{"id":278158,"date":"2022-08-16T11:14:29","date_gmt":"2022-08-16T09:14:29","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=278158"},"modified":"2022-08-16T11:14:33","modified_gmt":"2022-08-16T09:14:33","slug":"ish-gjenerali-serb-ne-krye-te-kuvendit-banoret-e-terrnjes-te-zemeruar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/ish-gjenerali-serb-ne-krye-te-kuvendit-banoret-e-terrnjes-te-zemeruar\/","title":{"rendered":"Ish-gjenerali serb n\u00eb krye t\u00eb Kuvendit, banor\u00ebt e T\u00ebrrnjes t\u00eb zem\u00ebruar"},"content":{"rendered":"<p>Em\u00ebrimet politike n\u00eb pozita t\u00eb larta shtet\u00ebrore n\u00eb Serbi mund t\u00eb mos u b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrshtypje shum\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Por, n\u00eb fshatin T\u00ebrrnje t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Suharek\u00ebs, em\u00ebrimi i fundit i ish-gjeneralit serb, Bozhidar Deliq, n\u00eb pozit\u00ebn e n\u00ebnkryetarit t\u00eb Kuvendit t\u00eb Serbis\u00eb, ka shkaktuar zem\u00ebrim.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb fshat m\u00eb 25 mars t\u00eb vitit 1999, sipas d\u00ebshmitar\u00ebve, forcat paramilitare dhe ushtarake serbe vran\u00eb 46 civil\u00eb shqiptar\u00eb. N\u00eb mesin e tyre ishin edhe 22 an\u00ebtar\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb familjes Gashi.<\/p>\n<p>Deliq, tani ushtarak n\u00eb pension, dyshohet se ka pasur p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb kryerjen e k\u00ebtyre krimeve n\u00eb T\u00ebrrnje t\u00eb Suharek\u00ebs, si dhe vrasjeve t\u00eb qindra qytetar\u00ebve t\u00eb tjera n\u00eb Prizren, Rahovec dhe Dragash.<\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00ebn kur u kryen k\u00ebto krime m\u00eb 1998-1999, Deliq ishte komandat i Brigad\u00ebs s\u00eb Motorizuar 549 t\u00eb ushtris\u00eb Jugosllave.<\/p>\n<h3><strong>\u201cAi e meriton t\u00eb jet\u00eb n\u00eb burg\u201d<\/strong><\/h3>\n<p>Pas 23 vjet\u00ebsh, n\u00eb mesdit\u00ebn e 10 gushtit, ekipi i Radios Evropa e Lir\u00eb e gjeti 58-vje\u00e7aren Hamide Gashi pran\u00eb nj\u00eb tr\u00ebndafili n\u00eb oborrin e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb saj n\u00eb fshatin T\u00ebrrnje t\u00eb Suharek\u00ebs.<\/p>\n<p>Tr\u00ebndafili \u00ebsht\u00eb mbjell\u00eb para 23 vjet\u00ebsh pran\u00eb vendit ku forcat serbe vran\u00eb dhe dogj\u00ebn trupin e djalit t\u00eb saj, Votimit, q\u00eb ishte 7 vje\u00e7.<\/p>\n<p>Derisa p\u00ebrshkruan momentin kur iu vra djali dhe kunata e saj, Hamidja shprehet e revoltuar se si persona t\u00eb dyshuar p\u00ebr k\u00ebto vrasje, p\u00ebrfshir\u00eb ish-ushtarakun serb, Bozhidar Deliq, jan\u00eb t\u00eb lir\u00eb dhe mbajn\u00eb pozita t\u00eb larta shtet\u00ebrore n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>\u201cPo, kam d\u00ebgjuar p\u00ebr t\u00eb [Bozhidar Deliqin]. Ai i ka urdh\u00ebruar, krejt dhe \u00e7far\u00eb ka th\u00ebn\u00eb ai k\u00ebta kan\u00eb b\u00ebr\u00eb\u201d, shprehet Hamidja kur pyetet n\u00ebse ka d\u00ebgjuar ndonj\u00ebher\u00eb p\u00ebr Bozhidar Deliqin.<\/p>\n<p>M\u00eb 25 mars 1999, kur u vran\u00eb 46 civil\u00eb n\u00eb T\u00ebrrnje, Hamidja, burri i saj, djali tjet\u00ebr q\u00eb kishte dhe vajza arrit\u00ebn t\u00eb mbijetonin edhe pse ndodheshin n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb kur forcat serbe vran\u00eb Votimin.