{"id":276860,"date":"2022-08-09T18:35:51","date_gmt":"2022-08-09T16:35:51","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=276860"},"modified":"2022-08-09T18:35:51","modified_gmt":"2022-08-09T16:35:51","slug":"gozhda-qe-po-i-ngulet-turizmit-shqiptar-pushuesi-tregon-perplasjen-ne-orikum-me-pronarin-e-nje-biznesi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/gozhda-qe-po-i-ngulet-turizmit-shqiptar-pushuesi-tregon-perplasjen-ne-orikum-me-pronarin-e-nje-biznesi\/","title":{"rendered":"\u201cGozhda\u201d q\u00eb po i ngulet turizmit shqiptar, pushuesi tregon p\u00ebrplasjen n\u00eb Orikum me pronarin e nj\u00eb biznesi"},"content":{"rendered":"<p>Nga Fatmir Gjoni<\/p>\n<p>\u201cGozhda\u201d q\u00eb po i ngulet turizmit shqiptar<\/p>\n<p>Po habitemi p\u00ebrdit\u00eb me \u00e7far\u00eb po ndodh n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Fatkeq\u00ebsisht gjithkush ka nj\u00eb histori personale p\u00ebr t\u00eb treguar k\u00ebt\u00eb ver\u00eb me turizmin shqiptar.<\/p>\n<p>Po sjell edhe un\u00eb nj\u00eb t\u00eb fresk\u00ebt t\u00eb ndodhur jo m\u00eb larg se dje. Nuk e sjell p\u00ebr t\u2019u ankuar sesa p\u00ebr t\u00eb reflektuar kushdo q\u00eb ka di\u00e7ka n\u00eb dor\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend por edhe p\u00ebr ne si qytetar t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Dje kisha planifikuar t\u00eb b\u00ebja plazhin n\u00eb bregdetin e Vlor\u00ebs, me nj\u00eb mik q\u00eb m\u00eb kishte ardhur nga Italia. Dita rrodhi e till\u00eb. 1000 lek\u00eb shezllon, pa fatur\u00eb. E durova. N\u00eb lokalin kiosk\u00eb nj\u00eb birr\u00eb kana\u00e7e Heineken e vog\u00ebl mu sh\u00ebrbye nga nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb jo m\u00eb shum\u00eb se 12 vje\u00e7. S\u00ebrish pa fatur\u00eb dhe me nj\u00eb \u00e7mim prej 400 lek\u00eb copa ose 3.5\u20ac. I durova edhe k\u00ebto tre padrejt\u00ebsi nj\u00ebher\u00ebsh. Erdhi vakti i drek\u00ebs dhe vendos\u00ebm bashk\u00eb me mikun tim t\u00eb shkonim n\u00eb nj\u00eb restorant peshku me em\u00ebr dhe i vjet\u00ebr n\u00eb zon\u00eb. Marrim makin\u00ebn dhe shkojm\u00eb. E gjjth\u00eb rruga nacionale n\u00eb t\u00eb dy krah\u00ebt ishte e mbushur me makina pushuesish. Tek lokali nuk kishte vende dhe ec\u00ebn edhe nja 40 metra m\u00eb tutje n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebn nacionale n\u00eb drjetimin p\u00ebr Orikum. Q\u00ebllova me fat sepse n\u00eb at\u00eb moment nj\u00eb makin\u00eb me targa kosove l\u00ebvizi nga ku ishte parkuar dhe e futa un\u00eb direkt. Pasi e kisha mbyllur makinen e po shkoja p\u00ebr nga lokali d\u00ebgjoj dik\u00eb q\u00eb po thirrte nga pas. Kthej kok\u00ebn pas, ndalem dhe e kuptova q\u00eb po m\u00eb th\u00ebrriste mua. M\u00eb k\u00ebrkoi se ku do shkoja. U habita. Nuk e dija se me \u00e7far\u00eb tagri del dikush n\u00eb rrug\u00eb pa t\u00eb njohur e pa ditur t\u00eb t\u00eb pyes se ku shkon. Mu kujtua vetem pyetjet e policis\u00eb n\u00eb kufij q\u00eb t\u00eb pyesin se ku shkon. Gjith\u00ebsesi ju p\u00ebrgjigja q\u00eb po shkoja tek restoranti p\u00ebr drek\u00eb. Pa marr frym\u00eb akoma m\u00eb urdh\u00ebroi t\u00eb heq makin\u00ebn e ta parkoja andej nga do shkoja. U habita dyfish. Mir\u00eb q\u00eb m\u00eb k\u00ebrkoi llogari nga do shkoja por tani m\u00eb tregonte edhe nga t\u00eb shkoja. Makina ishte e parkuar n\u00eb rrug\u00eb nacionale. Biles 