{"id":275990,"date":"2022-08-05T18:43:54","date_gmt":"2022-08-05T16:43:54","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=275990"},"modified":"2022-08-05T18:43:54","modified_gmt":"2022-08-05T16:43:54","slug":"siguria-ne-plazhe-prioritet-nano-leter-pushtetit-lokal-dhe-agjencise-kombetare-te-bregdetit-nuk-keni-bere-detyren","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/siguria-ne-plazhe-prioritet-nano-leter-pushtetit-lokal-dhe-agjencise-kombetare-te-bregdetit-nuk-keni-bere-detyren\/","title":{"rendered":"\u2018Siguria n\u00eb plazhe prioritet\u2019, Nano let\u00ebr pushtetit lokal dhe Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Bregdetit: Nuk keni b\u00ebr\u00eb detyr\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Gledisa Nano i ka nisur nj\u00eb let\u00ebr Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Bregdetit.<\/p>\n<p>N\u00eb let\u00ebr Nano ka k\u00ebrkuar bashk\u00ebpunimin e t\u00eb gjitha institucioneve ligjzbatuese p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb sezon t\u00eb sigurt turistik.<\/p>\n<p>N\u00eb let\u00ebr thuhet se Policia e Shtetit, si aktor i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb ruajtjen e rendit dhe siguris\u00eb, do t\u00eb vijoj\u00eb t\u00eb nd\u00ebrrmarr\u00eb dhe t\u00eb planizoj\u00eb sh\u00ebrbime policore 24 n\u00eb 24 or\u00eb, n\u00eb t\u00eb gjitha territoret e plazheve dhe zonave turistike.<\/p>\n<p>Nano ka vendosur monitoroj\u00eb t\u00eb gjitha hallkat e zbatimit t\u00eb ligjit. Kjo vjen pas ngjarjes tragjike t\u00eb sh\u00ebnuar n\u00eb Hima\u00eb, ku nj\u00eb 7-vje\u00e7are u p\u00ebrpls p\u00ebr vdekje nga nj\u00eb skaf.<\/p>\n<p>E plot\u00eb:<\/p>\n<p>Siguria n\u00eb det, plazhe dhe ujrat e brendsh\u00ebm n\u00eb thell\u00ebsi t\u00eb territorit shqiptar, \u00ebsht\u00eb prioritet i veprimtaris\u00eb s\u00eb institucioneve t\u00eb vendit ton\u00eb. P\u00ebr t\u00eb garantuar dhe siguruar jet\u00ebn e qytetar\u00ebve dhe t\u00eb pushuesve, p\u00ebrgjat\u00eb sezonit turistik dhe jo vet\u00ebm, k\u00ebrkojm\u00eb bashk\u00ebpunimin dhe angazhimin e t\u00eb gjitha hallkave institucionale p\u00ebr t\u00eb monitoruar, kontrolluar zbatimin e ligjit dhe t\u00eb akteve n\u00ebnligjore, n\u00eb fush\u00ebn e turizmit.<\/p>\n<p>Misioni i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit \u00ebsht\u00eb t\u00eb garantoj\u00eb jet\u00ebn e qytetar\u00ebve n\u00eb \u00e7do situat\u00eb apo pjes\u00eb t\u00eb territorit shqiptar dhe n\u00eb zbatim t\u00eb ligjit \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u00eb ofroj\u00eb gjith\u00eb mb\u00ebshtetjen dhe sh\u00ebrbimet e saj.<\/p>\n<p>Policia e Shtetit k\u00ebrkon bashk\u00ebpunimin dhe kontributin konkret, nga \u00e7do struktur\u00eb, n\u00eb zbatim t\u00eb :<\/p>\n<p>Policia e Shtetit, si aktor i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb ruajtjen e rendit dhe siguris\u00eb, do t\u00eb vijoj\u00eb t\u00eb nd\u00ebrrmarr\u00eb dhe t\u00eb planizoj\u00eb sh\u00ebrbime policore 24 n\u00eb 24 or\u00eb, n\u00eb t\u00eb gjitha territoret e plazheve dhe zonave turistike.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb arritur rezultatet e duhura, policia e shtetit duhet t\u00eb informohet periodikisht mbi masat e marra nga institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse (detyrim i cili nuk rezulton t\u00eb jet\u00eb zbatuar nga institucionet drejtp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse, p\u00ebr asnj\u00eb rast), t\u00eb cilat lejojn\u00eb licensimin p\u00ebr zhvillimin e aktviteteve dhe turizmit detar, pajisjen me leje drejtimi t\u00eb mjeteve motorike lundruese, p\u00ebrcaktimin e zonave t\u00eb ndaluara p\u00ebr lundrim dhe ankorim t\u00eb mjeteve lundruese, si dhe t\u00eb \u00e7do aktiviteti tjet\u00ebr q\u00eb lidhet me hapsir\u00ebn detare dhe jo vet\u00ebm, t\u00eb informohen t\u00eb gjitha organet ligjzbatuese p\u00ebr \u00e7do shkelje dhe moszbatim t\u00eb ligjit nga \u00e7do subjket publik apo privat. T\u00eb merren masa administrative dhe jo vet\u00ebm ndaj \u00e7do shkel\u00ebsi t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>P\u00ebrsa m\u00eb sip\u00ebr, k\u00ebrkohet bashk\u00ebpunim dhe angazhim konkret n\u00eb zbatimin e t\u00eb gjitha detyrimeve ligjore t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb legjislacionin shqiptar, kerkojm\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebpunim efikas me strukturat n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb ministris\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr turizmin dhe mjedisin, ministris\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr infrastruktur\u00ebn, ministris\u00eb p\u00ebrgjegjes\u00eb p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb dhe zhvillimin rural, inspektoriateve q\u00eb mbulojn\u00eb fush\u00ebn e turizmit dhe inspektoriatit shtet\u00ebror teknik dhe industrial, si dhe nj\u00ebsive t\u00eb qeverisjes qendrore e vendore, n\u00eb marrjen e masave dhe mbajtjen e p\u00ebrgjigjegj\u00ebsis\u00eb nga \u00e7do institucion shtet\u00ebror.<\/p>\n<p>Policia e Shtetit nuk mund t\u00eb veproj\u00eb e vetme dhe as nuk mund t\u00eb jet\u00eb e vetmja p\u00ebrgjegj\u00ebse, n\u00ebse hallkat nd\u00ebrinstucionale nuk bashk\u00ebpunojn\u00eb dhe nuk zbatojn\u00eb ligjin.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Gledisa Nano i ka nisur nj\u00eb let\u00ebr Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Bregdetit. N\u00eb let\u00ebr Nano ka k\u00ebrkuar bashk\u00ebpunimin e t\u00eb gjitha institucioneve ligjzbatuese p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb sezon t\u00eb sigurt turistik. N\u00eb let\u00ebr thuhet se Policia e Shtetit, si aktor i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb ruajtjen e rendit dhe siguris\u00eb, do [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":275993,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3366,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-275990","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment","9":"category-kryesore","10":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/275990","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=275990"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/275990\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/275993"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=275990"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=275990"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=275990"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}