{"id":278408,"date":"2022-08-17T16:15:32","date_gmt":"2022-08-17T14:15:32","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=278408"},"modified":"2022-08-17T16:15:32","modified_gmt":"2022-08-17T14:15:32","slug":"shqiperia-jo-vend-mysliman-rama-ngaterroi-gjithcka-akademiku-artan-fuga-une-kurre-skam-hequr-nje-vajze-universitare-nga-shkolla-meqe-ishte-e-mbuluar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/shqiperia-jo-vend-mysliman-rama-ngaterroi-gjithcka-akademiku-artan-fuga-une-kurre-skam-hequr-nje-vajze-universitare-nga-shkolla-meqe-ishte-e-mbuluar\/","title":{"rendered":"\u201cShqip\u00ebria jo vend mysliman! Rama ngat\u00ebrroi gjith\u00e7ka\u201d- Akademiku Artan Fuga: Un\u00eb kurr\u00eb s\u2019kam hequr nj\u00eb vajz\u00eb universitare nga shkolla meq\u00eb ishte e mbuluar"},"content":{"rendered":"<p>Profesori dhe akademiku Artan Fuga p\u00ebrkrah iniciativ\u00ebn e \u00e7do vajze shqiptare q\u00eb t\u00eb mbaj\u00eb shami n\u00eb kok\u00eb si simbolik\u00eb fetare islame sa koh\u00eb ajo respekton ligjin. Kurse debatin politiko-mediatik e konsideron krejt t\u00eb kot\u00eb p\u00ebrderisa \u00e7\u00ebshtja sipas tij \u00ebsht\u00eb zgjidhur n\u00eb Kushtetut\u00ebn e Kosov\u00ebs, n\u00eb orientimin e shtetit drejt vlerave Per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>Akademiku i njohur thot\u00eb p\u00ebr Gazet\u00ebn \u201cPanorama.al\u201d se duhet respektuar liria e besimit dhe simbolikat e saj dhe se vajzat kosovare duhet t\u00eb vendosin vet n\u00ebse duan ose jo mbajtjen e shamis\u00eb n\u00eb kok\u00eb n\u00eb ambientet shkollore. Artan Fuga risjell n\u00eb v\u00ebmendje se gjat\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnies nuk ka hequr nj\u00eb vajz\u00eb universitare nga shkolla meq\u00eb ishte e mbuluar.<\/p>\n<p><strong>Profesor, n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb rikthyer debati p\u00ebr mbajtjen e shamis\u00eb nga vajzat n\u00ebp\u00ebr shkolla, ku prej gati dy dekadash ka p\u00ebrplasje mes atyre q\u00eb jan\u00eb pro mbajtjes s\u00eb shamis\u00eb dhe atyre q\u00eb e kund\u00ebrshtojn\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Si e konsideroni k\u00ebt\u00eb debat publik lidhur me projektligjin p\u00ebr mbajtjen ose jo t\u00eb shamis\u00eb n\u00eb ambientet shkollore n\u00eb Kosov\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Fuga:<\/strong> <em>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb n\u00eb mediat kosovare shoh nj\u00eb lloj debati aktualisht lidhur me lejimin apo ndalimin e mbajtjes t\u00eb shamis\u00eb si simbolik\u00eb fetare islame nga vajzat n\u00eb shkoll\u00eb. Shoh gjithashtu q\u00eb marrin pjes\u00eb politikan\u00eb, pedagog\u00eb, intelektual\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb fes\u00eb, deputet\u00eb, etj. Por nuk di n\u00ebse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb debat q\u00eb zien ose jo n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb kosovare. Pra, a \u00ebsht\u00eb nj\u00eb debat q\u00eb b\u00ebhet n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb mes t\u00eb rinjve vet\u00eb, mes vajzave, mes djemve, n\u00eb familje, mes komshinjve, mes njer\u00ebzve pra n\u00eb kafene. Pra, nuk di