2 gomat preknin asfaltin. E informova q\u00eb aty ishte rrug\u00eb nacionale. Q\u00eb nuk kishte asnj\u00eb tabel\u00eb askund q\u00eb tregonte parking privat e as ku ndaheshin k\u00ebta q\u00eb ndanin rrug\u00ebn nacionale. M\u00eb pasoi nj\u00eb urdh\u00ebr i dyt\u00eb ku m\u00eb tha se nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr tabel\u00eb p\u00ebrderisa po t\u00eb them un\u00eb ta l\u00ebviz\u00ebsh. Nd\u00ebrkoh\u00eb i kishin ardhur n\u00eb p\u00ebrkrahje djali diku 17 vje\u00e7ar e nj\u00eb tjet\u00ebr i af\u00ebrm i rritur.<\/p>\n<p>\u2013 M\u00eb fal i thash\u00eb por un\u00eb nuk mund t\u00eb marr urdh\u00ebra nga kushdo q\u00eb m\u00eb del n\u00eb rrug\u00eb se ku duhet t\u00eb shkoj e \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebj me makin\u00ebn time. N\u00ebse un\u00eb kam c\u00ebnuar pron\u00ebn apo t\u00eb drejt\u00ebn t\u00ebnde m\u00eb mir\u00eb merr n\u00eb telefon policin\u00eb. Sepse k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb rrug\u00eb nacionale dhe un\u00eb jam po aq pronar sa ti n\u00eb t\u00eb. Do ha drek\u00eb e largohem p\u00ebr m\u00eb pak se 2 or\u00eb.<\/p>\n<p>Ika e u ula n\u00eb restorant. Por me mendjen pas sepse e pash\u00eb q\u00eb shikimet e tyre nuk ishin as mik\u00ebprit\u00ebse e as q\u00eb mund t\u2019u zije bes\u00eb.<\/p>\n<p>Mbarova drek\u00ebn dhe u ktheva tek makina.<\/p>\n<p>Para se ta nisja thash\u00eb ta kontrolloj makin\u00ebn se mos m\u2019i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb gj\u00eb, ndonj\u00eb g\u00ebrvishje apo di\u00e7ka tjet\u00ebr nga ato marifetet e mendjeve t\u00eb mbrapshta shqiptare. Dhe nuk gabova. Gom\u00ebn e par\u00eb e kishin shfryr\u00eb nga ventili, dhe gom\u00ebs s\u00eb pasme i kishin ngulur gozhd\u00eb. Nuk e besova dot q\u00eb n\u00eb vitin 2022 t\u00eb p\u00ebrballesh me t\u00eb tilla situatash. Personat nuk ishin m\u00eb aty. Dola e i k\u00ebrkova vet\u00eb. Situat\u00ebn e zgjidha vet\u00eb privatisht. Por m\u00eb pas njoftova edhe policin\u00eb p\u00ebr tu treguar q\u00eb t\u00eb jen\u00eb n\u00eb dijeni se n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vij\u00ebn nacionale kan\u00eb dal\u00eb bandat e parkingjeve q\u00eb zihen e p\u00ebrplasen me qytetar\u00ebt dhe turist\u00ebt.<\/p>\n<p>Un\u00eb e zgjidha privatisht se kam t\u00eb b\u00ebj me zon\u00ebn, por aty edhe mund t\u00eb ishim vrar\u00eb. Mund t\u00eb kishim dal\u00eb edhe n\u00eb kronik\u00ebn e zez\u00eb. Dikush q\u00eb i ngul gozhd\u00eb makin\u00ebs i v\u00eb edhe tritol ose nuk e ka problem t\u00eb shkrep\u00eb edhe arm\u00ebn. Miku i italis\u00eb u habit. I thash\u00eb q\u00eb jam p\u00ebrdit\u00eb n\u00eb p\u00ebrballje t\u00eb tilla. Duhet t\u2019i dalim p\u00ebrzot vetes sepse askush nuk na mbron. Ky vend udh\u00ebhiqet nga i pari tek i fundit me vetgjyq\u00ebsi. N\u00eb mbi 400 mij\u00eb kilometra q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb me makin\u00eb n\u00eb vende t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs, n\u00eb asnj\u00eb vend nuk m\u00eb ka dal\u00eb kush t\u00eb m\u00eb thoj\u00eb, ku shkon as t\u00eb m\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb para e as t\u00eb m\u00eb thoj\u00eb largo makin\u00ebn sepse ashtu do ai.