{"id":279634,"date":"2022-08-24T09:17:17","date_gmt":"2022-08-24T07:17:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=279634"},"modified":"2022-08-24T09:17:17","modified_gmt":"2022-08-24T07:17:17","slug":"yuri-kim-gjashte-muajt-e-rezistences-qendrueshmerise-dhe-vendosmerise-se-ukraines","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/yuri-kim-gjashte-muajt-e-rezistences-qendrueshmerise-dhe-vendosmerise-se-ukraines\/","title":{"rendered":"Yuri Kim: Gjasht\u00eb muajt e rezistenc\u00ebs, q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb dhe vendosm\u00ebris\u00eb s\u00eb Ukrain\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Shkruan ambasadorja e SHBA n\u00eb Tiran\u00eb, Yuri Kim<\/p>\n<p>Ukraina, nj\u00eb vend i sulmuar nga Rusia prej vitit 2014, tashm\u00eb i ka q\u00ebndruar gjasht\u00eb muajve bombardimesh masive, rrethime qytetesh dhe mizori kund\u00ebr popullit t\u00eb saj. Ukraina po Lufton p\u00ebr t\u00eb mbrojtur jo vet\u00ebm demokracin\u00eb e saj, por vet\u00eb mbijetes\u00ebn si vend i pavarur.<br \/>\n24 gushti sh\u00ebnon 31-vjetorin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Ukrain\u00ebs. P\u00ebr fat t\u00eb keq, kjo dit\u00eb sh\u00ebnon edhe gjasht\u00eb muaj q\u00eb prej pushtimit t\u00eb paprovokuar, t\u00eb plot\u00eb t\u00eb Ukrain\u00ebs nga Rusia, nj\u00eb sulm kaq shokues p\u00ebr bashk\u00ebsin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare sa q\u00eb u d\u00ebnua t\u00ebr\u00ebsisht nga Asambleja e P\u00ebrgjithshme e OKB-s\u00eb dhe nxiti dy vende t\u00eb reja t\u00eb k\u00ebrkonin an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb Aleanc\u00ebn e NATO-s.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb mbetemi t\u00eb bashkuar n\u00eb mb\u00ebshtetjen ton\u00eb p\u00ebr sovranitetin, demokracin\u00eb dhe aspiratat europiane t\u00eb Ukrain\u00ebs. Agresioni rus i Ukrain\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga ngjarjet m\u00eb me pasoja p\u00ebr Europ\u00ebn q\u00eb nga koha e Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Forcat ruse kan\u00eb kryer krime lufte dhe mizori dhe lufta e tyre n\u00eb Ukrain\u00eb do t\u00eb ket\u00eb pasoja negative n\u00eb pasigurin\u00eb ushqimore bot\u00ebrore dhe ekonomin\u00eb globale p\u00ebr vite me radh\u00eb.<\/p>\n<p>Reagimi mbar\u00ebbot\u00ebror ndaj luft\u00ebs s\u00eb Vladimir Putinit kund\u00ebr Rusis\u00eb ka qen\u00eb kaq i thell\u00eb dhe ka prekur aq shum\u00eb njer\u00ebz sepse n\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00eb, kemi par\u00eb prova \u2013 thuajse t\u00eb p\u00ebrditshme \u2013 t\u00eb dhun\u00ebs, shkat\u00ebrrimit, rr\u00ebnimit, dhe vdekjes.<\/p>\n<p>Pasojat e luft\u00ebs s\u00eb Rusis\u00eb nuk kufizohen vet\u00ebm tek Ukraina. Agresioni i Rusis\u00eb ka p\u00ebrmbysur tregtin\u00eb globale t\u00eb grurit, duke rrezikuar sigurin\u00eb ushqimore p\u00ebr shum\u00eb popullsi. Kriza aktuale po ashtu ka nxitur inflacionin dhe \u00e7mimet e pakic\u00ebs anemban\u00eb bot\u00ebs. Shqip\u00ebria sigurisht nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm teksa ndjen pasojat negative t\u00eb luft\u00ebs q\u00eb ka zgjedhur t\u00eb b\u00ebj\u00eb Rusia.<\/p>\n<p>Si aleate n\u00eb NATO dhe an\u00ebtare e zgjedhur e K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit t\u00eb OKB-s\u00eb, Shqip\u00ebria ka nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb luajtur dhe Shtetet e Bashkuara kan\u00eb qen\u00eb posa\u00e7\u00ebrisht krenare q\u00eb kemi qen\u00eb bashk\u00ebpen\u00ebmbajt\u00ebs me Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb K\u00ebshillin e Sigurimit t\u00eb OKB-s\u00eb teksa i japim z\u00eb mb\u00ebshtetjes s\u00eb bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr demokracin\u00eb, sovranitetin dhe integritetin territorial t\u00eb Ukrain\u00ebs.