{"id":275184,"date":"2022-08-01T11:53:08","date_gmt":"2022-08-01T09:53:08","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=275184"},"modified":"2022-08-01T11:53:08","modified_gmt":"2022-08-01T09:53:08","slug":"si-eshte-e-mundur-a-kaloi-kriza-familjet-ne-nevoje-me-syte-nga-qielli-paketa-antikrize-shtyhet-per-shtator","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/si-eshte-e-mundur-a-kaloi-kriza-familjet-ne-nevoje-me-syte-nga-qielli-paketa-antikrize-shtyhet-per-shtator\/","title":{"rendered":"\u201cSi \u00ebsht\u00eb e mundur, a kaloi kriza?\u201d, familjet n\u00eb nevoj\u00eb me syt\u00eb nga \u201cqielli\u201d, paketa antikriz\u00eb shtyhet p\u00ebr shtator"},"content":{"rendered":"<p>Qeveria ka vendosur ta shtyje p\u00ebr n\u00eb shtator paket\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb ndihm\u00ebs financiare p\u00ebr familjet n\u00eb nevoj\u00eb. Ministria e Financave nuk e rishikoi buxhetin, duke i l\u00ebn\u00eb mij\u00ebra familje n\u00eb nevoj\u00eb dhe pensionist\u00eb pa bonusin prej 3 mij\u00eb lek\u00ebsh gjat\u00eb muajve t\u00eb ver\u00ebs. Fondi Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar, por edhe Banka e Shqip\u00ebris\u00eb rekomandojn\u00eb mb\u00ebshtetjen sa m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb shtresave m\u00eb n\u00eb nevoj\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPo rishikojm\u00eb buxhetin dhe po analizojm\u00eb konsumin, n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb rishikimit do t\u00eb dal me paket\u00ebn q\u00eb do t\u00eb vijoj\u00eb p\u00ebr bizneset dhe individ\u00ebt q\u00eb kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb nevoj\u00eb\u201d,- deklaroi ministrja e Financave dhe Ekonomis\u00eb Delina Ibrahimaj n\u00eb 1 korrik kur p\u00ebrfundoi edhe Paketa e par\u00eb e Rezistenc\u00ebs Sociale.<\/p>\n<p>Por edhe pse u b\u00eb nj\u00eb muaj nga kjo deklarat\u00eb, ministrja Ibrahimaj nuk ka dal\u00eb p\u00ebr t\u00eb prezantuar Paket\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb ndihm\u00ebs p\u00ebr kategorit\u00eb n\u00eb nevoj\u00eb, sikurse deklaronte n\u00eb fillim korriku. Faktoje m\u00ebsoi nga burime pran\u00eb ministris\u00eb s\u00eb Financave se tre muajt e ver\u00ebs do t\u00eb kalojn\u00eb pa ndihm\u00eb p\u00ebr familjet n\u00eb nevoj\u00eb. T\u00eb nj\u00ebjtat burime b\u00ebjn\u00eb me dije se ndryshimet n\u00eb buxhet p\u00ebr Paket\u00ebn Antikriz\u00eb 2 do t\u00eb miratohen n\u00eb shtator, n\u00eb nisje t\u00eb sesionit t\u00eb ri parlamentar. Nd\u00ebrkoh\u00eb, sipas raportimeve t\u00eb ministris\u00eb s\u00eb Financave, t\u00eb ardhurat n\u00eb ark\u00ebn e shtetit p\u00ebr gjasht\u00ebmujorin e par\u00eb t\u00eb vitit, u rrit\u00ebn m\u00eb 19% e th\u00ebn\u00eb ndryshe n\u00eb buxhetin e shtetit jan\u00eb 370 milion\u00eb euro m\u00eb shum\u00eb se e nj\u00ebjta periudh\u00eb e nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Prej disa muajsh, \u00e7mimet e larta po ndikojn\u00eb n\u00eb ark\u00ebtimin e m\u00eb shum\u00eb taksave n\u00eb buxhet, si TVSH n\u00eb import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare. Rritjen e ndjeshme t\u00eb \u00e7mimeve e konfirmon edhe Instituti i Statistikave. T\u00eb dh\u00ebnat e Instat tregojn\u00eb se Inflacioni p\u00ebr muajin qershor kulmoi n\u00eb 7.4% i ndikuar kryesisht nga shtrenjtimi i \u00e7mimeve t\u00eb ushqimeve baz\u00eb. N\u00eb kushtet kur \u00e7mimet jan\u00eb rritur dhe parat\u00eb n\u00eb buxhet nuk mungojn\u00eb, natyrsh\u00ebm lind pyetja ; p\u00ebrse qeveria vendosi t\u00eb mos jap\u00eb mb\u00ebshtetje buxhetore p\u00ebr familjet n\u00eb nevoj\u00eb?