n\u00ebse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb debat i stisur nga lart, apo vjen deri n\u00eb majat e dialogut social, n\u00eb media, n\u00eb kuvende si jehon\u00eb e bu\u00e7itjes nga posht\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Nga sa e mas un\u00eb, sidoqoft\u00eb pak nga larg dhe t\u00ebrthorazi gjendjen e debatit n\u00eb Kosov\u00eb, por t\u00eb debatit real n\u00eb mes t\u00eb popullsis\u00eb, nuk shoh ndonj\u00eb \u201cp\u00ebrplasje\u201d sikund\u00ebr m\u00eb pyesni ju. Un\u00eb dalloj dialogun, debatin, debatin e elitave politike, apo debatin, intelektual, debatin social t\u00eb thell\u00eb n\u00eb shoq\u00ebri, nga p\u00ebrplasjet n\u00eb shoq\u00ebri p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet fetare apo bot\u00ebkuptimin fetar. P\u00ebrgjith\u00ebsisht debatin, dialogun, kund\u00ebrshtit\u00eb n\u00eb opinionin publik kur ato kryhen n\u00eb forma demokratike dhe t\u00eb kulturuara pavar\u00ebsisht ndonj\u00eb toni ndonj\u00ebher\u00eb t\u00eb lart\u00eb, ndonj\u00eb teprimi jo t\u00eb rreziksh\u00ebm p\u00ebr paqen sociale, e quaj gjithmon\u00eb t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb. Nuk ka gj\u00eb m\u00eb t\u00eb keqe, m\u00eb t\u00eb neveritshme, m\u00eb t\u00eb rrezikshme p\u00ebr nj\u00eb komb kur opinioni shoq\u00ebror fle i hipnotizuar, i anesteziuar, i vdekur si n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/em> <em>Kjo \u00ebsht\u00eb e rrezikshme shum\u00eb. Kurse si debat politiko-mediatik e konsideroj krejt t\u00eb kot\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><strong>Pse?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Fuga:<\/strong> <em>Sepse \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb zgjidhur n\u00eb Kushtetut\u00ebn e Kosov\u00ebs, n\u00eb orientimin e shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs drejt vlerave Per\u00ebndimore. A \u00ebsht\u00eb shpallur liria e besimit? Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb familja ka t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb t\u2019i edukoj\u00eb f\u00ebmij\u00ebt me at\u00eb besim q\u00eb do dhe t\u00eb edukoj\u00eb ata q\u00eb t\u00eb respektojn\u00eb ato simbolika fetare q\u00eb jan\u00eb n\u00eb traditat e saj. Kryqin n\u00eb qaf\u00eb, kippan n\u00eb maj\u00eb t\u00eb kok\u00ebs, kokat e bukura zbuluara sikurse i ka b\u00ebr\u00eb n\u00ebna Natyr\u00eb, apo edhe n\u00eb respekt t\u00eb shamis\u00eb. Mjafton mos t\u2019i p\u00ebr\u00e7udnoj\u00eb, mos t\u00eb ushtroj\u00eb dhun\u00eb, mos d\u00ebmtoj\u00eb sh\u00ebndetin dhe dinjitetin e tyre moral.<\/em><\/p>\n<p><strong>A thot\u00eb Kushtetuta e Kosov\u00ebs s\u00eb \u00ebsht\u00eb shtet laik?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Fuga:<\/strong>\u00a0 <em>Po! Pra, \u00e7\u00ebshtja e besimit nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e shtetit, p\u00ebr aq sa respekton ligjet. E t\u00eb tjera. Kurse i famshmi udh\u00ebzim administrativ i vitit 2014, flet p\u00ebr domosdon\u00eb e mbajtjes t\u00eb uniform\u00ebs n\u00eb shkoll\u00eb, por se \u00e7far\u00eb kuptohet me uniform\u00eb dhe deri ku shtrihet koncepti i uniformitetit shkollor n\u00eb veshje kjo mbetet t\u00eb p\u00ebrcaktohet. Nj\u00eb urdh\u00ebr sqarues nga ministrja