{"id":276956,"date":"2022-08-10T11:28:36","date_gmt":"2022-08-10T09:28:36","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=276956"},"modified":"2022-08-10T11:28:36","modified_gmt":"2022-08-10T09:28:36","slug":"ne-30-vjet-demokraci-u-thirrem-vetem-3-here-shqiperia-pa-ligj-per-referendumet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/ne-30-vjet-demokraci-u-thirrem-vetem-3-here-shqiperia-pa-ligj-per-referendumet\/","title":{"rendered":"&#8216;N\u00eb 30 vjet demokraci, u thirr\u00ebm vet\u00ebm 3 her\u00eb&#8217;- Shqip\u00ebria pa ligj p\u00ebr referendumet"},"content":{"rendered":"<p>Referendumi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mjet i demokracis\u00eb direkte q\u00eb sh\u00ebrben p\u00ebr t\u00eb transferuar fuqin\u00eb vendimmarr\u00ebse nga partit\u00eb politike tek qytetar\u00ebt. Nj\u00eb e drejt\u00eb q\u00eb buron nga Kushtetuta e cila parashikon ushtrimin e sovranitetit nga populli p\u00ebrmes shprehjes me vot\u00eb n\u00eb lidhje me \u00e7\u00ebshtje t\u00eb interesit publik. Por pavar\u00ebsisht se ligji themeltar i shtetit parashikon mund\u00ebsin\u00eb e referendumit p\u00ebrmes mbledhjes s\u00eb 50 mij\u00eb firmave s\u00ebrish nismat kan\u00eb munguar.<\/p>\n<p>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit shqiptar\u00ebt votuan n\u00eb nj\u00eb referendum p\u00ebr miratimin e Kushtetut\u00ebs n\u00eb vitin 1998 nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb deri m\u00eb sot, n\u00eb vendin ton\u00eb nuk jan\u00eb zhvilluar referendume lokale. Sipas juristit Adriatik Lapaj kjo ndodh p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb nj\u00eb ligji specifik.<\/p>\n<p>\u201cKapitulli i kodit t\u00eb 2003, de facto \u00ebsht\u00eb i pazbatuesh\u00ebm, pra\u00a0 sot ne vazhdojm\u00eb t\u00eb jemi ndoshta nj\u00eb nga vendet e vetme n\u00eb kontinent q\u00eb nuk kemi mund\u00ebsi q\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb shprehen. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mang\u00ebsi shum\u00eb e madhe e demokracis\u00eb son\u00eb dhe kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthyer edhe n\u00eb munges\u00eb t\u00eb efi\u00e7enc\u00ebs s\u00eb qytetareve, t\u00eb reagimit qytetar\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb detyr\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb ishte realizuar 24 vite m\u00eb par\u00eb, shpjegon drejtori ekzekutiv i Infochip Albania Gerti Shella, i cili l\u00ebnien n\u00eb sirtar\u00ebt e Kuvendit t\u00eb nismave t\u00eb depozituara e sheh si nj\u00eb shans t\u00eb humbur p\u00ebr demokracin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDo t\u00eb duhej q\u00eb Kuvendi q\u00eb 3 vite pas miratimit t\u00eb Kushtetut\u00ebs t\u00eb plot\u00ebsonte k\u00ebt\u00eb detyrim q\u00eb ia p\u00ebrcakton Kushtetuta, pra b\u00ebrjen e ligjit p\u00ebr referendumet i cili k\u00ebrkon nj\u00eb shumic\u00eb t\u00eb cil\u00ebsuar. 24 vite m\u00eb pas kjo ngelet ende nj\u00eb detyr\u00eb e munguar. Mos b\u00ebrja e ligjit p\u00ebr referendumet pamund\u00ebson vet\u00eb referendumin si n\u00eb nivel qendror ashtu edhe n\u00eb nivel vendor. Ky shans i humbur \u00ebsht\u00eb shans i humbur p\u00ebr t\u00eb rikuperuar demokracin\u00eb q\u00eb ka marr\u00eb goditje serioze\u201d, thot\u00eb Shella.<\/p>\n<p>Mungesa e vullnetit nga ana e partive politike p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb duart e qytetar\u00ebve instrumentin q\u00eb do t\u00eb sh\u00ebrbente p\u00ebr kontrollin ose balanc\u00ebn e pushtetit, sipas ekspert\u00ebve t\u00eb fush\u00ebs \u00ebsht\u00eb edhe arsyeja kryesore p\u00ebrse Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga vendet e pakta q\u00eb nuk ka nj\u00eb mekaniz\u00ebm specifik q\u00eb lejon ushtrimin e demokracis\u00eb direkte. Mes tipareve q\u00eb e dallojn\u00eb nga normaliteti i nj\u00eb vendi demokratik, Shqip\u00ebria rendit edhe mbajtjen aktive t\u00eb dy kodeve zgjedhore. P\u00ebrve\u00e7 kodit aktual mbi t\u00eb cilin bazohen proceset zgjedhore parlamentare apo vendore, n\u00eb fuqi \u00ebsht\u00eb edhe ajo pjes\u00eb e kodit t\u00eb vitit 2003, q\u00eb i referohet zhvillimit t\u00eb referendumeve.