{"id":278045,"date":"2022-08-15T16:02:14","date_gmt":"2022-08-15T14:02:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=278045"},"modified":"2022-08-15T16:02:14","modified_gmt":"2022-08-15T14:02:14","slug":"qeveria-e-zero-investimeve-kapitale-kritikat-e-opozites-per-mosrealizim-ja-lista-e-plote-e-projekteve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/qeveria-e-zero-investimeve-kapitale-kritikat-e-opozites-per-mosrealizim-ja-lista-e-plote-e-projekteve\/","title":{"rendered":"Qeveria e \u2018zero investimeve kapitale\u2019, kritikat e opozit\u00ebs p\u00ebr mosrealizim, ja lista e plot\u00eb e projekteve"},"content":{"rendered":"<p style=\"font-weight: 400;\">Qeveria e Kosov\u00ebs po vazhdon t\u00eb kritikohet p\u00ebr mosrealizimin e projekteve t\u00eb investimeve kapitale, ku sipas opozit\u00ebs dhe njoh\u00ebsve t\u00eb ekonomis\u00eb, realizimi i tyre \u00ebsht\u00eb pothuajse zero p\u00ebr qind<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs (LDK) me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb konference p\u00ebr medie ka theksuar se disa nga ministrit\u00eb e Qeveris\u00eb Kurti, n\u00eb pjes\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vitit aktual nuk kan\u00eb realizuar asnj\u00eb investim kapital, por se ky pretendim \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtuar nga ministri i Financave, Hekuran Murati.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">LDK thot\u00eb se n\u00eb baz\u00eb t\u00eb\u00a0Raportit Financiar t\u00eb Thesarit t\u00eb Kosov\u00ebs, investimet kapitale n\u00eb periudh\u00ebn gjasht\u00ebmujore jan\u00eb vet\u00ebm 9 p\u00ebr qind, ku sipas tyre \u00ebsht\u00eb m\u00eb e ulta n\u00eb dhjet\u00eb vitet e fundit.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Ky raport shp\u00ebrfaq me fakte dhe numra paaft\u00ebsin\u00eb qeveris\u00ebse t\u00eb pushtetit. Nd\u00ebrkaq, mosefikasiteti i Qeveris\u00eb n\u00eb realizimin e projekteve kapitale po p\u00ebrkthehet me r\u00ebnie ekonomike, mbyllje biznesesh, humbje t\u00eb vendeve t\u00eb pun\u00ebs, rritje t\u00eb varf\u00ebris\u00eb si dhe d\u00ebmtim zinxhiror n\u00eb t\u00eb gjitha fushat e kapluara nga kriza\u201d,\u00a0u tha nga LDK-ja.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Sipas partis\u00eb opozitare, jan\u00eb kat\u00ebr ministri \u2013 Ekonomis\u00eb, Industris\u00eb e Tregtis\u00eb, Administrimit Lokal dhe ajo e Financave \u2013 q\u00eb investimet kapitale i kan\u00eb zero euro<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\"><em>\u201cMinistria e Ekonomis\u00eb, me buxhet vjetor p\u00ebr investime kapitale prej 16,154,144 euro i ka shpenzuar 0 p\u00ebr qind. Ekonomia nuk e duron populizmin, sepse gjith\u00e7ka q\u00eb shum\u00ebzohet me zero \u2013 zero mbetet. Ministris\u00eb e Industris\u00eb, Nd\u00ebrmarr\u00ebsis\u00eb dhe Tregtis\u00eb nga 4,470,000 euro, realizmin e ka zero. Pra, Qeveria zgjedh t\u00eb investoj\u00eb zero p\u00ebr Industrin\u00eb, zero p\u00ebr Nd\u00ebrmarr\u00ebsin\u00eb dhe zero p\u00ebr Tregtin\u00eb. Ministria e Administrimit t\u00eb Pushtetit Lokal, por edhe Ministria e Zhvillimit Rajonal kan\u00eb realizuar 0 p\u00ebr qind buxhet p\u00ebr investime kapitale. K\u00ebshtu q\u00eb, 38 komuna kan\u00eb zero realizim n\u00eb investime kapitale. Ministria e Financave, Pun\u00ebs dhe Transfereve nga 103,291,413 euro ka arritur te realizoj\u00eb vet\u00ebm 1 p\u00ebr qind ose 587,211 euro. P\u00ebr 47 projekte t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme realizimi \u00ebsht\u00eb zero\u201d,<\/em>\u00a0thuhet n\u00eb reagim.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Por, ndryshe nga LDK-ja dhe ekspert\u00ebt e ekonomis\u00eb, ministri Murati ka deklaruar se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb agresive e opozit\u00ebs dhe disa medieve n\u00eb vend.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\"><em>\u201cPagesat q\u00eb shteti b\u00ebn, qoft\u00eb n\u00eb form\u00eb t\u00eb pagave, pensioneve, mallrave q\u00eb blen, apo edhe investimeve kapitale, q\u00eb t\u00eb gjitha kontribuojn\u00eb n\u00eb ekonomin\u00eb e vendit. Dit\u00ebve t\u00eb fundit, nga opozita por edhe nga disa media, kemi par\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb agresive e cila pretendon se qeveria ka bllokuar ekonomin\u00eb, sepse nuk po shpenzon. Mir\u00ebpo, t\u00eb dh\u00ebnat, nga po ai raport t\u00eb cilit i referohet opozita, tregojn\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn\u201d,<\/em>\u00a0ka shkruar Murati.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\"><em>\u201cPeriudha 6-mujore e par\u00eb e vitit 2022, p\u00ebr sa i p\u00ebrket shpenzimit \u00ebsht\u00eb m\u00eb e lart\u00eb se t\u00eb gjitha vitet paraprake, madje edhe m\u00eb e lart\u00eb se viti 2021, kur kishte edhe zgjedhje. Pra, argumenti se qeveria nuk po e mb\u00ebshtet\u00eb ekonomin\u00eb e vendit, nuk q\u00ebndron aspak, sepse si\u00e7 edhe mund t\u00eb shihet nga grafiku, shpenzimet dhe pagesat nga buxheti i shtetit jan\u00eb m\u00eb t\u00eb lartat ndonj\u00ebher\u00eb\u201d,<\/em>\u00a0shton ai.