<\/p>\n<p>Nuk dua ta nxi Shqip\u00ebrin\u00eb, por shija e eksperienc\u00ebs s\u00eb djeshme ishte e hidhur farmak. N\u00eb nivelin e t\u00eb pabesueshmes. U binda q\u00eb shum\u00eb frymor\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend jan\u00eb \u00e7mendur. Njer\u00ebzit kan\u00eb humbur llogjik\u00ebn. Nuk kemi as nj\u00eb jav\u00eb q\u00eb t\u00eb till\u00eb njer\u00ebzish vran\u00eb nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb n\u00eb det. Dhe vertetova q\u00eb e gjith\u00eb vija bregdetare \u00ebsht\u00eb e kriminalizuar dhe e rrezikshme. Dhe m\u00eb e keqja, nga rreziqe q\u00eb ti nuk di as nga t\u00eb vijn\u00eb e as kur do t\u00eb t\u00eb p\u00ebrballesh me to. Persona q\u00eb i kan\u00eb dal\u00eb zot rrug\u00ebs nacionale q\u00eb nga Velipoja deri n\u00eb Ksamil. Polic\u00eb q\u00eb kalojn\u00eb p\u00ebrdit\u00eb dhe q\u00eb i shohin e nuk u thon\u00eb asgj\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb e din\u00eb, q\u00eb nga pushteti vendor tek ai q\u00ebndror. T\u00eb gjjth\u00eb e din\u00eb q\u00eb u merren para turist\u00ebve p\u00ebr t\u00eb parkuar n\u00eb rrug\u00eb. N\u00eb Palas\u00eb t\u00eb marrin para edhe p\u00ebr t\u00eb parkuar n\u00eb p\u00ebrrua. Kush e ka raportuar deri m\u00eb sot q\u00eb n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb lek\u00eb p\u00ebr t\u00eb parkuar n\u00eb an\u00ebsore, n\u00ebp\u00ebr ferra e n\u00ebp\u00ebr p\u00ebrrenj?<\/p>\n<p>Lindin pyetjet: A di gj\u00eb Ministria e Brendshme? Po Ministria e Turizmit a e di q\u00eb turistit i k\u00ebrkohet para me dhun\u00eb p\u00ebr t\u00eb parkuar ose p\u00ebr t\u2019i mbrojtur makin\u00ebn?<\/p>\n<p>A i kan\u00eb specifikuar nj\u00ebsit\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse hap\u00ebsir\u00ebn q\u00eb ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb, llojet e sh\u00ebrbimit q\u00eb ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ofroj\u00eb dhe standardin q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrmbushin ofruesit e sh\u00ebrbimeve n\u00eb vij\u00ebn bregdetare? Shum\u00eb prej tyre bashk\u00eb me shezllonet jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pronar\u00eb rrug\u00ebsh nacionale, malesh, kodrash e lumenjesh, apo gjith\u00e7kaje u z\u0113 syri duke shtuar t\u00eb ardhura nga parkingjet-shpikje.<\/p>\n<p>Plus, a i kan\u00eb kontrolluar ministrit\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse personat t\u00eb cil\u00ebve u kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb lejet p\u00ebr shezllone, baret verore, etj, etj, q\u00eb operojn\u00eb n\u00eb vij\u00ebn bregdetare? Shum\u00eb prej tyre m\u00eb q\u00ebllojn\u00eb me historik kriminal. Ca i di edhe un\u00eb q\u00eb nuk punoj n\u00eb shtet. E \u00e7far\u00eb kan\u00eb menduar k\u00ebto ministri a p\u00ebrfaq\u00ebsues vendor\u00eb q\u00eb do b\u00ebj\u00eb nj\u00eb kriminel me turistin q\u00eb vjen n\u00eb bregdet? Do shkoj\u00eb krimineli e ti thoj\u00eb \u201cm\u00eb fal\u201d apo \u201ct\u00eb lutem\u201d turistit apo do i nxjerr\u00eb thik\u00ebn, pistolet\u00ebn, do i shpoj\u00eb gom\u00ebn ose do rrihet me klientin?