{"id":280530,"date":"2022-08-29T15:57:56","date_gmt":"2022-08-29T13:57:56","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=280530"},"modified":"2022-08-29T15:57:56","modified_gmt":"2022-08-29T13:57:56","slug":"reforma-territoriale-flet-sekretari-i-pd-do-kerkojme-deri-ne-90-bashki-asimetrike-dhe-5-rajone","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/reforma-territoriale-flet-sekretari-i-pd-do-kerkojme-deri-ne-90-bashki-asimetrike-dhe-5-rajone\/","title":{"rendered":"Reforma Territoriale\/ Flet Sekretari i PD: Do k\u00ebrkojm\u00eb deri n\u00eb 90 bashki asimetrike dhe 5 rajone"},"content":{"rendered":"<p>MARIGLEN KUME\/\u00a0Ndon\u00ebse nuk kan\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues n\u00eb Komisionin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Reform\u00ebs Territoriale, grupi i Partis\u00eb Demokratike q\u00eb udh\u00ebhiqet nga Sali Berisha jan\u00eb drejt p\u00ebrfundimit t\u00eb propozimit t\u00eb tyre p\u00ebr ndarjen e re territoriale.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse jan\u00eb t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb q\u00ebndrimet p\u00ebr drejtimin e partis\u00eb, demokrat\u00ebt duket se jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb linj\u00eb sa i takon reform\u00ebs s\u00eb re territoriale. Nj\u00ebsoj si bashk\u00ebkryetarja e komisionit parlamentar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb reform\u00eb, Dhurata \u00c7upi, edhe sekretari p\u00ebr pushtetin vendor n\u00eb selin\u00eb blu, pasi kan\u00eb p\u00ebrfunduar shqyrtimin e q\u00ebndrimeve t\u00eb ekspert\u00ebve mendojn\u00eb se 90 bashki do t\u00eb siguronin ofrimin e sh\u00ebrbimit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cPanorama\u201d, Ylli Asllani shtjelloi iden\u00eb e bashkive asimetrike.<\/p>\n<p>Sipas tij, n\u00eb bashkit\u00eb qendrore t\u00eb m\u00ebdha natyra e sh\u00ebrbimeve q\u00eb mund t\u00eb japin t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e gjer\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb bashkit\u00eb m\u00eb t\u00eb vogla t\u00eb natyr\u00ebs rurale t\u00eb jet\u00eb i kufizuar sh\u00ebrbimi q\u00eb japin. Po ashtu, ai tha se do duhet ndryshuar edhe zgjedhja e k\u00ebshilltar\u00ebve, pasi me em\u00ebrim, si\u00e7 b\u00ebhet aktualisht, nuk funksionon. Por ndryshimi i hart\u00ebs me bashkit\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i vetmi ndryshim q\u00eb do k\u00ebrkohet nga opozitar\u00ebt, Asllani tha se ka ardhur momenti q\u00eb t\u00eb formohen rajonet. Sipas p\u00ebrllogarive t\u00eb tyre b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr 5 rajone, nj\u00eb prej tyre t\u00eb jet\u00eb Tirana si metropol. Gjat\u00eb intervist\u00ebs, sekretari i PD-s\u00eb jep edhe shpjegimin se p\u00ebrse shkojn\u00eb n\u00eb numrin 5 rajone.<\/p>\n<ol>\n<li>Asllani, n\u00eb Partin\u00eb Demokratike \u00ebsht\u00eb ngritur nj\u00eb grup pune p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur nj\u00eb draft p\u00ebr reform\u00ebn territoriale, e keni gati versionin tuaj?