p\u00ebr arsim e zgjidh n\u00eb \u00e7ast k\u00ebt\u00eb. T\u00eb tjerat jan\u00eb kot, sepse n\u00eb planin normativ \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e qart\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><strong>Pse ky debat n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur Kosova pret liberalizimin e vizave me vendet e BE-s\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Fuga:<\/strong><em> E shoh pa asnj\u00eb lidhje. Pse ka ndonj\u00eb problem Evropa ta z\u00ebm\u00eb kur vende evropiane dhe per\u00ebndimore e tolerojn\u00eb k\u00ebt\u00eb, sepse e quajn\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me lirin\u00eb e familjeve p\u00ebr t\u00eb edukuar deri n\u00eb nj\u00eb far\u00eb moshe f\u00ebmij\u00ebt e tyre. Edhe k\u00ebtu ka nj\u00eb rivalitet dhe bashk\u00ebpunim q\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb mund t\u00eb zgjidhet me nj\u00eb konkurrim vlerash n\u00eb afatgjat\u00eb. Shkolla laike publike duhet t\u00eb edukoj\u00eb respektin e simboleve edhe fetare, por edhe barazin\u00eb mes vajzave dhe djemve. Por, ka komunitete q\u00eb kan\u00eb ndonj\u00eb ngarkes\u00eb simbolike p\u00ebr femrat m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se p\u00ebr burrat. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje sipas meje me k\u00ebt\u00eb barazi gjinore.<\/em><\/p>\n<p><em>Por, meq\u00eb un\u00eb e kuptoj k\u00ebshtu, dhe p\u00ebrpiqem q\u00eb edhe vajzat dhe djemt\u00eb ta kuptojn\u00eb k\u00ebshtu, kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb t\u00eb\u00a0b\u00ebhem i eg\u00ebr, cinik, p\u00ebrjashtues, t\u00eb stigmatizoj\u00eb at\u00eb pjes\u00eb t\u00eb miqve, komshinjve q\u00eb mendojn\u00eb ndryshe nga un\u00eb. Evropa mendoj se deri k\u00ebtu duhet t\u00eb shoh\u00eb me sy pozitiv q\u00eb edhe vajzat q\u00eb familjet iu k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb mbajn\u00eb shami n\u00eb kok\u00eb si shenj\u00eb fetare dalluese t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb shkoll\u00ebn laike, t\u00eb arsimohen, t\u00eb emancipohen. Mendoni ju se \u00e7far\u00eb gjendje do t\u00eb p\u00ebrjetonin ato vajza t\u00eb vogla q\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi do t\u00eb kishin presionin p\u00ebr t\u00eb mbajtur shamin\u00eb n\u00eb kok\u00eb, dhe nga ana tjet\u00ebr p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak nj\u00eb fytyr\u00eb e eg\u00ebr drejtori nga ana tjet\u00ebr e kangjellave t\u00eb gardhit t\u00eb shkoll\u00ebs t\u2019u b\u00ebrtas\u00eb, t\u2019u \u00e7irret : Jasht\u00eb! Un\u00eb po t\u00eb isha ai drejtor, edhe n\u00ebse do t\u00eb m\u00eb thoshin largoji ato vajza, do t\u2019u p\u00ebrgjigjesha: Ikni more q\u00ebrohuni!<\/em><\/p>\n<p><em>Un\u00eb kurr\u00eb nuk kam hequr nj\u00eb vajz\u00eb universitare nga shkolla meq\u00eb ka qen\u00eb e mbuluar. Por, n\u00eb respekt t\u00eb feve, kam punuar me t\u00eb fort, me delikates\u00eb, me kujdes, q\u00eb t\u00eb kuptoj\u00eb barazin\u00eb gjinore, t\u00eb drejtat e saj vetjake, t\u00eb kuptoj\u00eb se besimi \u00ebsht\u00eb n\u00eb zem\u00ebr dhe jo n\u00eb imponim, t\u00eb kuptoj\u00eb se nderi i gjithkujt nuk \u00ebsht\u00eb veshjet por te bindjet dhe sjellja. Un\u00eb kam par\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb dhe m\u00eb tej femra q\u00eb jan\u00eb besimtare t\u00eb denja myslimane, q\u00eb g\u00ebzojn\u00eb respektin e komunitetit t\u00eb tyre, por q\u00eb jan\u00eb dhe kan\u00eb zgjedhur t\u00eb jen\u00eb me kok\u00ebn zbuluar.