<\/p>\n<p>\u201cE para, qeveria ka filluar t\u00eb ndjej\u00eb frik\u00ebn e t\u00eb ardhurave buxhetore q\u00eb po ulin ritmin e rritjes. Dhe e dyta, energjia ka nevoj\u00eb p\u00ebr fonde.\u201d- thot\u00eb eksperti i ekonomis\u00eb Enton Duro duke shtuar se rishikimi i buxhetit duhet t\u00eb kishte ndodhur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb vijonte ndihma p\u00ebr familjet n\u00eb nevoj\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, \u00e7mimet e perimeve dhe frutave ulen si rezultat i sezonalitetit dhe ka rritje n\u00eb terma vjetor. Kjo e zbut pak presionin inflacionist. Megjithat\u00eb, si gjithmon\u00eb shtresat e varfra jan\u00eb t\u00eb varura totalisht nga sistemi dhe nuk kan\u00eb fuqi negociuese, pra ca ti japin \u201cbereqavers\u201d, k\u00ebt\u00eb politikb\u00ebr\u00ebsit e din\u00eb shum\u00eb mir\u00eb dhe optimizojn\u00eb politikisht sa her\u00eb \u00ebsht\u00eb e nevojshme!\u201d<\/p>\n<p>Edhe ekspertja e ekonomis\u00eb Irena Beqiraj vler\u00ebson se mb\u00ebshtetja duhej vijuar, por shton se qeveria \u00ebsht\u00eb e detyruar q\u00eb ta shtyj\u00eb p\u00ebr n\u00eb shtator Paket\u00ebn e dyt\u00eb Antikriz\u00eb n\u00eb kushtet e nj\u00eb situate pasigurie q\u00eb kryefjal\u00eb ka energjin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb qoft\u00eb se nuk kan\u00eb t\u00eb fiksuar \u00e7mimin e energjis\u00eb elektrike dhe presin q\u00eb ky \u00e7mim t\u00eb rritet, blerjet do t\u2019i kushtojn\u00eb shum\u00eb shtrenjt\u00eb dhe duhet t\u00eb ken\u00eb para p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb se s\u2019mund t\u00eb mungoj\u00eb energjia. Nga ana tjet\u00ebr, nuk dihet se si do t\u00eb rriten normat e interesit t\u00eb borxhit, t\u00eb cilat nuk jan\u00eb fikse. Do t\u00eb duhet t\u00eb shlyhet borxhi afatshkurt\u00ebr, t\u00eb emetoj\u00eb brenda vendit nj\u00eb borxh afatgjat\u00eb, t\u00eb paguaj\u00eb interesa m\u00eb t\u00eb larta. Po ashtu shpenzimet p\u00ebr nd\u00ebrtimin, investimet publike q\u00eb jan\u00eb parashikuar jan\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr element. Shembull, n\u00ebse nis punimet Porti i Durr\u00ebsit do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb garanci buxhetore.\u201d \u2013 argumenton Beqiraj p\u00ebr Faktoje.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Profesor Elvin Meka vler\u00ebson se situata aktuale e ekonomis\u00eb dikton nevoj\u00ebn e nd\u00ebrhyrjes p\u00ebrmes politik\u00ebs fiskale.<\/p>\n<p>\u201cKa shum\u00eb debate dhe propozime, por ajo q\u00eb duhet theksuar \u00ebsht\u00eb se k\u00ebto lloj paketash jan\u00eb me natyre t\u00eb p\u00ebrkohshme, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ndikimi i k\u00ebsaj rritje t\u00eb p\u00ebrgjithshme do ket\u00eb efekt t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm dhe prek t\u00eb gjith\u00eb ekonomin\u00eb dhe popullat\u00ebn pa p\u00ebrjashtim. N\u00eb kushte t\u00eb tilla do t\u00eb isha m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrhyrje n\u00eb politik\u00ebn fiskale, madje duke b\u00ebr\u00eb rregullime strukturore t\u00eb saj p\u00ebr sa i p\u00ebrket ushqimeve, ose artikujve t\u00eb shport\u00ebs. Megjithat\u00eb, deri n\u00eb nj\u00eb riformulim t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb politik\u00ebs fiskale (t\u00eb cil\u00ebn e dyshoj pasi qeveria \u00ebsht\u00eb shprehur kategorike kund\u00ebr ndryshimit t\u00eb saj) mund t\u00eb shqyrtohet nj\u00eb paket\u00eb \u201cemergjente\u201d ndihme p\u00ebr shtresat n\u00eb nevoj\u00eb.