{"id":277011,"date":"2022-08-10T13:16:03","date_gmt":"2022-08-10T11:16:03","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=277011"},"modified":"2022-08-10T13:16:03","modified_gmt":"2022-08-10T11:16:03","slug":"rama-po-rishpik-vetveten-nuk-i-mjafton-as-mandati-i-trete","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/rama-po-rishpik-vetveten-nuk-i-mjafton-as-mandati-i-trete\/","title":{"rendered":"Rama po rishpik vetveten, nuk i mjafton as mandati i tret\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Nga Lorenc Vangjeli<\/p>\n<p>Kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij mund t\u2019i num\u00ebrojn\u00eb nj\u00eb mij\u00eb e nj\u00eb m\u00ebkate. Si kryeminist\u00ebr dhe si qenie njer\u00ebzore. P\u00ebr Berish\u00ebn dhe Met\u00ebn, q\u00eb e kan\u00eb shpallur armik final, ai \u00ebsht\u00eb fajtor edhe p\u00ebr kryq\u00ebzimin e Jezu Krishtit. Miqt\u00eb e tij, tek t\u00eb cil\u00ebt vet\u00eb Rama rekruton me qejf tharmin e kund\u00ebrshtar\u00ebve rishtar\u00eb, mund t\u00eb num\u00ebrojn\u00eb t\u00eb 99-tat p\u00ebr t\u00eb, por jan\u00eb t\u00eb bindur se Viti Zero n\u00eb Shqip\u00ebri, fillon pik\u00ebrisht me Ram\u00ebn.<\/p>\n<p>T\u00eb pakt\u00ebn gjysma e shqiptar\u00ebve q\u00eb shkojn\u00eb t\u00eb votojn\u00eb, megjithat\u00eb, e konsiderojn\u00eb at\u00eb ende si ofert\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb politike n\u00eb vend. T\u00eb gjitha k\u00ebto kategori s\u00eb bashku, kritik\u00ebn kryesore \u2013 e p\u00ebrmend dhe Rama vet\u00eb \u2013 e kan\u00eb tek bindja se \u201cAi t\u00eb l\u00ebshon!\u201d. Dhe me \u201cAi t\u00eb l\u00ebshon!\u201d, edhe armiqt\u00eb, edhe kund\u00ebrshtar\u00ebt, edhe miqt\u00eb q\u00eb jan\u00eb t\u00eb destinuar t\u00eb rrallohen sa m\u00eb shum\u00eb i shtohen vitet n\u00eb pushtet, kan\u00eb parasysh bindjen se, mbas cdo lumi q\u00eb kalon, Rama i harron kuajt q\u00eb e nxorr\u00ebn n\u00eb breg dhe mbas cdo rrebeshi q\u00eb shterr, ai nuk e falenderon m\u00eb cadr\u00ebn.<\/p>\n<p>Dy kategorit\u00eb e para kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb bindjen e tyre. Esht\u00eb normale, tipike p\u00ebr bardh e zin\u00eb e politik\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb, q\u00eb kund\u00ebrshtari, aq m\u00eb tep\u00ebr kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr Piktorin atipik, t\u00eb vizatohet me ngjyra q\u00eb huazohen nga g\u00ebzofi i djallit. Problemi q\u00ebndron me t\u00eb tret\u00ebt, me njer\u00ebzit e Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e tyre kan\u00eb koh\u00eb q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb bindjen se jan\u00eb mall p\u00ebr t\u2019u shitur, sidomos tani kur kan\u00eb nisur t\u00eb ndjejn\u00eb tentativa p\u00ebr ndryshime n\u00eb hierarki brenda maxhoranc\u00ebs; disa ndjejn\u00eb pasiguri p\u00ebr at\u00eb q\u00eb do t\u00eb sjell\u00eb vjeshta p\u00ebr karrier\u00ebn e tyre n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe disa t\u00eb tjer\u00eb, p\u00ebr raportet e pritshme me drejt\u00ebsin\u00eb, n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb keq. N\u00eb secilin prej k\u00ebtyre rasteve \u00ebsht\u00eb e pritshme q\u00eb sjellja e kryeministrit t\u00eb reflektoj\u00eb thjesht at\u00eb q\u00eb ai e konsideron interesin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr pushtetin e tij, cka me t\u00eb gjitha gjasat, do t\u00eb prish\u00eb shum\u00eb interesa vetjake t\u00eb njer\u00ebzve pran\u00eb tij.