<\/em><\/p>\n<p><em>Pra nuk ka asnj\u00eb lidhje me liberalizimin e vizave. Asnj\u00eb. Mos e kujtoni Evrop\u00ebn si nj\u00eb, ku\u00e7ed\u00ebr q\u00eb ha ata me t\u00eb cil\u00ebt ajo nuk \u00ebsht\u00eb dakord! Por, mua m\u00eb vjen keq kur t\u00eb moshuarit, t\u00eb rriturit debatojn\u00eb p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e jetes\u00ebs t\u00eb t\u00eb rinjve dhe k\u00ebta jan\u00eb p\u00ebrjashtuar. Un\u00eb uroj q\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb kosovar\u00eb, vajzat fillimisht, t\u00eb marrin iniciativ\u00ebn dhe t\u00eb thon\u00eb: Pa hapuni pak se k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje nuk e vendosni ju, por ne! Sa koh\u00eb q\u00eb nuk ndodh kjo un\u00eb e shoh n\u00eb imagjinat\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb kosovare mbuluar metaforikisht me nj\u00eb \u201cjorgan\u201d duke futur kok\u00ebn mbuluar p\u00ebrpara hovit dhe energjive rinore. Shkoni n\u00eb Evrop\u00eb dhe guxoni t\u00eb debatoni duke p\u00ebrjashtuar rinin\u00eb kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje q\u00eb prekin at\u00eb!!! Ju marrin me hyaaahyaaaaa!<\/em><\/p>\n<p><strong>Sa i vjen n\u00eb ndihm\u00eb portretizimit nga Serbia t\u00eb shqiptaris\u00eb jo si komb, por t\u00eb lidhur me religjione, n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb Per\u00ebndimin t\u00eb pendohet p\u00ebr nd\u00ebrhyrjen e vitit 1999?<\/strong><\/p>\n<p><em><strong>Fuga:<\/strong> Mendoni se lejimi q\u00eb vajzat pas mosh\u00ebs 16 vje\u00e7, t\u00eb mund ta mbajn\u00eb shamin\u00eb e kujdesshme, jo penguese, jo imponuar me dhun\u00eb, etj., n\u00eb shkoll\u00eb, n\u00ebse duan, do ta b\u00ebnte Per\u00ebndimin t\u00eb pendohej p\u00ebr nd\u00ebrhyrjen n\u00eb 1999? Pse? A mos \u00ebsht\u00eb kthyer Kosova n\u00eb shtet radikal fetar? Apo i p\u00ebrmbahet vlerave demokratike?<\/em><\/p>\n<p><strong>Gjithsesi, a po p\u00ebrpiqen serb\u00ebt t\u00eb na lidhin me aspektin fetar?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Fuga:<\/strong> <em>Ju shihni \u201cdor\u00ebn serbe\u201d, t\u00eb armikut t\u00eb jasht\u00ebm te lejimi i mbajtjes t\u00eb shamive si shenj\u00eb simbolike fetare? Poqe se ka fakte, at\u00ebher\u00eb hajde debatojm\u00eb. Po, e v\u00ebrtet\u00eb n\u00ebse Kosova si shtet do t\u00eb humbas\u00eb laicitetin etj., k\u00ebtu sigurisht do t\u00eb bjer\u00eb n\u00ebn vul\u00ebn e propagand\u00ebs t\u00eb armiqve t\u00eb saj se \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb shtet fetar. Por, nuk shoh k\u00ebtu ndonj\u00eb shenj\u00eb. Albin Kurti apo Vjosa Osmani nuk po thon\u00eb se nuk pranohet n\u00eb shkoll\u00eb nj\u00eb vajz\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb kok\u00ebzbuluar.