<\/li>\n<\/ol>\n<p>N\u00eb PD ka koh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb ngritur nj\u00eb grup pune me specialist\u00eb t\u00eb pushtetit lokal, q\u00eb kan\u00eb hedhur n\u00eb let\u00ebr tashm\u00eb nj\u00eb draftprojekt p\u00ebr nj\u00eb\u00a0rishikim t\u00eb ndarjes territoriale administrative t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Jan\u00eb marr\u00eb t\u00eb gjitha opinionet. Ne nuk kemi dashur t\u00eb mendojm\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkrepje fotografie e situat\u00ebs s\u00eb sotme dhe vendosja e disa penelatave mbi t\u00eb, por kemi marr\u00eb t\u00eb gjitha studimet e b\u00ebra n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb nga viti 2010 dhe m\u00eb pas i kemi p\u00ebrshtatur me zhvillimet e nj\u00ebpasnj\u00ebshme. Jemi n\u00eb pritje t\u00eb rifinitur\u00ebs p\u00ebrfundimtare dhe presim p\u00ebrgjigjet nga deg\u00ebt e PD-s\u00eb n\u00eb rrethe. Me afrimin e dit\u00ebs s\u00eb madhe, t\u00eb shpalljes s\u00eb zgjedhjeve vendore, besoj se do kemi draftin e plot\u00eb.<\/p>\n<p>Keni konkluduar n\u00ebse do duhen m\u00eb shum\u00eb bashki sesa \u00ebsht\u00eb numri aktual?<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb jemi t\u00eb qart\u00eb se nuk jemi futur n\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt p\u00ebr t\u00eb shpallur d\u00ebshtimin vet\u00ebm t\u00eb projektit t\u00eb 2014. Tashm\u00eb, ai projekt ka d\u00ebshtuar dhe e pranon edhe vet\u00eb Partia Socialiste. Thelbi i atij projekti ishte q\u00eb duke zvog\u00ebluar numrin e bashkive, do nxirrnim bashki m\u00eb eficiente. Kjo ka r\u00ebn\u00eb. Ajo q\u00eb mendohet tani \u00ebsht\u00eb q\u00eb bashkit\u00eb q\u00ebllim kryesor t\u00eb tyre kan\u00eb sh\u00ebrbim ndaj komunitetit. Duhet nj\u00eb qeverisje vendore m\u00eb pran\u00eb qytetarit. Qytetari duhet t\u00eb jet\u00eb i siguruar me sh\u00ebrbime cil\u00ebsore\u00a0dhe t\u00eb af\u00ebrta. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koncept nuk ishte q\u00ebllim n\u00eb vetvete q\u00eb t\u00eb shtonim numrin e bashkive, por ne kemi d\u00ebrguar shum\u00eb pyet\u00ebsor\u00eb dhe kemi b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb madhe dhe intensive, kemi konstatuar k\u00ebrkesat e shum\u00eb komuniteteve t\u00eb braktisura. E meta m\u00eb e madhe e projektit aktual ka qen\u00eb shpopullimi i vendit.<\/p>\n<p>N\u00ebse nuk do t\u00eb b\u00ebsh analiza, por do t\u00eb kuptosh se si ka qen\u00eb ky projekt, shiko shpopullimin e vendit. Ka lidhje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb sepse krahina t\u00eb t\u00ebra jan\u00eb zhveshur nga p\u00ebrkrahja sociale, nga subvencionet, nga sh\u00ebrbimet p\u00ebr komunitetin dhe ne synojm\u00eb q\u00eb n\u00eb mos 100%, por n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrqindje t\u00eb madhe t\u2019ua rikthejm\u00eb krahinave. Demokracia merr vler\u00eb kur \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja q\u00eb neve na rezulton q\u00eb t\u00eb kemi nj\u00eb num\u00ebr q\u00eb pak a shum\u00eb ka fituar nj\u00eb qytetari. Ne kemi punuar shum\u00eb me shoqat\u00ebn e bashkive, me shum\u00eb shoqata t\u00eb ndryshme. Kemi punuar edhe me ata q\u00eb n\u00eb kuptimin ideologjikisht nuk kemi pasur shum\u00eb af\u00ebrsi.<\/p>\n<p>P\u00ebr koincidenc\u00eb, t\u00eb gjitha studimet t\u00eb \u00e7ojn\u00eb te nj\u00eb num\u00ebr 80-90 dhe n\u00ebse do ishim m\u00eb liberal\u00eb shkon edhe 120. Por te 90 bashki shkon numri. Un\u00eb s\u2019dua t\u00eb jap nj\u00eb num\u00ebr p\u00ebrfundimtar se jan\u00eb nj\u00eb seri\u00a0komunitetesh si Orikumi, Leskoviku, Ksamili e Dukagjini q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb. Ka edhe ide t\u00eb tjera q\u00eb mendohet pse t\u00eb mos i mbajm\u00eb n\u00eb sensin e zhvillimit turistik komunat q\u00eb nga koha e Sk\u00ebnderbeut. Dukagjini mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb bashki apo Frash\u00ebri, q\u00eb \u00ebsht\u00eb faltorja e rilindjes komb\u00ebtare. Pavar\u00ebsisht numrit t\u00eb popullat\u00ebs, por n\u00eb konceptin e nxitjes s\u00eb zhvillimit kulturor nuk ka asgj\u00eb t\u00eb keqe q\u00eb t\u00eb marr\u00eb statusin e nj\u00eb bashkie t\u00eb vog\u00ebl, do nxis\u00eb zhvillimin n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb nga m\u00eb t\u00eb bukurat e Ballkanit. Por aktualisht \u00ebsht\u00eb e braktisur.