<\/p>\n<p>Riformatimi i mundsh\u00ebm i qeveris\u00eb diku nga vjeshta, nj\u00eb nevoj\u00eb q\u00eb ndoshta Rama ka muaj q\u00eb e sjell nd\u00ebr mend, me shum\u00eb gjasa do t\u00eb krijoj\u00eb t\u00eb tjera pak\u00ebnaq\u00ebsi n\u00eb nj\u00eb tok\u00eb t\u00eb rr\u00ebshkitshme interesash, por edhe zilish reciproke, xhelozish t\u00eb egra dhe shk\u00ebmbim thikash mes \u201ckoleg\u00ebsh\u201d n\u00eb PS. Ndon\u00ebse ende e padukshme, aksioma p\u00ebr luft\u00ebn m\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr brenda llojit, nuk \u00ebsht\u00eb e llojit unik n\u00eb PS, por n\u00eb PS gjen v\u00ebrtetimin e saj t\u00eb rradh\u00ebs.<\/p>\n<p>Pjesa tjer\u00ebr, ajo q\u00eb ka raporte frike me SPAK-un, ndjehen viktima t\u00eb fraz\u00ebs s\u00eb Ram\u00ebs: \u201cP\u00ebrgjegj\u00ebsia \u00ebsht\u00eb individuale!\u201d. Nj\u00eb fraz\u00eb q\u00eb ata e konsiderojn\u00eb jo vet\u00ebm si heqje dor\u00eb dhe dor\u00ebheqje e Ram\u00ebs nga cdo bashk\u00ebp\u00ebrgjegj\u00ebsi, por edhe p\u00ebr hedhjen e tyre si kurban n\u00eb duart e drejt\u00ebsis\u00eb. Por fiks kjo fraz\u00eb, pavar\u00ebsisht m\u00ebkateve q\u00eb gjithkush rend t\u2019i num\u00ebroj\u00eb Ram\u00ebs, \u00ebsht\u00eb fraza m\u00eb e sakt\u00eb q\u00eb Rama ka th\u00ebn\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb korrekte politikisht dhe formalisht!<\/p>\n<p>Nuk ka asnj\u00eb dyshim, p\u00ebrgjegj\u00ebsia \u00ebsht\u00eb individuale. Dhe kush ka gabuar, kush ka rrasur duart n\u00eb thesin e parave publike, duhet t\u00eb paguaj\u00eb individualisht. Madje tre her\u00eb dhe trefish. Edhe penalisht, edhe politikisht, edhe moralisht. Penalisht p\u00ebr aq sa i peshon kandari i drejt\u00ebsis\u00eb, politikisht, p\u00ebr t\u2019u larguar nga politika dhe moralisht, p\u00ebr t\u00eb mbajtur pesh\u00ebn e turpit publik.<\/p>\n<p>Prognoza \u00ebsht\u00eb e zymt\u00eb p\u00ebr disa q\u00eb e pan\u00eb karrier\u00ebn politike si nj\u00eb pjes\u00eb e koleg\u00ebve t\u00eb tyre t\u00eb djatht\u00eb, q\u00eb ende shpresojn\u00eb se koha q\u00eb kan\u00eb kaluar n\u00eb opozit\u00eb, ka qen\u00eb purgatori q\u00eb i ka pastruar nga m\u00ebkate ngjeth\u00ebse. Rasti i Doktorit \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmia m\u00eb e qart\u00eb se koh\u00eb p\u00ebr t\u2019u turp\u00ebruar ka gjithmon\u00eb me boll\u00ebk.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb dy pal\u00ebt, nd\u00ebshkimi penal si akt, nuk \u00ebsht\u00eb synim n\u00eb vetvete. Rrethi mbyllet vet\u00ebm kur produktet e vepr\u00ebs kriminale, edhe kur duket se jan\u00eb lar\u00eb e tharr\u00eb ligj\u00ebrisht, t\u00eb sekuestrohen e t\u2019i kthehen publikut n\u00eb form\u00ebn e pasuris\u00eb publike. Mund t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb dikush t\u00eb jet\u00eb shpallur apo edhe t\u00eb shpallet fajtor me dosje gjyq\u00ebsore q\u00eb nuk bindin ask\u00ebnd, por nuk mbaron k\u00ebtu.<\/p>\n<p>Ka personazhe t\u00eb cil\u00ebve shum\u00ebkush i num\u00ebron hektar\u00ebt q\u00eb blejn\u00eb me emra t\u00eb af\u00ebrmish n\u00eb periferi t\u00eb Tiran\u00ebs, q\u00eb planifikojn\u00eb nd\u00ebrtime luksi n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb saj apo edhe inagurojn\u00eb komplekse hoteliere n\u00eb jug t\u00eb vendit duke rrezikuar t\u00eb mar\u00eb n\u00eb qaf\u00eb, dhe seriozisht k\u00ebsaj here, jo vet\u00ebm veten, por edhe lavatricet e tyre t\u00eb hekurta.<\/p>\n<p>Ka personazhe t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb si David Koperfildi, iluzionisti i famsh\u00ebm, e shnd\u00ebrrojn\u00eb nj\u00eb cop\u00eb tok\u00eb sa nj\u00eb shami hund\u00ebsh n\u00eb nj\u00eb lagje t\u00eb t\u00ebr\u00eb banimi dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, besojn\u00eb se e shnd\u00ebrrojn\u00eb edhe veten n\u00eb \u00ebngj\u00ebll hakmarr\u00ebs n\u00eb em\u00ebr t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs.