{"id":276467,"date":"2022-08-08T13:31:33","date_gmt":"2022-08-08T11:31:33","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=276467"},"modified":"2022-08-08T13:31:33","modified_gmt":"2022-08-08T11:31:33","slug":"fitoi-shumen-marramendese-ne-kazino-djali-i-ish-politikanit-ndalohet-nga-policia-ne-tirane-zbardhen-bisedat-me-krupierin-ne-rrjetet-sociale-dhe-denoncimi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/fitoi-shumen-marramendese-ne-kazino-djali-i-ish-politikanit-ndalohet-nga-policia-ne-tirane-zbardhen-bisedat-me-krupierin-ne-rrjetet-sociale-dhe-denoncimi\/","title":{"rendered":"Fitoi shum\u00ebn marramend\u00ebse n\u00eb kazino, djali i ish-politikanit ndalohet nga policia n\u00eb Tiran\u00eb. Zbardhen bisedat me krupierin n\u00eb rrjetet sociale dhe denoncimi"},"content":{"rendered":"<p>Djali i nj\u00eb-ish politikani \u00ebsht\u00eb ndaluar p\u00ebr disa or\u00eb nga Policia e Tiran\u00ebs s\u00eb bashku me nj\u00eb 23-vje\u00e7ar nga Ballshi, punonj\u00ebs i nj\u00eb kazinoje, pasi dyshoheshin se ishin implikuar n\u00eb nj\u00eb vjedhje, q\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundim nuk u provua, por p\u00ebr k\u00ebt\u00eb u b\u00eb fajtor fati. Denoncimi ndaj tyre ka ardhur nga nj\u00eb prej kazinove kryesore n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilin policia ka nd\u00ebrmarr\u00eb hetime dhe ka ndaluar edhe personat e dyshuar.<\/p>\n<p>Por sipas burimeve t\u00eb sigurta pran\u00eb Drejtoris\u00eb Vendore t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, lojtari me shum\u00eb mund\u00ebsi mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb thjesht me fat kur ka luajtur n\u00eb kazino dhe dyshohet se nuk ekziston mund\u00ebsia e bashk\u00ebpunimit me krupierin e kazinos\u00eb (shp\u00ebndar\u00ebsi i letrave dhe zareve) p\u00ebr t\u00eb fituar brenda nj\u00eb nate sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb holla. Gjithsesi vjedhjen n\u00eb bashk\u00ebpunim, apo fitimin e rast\u00ebsish\u00ebm do ta zgjidh\u00eb Prokuroria, t\u00eb cil\u00ebs i ka kaluar hetimi policor dhe n\u00ebse shkon n\u00eb gjykat\u00eb, drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Historia nisi si n\u00ebp\u00ebr filma, kur nj\u00eb lojtar p\u00ebrjeton nj\u00eb nat\u00eb me fat, duke fituar gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb koh\u00ebs shuma t\u00eb m\u00ebdha lek\u00ebsh n\u00eb kazino, ku shumica e nj\u00ebr\u00ebzve i l\u00ebn\u00eb ato n\u00eb pak koh\u00eb.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht shuma e humbur nga kazinoja, ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb kjo e fundit t\u00eb dyshoj\u00eb se pas fitimeve t\u00eb lojtarit q\u00ebndronte ndoshta nj\u00eb bashk\u00ebpunim me nj\u00eb nga punonj\u00ebsit e saj n\u00eb tavolinat e rulet\u00ebs. P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i kazinos\u00eb ka b\u00ebr\u00eb denoncim n\u00eb Policin\u00eb e Tiran\u00ebs dhe hetimi n\u00eb vazhdim ndaj lojtarit 39 vje\u00e7 dhe krupierit 23 vje\u00e7 nisi menj\u00ebher\u00eb dhe u krye nga forcat e Policis\u00eb pran\u00eb Komisariatit Nr. 3. Baza e denoncimit t\u00eb kazinos\u00eb, sipas juristit t\u00eb saj, q\u00ebndron n\u00eb faktin se krupieri nuk ka zbatuar rregulloren.