<\/p>\n<p>Pas disa dit\u00ebsh, Hamidja dhe familja e saj u kthyen n\u00eb fshat ku gjet\u00ebn trupin e djegur t\u00eb Votimit, t\u00eb cilin e varros\u00ebn n\u00eb varrezat e fshatit T\u00ebrrnje.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet e para t\u00eb pasluft\u00ebs, Hamidja thot\u00eb se ka besuar se dikur do t\u00eb kishte drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, ajo kishte shkuar n\u00eb Beograd p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar n\u00eb nj\u00eb proces gjyq\u00ebsor kund\u00ebr ushtarak\u00ebve serb\u00eb q\u00eb akuzoheshin se kishin p\u00ebrgjegj\u00ebsi n\u00eb vrasjet q\u00eb ndodh\u00ebn n\u00eb fshatin T\u00ebrrnje.<\/p>\n<p>Por, d\u00ebshmit\u00eb thot\u00eb se i dha kot, pasi shprehet e bindur se Serbia nuk d\u00ebshiron t\u2019i d\u00ebnoj\u00eb njer\u00ebzit e vet\u00eb edhe pse p\u00ebr ta, si\u00e7 thot\u00eb ajo, ka d\u00ebshmi se kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb vrasjen e civil\u00ebve. Argumenti m\u00eb i mir\u00eb, thot\u00eb Hamidja, \u00ebsht\u00eb mosndjekja penale e Bozhidar Deliqit.<\/p>\n<p>\u201cAi e meriton t\u00eb jet\u00eb n\u00eb burg. Moti e ka merituar, tashm\u00eb von\u00eb \u00ebsht\u00eb. Qe sa vite \u00ebsht\u00eb kjo pun\u00eb, \u00ebsht\u00eb dashur me fillim t\u00eb d\u00ebnohet\u201d, shprehet e zem\u00ebruar Hamidja.<\/p>\n<h3><strong>\u201cAskund nuk gjet\u00ebm drejt\u00ebsi\u201d<\/strong><\/h3>\n<p>Rreth 50 metra larg sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Hamides, ulur n\u00eb ballkonin e sht\u00ebpis\u00eb takuam Gjyle Gashin, 57 vje\u00e7e, nj\u00eb e mbijetuar tjet\u00ebr e sulmit t\u00eb 25 marsit t\u00eb vitit 1999.<\/p>\n<p>Forcat paramilitare e ushtarake serbe, Gjyl\u00ebs ia vran\u00eb vajz\u00ebn Besart\u00ebn, 13 vje\u00e7e, burrin Shabanin (37), kunatin Hamziun (36), kunat\u00ebn Ajman\u00ebn, (30), si dhe vjehrr\u00ebn Bahrijen (50).<\/p>\n<p>Gjyla mban\u00eb n\u00eb duar pak fotografi t\u00eb vajz\u00ebs, burrit dhe vjehrr\u00ebs, q\u00eb i kan\u00eb shp\u00ebtuar pas djegies s\u00eb sht\u00ebpis\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb ndier\u00eb keq kur par\u00eb n\u00eb lajme em\u00ebrimin e Bozhidar Deliqit n\u00eb pozit\u00ebn e n\u00ebnkryetarit t\u00eb Kuvendit t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm Deliq, por edhe t\u00eb dyshuarit e tjer\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb jen\u00eb n\u00eb vuajtje t\u00eb d\u00ebnimit e jo t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb promovohen n\u00eb pozita t\u00eb larta shtet\u00ebrore, thot\u00eb ajo.<\/p>\n<p>\u201cPo si t\u00eb ndihem m\u00eb keq? Tash s\u00eb fundmi e pash n\u00eb lajme [em\u00ebrimin e Bozhidar Deliqit], m\u00eb keq nuk ke se si t\u00eb ndihesh. Si t\u00eb ndihem kur po shp\u00ebrblehen ata q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb krime k\u00ebtu? Si \u00ebsht\u00eb m\u00eb keq? Por, nuk kemi se \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb asgj\u00eb m\u00eb tep\u00ebr\u201d, shprehet Gjyle Gashi.<\/p>\n<p>Ajo thot\u00eb se n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn ka shkuar dy her\u00eb n\u00eb Beograd p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar p\u00ebr krimet q\u00eb ndodh\u00ebn n\u00eb fshatin T\u00ebrrnje.