{"id":279582,"date":"2022-08-23T17:35:06","date_gmt":"2022-08-23T15:35:06","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=279582"},"modified":"2022-08-23T17:35:06","modified_gmt":"2022-08-23T15:35:06","slug":"luiza-nje-pengese-ne-vrapimin-e-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/luiza-nje-pengese-ne-vrapimin-e-rames\/","title":{"rendered":"Luiza, nj\u00eb penges\u00eb n\u00eb vrapimin e Ram\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Nga Andi Bushati<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb po akuzojn\u00eb kryeministrin se u kacavorr pas rekordit dhe titullit kampione evropiane t\u00eb Luiza Geg\u00ebs, e kan\u00eb gabim. Q\u00eb pas triumfit t\u00eb atletes son\u00eb n\u00eb Mynih, q\u00eb kur b\u00ebri statusin e par\u00eb, Edi Ram\u00ebs po i kujtojn\u00eb se si ishte braktisur deri m\u00eb sot atletja m\u00eb e mir\u00eb e vendit, se n\u00eb \u00e7\u2019kushte t\u00eb v\u00ebshshtira st\u00ebrvitet ajo, se si dikur shteti shqiptar e kishte l\u00ebn\u00eb edhe pa uniform\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto opinione dhe komente n\u00eb rrjetet sociale kan\u00eb nj\u00eb em\u00ebrues t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt: pushteti nuk mund t\u00eb identifikohet n\u00eb k\u00ebto momente me triumfin e kampiones son\u00eb evropiane.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu. Fatkeq\u00ebsisht n\u00eb bot\u00ebn demokratike t\u00eb dominuar nga kulti i imazhit dhe nga shitja e politik\u00ebs si spektak\u00ebl ndodh fiks e nj\u00ebjta gj\u00eb. Ende si sot m\u00eb kujtohet se si kam par\u00eb i \u00e7uditur nj\u00eb president t\u00eb famsh\u00ebm t\u00eb Italis\u00eb, Sandro Pertinin, q\u00eb pasi vendi i tij u shpall kampion bote n\u00eb \u201982, udh\u00ebtoi bashk\u00eb me Berxotin e Paolo Rosin n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin avion, p\u00ebr ta \u00e7uar kup\u00ebn e bot\u00ebs bashk\u00eb me futbollist\u00ebt n\u00eb atdhe. Ende e mbaj mend, nj\u00eb njeri q\u00eb nuk merrte vesh pothuajse fare nga futbolli, presidentin francez Zhak Shirak, se si festoi n\u00eb dhomat e zhveshjes bashk\u00eb me Zidanin me shok\u00eb, n\u00eb \u201998 dhe se si organizoi pritje madh\u00ebshtore duke ngritur pik\u00ebt e veta n\u00eb sondazhe, sikur kishte qen\u00eb ai protagonist i bot\u00ebrorit t\u00eb fituar nga vendi i tij. Sa e sa raste t\u00eb tilla mund t\u00eb p\u00ebrmenden kur lider\u00ebt politik\u00eb kan\u00eb dashur ti bashk\u00ebngjiten suksesit t\u00eb fitoreve sportive, p\u00ebr ta barabitur imazhin e kampion\u00ebve me ate t\u00eb tyrin. Kjo ndodh pothuajse n\u00eb \u00e7do vend demokratik, dhe deri k\u00ebtu edhe Edi Rama, ndryshe nga sa thon\u00eb kritik\u00ebt e tij nuk m\u00ebkatoi duke p\u00ebrs\u00ebritur t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn fabul.<\/p>\n<p>Por ama me nj\u00eb ndryshim. Kushdo q\u00eb ka par\u00eb shfaqe t\u00eb ngjashme n\u00eb vendet perendimore, me siguri ka v\u00ebn\u00eb re se ato organizohen p\u00ebrreth kampion\u00ebve dhe politikan\u00ebt jan\u00eb prezent vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb \u201cvjedhur\u201d sadopak nga lavdia e tyre.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb ceremonin\u00eb vulgare dhe t\u00eb patakt q\u00eb u zhvillua k\u00ebt\u00eb t\u00eb mart\u00eb n\u00eb kryeministri, protagonist\u00eb ishin hierark\u00ebt e rilindjes, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Luiza Gega miratonte me kok\u00eb fjalimet e tyre, gjysmat e t\u00eb cilave si kuptonte.