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebmb\u00ebngul se nga mos kryerja e tre rrotullimeve t\u00eb duhura t\u00eb zarit n\u00eb rulet\u00eb nga krupieri, ka ndihmuar klientin dhe fitimet n\u00eb tavolin\u00ebn e loj\u00ebs nuk jan\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr, ve\u00e7se vjedhje n\u00eb bashk\u00ebpunim, pik\u00ebrisht p\u00ebrpara syve t\u00eb v\u00ebzhguesve t\u00eb kazinos\u00eb dhe t\u00eb kamerave t\u00eb siguris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKrupieri u pa t\u00eb hedh\u00eb zarin, i cili kreu vet\u00ebm dy rrotullime dhe ra tek numri n\u00ebnt\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sipas rregullave t\u00eb kazinos\u00eb, zari duhet t\u00eb kryej\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 3 rrotullime p\u00ebrpara se t\u00eb bjer\u00eb tek nj\u00eb nga numrat e rulet\u00ebs. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt ajo nuk duhet t\u00eb quhet e sakt\u00eb. Krupieri u pa t\u00eb konfirmonte numrin n\u00ebnt\u00eb n\u00eb ekran q\u00eb sh\u00ebrben p\u00ebr t\u00eb lidhur terminalet. B\u00ebrja e vet\u00ebm dy rrotuillimeve lejon vendosjen e basteve n\u00eb vet\u00ebm dy sekonda, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb numri ka r\u00ebn\u00eb. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, n\u00eb kamera shihet klienti q\u00eb nis t\u00eb vendos\u00eb me shpejt\u00ebsi baste pik\u00ebrisht te numri n\u00ebnt\u00eb dhe sipas pamjeve filmike ai fitoi 162 mij\u00eb lek\u00eb\u201d, \u2013 thot\u00eb n\u00eb denoncim juristi i kazinos\u00eb.<\/p>\n<p>Por nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm ky rast sipas juristit t\u00eb kazinos\u00eb, sepse ai thot\u00eb q\u00eb situata p\u00ebrs\u00ebritet pak or\u00eb m\u00eb von\u00eb. P\u00ebrs\u00ebri kruperi 23-vje\u00e7ar e rrotullon zarin vet\u00ebm dy her\u00eb dhe p\u00ebrs\u00ebri klienti A.L., \u00ebsht\u00eb afruar, ka vendosur bast tek numri q\u00eb ra dhe ka fituar 144 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Fakti q\u00eb \u201cfati\u201c po e ndiqte klientin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dyshimt\u00eb, ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e kazinos\u00eb t\u00eb nisnin v\u00ebzhgimin dhe kan\u00eb par\u00eb se si, kur krupieri e hidhte dy her\u00eb zarin, lojtari afrohej dhe vendoste baste n\u00eb numra t\u00eb caktuar, duke fituar nj\u00eb her\u00eb 200 mij\u00eb lek\u00eb, her\u00ebn tjet\u00ebr 360 mij\u00eb lek\u00eb dhe s\u00ebrish 200 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Policia nga ana e saj, pasi ka kryer hetime p\u00ebr rastin, thot\u00eb se nga k\u00ebqyrjet e regjistrimeve u v\u00ebrejt se nuk ishte vet\u00ebm klienti i denoncuar q\u00eb fitoi nga shkelja e rregullores s\u00eb krupierit, por edhe nj\u00eb klient tjet\u00ebr q\u00eb po ashtu ka fituar para, pasi 23-vje\u00e7ari e rrotullonte zarin vet\u00ebm dy her\u00eb.<\/p>\n<p>Por teksa dy t\u00eb ndaluarit, si punonj\u00ebsi i kazinos\u00eb, ashtu edhe lojtari A.L., kan\u00eb b\u00ebr\u00eb me faj vet\u00ebm fatin e mir\u00eb, e kund\u00ebrta \u00ebsht\u00eb zbuluar nga policia. Kjo e fundit thot\u00eb se nga verifikimi dhe kontrolli i celular\u00ebve dhe nga k\u00ebqyrja e mesazheve n\u00eb llogarin\u00eb Instagram, v\u00ebrehet se mes lojtarit dhe krupierit ka komunikime.