<\/p>\n<p>A ka staf t\u00eb kualifikuar n\u00eb k\u00ebto zona?<\/p>\n<p>Projekti yn\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb projekt i hapur. Jemi p\u00ebr bashki asimetrike. Bashkit\u00eb asimetrike jan\u00eb nj\u00eb formul\u00eb q\u00eb e p\u00ebrqendrojn\u00eb teknik\u00ebn e lart\u00eb t\u00eb menaxhimit t\u00eb territorit t\u00eb nxitjes s\u00eb fuqishme ekonomike, n\u00eb bashkit\u00eb q\u00eb kan\u00eb kapacitete njer\u00ebzore, kan\u00eb intelektual\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr, sh\u00ebrbimet e p\u00ebrditshme, pastrim gjelb\u00ebrim, vaditja, kullimi, q\u00eb jan\u00eb profile t\u00eb bashkive rurale, specializohen n\u00eb ato q\u00eb jan\u00eb m\u00eb af\u00ebr sh\u00ebrbimeve t\u00eb komunitetit.<\/p>\n<p>N\u00ebse do thoshim ne q\u00eb nj\u00eb qytetar q\u00eb banon n\u00eb nj\u00eb fshat, ai mund t\u00eb mos ket\u00eb af\u00ebr sh\u00ebrbimin thelb\u00ebsor urbanistik, sepse ky sh\u00ebrbim do njer\u00ebz\u00a0t\u00eb kualifikuar, zyra, por p\u00ebr t\u00eb hapur nj\u00eb der\u00eb, nj\u00eb dritare, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nj\u00eb bashki n\u00ebn bashki e realizojn\u00eb me administrat\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebse. Kjo mendoj un\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga zgjidhjet m\u00eb t\u00eb mira q\u00eb bashkon edhe nj\u00eb logjik\u00eb nxit\u00ebse efikasiteti. N\u00eb konceptin e shum\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb interesuar p\u00ebr pushtetin lokal. K\u00ebtu s\u2019\u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja e numrit t\u00eb bashkive problemi i vet\u00ebm. Problemi m\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb funksionimi i demokracis\u00eb lokale. Funksionimi i demokracis\u00eb lokale \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimi i qytetar\u00ebve n\u00eb vet\u00ebqeverisjen vendore.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb transparenca q\u00eb merret n\u00eb ndryshimet q\u00eb qyteti apo fshati apo territori merr n\u00eb dobi t\u00eb qytetar\u00ebve. K\u00ebto i ka goditur reforma e kaluar, i ka goditur r\u00ebnd\u00eb. P\u00ebr arsye se kryetari i bashkis\u00eb dhe 20 k\u00ebshilltar\u00eb q\u00eb s\u2019kan\u00eb lidhje me t\u00eb gjith\u00eb territorin nuk arrijn\u00eb dot t\u00eb p\u00ebr\u00e7ojn\u00eb dot idet\u00eb e qytetar\u00ebve dhe interesat e tyre. Demokracia lokale nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb formul\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb instrument i p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb qeverisjes vendore. Kjo \u00ebsht\u00eb goditur k\u00ebtu. Nj\u00ebsit\u00eb administrative q\u00eb jan\u00eb krijuar pas reform\u00ebs s\u00eb kaluar jan\u00eb kthyer n\u00eb sportele t\u00eb qeveris\u00eb qendrore. Nuk punojn\u00eb njer\u00ebz t\u00eb zgjedhur, por jan\u00eb militant\u00eb. Kemi nj\u00eb ndarje t\u00eb madhe klasore.<\/p>\n<p>Do jet\u00eb e nj\u00ebjta fatur\u00eb ekonomike edhe n\u00ebse do t\u00eb realizohet rritja e numrit t\u00eb bashkive? Do jet\u00eb i nj\u00ebjti buxhet p\u00ebr pushtetin lokal?