<\/p>\n<p>Raportimet se zyrtar\u00eb rus\u00eb mbikqyrin operacionet t\u00eb ashtuquajtura \u2018filtrimi,\u2019 kombinuar me prova se forcat e tyre kan\u00eb marr\u00eb n\u00eb pyetje, ndaluar, zhvendosur, ose deportuar me forc\u00eb miliona qytetar\u00eb ukrainas, p\u00ebrfshi f\u00ebmij\u00eb, kan\u00eb shkaktuar zem\u00ebrim.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb i kemi par\u00eb imazhet e pasojave t\u00eb bombave ruse q\u00eb godasin civil\u00eb t\u00eb strehuar n\u00eb shkolla, teatro e spitale. Mediat e pavarura dhe organizatat humanitare kan\u00eb dokumentuar ekzekutime n\u00eb qytete si Bucha dhe Irpin, tortura t\u00eb personelit n\u00eb uniform\u00eb dhe civil, si dhe qytete t\u00eb t\u00ebra si Mariupoli t\u00eb shk\u00ebputura nga nevojat m\u00eb baz\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebrballen me rr\u00ebnimin dhe pushtimin brutal.<\/p>\n<p>Po ashtu ka prova se Rusia synon t\u00eb tentoj\u00eb aneksimin e territoreve t\u00eb m\u00ebtejshme ukrainase me forc\u00eb, duke shpalosur k\u00ebshtu versionin e \u2018udh\u00ebzimeve t\u00eb aneksimit\u2019 q\u00eb pam\u00eb n\u00eb vitin 2014, duke instaluar zyrtar\u00eb jolegjitim\u00eb t\u00eb vet\u00ebt p\u00ebr t\u00eb organizuar referendume t\u00eb shtirura p\u00ebr bashkim me Rusin\u00eb. Aneksimi me forc\u00eb do t\u00eb ishte nj\u00eb shkelje shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb e Kart\u00ebs s\u00eb OKB-s\u00eb dhe ne nuk do ta lejojm\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb pa u sfiduar apo pa kosto. Asnj\u00eb shtet nuk duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb ndryshoj\u00eb kufijt\u00eb e fqinj\u00ebve n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme.<\/p>\n<p>Mes gjith\u00eb k\u00ebtyre vdekjeje dhe shkat\u00ebrrimi, ukrainasit jan\u00eb strehuar n\u00eb bunker\u00eb n\u00ebn tok\u00eb, kan\u00eb rrezikuar jet\u00ebt p\u00ebr t\u00eb grumbulluar prova p\u00ebr mizorit\u00eb si dhe kan\u00eb luftuar \u2013 hera-her\u00ebs rrug\u00eb m\u00eb rrug\u00eb \u2013 p\u00ebr t\u00eb mbajtur gjall\u00eb popullin, gjuh\u00ebn, lirin\u00eb dhe identitetin. Q\u00ebndrueshm\u00ebria dhe ngulmimi i popullit t\u00eb Ukrain\u00ebs kan\u00eb frym\u00ebzuar bot\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur luft\u00ebn e tyre p\u00ebr liri. Forcat e armatosura t\u00eb Ukrain\u00ebs kan\u00eb luftuar me trim\u00ebri p\u00ebr t\u00eb mbrojtur vlera q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb i kemi t\u00eb shtrenjta.<\/p>\n<p>Shtetet e Bashkuara po mb\u00ebshtesin nj\u00eb gam\u00eb hetimesh nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr mizorit\u00eb n\u00eb Ukrain\u00eb. Kjo p\u00ebrfshin ato t\u00eb kryera nga Gjykata Penale Nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Kombet e Bashkuara, dhe Organizat\u00ebn p\u00ebr Siguri dhe Bashk\u00ebpunim n\u00eb Europ\u00eb. Shtetet e Bashkuara q\u00ebndrojn\u00eb t\u00eb gatshme p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur gjykatat komb\u00ebtare kudo n\u00eb bot\u00eb q\u00eb kan\u00eb juridiksion mbi individ\u00eb t\u00eb akuzuar p\u00ebr kryerjen e krimeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Po ashtu, do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb punojm\u00eb me bashk\u00ebsin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb ndihmuar Ukrain\u00ebn t\u00eb rind\u00ebrtohet.<\/p>\n<p>Ukraina i ka rezistuar sulmeve shkat\u00ebrrimtare n\u00eb toka bujq\u00ebsore, transport dhe infrastruktur\u00eb magazinimi, duke penguar aft\u00ebsin\u00eb e saj p\u00ebr t\u00eb ushqyer qytetar\u00ebt e vet dhe aq shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb bot\u00eb. N\u00eb shum\u00eb raste, forcat ruse praktikisht i kan\u00eb djegur fushat e Ukrain\u00ebs.