<\/p>\n<p>T\u00eb tjer\u00eb, shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb nga ata q\u00eb e din\u00eb edhe m\u00eb mir\u00eb se vet\u00eb prokuror\u00ebt se cfar\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb, jan\u00eb n\u00eb rradh\u00eb p\u00ebr t\u00eb kaluar rradh\u00ebn e llogarive t\u00eb hapura. N\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb vog\u00ebl ku t\u00eb gjith\u00eb i njohin t\u00eb gjith\u00eb, \u00ebsht\u00eb pothuaj e pamundur t\u00eb fshihen n\u00ebn m\u00ebng\u00eb thas\u00ebt me para dhe parat\u00eb q\u00eb dalin me grushte nga thas\u00ebt.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht shiut q\u00eb i vjen rrotull Tiran\u00ebs s\u00eb gushtit dhe protestave t\u00eb opozit\u00ebs q\u00eb premtojn\u00eb t\u00eb shtohen dhe ashp\u00ebrsohen, duke nisur q\u00eb me shtatorin, moti politik do t\u00eb b\u00ebhet shum\u00eb m\u00eb i nxeht\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb nuk kuptojn\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebt e Ram\u00ebs \u00ebsht\u00eb q\u00eb duke u sjell\u00eb si radikal\u00eb, v\u00ebshtir\u00ebsojn\u00eb dit\u00ebt qeverisjes, por n\u00eb hesap t\u00eb fundit, radikalizimi i situat\u00ebs i vjen p\u00ebr mbar\u00eb dhe shkon osh me interesin e vet\u00eb kryeministrit. Ram\u00ebn e d\u00ebmton paqja me beteja normale, kurse lufta pa paqe n\u00eb mes, vet\u00ebm e forcon.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra e provuar q\u00eb shtr\u00ebngon rradh\u00ebt e militant\u00ebve n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt dhe rrit edhe m\u00eb tej shtres\u00ebn e votuesve q\u00eb nuk preferojn\u00eb t\u00eb zgjedhin m\u00eb t\u00eb vogl\u00ebn mes dy t\u00eb k\u00ebqijave. Q\u00eb edhe kur mohojn\u00eb Ram\u00ebn, refuzojn\u00eb edhe Berish\u00ebn me Met\u00ebn.<\/p>\n<p>Dy drejtuesit e rinj t\u00eb opozit\u00ebs duhet t\u00eb kuptojn\u00eb se \u201carmiku\u201d i tyre p\u00ebrball\u00eb \u00ebsht\u00eb duke rishpikur vetveten, cka e b\u00ebn t\u00eb domosdoshme q\u00eb edhe ata t\u00eb ndryshojn\u00eb. Sopata nuk \u00ebsh\u00eb arm\u00eb e vetme dhe kur flet me z\u00eb t\u00eb ul\u00ebt, rriten shanset p\u00ebr t\u2019u d\u00ebgjuar m\u00eb larg dhe m\u00eb fort.<\/p>\n<p>Me gjas\u00eb, n\u00eb vjesht\u00eb Rama do t\u00eb d\u00ebgjohet m\u00eb shpesh t\u00eb thot\u00eb: \u201cP\u00ebrgjegj\u00ebsia \u00ebsht\u00eb individuale!\u201d. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb shtysa q\u00eb do t\u2019ia coj\u00eb duart tek veshi i atyre q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrcillen n\u00eb SPAK kapur p\u00ebr veshi. Ka t\u00eb drejt\u00eb edhe sepse edhe merita p\u00ebr triumfin e kat\u00ebrt t\u00eb socialist\u00ebve n\u00eb zgjedhje, k\u00ebshtu sic po rrjedhin uj\u00ebrat n\u00ebn urat e Lan\u00ebs, do t\u00eb jet\u00eb gjithmon\u00eb e m\u00eb individuale.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Lorenc Vangjeli Kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij mund t\u2019i num\u00ebrojn\u00eb nj\u00eb mij\u00eb e nj\u00eb m\u00ebkate. Si kryeminist\u00ebr dhe si qenie njer\u00ebzore. P\u00ebr Berish\u00ebn dhe Met\u00ebn, q\u00eb e kan\u00eb shpallur armik final, ai \u00ebsht\u00eb fajtor edhe p\u00ebr kryq\u00ebzimin e Jezu Krishtit. Miqt\u00eb e tij, tek t\u00eb cil\u00ebt vet\u00eb Rama rekruton me qejf tharmin e kund\u00ebrshtar\u00ebve rishtar\u00eb, mund [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":276040,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-277011","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/277011","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=277011"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/277011\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/276040"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=277011"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=277011"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=277011"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}