<\/p>\n<p>E them pa m\u00eb t\u00eb vogl\u00ebn m\u00ebdyshje q\u00eb shpenzimet do jen\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta. Sa m\u00eb transparent t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrdorimi i findeve dhe sa m\u00eb i hapur t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb bashki ndaj p\u00ebrdorimit t\u00eb parave publike, aq m\u00eb shum\u00eb kursejm\u00eb. K\u00ebto bashki jan\u00eb kthyer n\u00eb kazerma q\u00eb mbushen me njer\u00ebz q\u00eb s\u2019\u00ebsht\u00eb e nevojshme. N\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebs s\u2019\u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb t\u00eb ket\u00eb aq shum\u00eb njer\u00ebz. E dyta \u00ebsht\u00eb se ky projekt q\u00eb ne po ofrojm\u00eb, angazhon edhe financa publike. Nuk mundet q\u00eb ti t\u2019u besosh sh\u00ebrbimet e bashkive pa i mb\u00ebshtetur financiarisht. Jo t\u2019u jap\u00ebsh para, por at\u00eb q\u00eb u takon nga PBB. 1% t\u00eb PBB marrin bashkit\u00eb, por problematikat q\u00eb p\u00ebrballojn\u00eb \u00ebsht\u00eb e barabart\u00eb me qeverin\u00eb qendrore. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, ato taksa q\u00eb\u00a0paguajn\u00eb njer\u00ebzit i kemi parashikuar q\u00eb t\u00eb jen\u00eb disi t\u00eb ndara. T\u00eb jen\u00eb m\u00eb af\u00ebr kontrollit dhe transparenc\u00ebs me qytetar\u00ebt. Do kemi mandate t\u00eb mbuluara financiarisht.<\/p>\n<ol>\n<li>Asllani, do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb projekti juaj n\u00eb 12 qarqe apo \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb ndarja n\u00eb rajone dhe keni menduar p\u00ebr numra?<\/li>\n<\/ol>\n<p>Shqip\u00ebria, edhe si pjes\u00eb zyrtare e BE-s\u00eb n\u00eb kuptimin q\u00eb i gjith\u00eb programi i saj \u00ebsht\u00eb atashimi i projektit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt evropian, ka qen\u00eb q\u00eb n\u00eb fillim i interesuar p\u00ebr rajonet. N\u00ebse m\u00eb p\u00ebrpara mendohej se qarqet do ta luanin k\u00ebt\u00eb rol, koha ka treguar se ato kan\u00eb dal\u00eb dhe fuqizimi i ides\u00eb s\u00eb nj\u00eb qeverisje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb si bashkit\u00eb, zuri m\u00eb shum\u00eb vend. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, duke qen\u00eb se bashkit\u00eb mor\u00ebn kompetenca m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, at\u00ebher\u00eb natyrsh\u00ebm lindi e nevojshme q\u00eb rajonet ta zmadhojn\u00eb territorin e tyre p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb me projekte m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe makro qoft\u00eb n\u00eb nxitjen e zhvillimit ekonomik, qoft\u00eb edhe n\u00eb disa projekte q\u00eb bashkojn\u00eb shum\u00eb bashki. Jan\u00eb projekte nd\u00ebrkomunale. Nj\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebs i madh mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb basen i t\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>Nxitja e infrastruktur\u00ebs n\u00eb dobi t\u00eb zhvillimit k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb vizion p\u00ebrtej bashkive. Ideja jon\u00eb ka qen\u00eb mbi baz\u00ebn e baseneve q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb lloj trash\u00ebgimie komunitetet. E dyta \u00ebsht\u00eb q\u00eb ideja p\u00ebr t\u00eb nxitur nj\u00eb tradit\u00eb ekonomike t\u00eb hershme q\u00eb ka qen\u00eb p\u00ebr shembull basene t\u00eb