\u201d- thekson Meka p\u00ebr Faktoje.<\/p>\n<p>Me paket\u00ebn e par\u00eb t\u00eb Rezistenc\u00ebs Sociale qeveria dha nj\u00eb bonus prej 3 mij\u00eb lek\u00ebsh n\u00eb muaj p\u00ebr pensionist\u00ebt, familjet me ndihm\u00eb ekonomike dhe personat me aft\u00ebsi ndryshe. Agni Korbi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ish-m\u00ebsues n\u00eb pension nga Kuk\u00ebsi, qarku me nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb varf\u00ebris\u00eb n\u00eb vend sipas INSTAT. Ai shprehet i zhg\u00ebnjyer nga ajo q\u00eb e quan munges\u00eb v\u00ebmendjeje ndaj shtresave n\u00eb nevoj\u00eb.<\/p>\n<p>Agni Korbi, pensionist:<br \/>\n\u201cSi \u00ebsht\u00eb e mundur? A kaloi kriza dhe u ndalu?? Se p\u00ebr tre muaj i kemi marr\u00eb po n\u00ebqoft\u00eb se ka ndalu kriza le t\u00eb mos japin, po kriza vazhdon dhe \u00ebsht\u00eb thelluar. At\u00ebher\u00eb njer\u00ebzit me t\u00eb drejt\u00eb pyesin, pse i ndaluan? Pak pak po ishte di\u00e7ka p\u00ebr ne pensionistet. Ta rikthejn\u00eb ndihm\u00ebn q\u00eb ta p\u00ebrkrahin popullin se ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb gjendje shum\u00eb t\u00eb keqe ekonomike.\u201d- thot\u00eb Korbi p\u00ebr Faktoje.<\/p>\n<p>Edhe Unioni i Transportit Publik i ka k\u00ebrkuar qeveris\u00eb nd\u00ebrhyrje t\u00eb menj\u00ebhershme p\u00ebr t\u00eb vijuar me paket\u00ebn antikriz\u00eb ose n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt rritjen e bilet\u00ebs s\u00eb udh\u00ebtar\u00ebve. N\u00eb paket\u00ebn e par\u00eb t\u00eb Rezistenc\u00ebs Sociale qeveria ndau 500 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr kompensimin e rritjes s\u00eb \u00e7mimit t\u00eb transportit publik.<\/p>\n<p>\u201cNe nuk mund t\u00eb presim shtatorin, qeveria duhet t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb menj\u00ebher\u00eb tani pasi me \u00e7mimet e larta t\u00eb karburanteve sh\u00ebrbimi rrezikon mbylljen.\u201d- thot\u00eb p\u00ebr Faktoje Rixhin Qosja, kryetar i Shoqat\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Transportit Urban duke shtuar se Shoqata vijon bisedimet intensive me autoritetet p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb sa m\u00eb par\u00eb kompensimin.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr pik\u00eb e paket\u00ebs s\u00eb par\u00eb ishte dhe mb\u00ebshtetja p\u00ebr fermer\u00ebt me naft\u00eb pa taksa. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb kategori, qeveria u vu n\u00eb l\u00ebvizje duke e rritur mas\u00ebn e financimit p\u00ebr skem\u00ebn komb\u00ebtare n\u00eb bujq\u00ebsi me 1.2 mld lek\u00eb p\u00ebr vitin 2022 p\u00ebr ti ardhur n\u00eb ndihm\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb fermer\u00ebve p\u00ebr uljen e kstove t\u00eb prodhimit. Vendimi i qeveris\u00eb n\u00eb 29 korrik parashikon mb\u00ebshtetje prej 30 mij\u00eb lek\u00ebsh p\u00ebr \u00e7do hektar t\u00eb mbjell\u00eb me grur\u00eb dhe nj\u00eb fond prej 500 milion\u00eb lek\u00ebsh p\u00ebr naft\u00ebn pa taksa, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb rriten p\u00ebrfituesit.