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Agron Demi, analist i politikave n\u00eb Institutin p\u00ebr Studime t\u00eb Avancuara GAP, ka faj\u00ebsuar Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn tha se nuk e ka trajtuar fare sfid\u00ebn e rritjes s\u00eb \u00e7mimeve n\u00eb materialet nd\u00ebrtimore.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">\u201cRealizimi i investimeve kapitale n\u00eb gjasht\u00eb mujorin e par\u00eb t\u00eb 2022 \u00ebsht\u00eb n\u00eb nivelin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb mundsh\u00ebm, madje shkall\u00eb kaq e ulet e investimeve nuk \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar as n\u00eb vitin 2020 kur p\u00ebr shum\u00eb dit\u00eb kemi qen\u00eb t\u00eb mbyllur. Fajtor kryesor p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb rritja e \u00e7mimeve n\u00eb materialet nd\u00ebrtimore, por p\u00ebr k\u00ebt\u00eb faj t\u00eb madh ka edhe qeveria, e cila nuk e ka trajtua k\u00ebt\u00eb sfid\u00eb fare\u201d, ka shkruar Demi n\u00eb Facebook.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Lidhur me k\u00ebt\u00eb jan\u00eb deklaruar edhe ekspert\u00ebt e ekonomis\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb se nga Qeveria e Kosov\u00ebs nuk ka ndalje t\u00eb \u201cgjakderdhjes financiare\u201d por se ka \u201cbllokad\u00eb financiare\u201d.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Ish-kryetari i Od\u00ebs Ekonomike t\u00eb Kosov\u00ebs (OEK), Berat Rukiqi gjat\u00eb nj\u00eb interviste p\u00ebr Telegrafin pati theksuar se ka tendenc\u00eb t\u00eb krijohet nj\u00eb rezerv\u00eb buxhetore dhe se qeveria duhet ta ket\u00eb nj\u00eb plan p\u00ebr zhbllokimin e k\u00ebtyre investimeve.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\"><em>\u201cAjo q\u00eb ka ngecur \u00ebsht\u00eb se Qeveria nuk shpenzon asnj\u00eb cent, tashm\u00eb disa muaj. N\u00ebse flasim p\u00ebr ndalje t\u00eb nj\u00eb gjakderdhje financiare, nuk do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb ndalen t\u00eb gjitha projektet. Ka tendenc\u00eb t\u00eb krijohet nj\u00eb rezerv\u00eb buxhetore, pra ka nj\u00eb bllokad\u00eb\u201d, pati th\u00ebn\u00eb Rukiqi.<\/em><\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\"><em>\u201cVendit i duhet nj\u00eb l\u00ebvizje m\u00eb e shpejt\u00eb e paras\u00eb dhe nuk pritet q\u00eb kjo t\u00eb vjen nga remitencat apo nga konsumi i brendsh\u00ebm, duhen edhe investimet e brendshme. \u00cbsht\u00eb urgjente q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb plan t\u00eb Qeveris\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb zhbllokim t\u00eb investimeve kapitale\u201d, ka shtuar ai.<\/em><\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Lista e plot\u00eb e projekteve t\u00eb realizuara t\u00eb investimeve kapitale<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Nga Raporti Gjasht\u00ebmujor Financiar i Ministris\u00eb s\u00eb Financave, shihet se disa nga ministrit\u00eb nuk kan\u00eb realizuar shumic\u00ebn e projekteve t\u00eb parapara t\u00eb investimeve kapitale.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb shum\u00eb ministri p\u00ebrqindja e realizimit t\u00eb projekteve \u00ebsht\u00eb zero, e n\u00eb disa progresi \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm me nj\u00eb p\u00ebrqindje t\u00eb vog\u00ebl.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Ministria e Infrastruktur\u00ebs, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb gjasht\u00eb mujore, ka realizuar 15 p\u00ebr qind t\u00eb projekteve kapitale, ndjekur nga Ministria e Arsimit me 10 p\u00ebr qind, nd\u00ebrsa Ministria e Kthimit ka progresin m\u00eb t\u00eb madh prej 35 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">K\u00ebtu\u00a0mund ta shikoni list\u00ebn e projekteve t\u00eb investimeve kapitale t\u00eb publikuar nga Thesari i Kosov\u00ebs. \/Telegrafi\/<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Qeveria e Kosov\u00ebs po vazhdon t\u00eb kritikohet p\u00ebr mosrealizimin e projekteve t\u00eb investimeve kapitale, ku sipas opozit\u00ebs dhe njoh\u00ebsve t\u00eb ekonomis\u00eb, realizimi i tyre \u00ebsht\u00eb pothuajse zero p\u00ebr qind Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs (LDK) me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb konference p\u00ebr medie ka theksuar se disa nga ministrit\u00eb e Qeveris\u00eb Kurti, n\u00eb pjes\u00ebn e par\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":278046,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-278045","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/278045","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=278045"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/278045\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/278046"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=278045"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=278045"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=278045"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}