<\/p>\n<p>Por, si\u00e7 shprehet Gjyla, prokuroria dhe gjykata atje nuk e kishin p\u00ebrnj\u00ebmend hetimin e as gjykimin e t\u00eb dyshuarave p\u00ebr vrasjen e popullat\u00ebs civile shqiptare.<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi, institucionet e Kosov\u00ebs kan\u00eb nisur nj\u00eb hetim p\u00ebr krimet lufte t\u00eb kryera nga forcat ushtarake dhe policore serbe n\u00eb fshatin T\u00ebrrnje, por Gjyla nuk pret rezultate nga ky proces.<\/p>\n<p>\u201cDeri m\u00eb tani gjith\u00e7ka ka qen\u00eb d\u00ebshtim. Tash e tutje nuk e di \u00e7ka b\u00ebhet\u201d, shprehet Gjyla e mllefosur.<\/p>\n<p>Shabani dhe v\u00ebllai i tij Hamziu u gjet\u00ebn t\u00eb vrar\u00eb n\u00eb fshatin T\u00ebrrnje dhe u varros\u00ebn aty.<\/p>\n<p>Trupat e Besart\u00ebs, Ajmon\u00ebs dhe Bahrijes u gjet\u00ebn m\u00eb 10 gusht 1999, t\u00eb varrosur n\u00eb nj\u00eb varrez\u00eb masive n\u00eb fshatin Brezn\u00eb t\u00eb Dragashit, rreth 60 kilometra larg vendit ku u vran\u00eb.<\/p>\n<h3><strong>FHD-ja dor\u00ebzoi dy kall\u00ebzime penale p\u00ebr Bozhidar Deliq<\/strong><\/h3>\n<p>M\u00eb 16 gusht 2022, Shoqata p\u00ebr krimet e luft\u00ebs \u201cGjakova 98-99\u201d, njoftoi p\u00ebr dor\u00ebzimin e kall\u00ebzimit penal kund\u00ebr Deliqit n\u00eb sektorin e krimeve t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Prokurorin\u00eb Speciale t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Por, p\u00ebr krimet e kryera n\u00eb fshatin T\u00ebrrnje, edhe Fondi p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn Humanitare n\u00eb Beograd kishte dor\u00ebzuar kall\u00ebzim penal n\u00eb Zyr\u00ebn e Prokurorit p\u00ebr Krime Luft\u00eb n\u00eb Serbi ndaj ish-gjeneralit serb, Bozhidar Deliq, dhe dhjet\u00eb ushtarak\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas kall\u00ebzimit penal, Bozhidar Deliq dhe dhjet\u00eb ushtarak\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, shumica pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb Brigad\u00ebs s\u00eb Motorizuar 549, n\u00ebn urdhrin e tij, si dhe t\u00eb disa pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme t\u00eb Serbis\u00eb, kishin vepruar n\u00eb nj\u00eb plan t\u00eb paracaktuar si dhe me marr\u00ebveshje p\u00ebr t\u2019i kryer k\u00ebto vrasje.<\/p>\n<p>K\u00ebta udh\u00ebheq\u00ebs ushtarak\u00eb, sipas Fondit p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn Humanitare n\u00eb Beograd (FHD), kishin udh\u00ebhequr operacionin e vrasjes s\u00eb civil\u00ebve, shkat\u00ebrrimit t\u00eb pron\u00ebs si dhe m\u00eb pas, pastrimit t\u00eb vendeve t\u00eb krimit duke mbledhur trupat e viktimave, duke i transportuar n\u00eb Dragash dhe n\u00eb fund duke i varrosur n\u00eb nj\u00eb varrez\u00eb masive.<\/p>\n<p>Dy udh\u00ebheq\u00ebsit e tjer\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb kall\u00ebzim penal, Pavle Gavrilloviq, dhe Rajko Kozlina, u akuzuan nga Zyra e Prokurorit p\u00ebr Krime Lufte n\u00eb Serbi se kishin udh\u00ebhequr operacionin e vrasjes, mbledhjes, transportimit dhe varrosjes n\u00eb varrez\u00eb masive t\u00eb viktimave nga fshati T\u00ebrrnje.<\/p>\n<p>Sipas FHD-s\u00eb, n\u00eb k\u00ebto operacione kishin marr\u00eb pjes\u00eb nj\u00eb num\u00ebr i madh i pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Brigad\u00ebs s\u00eb Motorizuar 549, q\u00eb udh\u00ebhiqej nga Deliq.