<\/p>\n<p>Nevoj\u00ebn e nj\u00eb ligji p\u00ebr referendumet e thekson edhe sekretari p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje ligjore n\u00eb Partin\u00eb Demokratike, Ivi Kaso, i cili i bashkohet mendimit t\u00eb ekspert\u00ebve kur pranon se kapitulli i mbetur n\u00eb fuqi nga kodi zgjedhor i vitit 2003 pamund\u00ebson mbajtjen e referendumit.<\/p>\n<p>\u201cKa shum\u00eb q\u00eb mendojn\u00eb se korniza ligjore e 2003, pra ajo pjes\u00eb e mbetur e kodit zgjedhor \u00ebsht\u00eb jo efikase dhe \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb korniz\u00eb ligjore ose nj\u00eb set rregullash se si mos t\u00eb b\u00ebhen referendumet se sa si t\u00eb b\u00ebhen, pra nuk i sh\u00ebrben m\u00eb q\u00ebllimit p\u00ebr t\u00eb cilin jan\u00eb menduar nga legjislatori. Jemi t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm q\u00eb aktualiteti i zhvillimeve shoq\u00ebrore ka sjell\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb mprehta t\u00eb cilat kan\u00eb k\u00ebrkuar zgjidhje edhe me referendum\u201d, deklaron Kaso.<\/p>\n<p>Gishtin e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb Kaso e drejton nga kund\u00ebrshtari politik dhe nxitimi me t\u00eb cilin jan\u00eb disktuat reformat zgjedhore nd\u00ebr vite.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7\u00ebshtja e referendumit edhe p\u00ebr vullnet t\u00eb mazhoranc\u00ebs p\u00ebr fat t\u00eb keq ka kaluar n\u00eb plan t\u00eb dyt\u00eb\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>A2 CNN kontaktoi me sekretarin p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet Zgjedhore dhe Ligjore n\u00eb PS, Eridian Salianji, i cili nuk pranoi t\u00eb prononcohej. As sekretar\u00ebt Blendi Klosi dhe Etilda Gjonaj nuk d\u00ebshiruan t\u00eb komentonin, nj\u00ebsoj si deputet\u00ebt Arben P\u00ebllumbi, Klotilda Bushka e Toni Gogu, q\u00eb nuk gjet\u00ebn dot koh\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb intervist\u00eb mbi \u00e7\u00ebshtjen e referendumeve.<\/p>\n<p>Me ver\u00ebn e vitit 2022 tema e referendumeve duket se mori fokusin e v\u00ebmendjes politike. M\u00eb i z\u00ebshmi q\u00eb e ka kthyer at\u00eb n\u00eb kal\u00eb beteje t\u00eb kthimit n\u00eb politik\u00ebn aktive \u00ebsht\u00eb Ilir Meta, i cili pas p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit presidencial flet p\u00ebr kalimin e vendimmarrjes te sovrani, si mjet p\u00ebr t\u00eb luftuar korrupsionin.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa lajm\u00ebroi shnd\u00ebrrimin e L\u00ebvizjes Socialiste p\u00ebr Integrim n\u00eb Partin\u00eb e Liris\u00eb ish-presidenti theksoi se problemet nuk i zgjidhin dot eksponent\u00ebt politik\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs, por vet\u00eb qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb. Nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb till\u00eb Meta e ka mbajtur edhe gjat\u00eb koh\u00ebs kur ndodhej n\u00eb zyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb shtetit shqiptar. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb politika ende nuk ka nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, n\u00eb Kuvend jan\u00eb t\u00eb depozituara dy projektligje p\u00ebr referendumet.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prej tyre \u00ebsht\u00eb drafti i hartuar nga INFOCIP dhe partneret e sektorit te Shoq\u00ebris\u00eb Civile. Drejtori i k\u00ebsaj qendre Gerti Shella shpjegon se heqja e barr\u00ebs financiare t\u00eb organizimit t\u00eb referendumeve grupeve nism\u00ebtare \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej pikave kryesore t\u00eb draftit. \u00a0\u201cKemi par\u00eb se pavar\u00ebsisht se mund t\u00eb ket\u00eb ekzistuar vullneti procedura ka qen\u00eb pa mund\u00ebsuese. Ky ligj merr p\u00ebrsip\u00ebr ta thyeje k\u00ebt\u00eb mur pamund\u00ebsimi duke i dh\u00ebn\u00eb detyra konkrete KQZ t\u00eb punoj\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb interesit publik dhe jo t\u00eb marr\u00eb urdhra p\u00ebr t\u00eb sabotuar interesin publik\u201d, shton Shella.<\/p>\n<p>Sipas tij p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar t\u00eb drejt\u00ebn e marrjes pjes\u00eb n\u00eb referendum t\u00eb \u00e7do shtetasi shqiptar me t\u00eb drejt\u00eb vote, projektligji parashikon n\u00ebnshkrimin elektronik. Shella shpjegon se n\u00ebnshkrimet p\u00ebr nj\u00eb nism\u00eb referendare mund t\u00eb mblidhen p\u00ebrmes portalit e-albania.