{"id":278034,"date":"2022-08-15T14:06:06","date_gmt":"2022-08-15T12:06:06","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=278034"},"modified":"2022-08-15T14:06:06","modified_gmt":"2022-08-15T12:06:06","slug":"reforma-territoriale-zbulohen-3-bashkite-e-reja-qe-do-kerkoje-opozita-dhurata-cupi-tregon-cfare-synon-pd-rajonet-teme-e-hapur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/reforma-territoriale-zbulohen-3-bashkite-e-reja-qe-do-kerkoje-opozita-dhurata-cupi-tregon-cfare-synon-pd-rajonet-teme-e-hapur\/","title":{"rendered":"Reforma Territoriale\/ Zbulohen 3 bashkit\u00eb e reja q\u00eb do k\u00ebrkoj\u00eb opozita! Dhurata \u00c7upi tregon \u00e7far\u00eb synon PD: Rajonet tem\u00eb e hapur"},"content":{"rendered":"<p style=\"font-weight: 400;\">KELMENT BA\u00c7I\/\u00a0Deputetja e PD-s\u00eb, Dhurata \u00c7upi, ka deklaruar se PD do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb rritjen e numrit t\u00eb bashkive, nga 61 n\u00eb 80 n\u00eb ndryshimet e paket\u00ebs ligjore dhe hart\u00ebs territoriale q\u00eb pritet t\u2019i propozohet Kuvendit p\u00ebrpara 30 shtatorit.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb nj\u00eb\u00a0prononcim\u00a0p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cPanorama\u201d, bashk\u00ebkryetarja e Komisionit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Reform\u00ebs Administrativo-Territoriale, shprehet se reforma e 2014 rezultoi e d\u00ebshtuar, pasi qytetar\u00ebve iu largua m\u00eb shum\u00eb sh\u00ebrbimi publik, nd\u00ebrsa financat e institucioneve t\u00eb qeverisjes vendore u p\u00ebrkeq\u00ebsuan me rritje t\u00eb borxheve p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb tyre p\u00ebr pun\u00ebsime elektorale.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">\u201cEkspert\u00ebt e Partis\u00eb Demokratike kan\u00eb punuar intensivisht p\u00ebr t\u00eb realizuar nj\u00eb projekt t\u00eb paket\u00ebs ligjore dhe t\u00eb hart\u00ebs territoriale. Po ne kemi nj\u00eb variant q\u00eb do t\u2019ua ofrojm\u00eb qytetar\u00ebve. Ne jemi p\u00ebr rreth 80 nj\u00ebsi t\u00eb qeverisjes vendore. Vendet e rajonit dhe m\u00eb gjer\u00eb i kan\u00eb t\u00eb konceptuara nj\u00ebsit\u00eb e qeverisjes vendore si bashki. Nj\u00ebsi t\u00eb qeverisjes vendore plot\u00ebsisht urbane, nj\u00ebsi urbane dhe rurale dhe nj\u00ebsi plot\u00ebsisht rurale p\u00ebr shkak t\u00eb funksioneve q\u00eb kan\u00eb. Ne do mundohemi t\u2019u japim shqiptar\u00ebve rreth 80 nj\u00ebsi t\u00eb qeverisjes vendore, por ne kemi shum\u00eb k\u00ebrkesa p\u00ebr rishikim kufijsh t\u00eb disa prej tyre\u201d, tha \u00c7upi.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Ajo pranoi se brenda Partis\u00eb Demokratike ka nj\u00eb ng\u00ebr\u00e7 q\u00eb lidhet me p\u00ebrfaq\u00ebsimin e opozit\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb komision, po u shpreh se propozimi do t\u00eb jet\u00eb unifikues dhe n\u00eb interes t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Sipas \u00c7upit, \u201cN\u00eb vitin 2014 maxhoranca nuk d\u00ebgjoi propozimet e opozit\u00ebs dhe b\u00ebri fakt nj\u00eb reform\u00eb me efekte t\u00eb pastra elektorale dhe q\u00eb nuk ishte n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb qytetar\u00ebve. Ekspert\u00ebt tan\u00eb po p\u00ebrgatisin nj\u00eb material final t\u00eb plot\u00eb dhe detajuar dhe besoj q\u00eb t\u00eb gjitha pal\u00ebt e opozit\u00ebs do ta mb\u00ebshtesin k\u00ebt\u00eb propozim q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i miri p\u00ebr interesat e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb\u201d.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">BASHKIT\u00cb E REJA<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Bashk\u00ebkryetarja e Komisionit Parlamentar t\u00eb Reform\u00ebs ka zbuluar p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cPanorama\u201d tre emrat e par\u00eb t\u00eb bashkive t\u00eb reja q\u00eb do t\u00eb propozoj\u00eb PD si Orikumi, Leskoviku dhe rajoni i Dukagjinit. \u201cLeskoviku \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej modeleve konkrete. Leskoviku me Kolonj\u00ebn jan\u00eb 50 km, nj\u00eb qytetari i duhet 100 km p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb rrug\u00ebn. Bashkia e Orikumit sot \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Bashkis\u00eb Vlor\u00eb, por t\u00eb gjitha t\u00eb dh\u00ebnat e tregojn\u00eb si shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb bashki m\u00eb vete. Ne nuk mund t\u00eb zhb\u00ebjm\u00eb n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tradit\u00ebn dhe historin\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e Dukagjinit. Ne do t\u2019i sugjerojm\u00eb si nj\u00ebsi t\u00eb qeverisjes vendore t\u00eb ve\u00e7uar me zon\u00ebn p\u00ebrreth p\u00ebr shkak t\u00eb tipologjis\u00eb, historis\u00eb, relievit etj. K\u00ebto shembuj tregojn\u00eb seriozitetin dhe detajet, me t\u00eb cilin ne jemi p\u00ebrqendruar p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb reform\u00eb\u201d, u shpreh \u00c7upi.