<\/p>\n<p>Fermer\u00ebt ukrainas, t\u00eb cil\u00ebt dikur shpresonin p\u00ebr t\u00eb korra rekord gjat\u00eb ver\u00ebs, tani rropaten p\u00ebr t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar pajisjet e vjedhura dhe d\u00ebmtuara dhe luftojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbajtur familjet gjall\u00eb dhe komunitetet q\u00eb t\u2019ia dalin.<\/p>\n<p>Shtetet e Bashkuara vazhdojn\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtesin t\u00eb gjitha p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb ushqimi nga Ukraina t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb tregjet bot\u00ebrore. Do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorim forume si G20 p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb presion Rusis\u00eb q\u00eb t\u2019i p\u00ebrmbahet marr\u00ebveshjes s\u00eb fundit q\u00eb lejon tranzitimin e ngarkesave n\u00eb ushqime nga portet e Ukrain\u00ebs n\u00eb Detin e Zi. Me sulmin e pacip\u00eb t\u00eb Rusis\u00eb mbi portin e Odes\u00ebs vet\u00ebm 24 or\u00eb pas arritjes s\u00eb marr\u00ebveshjes, s\u00eb bashku me sulmet e vazhduara mbi infrastruktur\u00ebn e transportit dhe bujq\u00ebsore, trusnia nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb zhbllokuar eksportet ushqimore t\u00eb Ukrain\u00ebs do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb kritike.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht kostove t\u00eb st\u00ebrm\u00ebdha q\u00eb Vladimir Putin i ka shkaktuar Ukrain\u00ebs dhe bot\u00ebs, sanksionet nga Shtetet e Bashkuara dhe partner\u00ebt tan\u00eb synojn\u00eb ta detyrojn\u00eb Kremlinin t\u00eb ndal\u00eb dhun\u00ebn dhe po japin efekte n\u00eb ekonomin\u00eb ruse, e cila ka k\u00ebrkuar nd\u00ebrhyrje t\u00eb paprecedenta (dhe t\u00eb paq\u00ebndrueshme) nga Kremlini p\u00ebr t\u00eb parandaluar d\u00ebme dometh\u00ebn\u00ebse.<\/p>\n<p>Eknomist\u00ebt parashikojn\u00eb se, n\u00eb pik\u00ebpamje afatgjat\u00eb, teksa sanksionet zgjerohen dhe shtr\u00ebngohen, qeveris\u00eb ruse do t\u2019i mbarojn\u00eb taktikat bllokuese dhe kostoja e v\u00ebrtet\u00eb e veprimeve t\u00eb saj do t\u00eb b\u00ebhet e qart\u00eb deri n\u00eb dhimbje p\u00ebr popullin rus.<\/p>\n<p>Faktet jan\u00eb aty dhe kushdo mund t\u2019i shoh\u00eb. Kremlini ka d\u00ebshtuar t\u00eb raportoj\u00eb matrica makroekonomike ky\u00e7e p\u00ebr disa muaj tashm\u00eb. Pretendimet e Putinit se Rusia po ia dilte m\u00eb mir\u00eb se BE-ja, shifrat faktike tregojn\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, ku ekonomia ruse u kontraktua kat\u00ebr p\u00ebrqind n\u00eb tremujorin e dyt\u00eb t\u00eb vitit 2022, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ekonomia e BE-s\u00eb u rrit me at\u00eb p\u00ebrqindje. Rusia tashm\u00eb nuk ka arritur t\u00eb b\u00ebj\u00eb dy pagesa borxhesh dhe ka d\u00ebshtuar n\u00eb borxhin n\u00eb valut\u00eb t\u00eb huaj p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb shekull.<\/p>\n<p>Sanksionet e bashk\u00ebrenduara po ashtu kan\u00eb ngrir\u00eb m\u00eb shum\u00eb se gjysm\u00ebn e rezervave t\u00eb Bank\u00ebs Qendrore Ruse, para q\u00eb Kremlini p\u00ebrndryshe do t\u2019i p\u00ebrdorte p\u00ebr t\u00eb financuar makinerin\u00eb e vet t\u00eb luft\u00ebs. Mungesa e qasjes n\u00eb inpute t\u00eb importuara dhe mallra t\u00eb gatshme, sidomos mallra q\u00eb nevojiten p\u00ebr teknologji t\u00eb sofistikuara, ka krijuar ngecje dhe, me kalimin e koh\u00ebs, do t\u00eb pengoj\u00eb m\u00eb tej prodhimin, transportin dhe kredin\u00eb dhe, \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi, prodhimin dhe mir\u00ebmbajtjen e makinerive ushtarake.<\/p>\n<p>Teksa sanksionet vazhdojn\u00eb t\u00eb degradojn\u00eb aft\u00ebsit\u00eb e Putinit p\u00ebr luft\u00eb, forcat ukrainase po mbrojn\u00eb me sukses vendin e tyre dhe populli ukrainas \u00ebsht\u00eb m\u00eb i bashkuar se kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Q\u00eb kur pushtimi n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb plot\u00eb nga Rusia filloi n\u00eb shkurt, mbi 50 vende jan\u00eb bashkuar me Shtetet e Bashkuara p\u00ebr t\u00eb d\u00ebrguar ndihm\u00eb sigurie n\u00eb Ukrain\u00eb. S\u00eb bashku, po p\u00ebrshpejtojm\u00eb d\u00ebrgesat e m\u00eb shum\u00eb arm\u00ebve q\u00eb Ukraina po i p\u00ebrdor kaq efektsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mbrojtur veten.