{
    "id": 276464,
    "date": "2022-08-08T13:36:30",
    "date_gmt": "2022-08-08T11:36:30",
    "guid": {
        "rendered": "https:\/\/zjarr.tv\/?p=276464"
    },
    "modified": "2022-08-08T13:36:30",
    "modified_gmt": "2022-08-08T11:36:30",
    "slug": "nuk-ndalet-inflacioni-arrin-7-5-ne-korrik-nga-ushqimet-uji-transporti-qiraja-dhe-energjia-ja-si-u-rriten-cmimet",
    "status": "publish",
    "type": "post",
    "link": "http:\/\/zjarr.tv\/en\/nuk-ndalet-inflacioni-arrin-7-5-ne-korrik-nga-ushqimet-uji-transporti-qiraja-dhe-energjia-ja-si-u-rriten-cmimet\/",
    "title": {
        "rendered": "Nuk ndalet inflacioni, arrin 7.5% n\u00eb korrik. Nga ushqimet, uji, transporti, qiraja dhe energjia, ja si u rrit\u00ebn \u00e7mimet"
    },
    "content": {
        "rendered": "<p>Rritja e \u00e7mimeve nuk ka ndalur dhe n\u00eb korrik, ndon\u00ebse ritmet jan\u00eb ngadal\u00ebsuar n\u00eb krahasim me muajt e m\u00ebparsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Sipas INSTAT, inflacioni, q\u00eb mat ndryshimin e \u00e7mimeve t\u00eb konsumit n\u00eb muajin Korrik 2022 \u00ebsht\u00eb 7,5%, nga 7.4% q\u00eb ishte muajin e m\u00ebparsh\u00ebm. Edhe n\u00eb korrik rritja e \u00e7mimeve u ndikua m\u00eb s\u00eb shumti nga ushqimet dhe pijet alkoolike si dhe nga karburantet.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb ky ndryshim ishte 2,2%. Ndryshimi mujor i indeksit t\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb konsumit n\u00eb muajin Korrik 2022, krahasuar me Qershor 2022 \u00ebsht\u00eb 0,2%.<\/p>\n<p>N\u00eb korrik, inflacioni ishte n\u00eb nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb q\u00eb nga shkurti i vitit 2002, kur treguesi ishte 7.6%.<\/p>\n<p>Inflacioni \u00ebsht\u00eb m\u00eb se dy her\u00eb m\u00eb i lart\u00eb se objektivi i sh\u00ebnjestruar i bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb prej 3%.<\/p>\n<p>Banka e Shqip\u00ebris\u00eb, e cila ka si objektiv kryesor ruajtjen e stabilitetit t\u00eb \u00e7mimeve, q\u00eb nga muaji mars i k\u00ebtij viti ka rritur tre her\u00eb norm\u00ebn baz\u00eb n\u00eb ekonomi, duke e\u00e7uar nga minimum historik prej 0.5% n\u00eb 1.75% ne fillim te gushtit , n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb frenuar rritjen e inflacionit.<\/p>\n<p>Guvernatori Gent Sejko deklaroi gjat\u00eb vendimit t\u00eb fundit se informacioni i ri i marr\u00eb n\u00eb analiz\u00eb sugjeron se presionet inflacioniste jan\u00eb m\u00eb t\u00eb gjera dhe m\u00eb t\u00eb forta se vler\u00ebsimet e m\u00ebparshme. Ky gjykim pasqyron rritjen e shpejt\u00eb t\u00eb \u00e7mimeve n\u00eb tregjet bot\u00ebrore, si dhe k\u00ebrkes\u00ebn e lart\u00eb e t\u00eb q\u00ebndrueshme p\u00ebr mallra e sh\u00ebrbime n\u00eb vend.<\/p>\n<p>N\u00eb eurozon\u00eb, n\u00eb korrik inflacioni arriti n\u00eb nivel rekord prej 8.9%. M\u00eb shum\u00eb se gjysma e rritjes s\u00eb \u00e7mimeve n\u00eb vend vjen p\u00ebr shkak t\u00eb shtrenjtimit t\u00eb produkteve q\u00eb Shqip\u00ebria merr nga importi, duke sinjalizuar se rritja e \u00e7mimeve t\u00eb konsumit do t\u00eb vazhdoj\u00eb m\u00eb tej, pasi inflacioni ne Eurozone\u00a0 vet\u00ebm po rritet.