<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb procesi gjyq\u00ebsor t\u00eb tejzgjatur, n\u00eb prill t\u00eb vitit 2019, Pavle Gavrilloviq u lirua nga akuzat, nd\u00ebrsa Rajko Kozlina u d\u00ebnua me 15 vjet burgim. Por, ai i iku drejt\u00ebsis\u00eb, duke shmangur vuajtjen e d\u00ebnimit.<\/p>\n<p>P\u00ebrkund\u00ebr fakteve dhe d\u00ebshmive, Bozhidar Deliq nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur asnj\u00ebher\u00eb me drejt\u00ebsin\u00eb, konfirmojn\u00eb n\u00eb FHD.<\/p>\n<p>\u201cFDH ka paraqitur dy kall\u00ebzime penale kund\u00ebr Bozhidar Deliqit. E para n\u00eb vitin 2008 p\u00ebr krimet e kryera n\u00eb fshatin T\u00ebrrnje n\u00eb mars t\u00eb vitit 1999. E dyta \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar n\u00eb vitin 2013 p\u00ebr krime t\u00eb kryera n\u00eb fshatin Landovic\u00eb [Prizren]. Prokuroria serbe p\u00ebr Krime Lufte asnj\u00ebher\u00eb nuk e ka akuzuar [Bozhidar] Deliqin p\u00ebr k\u00ebto krime\u201d, konfirmon p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, drejtoresha ekzekutive e FHD-s\u00eb n\u00eb Beograd, Ivana Zhaniq.<\/p>\n<p>Kall\u00ebzimi i dyt\u00eb penal q\u00eb FHD-ja dor\u00ebzoi n\u00eb vitin 2013 n\u00eb Zyr\u00ebn e Prokurorit p\u00ebr Krime Lufte n\u00eb Serbi, akuzon Bozhidar Deliqin se m\u00eb 26 mars t\u00eb vitit 1999, kishte urdh\u00ebruar nj\u00eb sulm me artileri t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb tanke, q\u00eb la t\u00eb vrar\u00eb 12 civil\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb gjasht\u00eb f\u00ebmij\u00eb n\u00eb fshatin Landovic\u00eb t\u00eb Prizrenit.<\/p>\n<p>Predhat e tankeve kishin goditur nj\u00eb sht\u00ebpi ku po fshiheshin 45 banor\u00eb t\u00eb fshatit.<\/p>\n<p>Aty u plagos r\u00ebnd\u00eb edhe 65-vje\u00e7arja Fahrije Morina, t\u00eb cil\u00ebn ekipi i REL-it e takoi n\u00eb or\u00ebt e pasdites s\u00eb 10 gushtit, n\u00eb oborrin e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb saj n\u00eb fshatin Landovic\u00eb.<\/p>\n<p>E ulur pran\u00eb burrit, Kurtishit, Fahrija rr\u00ebfen se si granatat e par\u00eb q\u00eb kishin r\u00ebn\u00eb n\u00eb fshat e kishin plagosur n\u00eb t\u00eb dyja k\u00ebmb\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb sulm asaj ia vran\u00eb kunat\u00ebn dhe vajz\u00ebn e saj Njomz\u00ebn 15 vje\u00e7e, si dhe mbes\u00ebn e tyre Festin\u00ebn, q\u00eb kishte mbushur dy vjet.<\/p>\n<p>\u201cJam plagosur prej granat\u00ebs. Mi kan\u00eb hequr tani copat e granat\u00ebs. I kam krejt shenjat, k\u00ebmb\u00ebt, dy k\u00ebrdhokullat i kam pasur t\u00eb djegura krejt. Me rroba, me t\u00eb gjitha. Nj\u00ebzetekat\u00ebr or\u00eb m\u00eb ka rrjedhur gjaku\u201d, rr\u00ebfen Fahrija, e mbijetuar e sulmit t\u00eb 26 marsit t\u00eb vitit 1999.<\/p>\n<p>Pas gati nj\u00eb muaji, Fahrija thot\u00eb se s\u00ebrish u ngrit n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe filloi t\u00eb ecte, por kujtimet e asaj dite thot\u00eb se i kan\u00eb mbetur n\u00eb mendje p\u00ebrjet\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb i ka shkruar Zyr\u00ebs s\u00eb Prokurorit p\u00ebr Krime Lufte t\u00eb Serbis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb pyetur se pse nuk \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb ndonj\u00eb veprim ndaj gjeneralit Deliq pas ngritjes s\u00eb dy kall\u00ebzimeve penale ndaj tij, por ky institucion nuk ka kthyer p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<h3><strong>Nga ushtria n\u00eb politik\u00eb<\/strong><\/h3>\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb, Bozhidar Deliq, mund jet\u00eb nj\u00eb em\u00ebr jo shum\u00eb i njohur, por ai f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb e hershme e ka kaluar n\u00eb fshatin e tij t\u00eb lindjes, Lugbunar t\u00eb Gjakov\u00ebs.