<\/p>\n<p>Shtetet e Bashkuara kan\u00eb p\u00ebrkushtuar afro 10 miliard\u00eb dollar\u00eb asistenc\u00eb sigurie q\u00eb kur Rusia filloi luft\u00ebn e saj t\u00eb paramenduar, t\u00eb paprovokuar dhe brutale kund\u00ebr Ukrain\u00ebs m\u00eb 24 shkurt. Kjo p\u00ebrfshin sisteme dhe municione artilerie, automjete t\u00eb blinduara si dhe sisteme t\u00eb p\u00ebrparuara mbrojtjeje ajrore p\u00ebr Ukrain\u00ebn.<\/p>\n<p>Si rezultat i q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb Ukrain\u00ebs, mbi 2.6 milion\u00eb persona t\u00eb zhvendosur jan\u00eb kthyer n\u00eb Ukrain\u00eb, mbi nj\u00eb e treta e atyre q\u00eb ishin larguar fillimisht.<\/p>\n<p>Shoq\u00ebria civile ukrainase ka zgjeruar p\u00ebrpjekjet e saj p\u00ebr p\u00ebrgjigje humanitare, duke organizuar ndihma dhe rind\u00ebrtuar komunitete. Punonj\u00ebsit e ndihm\u00ebs, shumica e t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb ukrainas, funksionojn\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha 24 rajonet, duke arritur afro 12 milion\u00eb njer\u00ebz me ndihma. Shtetet e Bashkuara jan\u00eb krenare t\u2019i mb\u00ebshtesin p\u00ebrpjekjet e tyre me mbi 1.2 miliard\u00eb dollar\u00eb asistenc\u00eb humanitare vet\u00ebm k\u00ebt\u00eb vit.<\/p>\n<p>Nga Main Street n\u00eb sheshin Maidan, nga Kongresi n\u00eb Concilium t\u00eb BE-s\u00eb, mb\u00ebshtetja e gjer\u00eb p\u00ebr Ukrain\u00ebn ka demonstruar se sulmet e paprovokuara ndaj shteteve sovrane, t\u00eb pavarura nuk kalojn\u00eb pa p\u00ebrgjigje dhe do t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb \u00e7mim shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Shtetet e Bashkaura dhe aleat\u00ebt e partner\u00ebt tan\u00eb anemban\u00eb bot\u00ebs jemi m\u00eb t\u00eb bashkuar se kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Ne do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb krah Ukrain\u00ebs dhe t\u00eb mb\u00ebshtesim luft\u00ebn e saj p\u00ebr mbijetes\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb punojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb forcuar sigurin\u00eb europiane dhe vlerat demokratike. Ne q\u00ebndrojm\u00eb me Ukrain\u00ebn sepse kufijt\u00eb dhe furnizimet me ushqime nuk jan\u00eb fisha pazaresh. Ne q\u00ebndrojm\u00eb me Ukrain\u00ebn sepse t\u00eb drejtat e njeriut jan\u00eb t\u00eb padiskutueshme. Ne q\u00ebndrojm\u00eb me Ukrain\u00ebn sepse \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja e duhur.\/Shkruar p\u00ebr Gazet\u00ebn Panorama<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan ambasadorja e SHBA n\u00eb Tiran\u00eb, Yuri Kim Ukraina, nj\u00eb vend i sulmuar nga Rusia prej vitit 2014, tashm\u00eb i ka q\u00ebndruar gjasht\u00eb muajve bombardimesh masive, rrethime qytetesh dhe mizori kund\u00ebr popullit t\u00eb saj. Ukraina po Lufton p\u00ebr t\u00eb mbrojtur jo vet\u00ebm demokracin\u00eb e saj, por vet\u00eb mbijetes\u00ebn si vend i pavarur. 24 gushti sh\u00ebnon [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":161303,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-279634","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/279634","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=279634"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/279634\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/161303"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=279634"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=279634"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=279634"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}