<\/p>\n<p>Nga erdhi rritja e \u00e7mimeve<\/p>\n<p>Sipas INSTAT, Rritja vjetore e \u00e7mimeve n\u00eb muajin Korrik \u00ebsht\u00eb ndikuar kryesisht nga grupi \u201cUshqime dhe pije joalkoolike\u201d me +4,59 pik\u00eb p\u00ebrqindje, pasuar nga grupi \u201cTransporti\u201d me +1,14 pik\u00eb p\u00ebrqindje.<\/p>\n<p>\u00c7mimet e grupit \u201cQira, uj\u00eb, l\u00ebnd\u00eb djeg\u00ebse dhe energji\u201d me +0,66 pik\u00eb p\u00ebrqindje. \u00c7mimet e grupit \u201cMobilje, pajisje sht\u00ebpie dhe mir\u00ebmbajtje e sht\u00ebpis\u00eb\u201d me +0,32 pik\u00eb p\u00ebrqindje. \u00c7mimet e grupit \u201cHotele, kafene dhe restorante\u201d kan\u00eb kontribuar me +0,27 pik\u00eb p\u00ebrqindje.<\/p>\n<p>\u00c7mimet e grupit \u201cPije alkoolike dhe duhan\u201d me +0,25 pik\u00eb p\u00ebrqindje. \u00c7mimet e grupit \u201cVeshje dhe k\u00ebpuc\u00eb\u201d me +0,09 pik\u00eb p\u00ebrqindje. \u00c7mimet e grupit \u201cMallra dhe sh\u00ebrbime t\u00eb ndryshme\u201d me +0,08 pik\u00eb p\u00ebrqindje. \u00c7mimet e grupit \u201cArg\u00ebtim dhe kultur\u00eb\u201d me +0,03 pik\u00eb p\u00ebrqindje. \u00c7mimet e grupeve \u201cSh\u00ebndeti\u201d, \u201cKomunikimi\u201d dhe \u201cSh\u00ebrbimi arsimor\u201dme +0,02 pik\u00eb p\u00ebrqindje secili.<\/p>\n<p>Sipas INSTAT Krahasuar me muajin Korrik 2021, rritja m\u00eb e madhe e \u00e7mimeve v\u00ebrehet n\u00eb grupin \u201cTransporti\u201d me 19,7%, pasuar nga grupet \u201cUshqime dhe pije joalkoolike\u201d me 13,2%, \u201cHotele, kafene dhe restorante\u201d me 6,0%, \u201cPije alkoolike dhe duhan\u201d me 5,0%, \u201cMobilje, pajisje sht\u00ebpie dhe mir\u00ebmbajtje e sht\u00ebpis\u00eb\u201d me 4,2%, \u201cQira, uj\u00eb, l\u00ebnd\u00eb djeg\u00ebse dhe energji\u201d me 3,4%,<\/p>\n<p>\u201cVeshje dhe k\u00ebpuc\u00eb\u201d me 2,1%, \u201cMallra dhe sh\u00ebrbime t\u00eb ndryshme\u201d me 1,5%, \u201cKomunikimi\u201d dhe \u201cSh\u00ebrbimi arsimor\u201d me 0,7% secili, \u201cSh\u00ebndeti\u201d me 0,5%, \u201cArg\u00ebtim dhe kultur\u00eb\u201d me 0,2%.<\/p>\n<p>Brenda grupit t\u00eb ushqimeve \u00e7mimet e n\u00ebngrupit \u201cvajra dhe yndyrna\u201d u rrit\u00ebn me me 30,6%, pasuar nga n\u00ebngrupet \u201cbuk\u00eb dhe drithra\u201d me 20,0%, \u201cqum\u00ebsht, djath\u00eb dhe vez\u00eb\u201d me 18,2%, \u201csheqer, recel, mjalt\u00eb, \u00e7okollata dhe mb\u00eblsira\u201d me 15,4%, \u201cpeshk\u201d 11,4%, \u201czarzavate p\u00ebrfshir\u00eb patatet\u201d me 9,5%, \u201cmish\u201d me 9,1%, etj.<\/p>\n<p>Krahasuar me muajin Qershor 2022, \u00e7mimet e grupit \u201cQira, uj\u00eb, l\u00ebnd\u00eb djeg\u00ebse dhe energji\u201d u rrit\u00ebn me 0,7%, pasuar nga grupet \u201cUshqime dhe pije joalkoolike\u201d me 0,6%, \u201cVeshje dhe k\u00ebpuc\u00eb\u201d dhe \u201cHotele, kafene dhe restorante\u201d me 0,5% secili, \u201cPije alkoolike dhe duhan\u201d, \u201cMobilje, pajisje sht\u00ebpie dhe mir\u00ebmbajtje e sht\u00ebpis\u00eb\u201d dhe \u201cMallra dhe sh\u00ebrbime t\u00eb ndryshme\u201d me 0,4% secili, \u201cSh\u00ebndeti\u201d me 0,3%, \u201cKomunikimi\u201d me 0,2% dhe \u201cSh\u00ebrbimi arsimor\u201d me 0,1%. Nga ana tjet\u00ebr, \u00e7mimet e grupit \u201cTransporti\u201d u ul\u00ebn me 3,7%, pasuar nga grupi \u201cArg\u00ebtim dhe kultur\u00eb\u201d me 0,1%.\/MONITOR<\/p>",