<\/p>\n<p>\u201cMb\u00ebshtetja p\u00ebr grurin \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga k\u00ebrkesat tona t\u00eb b\u00ebra nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, por m\u00eb mir\u00eb von\u00eb se kurr\u00eb. Kjo mas\u00eb do t\u00eb incentivoj\u00eb fermer\u00ebt p\u00ebr t\u00eb mbjell\u00eb grur\u00eb, duke i ulur kostot e prodhimit. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb mas\u00eb shum\u00eb e mir\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mbetet p\u00ebr tu par\u00eb se kur do t\u00eb nis aplikimi.\u201d \u2013thot\u00eb p\u00ebr Faktoje Eduard Sharka, kryetar i Shoqat\u00ebs s\u00eb Fermer\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb vler\u00ebsimin e fundit p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb edhe Fondi Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar k\u00ebshillonte qeverin\u00eb q\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb familjet n\u00eb nevoj\u00eb, t\u00eb cilat prej fillimit t\u00eb k\u00ebtij viti po p\u00ebrballen me val\u00ebn n\u00eb rritje t\u00eb \u00e7mimeve.<\/p>\n<p>\u201cNe e shohim me vend z\u00ebvend\u00ebsimin e tij (Bordit t\u00eb Transparenc\u00ebs) me mb\u00ebshtetje t\u00eb mir\u00eborientuar p\u00ebr t\u00eb varf\u00ebrit dhe shtresat e ekspozuara me q\u00ebllim mbrojtjen e tyre nga efektet e rritjes s\u00eb \u04abmimeve.\u201d- shkruhej n\u00eb njoftimin e FMN-s\u00eb pas p\u00ebrbylljes s\u00eb vivit\u00ebs zyrtare n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb maj t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>Po ashtu, edhe Banka e Shqip\u00ebris\u00eb ka b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebr ndihm\u00eb ndaj shtresave n\u00eb nevoj\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cFokusi i politikave ekonomike do t\u00eb duhet t\u00eb orientohet drejt ruajtjes s\u00eb stabilitetit t\u00eb ccmimeve si nj\u00eb parakusht p\u00ebr stabilitetin financiar t\u00eb vendit p\u00ebr nj\u00eb rritje t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe afatgjat\u00eb, dhe n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb shtresave n\u00eb nevoj\u00eb.\u201d- tha Guvernatori Gent Sejko nj\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb, gjat\u00eb raportimit vjetor t\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Kuvend.<\/p>\n<p>Burimi: Faktoje.al<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Qeveria ka vendosur ta shtyje p\u00ebr n\u00eb shtator paket\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb ndihm\u00ebs financiare p\u00ebr familjet n\u00eb nevoj\u00eb. Ministria e Financave nuk e rishikoi buxhetin, duke i l\u00ebn\u00eb mij\u00ebra familje n\u00eb nevoj\u00eb dhe pensionist\u00eb pa bonusin prej 3 mij\u00eb lek\u00ebsh gjat\u00eb muajve t\u00eb ver\u00ebs. Fondi Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar, por edhe Banka e Shqip\u00ebris\u00eb rekomandojn\u00eb mb\u00ebshtetjen sa [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":271660,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-275184","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/275184","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=275184"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/275184\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/271660"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=275184"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=275184"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=275184"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}