<\/p>\n<p>Aty ka kryer shkoll\u00ebn fillore, p\u00ebr t\u2019u zhvendosur m\u00eb pas n\u00eb Beograd t\u00eb Serbis\u00eb ku p\u00ebrfundoi akademin\u00eb ushtarake.<\/p>\n<p>N\u00eb biografin\u00eb e tij t\u00eb publikuar pas zgjedhjes n\u00eb pozit\u00ebn e n\u00ebnkryetarit t\u00eb Kuvendit t\u00eb Serbis\u00eb, mungon nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e karrier\u00ebs ushtarake.<\/p>\n<p>Aty nuk p\u00ebrmenden fare pozitat e as p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb q\u00eb ka pasur gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb vitet vitet 1998-1999.<\/p>\n<p>Nga vitit 1977, n\u00eb biografin\u00eb e publikuar, kalohet direkt\u00a0n\u00eb vitin 2002.<\/p>\n<p>Bozhidar Deliq u pensionua nga ushtria serbe n\u00eb vitin 2005 dhe m\u00eb pas iu fut politik\u00ebs.<\/p>\n<p>Karriera e tij politike karakterizohet kryesisht me t\u00eb qenit an\u00ebtar i Partis\u00eb Radikale n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb u b\u00eb an\u00ebtar i Partis\u00eb Progresive t\u00eb presidentit aktual, Aleksandar Vu\u00e7iq, por edhe nga kjo parti u largua.<\/p>\n<p>N\u00eb janar t\u00eb k\u00ebtij viti themeloi nj\u00eb l\u00ebvizje politike t\u00eb quajtur \u201cNuk ka kthim, Serbia q\u00ebndron prapa\u201d.<\/p>\n<p>Ai ka qen\u00eb disa her\u00eb deputet i Kuvendit t\u00eb Serbis\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb hera e dyt\u00eb q\u00eb sh\u00ebrben si n\u00ebnkryetar i k\u00ebtij institucioni.<\/p>\n<p>Deliq ishte d\u00ebshmitar i mbrojtjes n\u00eb procesin gjyq\u00ebsor n\u00eb Tribunalin e Hag\u00ebs ndaj ish-presidentit jugosllav, Sllobodan Mollosheviq, dhe ish-udh\u00ebheq\u00ebsit ushtarak, Vladimir Lazareviq, q\u00eb u d\u00ebnua p\u00ebr krime lufte n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Em\u00ebrimet politike n\u00eb pozita t\u00eb larta shtet\u00ebrore n\u00eb Serbi mund t\u00eb mos u b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrshtypje shum\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs. Por, n\u00eb fshatin T\u00ebrrnje t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Suharek\u00ebs, em\u00ebrimi i fundit i ish-gjeneralit serb, Bozhidar Deliq, n\u00eb pozit\u00ebn e n\u00ebnkryetarit t\u00eb Kuvendit t\u00eb Serbis\u00eb, ka shkaktuar zem\u00ebrim. N\u00eb k\u00ebt\u00eb fshat m\u00eb 25 mars t\u00eb vitit 1999, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":278161,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-278158","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/278158","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=278158"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/278158\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/278161"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=278158"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=278158"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=278158"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}