{"id":279562,"date":"2022-08-23T15:29:34","date_gmt":"2022-08-23T13:29:34","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=279562"},"modified":"2022-08-23T15:29:34","modified_gmt":"2022-08-23T13:29:34","slug":"rasti-cllevio-kur-dhuna-droga-sharjet-nuk-ia-dolen-ta-bejne-te-famshem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/rasti-cllevio-kur-dhuna-droga-sharjet-nuk-ia-dolen-ta-bejne-te-famshem\/","title":{"rendered":"\u201cRasti\u201d Cllevio\/ Kur dhuna, droga, sharjet, nuk ia dol\u00ebn t\u2019a b\u00ebjn\u00eb t\u00eb famshem"},"content":{"rendered":"<p>\u201cRasti\u201d Cllevio\/ Kur dhuna, droga, sharjet, nuk ia dol\u00ebn t\u2019a b\u00ebjn\u00eb t\u00eb famshem<\/p>\n<p style=\"line-height: 18.0pt; background: white; margin: 0in 0in .25in 0in;\"><span style=\"font-family: 'Georgia','serif'; color: black;\">\u00a0Cllevio, ky personazh butaforik q\u00eb muajt e fundit ka marr\u00eb shum\u00eb v\u00ebmendje n\u00eb rrjetet sociale edhe pse nuk ka b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb n\u00eb jet\u00eb (p\u00ebrvec burgut). Pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb p\u00ebrdoruesit e Tik-Tokut nis\u00ebn t\u00eb njihni djaloshin, q\u00eb rri gjithnj\u00eb me kapele dhe bluza \u2018firmato\u2019 duke dh\u00ebn\u00eb leksion n\u00eb rrjetet sociale. Kur po i afrohet t\u00eb 40-ave, ai vendosi t\u00eb b\u00ebhej \u2018influencer\u2019.<\/span><\/p>\n<p>T\u00eb shumt\u00eb ishin ata q\u00eb e ndiqnin, disa p\u00ebr ta ofenduar, e disa t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr t\u00eb kaluar disa momente gazmore n\u00eb rrjet. Por shpejt u duk se fama e tij po venitej, ashtu si ndodh me personazhe t\u00eb tjer\u00eb virtual.<\/p>\n<p>Por Klevjol Ahmeti nuk kishte nd\u00ebrmend t\u00eb hiqte dor\u00eb nga kjo fam\u00eb. Sherret, deklaratat e forta, muzika, jan\u00eb vet\u00ebm disa nga \u2018kle\u00e7kat\u2019 q\u00eb shum\u00eb personazhe t\u00eb krijuar nga hi\u00e7i tentojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb ngjitur nj\u00eb hap tjet\u00ebr n\u00eb karrier\u00ebn e tyre. Dhe Cllevio i b\u00ebri t\u00eb gjitha!<\/p>\n<p>Sherri me Noizyn<\/p>\n<p>Prej muajsh e vitesh, Cllevio i \u2018ishte qepur\u2019 Noizyt. Ajo q\u00eb dukej si zbavit\u00ebse n\u00eb rrjetet sociale, n\u00eb fakt p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb vep\u00ebr penale. I fiksuar p\u00ebr reperit, personazhi i rrjeteve sociale nisi t\u2019i p\u00ebrndite dhe familjen. E sikur mos t\u00eb mjaftonte kjo, nuk linte dalje live n\u00eb Tik-Tok p\u00ebr t\u00eb ofenduar gjith\u00eb familjen e artistit. Prej shum\u00eb muajsh Noizy heshti, i angazhuar me pun\u00ebt e tij, duke e injoruar. Por nj\u00eb dit\u00eb, Cllevio gjeti guximin dhe shkoi tek bizensi i reperit dhe aty ndodhej ajo q\u00eb pritej. Cllevio u godit me grushte nga Noizy dhe m\u00eb pas p\u00ebrfundoi n\u00eb burg, pasi kishte thyer mas\u00ebn e siguris\u00eb \u201cArrest sht\u00ebpie\u201d. Pamjet e sherrit b\u00ebn xhiron e rrjeteve sociale, duke pozicionuar VIP-at kryesisht n\u00eb krah t\u00eb Noizyt.<\/p>\n<p>Pas b\u00ebrjes publike t\u00eb k\u00ebtyre pamjeve, Noizy ka treguar an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb medaljes. N\u00eb videon e b\u00ebr\u00eb virale shihet Cllevio i vet\u00ebm, i shtrir\u00eb p\u00ebrtok\u00eb teksa goditet nga nj\u00eb grup djemsh mes tyre dhe Noizy. Mir\u00ebpo reperi ka publikuar disa pamje kamerash ku pretendon se ai nuk ka qen\u00eb vet\u00ebm, por shok\u00ebt e tij e lan\u00eb n\u00eb balt\u00eb. \u201cJu siguroj q\u00eb vet\u00ebm nuk ka qen\u00eb. Por kat\u00ebr makina me \u00e7una. Q\u00eb vet\u00ebm dy veta i dol\u00ebn zot. N\u00eb bes e kan\u00eb prer\u00eb shok\u00ebt e vet\u00eb q\u00eb kishin ardh\u00eb me bo video gjith\u00eb me telefona n\u00eb dor\u00eb,\u201d-shkruan Noizy krahas videos. M\u00eb tej ai shton se gjith\u00eb ngjarja nuk ka ndodhur n\u00eb sht\u00ebpi, por n\u00eb rrug\u00eb. Ku sipas reperit jan\u00eb futur n\u00eb lokalin e tij duke b\u00ebr\u00eb si t\u00eb fort\u00eb.