<\/p>\n<p>Nisma \u201cPo p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb\u201d, nj\u00eb organizat\u00eb partnere e L\u00ebvizjes p\u00ebr Zhvillim Komb\u00ebtar, me firm\u00ebn e deputetit Dashamir Shehi ka depozituar n\u00eb Kuvend nj\u00eb tjet\u00ebr projektligj p\u00ebr referendumet. Kryetari i LZHK e sheh k\u00ebt\u00eb si nj\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb ushtrojn\u00eb at\u00eb q\u00eb njihet ndryshe si demokracia direkte nd\u00ebrsa k\u00ebrkon edhe ndryshimin e ligjit themeltar t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Sipas Shehit, referendumi \u00a0\u201cu jep mund\u00ebsin\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb shprehen direkt, propozoj 20 mije firm\u00eb por kjo mund t\u00eb diskutohet\u201d.\u00a0 Demokrat\u00ebt nga ana tjet\u00ebr pohojn\u00eb se do t\u00eb paraqesin propozimet e veta n\u00eb punimet e komisionit t\u00eb posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr reform\u00ebn zgjedhore, q\u00eb deri m\u00eb tani ka zhvilluar vet\u00ebm nj\u00eb mbledhje, at\u00eb t\u00eb konstituimit.<\/p>\n<p>Nevoja e rishikimit t\u00eb kuorumit, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga aspektet konkrete q\u00eb gjen dakord\u00ebsi edhe jasht\u00eb forcave politike.<\/p>\n<p>\u201cDuhet shum\u00eb pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb nxitur qytetar\u00ebt t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb referendum\u201d, thot\u00eb Erida Skendaj e Komitetit Shqiptar t\u00eb Helsinkit.<\/p>\n<p>Me q\u00ebllim q\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi reale t\u00eb ushtrojn\u00eb kontrollin ndaj qeveris\u00eb, Adriatik Lapaj thekson nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb kaluar p\u00ebrtej ligjit mbi referendumet, duke ndryshuar sistemin elektoral.<\/p>\n<p>\u201cShqip\u00ebria ka dy rruge t\u00eb vetme p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb pas tranzicionin dhe p\u00ebr t\u2019iu bashkuar familjes s\u00eb vendeve normale me demokraci funksionale dhe k\u00ebto dy rrug\u00eb jan\u00eb: ligji p\u00ebr referendumet dhe dy, hapja e gar\u00ebs p\u00ebrmes ndryshimit t\u00eb kodit elektoral pasi kjo do krijonte mund\u00ebsin\u00eb e flukseve t\u00eb reja n\u00eb politik\u00eb\u201d, shton Llapaj.<\/p>\n<p>Nisja e negociatave me BE sipas tij \u00ebsht\u00eb nj\u00eb faktor q\u00eb do t\u00eb detyroj\u00eb politik\u00ebn t\u00eb shkoj\u00eb drejt miratimit t\u00eb nj\u00eb ligji p\u00ebr referendumet. N\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 30vjet demokraci, shqiptar\u00ebt jan\u00eb thirrur vet\u00ebm tre her\u00eb n\u00eb konsultim referendar. N\u00eb vitin 1994, kur rr\u00ebzuan kushtetut\u00ebn e propozuar nga Berisha, n\u00eb vitin 1997 kur zgjodh\u00ebn republik\u00ebn ndaj monarkis\u00eb dhe n\u00eb vitin 1998 kur miratuan Kushtetut\u00ebn e vendit.<\/p>\n<p>Burimi: A2CNN<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Referendumi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mjet i demokracis\u00eb direkte q\u00eb sh\u00ebrben p\u00ebr t\u00eb transferuar fuqin\u00eb vendimmarr\u00ebse nga partit\u00eb politike tek qytetar\u00ebt. Nj\u00eb e drejt\u00eb q\u00eb buron nga Kushtetuta e cila parashikon ushtrimin e sovranitetit nga populli p\u00ebrmes shprehjes me vot\u00eb n\u00eb lidhje me \u00e7\u00ebshtje t\u00eb interesit publik. Por pavar\u00ebsisht se ligji themeltar i shtetit parashikon mund\u00ebsin\u00eb e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":276958,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-276956","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/276956","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=276956"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/276956\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/276958"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=276956"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=276956"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=276956"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}