<\/em><\/p>\n<p><em>Nuk po mbulojn\u00eb vajzat me detyrim p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb shkoll\u00eb. Po ta b\u00ebnin k\u00ebt\u00eb duhet t\u00eb shpalleshin \u201cnon grata\u201d n\u00eb Shqip\u00ebri, jo vet\u00ebm n\u00eb Evrop\u00eb, por, po respektojn\u00eb nj\u00eb parim q\u00eb e kan\u00eb shkruar n\u00eb Kushtetut\u00eb t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebrpara tyre. Dhe un\u00eb nuk flas p\u00ebr \u201cserb\u00eb\u201d, por p\u00ebr politika t\u00eb shtetit t\u00eb Serbis\u00eb dhe jo vet\u00ebm, flas p\u00ebr politika t\u00eb mbrapshta q\u00eb kan\u00eb denigruar shqiptar\u00ebt, n\u00eb koh\u00ebt jugosllave ose pas tyre.<\/em><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrse duhet t\u00eb aplikojm\u00eb norma t\u00eb nj\u00eb shteti tjet\u00ebr t\u00eb stilit arab n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur shqiptar\u00ebt kan\u00eb zakonet e veta? \u00c7far\u00eb dometh\u00ebn\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt kan\u00eb zakonet e veta?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Fuga:<\/strong><em> Ju mendoni se identiteti shqiptar \u00ebsht\u00eb ateist, apo jofetar? Un\u00eb nuk e besoj. Por, debat i gjat\u00eb. Jam gati ta b\u00ebj ku dhe kur duhet! Q\u00eb shqiptar\u00ebt jan\u00eb ateist\u00eb, se jan\u00eb t\u00eb pafe, se kan\u00eb besim t\u00eb cek\u00ebt nga e kaluara? Se fet\u00eb p\u00ebr\u00e7ajn\u00eb popullin? N\u00ebse mendojm\u00eb k\u00ebshtu, hajde debatojm\u00eb, por un\u00eb nuk mund t\u00eb them se n\u00eb zakonet shqiptare nuk kan\u00eb qen\u00eb edhe ceremonit\u00eb fetare, t\u00eb t\u00eb gjitha feve, se nuk ka qen\u00eb zakon shqiptar t\u2019i falej Zotit n\u00eb variantin q\u00eb besonte, se nuk ka qen\u00eb zakon shqiptar q\u00eb t\u00eb kungohej, t\u00eb martohej n\u00eb kish\u00eb, a xhami, a ku di un\u00eb tjet\u00ebr! Un\u00eb nuk mendoj se ka zakone shqiptare q\u00eb t\u00eb jen\u00eb vet\u00ebm t\u00eb vetat, pra pa ndikime nga besime fetare t\u00eb p\u00ebrbotshme, t\u00eb pandikuara nga popuj t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb izoluara nga vlerat e qenies njer\u00ebzore. Edhe ky dialog q\u00eb po b\u00ebjm\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zakon q\u00eb vjen nga shum\u00eb larg, nuk e, kemi shpikur ne t\u00eb dy si shqiptar\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><strong>A \u00ebsht\u00eb mbulesa nj\u00eb vrasje e liris\u00eb, aq m\u00eb tep\u00ebr kur vihet n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb vog\u00ebl?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Fuga:<\/strong><em> E respektoj frik\u00ebn tuaj, dhe m\u00eb vjen mir\u00eb si fem\u00ebr e keni t\u00eb lart\u00eb ndjeshm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb tuaj. Jam solidar. Patjet\u00ebr q\u00eb kur nj\u00eb familje i imponon gjith\u00e7ka nj\u00eb f\u00ebmije \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kufizim lirie. Edhe kur i thot\u00eb: Mos vidh, Mos fyej t\u00eb tjer\u00ebt, Mos b\u00ebrtit, etj. E kuptoj q\u00eb m\u00eb pas, kur vajza b\u00ebhet madhore, n\u00ebse mbajtja e shamis\u00eb b\u00ebhet detyrim nga fizik \u00ebsht\u00eb nj\u00eb di\u00e7ka kriminale, po aq sa edhe kur vajzave t\u00eb mbuluara u thuhet nuk ju pranojm\u00eb n\u00eb pun\u00eb, \u00ebsht\u00eb po aq kriminale. Por, kur nj\u00eb vajze q\u00eb familja e ka edukuar, mir\u00eb a keq, t\u00eb mbaj\u00eb shami, nuk e pranon n\u00eb shkoll\u00eb, po kjo a nuk do t\u00eb ishte nj\u00eb shkelje e lirive t\u00eb saj? A nuk do t\u00eb ishte nj\u00eb shkelje e t\u00eb drejtave t\u00eb saj nj\u00eb her\u00eb nga familja pastaj edhe nga shkolla? A nuk do t\u2019ua nxinim p\u00ebrfundimisht jet\u00ebn k\u00ebtyre vajzave n\u00eb vend t\u2019i merrnim p\u00ebr dore, me dashurin\u00eb e m\u00ebsuesit, dhe t\u2019u edukonim humanizmin, lirin\u00eb, gjith\u00e7ka.