<\/p>\n<p>N\u00ebs\u00eb vija bregdetare u besohet vet\u00ebm kriminel\u00ebve at\u00ebher\u00eb vet\u00ebm dhun\u00eb edhe luft\u00eb do jet\u00eb turizmi yn\u00eb. Por jo e gjith\u00eb Vlora dhe Shqip\u00ebria jan\u00eb kriminela. Ka nj\u00eb \u00e7ift, p\u00ebr shembull, pa shkuar tek hotel Paradise n\u00eb Vlor\u00eb q\u00eb nuk kam d\u00ebgjuar nj\u00eb her\u00eb t\u00eb zihen me pushuesit. Shezllonin edhe sivjet e ka mbajtur me 500 lek\u00eb. Nuk ka kurr\u00eb muzik\u00eb. Edhe \u00e7mimet e pijeve dhe gjith\u00e7kaje tjet\u00ebr i ka t\u00eb arsyeshme. Edhe gjithmon\u00eb me fatur\u00eb fiskale. Besoje apo jo po shteti ua ka prishur mbi 5 her\u00eb at\u00eb pak ambjent t\u00eb qet\u00eb e t\u00eb ngroht\u00eb q\u00eb kan\u00eb krijuar. N\u00eb krahun tjet\u00ebr nuk ua kan\u00eb prekur dot kurr\u00eb horrave dhe kriminelev\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb q\u00eb vet\u00ebm zaptojn\u00eb hap\u00ebsira publike ku mundin. E solla p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb vet\u00eb shteti i inkurajon lul\u00ebzimin e t\u00eb mbrapsht\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij vendi.<\/p>\n<p>Dje, ata persona nuk ia ngul\u00ebn at\u00eb gozhd\u00eb gom\u00ebs s\u00eb makin\u00ebs time, por mua. E ngul\u00ebn n\u00eb zem\u00ebr p\u00ebr t\u00eb m\u00eb hequr edhe aq pak gjak e ndjenj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend. Ja kan\u00eb ngulur at\u00eb gozhd\u00eb turizmit shqiptar. Ja kan\u00eb ngulur e po ua ngulin p\u00ebrdit\u00eb edhe atyre pak njer\u00ebzve t\u00eb mir\u00eb q\u00eb kan\u00eb ngelur n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Ja kan\u00eb ngulur t\u00eb ardhmes s\u00eb k\u00ebtij vendi.<\/p>\n<p>Nj\u00eb lutje kam: Bashk\u00ebatdhetar\u00eb, THIRRINI MENDJES!<\/p>\n<p>FOLA, SEPSE ASKUSH NUK FLET!<\/p>\n<p>\u2026<\/p>\n<p>Le t\u00eb ndryshojm\u00eb realitetin shqiptar duke ju kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb problemeve, sjelljeve dhe fenomeneve negative. Nj\u00eb qytetar i p\u00ebrkushtuar dhe me vlera mund ta ndryshoj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb. #perfshihem #p\u00ebrfshihem<\/p>\n<p>Shp\u00ebrndaje e jepi z\u00eb. P\u00ebrfshihu!<\/p>\n<p>P\u00ebrfshihu duke sjelle problematikat e tua.<\/p>\n<p>P\u00ebrfshihu duke dh\u00ebn\u00eb zgjidhjen t\u00ebnde.<\/p>\n<p>P\u00ebrfshihu!<\/p>\n<p>M\u00eb posht\u00eb postimi nga Fatmir Gjoni n\u00eb Facebook:<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/fatmir.gjoni\">https:\/\/www.facebook.com\/fatmir.gjoni<\/a><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Fatmir Gjoni \u201cGozhda\u201d q\u00eb po i ngulet turizmit shqiptar Po habitemi p\u00ebrdit\u00eb me \u00e7far\u00eb po ndodh n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Fatkeq\u00ebsisht gjithkush ka nj\u00eb histori personale p\u00ebr t\u00eb treguar k\u00ebt\u00eb ver\u00eb me turizmin shqiptar. Po sjell edhe un\u00eb nj\u00eb t\u00eb fresk\u00ebt t\u00eb ndodhur jo m\u00eb larg se dje. Nuk e sjell p\u00ebr t\u2019u ankuar sesa [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":276861,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3366,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-276860","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment","9":"category-kryesore","10":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/276860","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=276860"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/276860\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/276861"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=276860"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=276860"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=276860"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}