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">RAJONET<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Teksa foli p\u00ebr qarqet, bashk\u00ebkryetarja e Komisionit t\u00eb Reform\u00ebs AdministrativoTerritoriale thot\u00eb se ndarja e vendit n\u00eb rajone apo fuqizimi i qarqeve do t\u00eb varet nga qasja p\u00ebr nj\u00eb dakord\u00ebsi politike mes pal\u00ebve.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">\u201cQarqet kan\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e tyre p\u00ebr shkak se jan\u00eb organe kushtetuese e n\u00eb duhet t\u2019u jepnim r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb dhe autoritetin e duhur. R\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb u jep Kushtetuta nuk e kan\u00eb pasur asnj\u00ebher\u00eb dhe vazhdojn\u00eb t\u00eb mos e ken\u00eb. Ka nj\u00eb qasje q\u00eb mes qarqeve dhe rajoneve t\u00eb zgjidhet rajoni dhe t\u00eb kemi nj\u00eb rajonalizim t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Un\u00eb besoj q\u00eb t\u00eb gjitha pal\u00ebt do t\u00eb jemi dakord k\u00ebtu p\u00ebr sa i p\u00ebrket numrit t\u00eb qarqeve apo rajoneve. Kjo \u00ebsht\u00eb e lidhur edhe me pun\u00ebn e Komisionit t\u00eb Reform\u00ebs Zgjedhore. Un\u00eb besoj q\u00eb me nj\u00eb pun\u00eb, qasje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt dhe me nj\u00eb dakord\u00ebsi politike t\u00eb arrijm\u00eb q\u00eb t\u2019i japim fuqin\u00eb q\u00eb u jep Kushtetuta qarqeve apo t\u00eb shtojm\u00eb rajonet apo t\u00eb heqim qarqet dhe t\u00eb kemi vet\u00ebm rajonet\u201d, sqaroi deputetja e PD-s\u00eb.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">ZGJEDHJET E 2023<strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">E pyetur n\u00ebse zgjedhjet e ardhshme lokale t\u00eb 2023 do t\u00eb mbahen mbi baz\u00ebn e ndryshimeve ligjore q\u00eb pritet t\u2019i d\u00ebrgohen Kuvendit p\u00ebrpara 30 shtatorit, \u00c7upi u shpreh se kjo \u00ebsht\u00eb n\u00eb kompetenc\u00eb t\u00eb Presidentit, por ato t\u00eb jen\u00eb gati brenda afateve kushtetuese p\u00ebr dekretimin e dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve nga ana e kreut t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">\u201cKjo, p\u00ebr shkak se Kodi Zgjedhor parashikon q\u00eb Presidenti duhet t\u00eb dekretoj\u00eb dat\u00ebn e zgjedhjeve lokale 6 muaj p\u00ebrpara, q\u00eb i takon muaji tetor. Deri n\u00eb fund t\u00eb shtatorit, ne menduam q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebnim nj\u00eb propozim final p\u00ebr paket\u00ebn ligjore dhe hart\u00ebs q\u00eb do ta shoq\u00ebroj\u00eb k\u00ebt\u00eb paket\u00eb. Presidenti do t\u00eb ket\u00eb t\u00eb gjith\u00eb mund\u00ebsin q\u00eb n\u00eb tetor t\u00eb shpall\u00eb dat\u00ebn e zgjedhjeve me reform\u00ebn e re. Ky ishte edhe q\u00ebllimi, p\u00ebr t\u00eb cilin u ngrit komisioni dhe k\u00ebtu besoj q\u00eb nuk duhet t\u00eb ket\u00eb asnj\u00eb dilem\u00eb apo diskutim. Zgjedhjet e ardhshme duhet t\u00eb b\u00ebhen me reform\u00ebn e re territoriale-administrative, e cila nga ana e saj duhet t\u00eb miratohet me dakord\u00ebsin\u00eb e opozit\u00ebs q\u00eb kjo t\u00eb jet\u00eb e suksesshme. N\u00ebse nuk do t\u00eb kemi dakord\u00ebsi me Partin\u00eb Socialiste, un\u00eb mendoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb keqe t\u00eb vendit dhe qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb. Pa dobi publike nuk ia vlen t\u00eb ket\u00eb asnj\u00eb reform\u00eb t\u00eb miratuar nga nj\u00ebra pal\u00eb\u201d.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>KELMENT BA\u00c7I\/\u00a0Deputetja e PD-s\u00eb, Dhurata \u00c7upi, ka deklaruar se PD do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb rritjen e numrit t\u00eb bashkive, nga 61 n\u00eb 80 n\u00eb ndryshimet e paket\u00ebs ligjore dhe hart\u00ebs territoriale q\u00eb pritet t\u2019i propozohet Kuvendit p\u00ebrpara 30 shtatorit. N\u00eb nj\u00eb\u00a0prononcim\u00a0p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cPanorama\u201d, bashk\u00ebkryetarja e Komisionit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Reform\u00ebs Administrativo-Territoriale, shprehet se reforma e 2014 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":278035,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-278034","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/278034","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=278034"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/278034\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/278035"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=278034"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=278034"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=278034"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}