<\/p>\n<p>Por teksa pritej q\u00eb kjo ngjarje t\u00eb sh\u00ebrbente si shembull m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr modelin sesa p\u00ebr vet\u00eb Cllevion(!) ai u prit si hero kur doli nga burgu. P\u00ebr t\u00eb mbajtur t\u00eb gozhduar \u2018fansat\u2019 e tij ai e vazhdoi loj\u00ebn me Noizyn, ku her\u00eb b\u00ebnte paqe e her\u00eb i rikthehej \u2018avazit\u2019 t\u00eb vjet\u00ebr, si e si p\u00ebr t\u00eb mos humbur at\u00eb \u00e7far\u00eb (mendonte) se kishte fituar, fam\u00ebn.<\/p>\n<p>Por si \u00e7do fllusk\u00eb tjet\u00ebr e krijuar virtualisht, edhe ky subjekt e humbi interesin, duke u zbehur si histori dhe natyrisht q\u00eb i kusht\u00ebzuar nga rrethanat dhe problemet me drejt\u00ebsin\u00eb, Cllevio nuk do t\u00eb guxonte t\u00eb afrohej m\u00eb tek Noizy, ose t\u00eb pakt\u00ebn kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb mendon nj\u00eb mendje normale.<\/p>\n<p>Muzika<\/p>\n<p>Dhe si \u00e7do fenomen tjet\u00ebr i rrjeteve sociale, edhe ai provoi muzik\u00ebn. Me vjersha t\u00eb krijuara nga vet\u00eb ai, b\u00ebri edhe k\u00ebng\u00ebt e para. Por ato q\u00eb nis\u00ebn si diss-e p\u00ebr Noizyn, shpejt mor\u00ebn p\u00ebrmasa edhe m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. N\u00eb tekstet e tij, ve\u00e7 fjalorit t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, jo etik dhe denigrues, d\u00ebgjohen t\u00eb p\u00ebrmenden shum\u00eb personazhe t\u00eb njohur. Cllevio, p\u00ebr hir t\u00eb fam\u00ebs s\u00eb tij nuk kursen ask\u00ebnd, as ministra,<\/p>\n<p>Guvernator banke, politikan\u00eb, vajzat e sho\u00ebbizzit shqiptar, por edhe fqinj\u00ebt e tij. Duke pretenduar se po zbulon sekrete, n\u00eb fakt Cllevio po kapet fort pas \u00ebndrr\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb nj\u00eb personazh i famsh\u00ebm n\u00eb nj\u00eb treg q\u00eb p\u00ebr t\u00eb nuk duket si habitati i duhur. Ndon\u00ebse rradhit disa k\u00ebng\u00eb n\u00eb \u2018repertorin e tij\u2019, muzika, teksti dhe gjith\u00e7ka tjet\u00ebr l\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshiruar, duke u rradhitur pa frik\u00eb tek \u2018katastrofa\u2019 e viteve t\u00eb fundit e muzik\u00ebs shqiptare.<\/p>\n<p>Por le mos t\u00eb merremi me Cllevios si individ, por si fenomen. Sot 36-vje\u00e7ari p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb brez t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb me \u00ebndrra t\u00eb thyera dhe probleme me drog\u00ebn. Vet\u00ebm pak minuta m\u00eb par\u00eb Cllevio ishte live n\u00eb Tik-Tok. Mes t\u00eb sharave nga m\u00eb t\u00eb r\u00ebndat dhe \u2018moralin\u2019 q\u00eb nuk e harron kurr\u00eb, ai mbante n\u00eb dor\u00eb edhe nj\u00eb cigare hashash. \u201cKam 20 vjet q\u00eb e pi\u2019 d\u00ebgjohej n\u00eb videon q\u00eb ndiqej nga mij\u00ebra njer\u00ebz. \u00c7do njeri, maxhoren, i arsimuar do t\u00eb kuptonte shpejt se Cllevio jo vet\u00ebm nuk \u00ebsht\u00eb fenomen, por \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr rastet p\u00ebr t\u00eb cilat duhen reagime institucionale.<\/p>\n<p>Po t\u00eb rinjt\u00eb?!<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb lajmi i keq \u00ebsht\u00eb se p\u00ebr moshat m\u00eb t\u00eb reja, ai mund t\u00eb ket\u00eb ndikim. P\u00ebr brezat e rinj q\u00eb sot jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb lidhur me teknologjin\u00eb, e specifikisht me Tik-Tokun, Cllevio \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb nga personat m\u00eb t\u00eb ndjekur.<\/p>\n<p>PSE?