100% autoritetet kosovare q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb marr\u00ebveshja t\u00eb zbatohet"
    },
    "content": {
        "rendered": "<p>Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez deklaroi n\u00eb Tiran\u00eb se q\u00ebndrimi i Spanj\u00ebs p\u00ebr njohjen e Kosov\u00ebs nuk ndryshon. Sanchez tha se mendimi i tij \u00ebsht\u00eb se \u00ebsht\u00eb shkelur e drejta nd\u00ebrkomb\u00ebtare prandaj nuk mund t\u00eb jemi n\u00eb favor t\u00eb k\u00ebtij pranimi. Megjithat\u00eb ai theksoi se nxit dialogun dhe afrimin me BE-n\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cMendojm\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb shkelur e drejta nd\u00ebrkomb\u00ebtare prandaj nuk mund t\u00eb jemi n\u00eb favor t\u00eb k\u00ebtij pranimi, dhe k\u00ebt\u00eb e themi me gjith\u00eb respektin p\u00ebr popullin shqiptar. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb opinion q\u00eb nuk e ndajm\u00eb me qeverin\u00eb shqiptare. Por kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ne nuk e nxisim dialogun me Prishtin\u00ebn p\u00ebr t\u2019u afruar me BE-n\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb pozicioni i qeveris\u00eb s\u00eb Spanj\u00ebs. Edhe miqt\u00eb e mir\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb kontradikta\u201d, deklaroi Sanchez.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb kryeministri Edi Rama tha se i mb\u00ebshtet 100% qeverin\u00eb dhe autoritetet e Kosov\u00ebs q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb marr\u00ebveshja t\u00eb zbatohet.<\/p>\n<p>\u201cJu jeni n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn tuaj t\u00eb nxirrni konkluzione ekstreme (gazetares). Un\u00eb jam n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn time t\u00eb them q\u00eb e kund\u00ebrta \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb. Ngjarja e ndjeshme pasqyr\u00eb e v\u00ebshtir\u00ebsis\u00eb s\u00eb thell\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie. Ushtrimi i sovranitetit n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin e shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs bazuar n\u00eb marr\u00ebveshje ne dakord\u00ebsuar mes Kosov\u00ebs e Serbis\u00eb n\u00eb Bruksel lidhur me tem\u00ebn q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shkak i k\u00ebtij acarimi, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb drejt\u00eb vet\u00ebm, por detyr\u00eb e institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb i mb\u00ebshtes 100% qeverin\u00eb dhe autoritetet e Kosov\u00ebs q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb marr\u00ebveshja t\u00eb zbatohet. Ashtu sikund\u00ebr i p\u00ebrg\u00ebzoj autoritetet n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr sensin e vet\u00ebp\u00ebrmbajtjes dhe p\u00ebr d\u00ebgjimin e aleat\u00ebve q\u00eb sugjeruan nj\u00eb shtyrje 30 ditore, jo p\u00ebr t\u00eb ndryshuar marr\u00ebveshjen, por p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb koh\u00eb koh\u00ebs q\u00eb t\u00eb sqarohet \u00e7far\u00eb duhet\u201d, tha Rama.<\/p>\n<p>Ai u shpreh m\u00eb tej se k\u00ebto situata nuk tregojn\u00eb q\u00eb Ballkani i Hapur \u00ebsht\u00eb i panevojsh\u00ebm, apo \u00ebsht\u00eb i gabuar.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto situata nuk tregojn\u00eb q\u00eb qasja jon\u00eb ndaj Serbis\u00eb dhe politika e afrimit dhe dialogut \u00ebsht\u00eb e gabuar. K\u00ebto situata tregojn\u00eb pik\u00ebrisht pse ne kemi nevoj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. K\u00ebto situata tregojn\u00eb pik\u00ebrisht pse duhet Ballkani i Hapur dhe pse Kosova duhet t\u00eb vij\u00eb dhe t\u00eb ulet n\u00eb Ballkanin e Hapur. K\u00ebto situata tregojn\u00eb q\u00eb ka dy rrug\u00eb, rruga e kthimit mbrapa dhe luft\u00ebs nga e cila nuk fiton m\u00eb askush dhe rruga tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtimi i paqes. Un\u00eb jam me t\u00eb par\u00ebn dhe as mos prisni q\u00eb un\u00eb t\u00eb kem nj\u00eb opinion tjet\u00ebr. Me presidentin e Serbis\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnia miq\u00ebsore nuk m\u00eb pengon t\u00eb ndahem aty ku nuk jemi dakord. Spanja ka arsyet e veta q\u00eb ta lexoj\u00eb ashtu si\u00e7 e lexon marr\u00ebdh\u00ebnien me Kosov\u00ebn. Kjo nuk e pengon Spanj\u00ebn q\u00eb ne jemi p\u00ebr liberalizimin e vizave p\u00ebr qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shprehje mosrespekti p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si ne shqiptar\u00ebt e shohim k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje\u201d, tha Rama.<\/p>\n<p>Burimi : Konferenca e p\u00ebrbashk\u00ebt e Edi Ram\u00ebs me homologun spanjoll n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>",
        "protected": false
    },
    "excerpt": {
        "rendered": "<p>Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez deklaroi n\u00eb Tiran\u00eb se q\u00ebndrimi i Spanj\u00ebs p\u00ebr njohjen e Kosov\u00ebs nuk ndryshon. Sanchez tha se mendimi i tij \u00ebsht\u00eb se \u00ebsht\u00eb shkelur e drejta nd\u00ebrkomb\u00ebtare prandaj nuk mund t\u00eb jemi n\u00eb favor t\u00eb k\u00ebtij pranimi. Megjithat\u00eb ai theksoi se nxit dialogun dhe afrimin me BE-n\u00eb. \u201cMendojm\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb shkelur e [&hellip;]<\/p>",
        "protected": false
    },
    "author": 2037,
    "featured_media": 160320,
    "comment_status": "closed",
    "ping_status": "closed",
    "sticky": false,
    "template": "",
    "format": "standard",
    "meta": {
        "footnotes": ""
    },
    "categories": [
        241,
        231
    ],
    "tags": [],
    "class_list": {
        "0": "post-275178",
        "1": "post",
        "2": "type-post",
        "3": "status-publish",
        "4": "format-standard",
        "5": "has-post-thumbnail",
        "7": "category-aktualitet",
        "8": "category-lajme"
    },
    "_links": {
        "self": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/275178",
                "targetHints": {
                    "allow": [
                        "GET"
                    ]
                }
            }
        ],
        "collection": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"
            }
        ],
        "about": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"
            }
        ],
        "author": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"
            }
        ],
        "replies": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=275178"
            }
        ],
        "version-history": [
            {
                "count": 0,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/275178\/revisions"
            }
        ],
        "wp:featuredmedia": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/160320"
            }
        ],
        "wp:attachment": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=275178"
            }
        ],
        "wp:term": [
            {
                "taxonomy": "category",
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=275178"
            },
            {
                "taxonomy": "post_tag",
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=275178"
            }
        ],
        "curies": [
            {
                "name": "wp",
                "href": "https:\/\/api.w.org\/{rel}",
                "templated": true
            }
        ]
    }
}