<\/em><\/p>\n<p><strong>Ka t\u00eb drejt\u00eb Kryeministri kosovar Albin Kurti kur thot\u00eb se shamia duhet t\u00eb lejohet n\u00eb institucionet publike edhe n\u00eb shkolla, por jo n\u00ebn mosh\u00ebn 16-vje\u00e7are?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Fuga:<\/strong><em> Albin Kurti ka nj\u00ebmij\u00eb her\u00eb t\u00eb drejt\u00eb kur nuk pozicionohet si babai i kombit, kur nuk pozicionohet si edukuesi i kombit, si fanari etik q\u00eb u thot\u00eb qytetar\u00ebve i t\u00eb cil\u00ebve \u00ebsht\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor publik se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb mir\u00eb apo se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb keq n\u00eb jet\u00ebn e tyre etike. Edhe mund t\u2019ua thot\u00eb, por jo si Kryeminist\u00ebr. Ai nuk po thot\u00eb hajdeni t\u00eb mbuluara, ose sa mir\u00eb q\u00eb jeni mbuluar, ai kryen vet\u00ebm ekzekutimin e atyre q\u00eb Kushtetuta e detyron si n\u00ebpun\u00ebs, dhe u jep t\u00eb drejt\u00eb atyre me t\u00eb cil\u00ebt ndofta ai nuk \u00ebsht\u00eb, dakord personalisht.<\/em><\/p>\n<p><em>Pra, n\u00ebnkupton q\u00eb vet\u00eb ato vajza t\u00eb mbuluara drejtoresha e shkoll\u00ebs nuk do t\u2019u \u00e7irret: Jasht\u00eb! Por nuk po ndryshon planin strategjik t\u00eb pedagogjis\u00eb t\u00eb shkoll\u00ebs laike q\u00eb k\u00ebrkon q\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit t\u00eb edukohen me vlerat e t\u00eb drejtave individuale. Ai po respekton vler\u00ebn q\u00eb familja ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ndikoj\u00eb me edukim te f\u00ebmij\u00ebt, por duke mos i pranuar n\u00ebn 16 vje\u00e7 me shami, u v\u00eb kufirin te thana radikal\u00ebve. Si? U thot\u00eb: Ju edukoni, dakord, jeni n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn tuaj, por edhe shkolla publike edukon. Ju n\u00eb familje mund t\u00eb k\u00ebrkoni shamin\u00eb, por ne n\u00eb shkoll\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb kokat e bukura zbuluar. Kur f\u00ebmija b\u00ebhet 16 vje\u00e7 l\u00eb q\u00eb njeriu i rritur tashm\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb si t\u00eb doj\u00eb! Shiko k\u00ebto parime nuk i ka shpikur Albin Kurti! Ka volume t\u00eb t\u00ebra shkencore p\u00ebr t\u00eb drejtat njer\u00ebzore mbi k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje. Mos shpikim rrot\u00ebn nga e para!<\/em><\/p>\n<p><strong>Nga ana tjet\u00ebr, Presidentja e Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani, ka th\u00ebn\u00eb se n\u00ebse propozimi p\u00ebr mbajtjen e shamis\u00eb n\u00eb shkolla nga mosha 16 vje\u00e7 lidhet me t\u00eb drejt\u00ebn e vot\u00ebs, do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb ndryshim t\u00eb Kushtetut\u00ebs. \u00c7far\u00eb e zgjidh k\u00ebt\u00eb debat n\u00eb Kosov\u00eb? A \u00ebsht\u00eb zgjidhje peticioni?