<\/p>\n<p>Lojtari: \u201cNj\u00eb sugjerim, mos b\u00ebj shorts aty p\u00ebrve\u00e7 se n\u00eb ndonj\u00eb rast tek-tuk, mos e b\u00ebj rrug\u00eb\u201d<\/p>\n<p>Krupieri: Mbr\u00ebm\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb, e b\u00ebra n\u00eb m\u00ebngjes, se e kap apo jo, un\u00eb e b\u00ebra m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr E., se kishte l\u00ebn\u00eb shum\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto komunikime, shfaqet krupieri zem\u00ebr mir\u00eb q\u00eb ndihmon lojtar\u00ebt q\u00eb humbasin dhe l\u00ebn\u00eb gjith\u00eb parat\u00eb n\u00eb kazino.<\/p>\n<p>Lojtari: \u201cJo mo daku, un\u00eb jam stab\u00ebl edhe kur humbas, ideja \u00ebsht\u00eb t\u00eb jap\u00ebsh edhe ti bakshish, b\u00ebj maksimumi 1 deri n\u00eb 2\u201d.<\/p>\n<p>Krupieri: \u201cNuk e hedh dot se m\u00eb shohin\u201d.<\/p>\n<p>Lojtari: \u201cMos e hidh, t\u00eb kam th\u00ebn\u00eb b\u00ebje nj\u00ebher\u00eb n\u00eb kaq koh\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Por gjat\u00eb d\u00ebshmis\u00eb n\u00eb polici, krupieri thot\u00eb se lojtarin nuk e njihte m\u00eb par\u00eb, at\u00eb e ka njohur n\u00eb kazino dhe p\u00ebr shkak t\u00eb pun\u00ebs pasi prej nj\u00eb muajve ai ishte nj\u00eb nga klient\u00ebt m\u00eb t\u00eb rregullt.<\/p>\n<p>\u201cPunoj n\u00eb kazino prej tet\u00eb muajsh dhe puna ime \u00ebsht\u00eb dealer (shp\u00ebrnar\u00ebs letrash, dhe i zareve t\u00eb loj\u00ebrave t\u00eb ndryshme q\u00eb mbahen n\u00eb kazino). Nuk kam ndihmuar asnj\u00eb klient, pasi nuk kam asnj\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb ta b\u00ebj di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb, sepse \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb nd\u00ebrhysh. Makineria \u00ebsht\u00eb elektronike dhe loja ndiqet sipas nj\u00eb programi dhe jo sipas kruperit. Veprimtaria e kruperit mbik\u00ebqyret nga nj\u00eb inspektor q\u00eb e urdh\u00ebron p\u00ebr loj\u00ebn dhe p\u00ebr \u2018spinin\u2019 (hedhjen e zarit n\u00eb rulet\u00eb). Inspektor\u00ebt nd\u00ebrrohen \u00e7do 40 minuta dhe secili ka n\u00ebn v\u00ebzhgim dy tavolina\u201d, \u2013 ka rr\u00ebfyer ai.<\/p>\n<p>Duke e p\u00ebrshkruar djalin e ish-politikanit si nj\u00eb njeri t\u00eb rregullt, krupieri k\u00ebmb\u00ebngul se akuzat jan\u00eb t\u00eb pabaza.<\/p>\n<p>\u201cNuk e kam takuar ndonj\u00ebher\u00eb jasht\u00eb kazinos\u00eb. Sa p\u00ebr komunikimet midis nesh, ai ua thot\u00eb t\u00eb gjith\u00eb krupier\u00ebve k\u00ebt\u00eb gj\u00eb duke sugjeruar m\u00ebnyr\u00ebn e loj\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Policia i thot\u00eb Gazetasi.al, se ka marr\u00eb n\u00eb pyetje edhe lojtarin n\u00eb fjal\u00eb, i cili tregon se ishte nj\u00eb nga lojtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb rregullt n\u00eb kazino.