<\/p>\n<p>Sepse ai sjell \u2018pa filtra\u2019 sesi nj\u00eb shembull i keq mund t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb hero, brenda llojit t\u00eb tij. P\u00ebrdit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb po huazojn\u00eb pjes\u00eb nga k\u00ebng\u00ebt apo nga live e tij, duke himnizuar k\u00ebshtu t\u00eb till\u00eb personazh. Edhe m\u00eb e frikshme \u00ebsht\u00eb kur i sheh n\u00eb live, duke bashk\u00ebbiseduar me t\u00eb. \u00cbsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur keq, kur sheh pamjet e tij, teksa rikthehet n\u00eb sht\u00ebpi, pas burgut dhe disa f\u00ebmij\u00eb, jo m\u00eb shum\u00eb se 15-vje\u00e7 e shikojn\u00eb plot adhurim. P\u00ebr ta Cllevio sh\u00ebrben si edukues, por nj\u00eb edukues i \u2018friksh\u00ebm\u2019, plot vese dhe probleme t\u00eb mbartura nd\u00ebr vite. Jan\u00eb k\u00ebto personazhet q\u00eb dita-dit\u00ebs po ndikojn\u00eb moshat e reja t\u00eb krijojn\u00eb nj\u00eb identitet t\u00eb tyre \u2018cool\u2019. Sepse sipas Cllevios, t\u00eb ofendosh publikisht figura t\u00eb njohura apo qoft\u00eb edhe t\u00eb panjohura, t\u00eb b\u00ebsh sherre rrug\u00ebve si n\u00eb xhung\u00ebl, apo t\u00eb pish hashash dhe ta promovosh k\u00ebt\u00eb Online, \u00ebsht\u00eb \u2018trend\u2019.<\/p>\n<p>N\u00ebse nuk do t\u00eb mjaftonte roli i prindit, p\u00ebr t\u00eb distancuar moshat e reja nga ky shembull, do t\u00eb duhet nd\u00ebrhyrja e institucioneve p\u00ebrkat\u00ebse, p\u00ebr t\u00eb ndaluar k\u00ebt\u00eb personazh, q\u00eb paralajm\u00ebron shpejt nj\u00eb kronik\u00eb t\u00eb zez\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cStop making stupid people famous\u201d \u00ebsht\u00eb padyshim shprehja q\u00eb i rri perfekt Cllevios! Dhe k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb vendi ku edhe media t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsohet rreth hap\u00ebsir\u00ebs q\u00eb i jep k\u00ebtij personazhi si dhe d\u00ebmi q\u00eb i shkakton jo vet\u00ebm nivelit t\u00eb gazetaris\u00eb, por edhe shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk mjaftojn\u00eb klikimet, apo \u2018scoop-i\u2019 p\u00ebr t\u00eb justifikuar pasqyrimin e tij n\u00eb hap\u00ebsira ku jo vet\u00ebm nuk p\u00ebrcjell\u00eb asnj\u00eb kontribut, por na sjell\u00eb nj\u00eb tablo sesi t\u00eb rinjt\u00eb shqiptar NUK duhet t\u00eb jen\u00eb!<\/p>\n<p>Disa her\u00eb i d\u00ebnuar, p\u00ebrdorues i l\u00ebnd\u00ebve narkotike. i pa arsimuar, konfliktual, i akuzuar edhe p\u00ebr pedofili\u2026<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cRasti\u201d Cllevio\/ Kur dhuna, droga, sharjet, nuk ia dol\u00ebn t\u2019a b\u00ebjn\u00eb t\u00eb famshem \u00a0Cllevio, ky personazh butaforik q\u00eb muajt e fundit ka marr\u00eb shum\u00eb v\u00ebmendje n\u00eb rrjetet sociale edhe pse nuk ka b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb n\u00eb jet\u00eb (p\u00ebrvec burgut). Pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb p\u00ebrdoruesit e Tik-Tokut nis\u00ebn t\u00eb njihni djaloshin, q\u00eb rri gjithnj\u00eb me kapele dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":279564,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,193],"tags":[],"class_list":{"0":"post-279562","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-showbiz"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/279562","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=279562"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/279562\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/279564"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=279562"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=279562"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=279562"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}