<\/p>\n<p>Qeveria e ktheu ceremonin\u00eb si nj\u00eb miting propagandistik t\u00eb saj, ku rreshtoheshin sukseset dhe ku shaheshin mediat kritike ose opozita. Vet\u00eb Rama foli p\u00ebr talljetrapistet dhe cinik\u00ebt q\u00eb kan\u00eb profesion sharjen e vendit t\u00eb tyre. Me nj\u00eb fjalor m\u00eb bazik dhe me vesin p\u00ebr t\u00eb banalizuar idet\u00eb e shefit, Erion Veliaj p\u00ebrs\u00ebriti t\u00eb nj\u00ebjtat mesazhe, por duke u marr\u00eb deri dhe me Lapsin apo \u201cJeta osh qef\u201d. Ideja ishte se t\u00eb k\u00ebqijt\u00eb jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kritikojn\u00eb kampion\u00eb t\u00eb kalibrit ton\u00eb dhe t\u00eb Luiz\u00ebs.<\/p>\n<p>Po ti shtosh k\u00ebtyre edhe parad\u00ebn e fjalimeve ministrore, ku Bora Muzhiqi-, q\u00eb p\u00ebr nga theksi dhe mend\u00ebsia ngjante me nj\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare e OSBE-, e cila fliste p\u00ebr reformat q\u00eb ka nd\u00ebrrmar\u00eb qeveria n\u00eb sport, nd\u00ebrsa Evis Kushi glorifikonte sukseset e dekad\u00ebs s\u00eb fundit, t\u00eb krijohej p\u00ebrshtypja se nj\u00eb tuf\u00eb pushtetar\u00ebsh kishin marr\u00eb si spektator\u00eb Luiza Geg\u00ebn, prindrit e saj dhe trajnerin Taulant St\u00ebrmasi p\u00ebr ti d\u00ebgjuar.<\/p>\n<p>Dhe pik\u00ebrisht k\u00ebtu gjendet vija ndar\u00ebse midis p\u00ebrdorimit t\u00eb imazhit t\u00eb kampion\u00ebve q\u00eb ndodh kudo n\u00eb vendet perendimore, dhe trajtimit t\u00eb tyre n\u00eb regjimet autokratike. Prandaj Edi Rama nuk duhet kritikuar p\u00ebr faktin se ai deshi t\u00eb vjedhe pak nga fama e momentit e kampiones s\u00eb Evrop\u00ebs. Deri diku ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb truk q\u00eb ndodh n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn demokratike ku sundon tirania e kultit t\u00eb imazhit. M\u00ebkati i tij qe se ai shkoi p\u00ebrtej. Ai e p\u00ebrdori rekordin n\u00eb vrapimin me pengesa t\u00eb Luiza Geg\u00ebs si arm\u00eb kund\u00ebr atyre q\u00eb e pengojn\u00eb n\u00eb politike dhe e trajtoi triumfin e saj si nj\u00eb hallk\u00eb n\u00eb zinxjirin e sukseseve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb diferenca.<\/p>\n<p>Sepse kjo nuk ndodh n\u00eb ato vende normale ku Sandro Pertini hyp n\u00eb avionin e Paolo Rosit, apo ku Shiraku feston n\u00eb dhomat e zhveshjes s\u00eb Zidanit.\/Lapsi.al<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Andi Bushati T\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb po akuzojn\u00eb kryeministrin se u kacavorr pas rekordit dhe titullit kampione evropiane t\u00eb Luiza Geg\u00ebs, e kan\u00eb gabim. Q\u00eb pas triumfit t\u00eb atletes son\u00eb n\u00eb Mynih, q\u00eb kur b\u00ebri statusin e par\u00eb, Edi Ram\u00ebs po i kujtojn\u00eb se si ishte braktisur deri m\u00eb sot atletja m\u00eb e mir\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":182642,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,3366,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-279582","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-koment","10":"category-kryesore","11":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/279582","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=279582"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/279582\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/182642"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=279582"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=279582"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=279582"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}