{"id":276691,"date":"2022-08-09T09:33:17","date_gmt":"2022-08-09T07:33:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=276691"},"modified":"2022-08-09T09:33:24","modified_gmt":"2022-08-09T07:33:24","slug":"nuk-ndalet-inflacioni-arrin-7-5-ne-korrik-rekord-i-ri-ne-20-vite","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/nuk-ndalet-inflacioni-arrin-7-5-ne-korrik-rekord-i-ri-ne-20-vite\/","title":{"rendered":"Nuk ndalet inflacioni, arrin 7.5% n\u00eb korrik! Rekord i ri n\u00eb 20 vite"},"content":{"rendered":"<p>Rritja e \u00e7mimeve nuk ka ndalur dhe n\u00eb korrik, ndon\u00ebse ritmet jan\u00eb ngadal\u00ebsuar n\u00eb krahasim me muajt e m\u00ebparsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Sipas INSTAT, inflacioni, q\u00eb mat ndryshimin e \u00e7mimeve t\u00eb konsumit n\u00eb muajin Korrik 2022 \u00ebsht\u00eb 7,5 %, nga 7.4% q\u00eb ishte muajin e m\u00ebparsh\u00ebm. Edhe n\u00eb korrik rritja e \u00e7mimeve u ndikua m\u00eb s\u00eb shumti nga ushqimet dhe pijet alkoolike si dhe nga karburantet.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb ky ndryshim ishte 2,2 %. Ndryshimi mujor i indeksit t\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb konsumit n\u00eb muajin Korrik 2022, krahasuar me Qershor 2022 \u00ebsht\u00eb 0,2 %.<\/p>\n<p>N\u00eb korrik, inflacioni ishte n\u00eb nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb q\u00eb nga shkurti i vitit 2002, kur treguesi ishte 7.6%.<\/p>\n<p>Inflacioni \u00ebsht\u00eb m\u00eb se dy her\u00eb m\u00eb i lart\u00eb se objektivi i sh\u00ebnjestruar i bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb prej 3%.<\/p>\n<p>Banka e Shqip\u00ebris\u00eb, e cila ka si objektiv kryesor ruajtjen e stabilitetit t\u00eb \u00e7mimeve, q\u00eb nga muaji mars i k\u00ebtij viti ka rritur tre her\u00eb norm\u00ebn baz\u00eb n\u00eb ekonomi, duke e\u00e7uar nga minimum historic prej 0.5% n\u00eb 1.75% n\u00eb fillim t\u00eb gushtit, n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb frenuar rritjen e inflacionit.<\/p>\n<p>Guvernatori Gent Sejko deklaroi gjat\u00eb vendimit t\u00eb fundit se informacioni i ri i marr\u00eb n\u00eb analiz\u00eb sugjeron se presionet inflacioniste jan\u00eb m\u00eb t\u00eb gjera dhe m\u00eb t\u00eb forta se vler\u00ebsimet e m\u00ebparshme. Ky gjykim pasqyron rritjen e shpejt\u00eb t\u00eb \u00e7mimeve n\u00eb tregjet bot\u00ebrore, si dhe k\u00ebrkes\u00ebn e lart\u00eb e t\u00eb q\u00ebndrueshme p\u00ebr mallra e sh\u00ebrbime n\u00eb vend.<\/p>\n<p>N\u00eb eurozon\u00eb, n\u00eb korrik inflacioni arriti n\u00eb nivel rekord prej 8.9%. M\u00eb shum\u00eb se gjysma e rritjes s\u00eb \u00e7mimeve n\u00eb vend vjen p\u00ebr shkak t\u00eb shtrenjtimit t\u00eb produkteve q\u00eb Shqip\u00ebria merr nga importi, duke sinjalizuar se rritja e \u00e7mimeve t\u00eb konsumit do t\u00eb vazhdoj\u00eb m\u00eb tej, pasi inflacioni n\u00eb Eurozon\u00eb vet\u00ebm po rritet.<br \/>\nNga erdhi rritja e \u00e7mimeve<\/p>\n<p>Sipas INSTAT, Rritja vjetore e \u00e7mimeve n\u00eb muajin Korrik \u00ebsht\u00eb ndikuar kryesisht nga grupi \u201cUshqime dhe pije joalkoolike\u201d me +4,59 pik\u00eb p\u00ebrqindje, pasuar nga grupi \u201cTransporti\u201d me +1,14 pik\u00eb p\u00ebrqindje. \u00c7mimet e grupit \u201cQira, uj\u00eb, l\u00ebnd\u00eb djeg\u00ebse dhe energji\u201d me +0,66 pik\u00eb p\u00ebrqindje. \u00c7mimet e grupit \u201cMobilje, pajisje sht\u00ebpie dhe mir\u00ebmbajtje e sht\u00ebpis\u00eb\u201d me +0,32 pik\u00eb p\u00ebrqindje. \u00c7mimet e grupit \u201cHotele, kafene dhe restorante\u201d kan\u00eb kontribuar me +0,27 pik\u00eb p\u00ebrqindje. \u00c7mimet e grupit \u201cPije alkoolike dhe duhan\u201d me<\/p>\n<p>+0,25 pik\u00eb p\u00ebrqindje. \u00c7mimet e grupit \u201cVeshje dhe k\u00ebpuc\u00eb\u201d me +0,09 pik\u00eb p\u00ebrqindje. \u00c7mimet e grupit \u201cMallra dhe sh\u00ebrbime t\u00eb ndryshme\u201d me +0,08 pik\u00eb p\u00ebrqindje. \u00c7mimet e grupit \u201cArg\u00ebtim dhe kultur\u00eb\u201d me +0,03 pik\u00eb p\u00ebrqindje. \u00c7mimet e grupeve \u201cSh\u00ebndeti\u201d, \u201cKomunikimi\u201d dhe \u201cSh\u00ebrbimi arsimor\u201dme +0,02 pik\u00eb p\u00ebrqindje secili.