        "protected": false
    },
    "excerpt": {
        "rendered": "<p>Rritja e \u00e7mimeve nuk ka ndalur dhe n\u00eb korrik, ndon\u00ebse ritmet jan\u00eb ngadal\u00ebsuar n\u00eb krahasim me muajt e m\u00ebparsh\u00ebm. Sipas INSTAT, inflacioni, q\u00eb mat ndryshimin e \u00e7mimeve t\u00eb konsumit n\u00eb muajin Korrik 2022 \u00ebsht\u00eb 7,5%, nga 7.4% q\u00eb ishte muajin e m\u00ebparsh\u00ebm. Edhe n\u00eb korrik rritja e \u00e7mimeve u ndikua m\u00eb s\u00eb shumti nga ushqimet [&hellip;]<\/p>",
        "protected": false
    },
    "author": 2020,
    "featured_media": 141839,
    "comment_status": "closed",
    "ping_status": "closed",
    "sticky": false,
    "template": "",
    "format": "standard",
    "meta": {
        "footnotes": ""
    },
    "categories": [
        241,
        5380,
        231
    ],
    "tags": [],
    "class_list": {
        "0": "post-276464",
        "1": "post",
        "2": "type-post",
        "3": "status-publish",
        "4": "format-standard",
        "5": "has-post-thumbnail",
        "7": "category-aktualitet",
        "8": "category-kryesore",
        "9": "category-lajme"
    },
    "_links": {
        "self": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/276464",
                "targetHints": {
                    "allow": [
                        "GET"
                    ]
                }
            }
        ],
        "collection": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"
            }
        ],
        "about": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"
            }
        ],
        "author": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"
            }
        ],
        "replies": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=276464"
            }
        ],
        "version-history": [
            {
                "count": 0,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/276464\/revisions"
            }
        ],
        "wp:featuredmedia": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/141839"
            }
        ],
        "wp:attachment": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=276464"
            }
        ],
        "wp:term": [
            {
                "taxonomy": "category",
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=276464"
            },
            {
                "taxonomy": "post_tag",
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=276464"
            }
        ],
        "curies": [
            {
                "name": "wp",
                "href": "https:\/\/api.w.org\/{rel}",
                "templated": true
            }
        ]
    }
}