t\u00ebra, ose komunitete t\u00eb t\u00ebra q\u00eb jan\u00eb t\u00eb prirura drejt prodhimit t\u00eb\u00a0djathit apo t\u00eb qum\u00ebshtit. Jugu p\u00ebr shembull shquhet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Kor\u00e7a, Pogradeci, Erseka, Elbasani jan\u00eb nj\u00eb basen tjet\u00ebr. E treta \u00ebsht\u00eb nxitja e zhvillimit ekonomik. Po shikojm\u00eb q\u00eb gradualisht v\u00ebshtrimi po shkon drejt detit. Jemi munduar q\u00eb t\u00eb gjitha rajonet t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb dalje n\u00eb det p\u00ebrve\u00e7 Kor\u00e7\u00ebs apo Pogradecit. N\u00ebse do flitet p\u00ebr num\u00ebr, ne synojm\u00eb n\u00eb 4 rajone t\u00eb m\u00ebdha dhe nj\u00eb rajon qendror, q\u00eb \u00ebsht\u00eb metropoli i Tiran\u00ebs. Kjo na siguron at\u00eb pjes\u00eb t\u00eb vet\u00ebqeverisjes s\u00eb rajonit, paralel ec\u00ebn edhe ideja q\u00eb nga 5 t\u00eb jet\u00eb edhe 6 rajone.<\/p>\n<p>Keni pasur komunikim me pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb grupit t\u00eb PD, q\u00eb jan\u00eb me p\u00ebrfaq\u00ebsi n\u00eb komisionin e posa\u00e7\u00ebm?<\/p>\n<p>Ne nuk e kuptuam k\u00ebt\u00eb daljen e tyre m\u00eb vete kaq shpejt dhe duke u futur n\u00eb nj\u00eb komision t\u00eb reform\u00ebs territoriale pa nj\u00eb lloj etike shoq\u00ebrore. K\u00ebta nuk p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb demokrat\u00ebt q\u00eb vajt\u00ebn e zun\u00eb vendin e t\u00eb gjith\u00eb demokrat\u00ebve. K\u00ebtu ka nj\u00eb pik\u00ebpyetje. Ajo q\u00eb un\u00eb dhe PD mendon se \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb neve nuk duhet t\u00eb na lidhin individ\u00ebt, por projektet. Ne po paraqesim projektin ton\u00eb, ata po punojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb projekt tjet\u00ebr. Ne jemi shum\u00eb t\u00eb disponuesh\u00ebm q\u00eb projektin ton\u00eb ta paraqesim n\u00eb nj\u00eb tavolin\u00eb me projektet e tyre. Pastaj \u00ebsht\u00eb logjika e deputet\u00ebve dhe ndoshta nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim q\u00eb nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me partit\u00eb m\u00eb tep\u00ebr sesa ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me legjislativin.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>MARIGLEN KUME\/\u00a0Ndon\u00ebse nuk kan\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues n\u00eb Komisionin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Reform\u00ebs Territoriale, grupi i Partis\u00eb Demokratike q\u00eb udh\u00ebhiqet nga Sali Berisha jan\u00eb drejt p\u00ebrfundimit t\u00eb propozimit t\u00eb tyre p\u00ebr ndarjen e re territoriale. Ndon\u00ebse jan\u00eb t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb q\u00ebndrimet p\u00ebr drejtimin e partis\u00eb, demokrat\u00ebt duket se jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb linj\u00eb sa i takon reform\u00ebs s\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":280539,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-280530","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/280530","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=280530"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/280530\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/280539"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=280530"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=280530"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=280530"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}