<\/p>\n<p>Sipas INSTAT Krahasuar me muajin Korrik 2021, rritja m\u00eb e madhe e \u00e7mimeve v\u00ebrehet n\u00eb grupin \u201cTransporti\u201d me 19,7 %, pasuar nga grupet \u201cUshqime dhe pije joalkoolike\u201d me 13,2 %, \u201cHotele, kafene dhe restorante\u201d me 6,0 %, \u201cPije alkoolike dhe duhan\u201d me 5,0 %, \u201cMobilje, pajisje sht\u00ebpie dhe mir\u00ebmbajtje e sht\u00ebpis\u00eb\u201d me 4,2 %, \u201cQira, uj\u00eb, l\u00ebnd\u00eb djeg\u00ebse dhe energji\u201d me 3,4 %,<\/p>\n<p>\u201cVeshje dhe k\u00ebpuc\u00eb\u201d me 2,1 %, \u201cMallra dhe sh\u00ebrbime t\u00eb ndryshme\u201d me 1,5 %, \u201cKomunikimi\u201d dhe \u201cSh\u00ebrbimi arsimor\u201d me 0,7 % secili, \u201cSh\u00ebndeti\u201d me 0,5 %, \u201cArg\u00ebtim dhe kultur\u00eb\u201d me 0,2 %.<\/p>\n<p>Brenda grupit t\u00eb ushqimeve \u00e7mimet e n\u00ebngrupit \u201cvajra dhe yndyrna\u201d u rrit\u00ebn me me 30,6 %, pasuar nga n\u00ebngrupet \u201cbuk\u00eb dhe drithra\u201d me 20,0 %, \u201cqum\u00ebsht, djath\u00eb dhe vez\u00eb\u201d me 18,2 %, \u201csheqer, recel, mjalt\u00eb, \u00e7okollata dhe mb\u00eblsira\u201d me 15,4 %, \u201cpeshk\u201d 11,4 %, \u201czarzavate p\u00ebrfshir\u00eb patatet\u201d me 9,5 %, \u201cmish\u201d me 9,1 %, etj.<\/p>\n<p>Krahasuar me muajin Qershor 2022, \u00e7mimet e grupit \u201cQira, uj\u00eb, l\u00ebnd\u00eb djeg\u00ebse dhe energji\u201d u rrit\u00ebn me 0,7 %, pasuar nga grupet \u201cUshqime dhe pije joalkoolike\u201d me 0,6 %, \u201cVeshje dhe k\u00ebpuc\u00eb\u201d dhe \u201cHotele, kafene dhe restorante\u201d me 0,5 % secili, \u201cPije alkoolike dhe duhan\u201d, \u201cMobilje, pajisje sht\u00ebpie dhe mir\u00ebmbajtje e sht\u00ebpis\u00eb\u201d dhe \u201cMallra dhe sh\u00ebrbime t\u00eb ndryshme\u201d me 0,4 % secili, \u201cSh\u00ebndeti\u201d me 0,3 %, \u201cKomunikimi\u201d me 0,2 % dhe \u201cSh\u00ebrbimi arsimor\u201d me 0,1 %. Nga ana tjet\u00ebr, \u00e7mimet e grupit \u201cTransporti\u201d u ul\u00ebn me 3,7 %, pasuar nga grupi \u201cArg\u00ebtim dhe kultur\u00eb\u201d me 0,1 %\/ MONITO<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rritja e \u00e7mimeve nuk ka ndalur dhe n\u00eb korrik, ndon\u00ebse ritmet jan\u00eb ngadal\u00ebsuar n\u00eb krahasim me muajt e m\u00ebparsh\u00ebm. Sipas INSTAT, inflacioni, q\u00eb mat ndryshimin e \u00e7mimeve t\u00eb konsumit n\u00eb muajin Korrik 2022 \u00ebsht\u00eb 7,5 %, nga 7.4% q\u00eb ishte muajin e m\u00ebparsh\u00ebm. Edhe n\u00eb korrik rritja e \u00e7mimeve u ndikua m\u00eb s\u00eb shumti nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":276692,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,1584,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-276691","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-ekonomi","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/276691","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=276691"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/276691\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/276692"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=276691"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=276691"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=276691"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}