<\/p>\n<p>Madje i t\u00eb gjitha tavolinave. \u201dNj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtyre tavolinave jan\u00eb ruleta. Un\u00eb nuk kam asnj\u00eb komunikim gjat\u00eb loj\u00ebs me krupierin dhe biseda n\u00eb Instagram \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka normale, nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia e ime pse ai e hodhi zarin m\u00eb pak se tre her\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Lojtari thot\u00eb se fitoi ngaq\u00eb \u00ebsht\u00eb i shkath\u00ebt dhe jo sepse po bashk\u00ebpunonte dhe p\u00ebr rrjedhim sipas tij nuk ekzsiton mund\u00ebsia q\u00eb t\u00eb ket\u00eb vjedhur.<\/p>\n<p>\u201cNuk i kam premtuar dhe as th\u00ebn\u00eb gj\u00eb krupierit. Fitova dhe kaq. Nuk kam lidhje fare dhe as bashk\u00ebpunim. N\u00ebse merrni pasqyr\u00ebn time financiare n\u00eb kazino, do t\u00eb shikoni se un\u00eb m\u00eb shum\u00eb kam humbur se sa kam fituar. E konsideroj fat q\u00eb fitova tek numrat q\u00eb vendosa bastet dhe nuk kam kryer asnj\u00eb lloj vjedhjeje\u201d.<\/p>\n<p>Policia thot\u00eb se do t\u00eb referoj\u00eb materialet n\u00eb prokurori p\u00ebr dy personat, q\u00eb t\u00eb dy t\u00eb dyshuar p\u00ebr nj\u00eb nga vjedhjet m\u00eb t\u00eb ve\u00e7anta t\u00eb ndodhura n\u00eb Tiran\u00eb. B\u00ebhet me dije se nga humbjet n\u00eb kazino t\u00eb t\u00eb rinjve, rezultojn\u00eb t\u00eb regjistruara disa ngjarje, midis tyre ajo e l\u00ebnies peng t\u00eb automjeteve dhe shitjes n\u00eb vend t\u00eb sendeve t\u00eb luajtshme.<\/p>\n<p>\u201cPo lind nj\u00eb lloj i ri krimi, q\u00eb vjen nga loj\u00ebrat e fatit dhe ne nuk kemi se si ta parandalojm\u00eb. Ka f\u00ebmij\u00eb biznesmen\u00ebsh, madje edhe vajza, por edhe personazhe shum\u00eb t\u00eb njohur publik\u00eb q\u00eb jan\u00eb kthyer n\u00eb mashtrues dhe zhvat\u00ebs vlerash monetare nga t\u00eb njohurit. K\u00ebto shuma, pasi i shtijn\u00eb n\u00eb dor\u00eb, ata i l\u00ebn\u00eb brenda pak \u00e7astesh n\u00eb kazino dhe pran\u00eb policis\u00eb ka disa kall\u00ebzime t\u00eb ngjashme, madje edhe p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb politikan\u00ebsh t\u00eb tjer\u00eb\u201d, \u2013 tha nj\u00eb burim zyrtar i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>Burimi: Gazeta Si<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Djali i nj\u00eb-ish politikani \u00ebsht\u00eb ndaluar p\u00ebr disa or\u00eb nga Policia e Tiran\u00ebs s\u00eb bashku me nj\u00eb 23-vje\u00e7ar nga Ballshi, punonj\u00ebs i nj\u00eb kazinoje, pasi dyshoheshin se ishin implikuar n\u00eb nj\u00eb vjedhje, q\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundim nuk u provua, por p\u00ebr k\u00ebt\u00eb u b\u00eb fajtor fati. Denoncimi ndaj tyre ka ardhur nga nj\u00eb prej kazinove kryesore [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":150458,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-276467","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/276467","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=276467"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/276467\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/150458"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=276467"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=276467"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=276467"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}