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Fuga:<\/strong> <em>Nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb lidhet e drejta e vot\u00ebs, me t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb vendosur p\u00ebr di\u00e7ka. Kur vajza 16 vje\u00e7 konsiderohet se ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb at\u00eb q\u00eb do p\u00ebr veten e saj, kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se medoemos duhet t\u00eb ket\u00eb edhe t\u00eb drejt\u00ebn e vot\u00ebs. Ka t\u00eb drejta q\u00eb shteti mbron edhe p\u00ebr mosha m\u00eb t\u00eb vogla, kur i riu, apo adoleshenti vendosin vet\u00eb, por kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb 10 vje\u00e7 t\u00eb votoj\u00eb. Kot \u00ebsht\u00eb intimiduar! Peticioni? N\u00eb parim nj\u00eb budallall\u00ebk autoritarist, nj\u00eb instrument i shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb masave. Ta z\u00ebm\u00eb \u00e7far\u00eb pune kan\u00eb t\u00eb krishter\u00ebt, ateist\u00ebt, pagan\u00ebt; a ku e di un\u00eb, n\u00ebse komuniteti mysliman ka apo nuk ka nj\u00eb mendim t\u00eb caktuar? \u00c7far\u00eb dreqin duan t\u00eb shprehin me peticione burrat dhe grat\u00eb ta z\u00ebm\u00eb pes\u00ebdhjet\u00ebvje\u00e7ar\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje personale t\u00eb 15-vje\u00e7ar\u00ebve, apo tet\u00ebmb\u00ebdhjet\u00ebvje\u00e7ar\u00ebve? \u00c7far\u00eb dreqin duan meshkujt t\u00eb shprehen me peticione p\u00ebr lirit\u00eb e femrave? \u00c7far\u00eb mentaliteti peticionist? A thua se po nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb. Kujdes nga referendumet! Nuk jan\u00eb shkalla m\u00eb e lart\u00eb demokracis\u00eb!<\/em><\/p>\n<p><em>Edhe Shqip\u00ebria ka nj\u00eb pjes\u00eb e madhe t\u00eb popullsis\u00eb nga mysliman\u00eb, praktika fetare e t\u00eb cil\u00ebve shpesh konsiderohet nj\u00eb model europian, p\u00ebr shkak t\u00eb pik\u00ebpamjes shum\u00eb liberale p\u00ebr fen\u00eb. Por, vitet e fundit edhe n\u00eb vendin shohim gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb vajza t\u00eb reja ose gra t\u00eb mbuluara. A i druhet vendi yn\u00eb nj\u00eb fenomeni t\u00eb till\u00eb q\u00eb mund t\u00eb vij\u00eb n\u00eb rritje? Kush i ka matur? Kur t\u2019i masim flasim! Un\u00eb shoh vajzat shqiptare q\u00eb ikin n\u00eb Per\u00ebndim, t\u00eb lira! Vajzat shqiptare t\u00eb marrin gjak n\u00eb vetull p\u00ebr k\u00ebto pun\u00eb!<\/em><\/p>\n<p><strong>Kryeministri Edi Rama, jo m\u00eb larg se dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr median franceze \u201cFrance soir\u201d, deklaroi se Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend mysliman, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend 100% europian. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb a ndjehen shqiptar\u00ebt se jan\u00eb nj\u00eb vend mysliman?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Fuga: <\/strong><em>N\u00ebse ka th\u00ebn\u00eb k\u00ebshtu ka ngat\u00ebrruar gjith\u00e7ka. Patjet\u00ebr Shqip\u00ebria ka vlera evropiane q\u00eb n\u00eb fakt qeveria nuk i promovon ose i promovon dob\u00ebt. Nuk e di p\u00ebrse. Un\u00eb nuk kuptoj si mund t\u00eb thuhet se nj\u00eb vend \u00ebsht\u00eb katolik, ateist, mysliman, hebre, ortodoks, pagan. Besimet e popullsis\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb tilla. Pra, shqiptar\u00ebt jan\u00eb me besime t\u00eb ndryshme. Shteti shqiptar duke ndar\u00eb shtetin nga feja, sigurisht \u00ebsht\u00eb n\u00eb modelin evropian. Dhe nuk ka njeri q\u00eb e luan, ose luan me k\u00ebt\u00eb se rinia shqiptare e mbron fort k\u00ebt\u00eb vler\u00eb!<\/em><\/p>\n<p><em>Por, kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme shqiptar\u00ebsh n\u00eb planin fetare t\u00eb mos jen\u00eb me besim islam, sikurse ka ateist\u00eb, evangjelist\u00eb, hebrenj, ortodoks\u00eb, katolik\u00eb, bektashian\u00eb, a ku e di un\u00eb \u00e7far\u00eb tjet\u00ebr. \u00c7far\u00eb lidhje ka identiteti politik me identitetin fetare, hajde kuptoje! Edhe n\u00eb planin individual ka besimtar\u00eb islam\u00eb q\u00eb adhurojn\u00eb Evrop\u00ebn, sigurisht. Ku \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtia k\u00ebtu, t\u00eb thuash se jam evropian, nuk jam mysliman, ose jam mysliman dhe nuk jam evropian. <\/em><em>A nuk jan\u00eb me tradita familjare islame, ortodokse, katolike, ateiste k\u00ebta q\u00eb ikin drejt Evrop\u00ebs si drejt tok\u00ebs s\u00eb premtuar? <\/em><em>\u00c7far\u00eb kontradikte shihni k\u00ebtu! N\u00eb tekstet e shkoll\u00ebs son\u00eb k\u00ebto konceptet identitare jan\u00eb b\u00ebr\u00eb \u00e7orb\u00eb derri dhe prej andej lexoj dhe d\u00ebgjoj shum\u00eb formulime q\u00eb jan\u00eb pasoj\u00eb e edukat\u00ebs s\u00eb shkoll\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr nga kan\u00eb kaluar dhe 50 apo 60-vje\u00e7ar\u00ebt e sot\u00ebm, l\u00ebri t\u00eb tjer\u00ebt, dhe jan\u00eb pasoj\u00eb edhe e amnezis\u00eb dhe rr\u00ebmuj\u00ebs q\u00eb mbret\u00ebron p\u00ebr k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje n\u00eb antropologjin\u00eb akademike, apo edhe n\u00eb tekstet e humaniteteve n\u00eb shkoll\u00eb q\u00eb jan\u00eb n\u00eb pik\u00eb t\u00eb hallit!<\/em><\/p>\n<p>Burimi: Panorama.al<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Profesori dhe akademiku Artan Fuga p\u00ebrkrah iniciativ\u00ebn e \u00e7do vajze shqiptare q\u00eb t\u00eb mbaj\u00eb shami n\u00eb kok\u00eb si simbolik\u00eb fetare islame sa koh\u00eb ajo respekton ligjin. Kurse debatin politiko-mediatik e konsideron krejt t\u00eb kot\u00eb p\u00ebrderisa \u00e7\u00ebshtja sipas tij \u00ebsht\u00eb zgjidhur n\u00eb Kushtetut\u00ebn e Kosov\u00ebs, n\u00eb orientimin e shtetit drejt vlerave Per\u00ebndimore. Akademiku i njohur thot\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":124373,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-278408","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/278408","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=278408"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/278408\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/124373"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=278408"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=278408"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=278408"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}