{
    "id": 280813,
    "date": "2022-08-31T12:45:04",
    "date_gmt": "2022-08-31T10:45:04",
    "guid": {
        "rendered": "https:\/\/zjarr.tv\/?p=280813"
    },
    "modified": "2022-08-31T12:45:04",
    "modified_gmt": "2022-08-31T10:45:04",
    "slug": "andi-bushati-ajo-qe-mbeti-mister-ne-shkarkimin-e-gledis-nanos",
    "status": "publish",
    "type": "post",
    "link": "http:\/\/zjarr.tv\/en\/andi-bushati-ajo-qe-mbeti-mister-ne-shkarkimin-e-gledis-nanos\/",
    "title": {
        "rendered": "Andi Bushati: Ajo q\u00eb mbeti mister n\u00eb shkarkimin e Gledis Nanos"
    },
    "content": {
        "rendered": "<p><strong>Nga : Andi Bushati<\/strong><\/p>\n<p><em>Asgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ashtu sikur duket n\u00eb largimin e drejtorit t\u00eb policis\u00eb Gledis Nano. Ngjarja \u00ebsht\u00eb m\u00eb e komplikuar se sa u mundua ta paraqes\u00eb ministri i brendsh\u00ebm \u00c7u\u00e7i, pra si nj\u00eb reflektim i qeveris\u00eb p\u00ebr pun\u00ebn e dob\u00ebt t\u00eb policis\u00eb, p\u00ebr 47 vrasjet e k\u00ebtij viti dhe kronik\u00ebn e zez\u00eb t\u00eb r\u00ebnduar t\u00eb k\u00ebsaj vere.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00ebse do t\u00eb qe e till\u00eb, Nanos do ti qe k\u00ebrkuar t\u00eb dor\u00ebzonte \u00e7el\u00ebsat q\u00eb pas ngjarjes makab\u00ebr t\u00eb Himar\u00ebs, kur pas masakrimit t\u00eb Jonad\u00ebs s\u00eb vog\u00ebl, mijra protestues dol\u00ebn n\u00eb rrug\u00eb me thirrjet p\u00ebr dor\u00ebheqjen e tij. Nj\u00eb qeveri me mend\u00ebsi demokratike nuk do t\u00eb kishte pasur mund\u00ebsi m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrthurur konkluzionet q\u00eb ajo kishte nxjerr\u00eb p\u00ebr pun\u00ebn e dob\u00ebt t\u00eb policis\u00eb me d\u00ebgjimin e vullnetit t\u00eb njer\u00ebzve.<\/em><\/p>\n<p><em>Por at\u00ebher\u00eb ndodhi e kund\u00ebrta. Rama jo vet\u00ebm e mbajti n\u00eb pun\u00eb Gledis Nanon, por at\u00eb e detyruan t\u00eb luante para kamerave, sipas modeleve Veliaj- Balluku, duke aktruar aksione p\u00ebr bllokimin e skafeve dhe motorr\u00ebve t\u00eb ujit.<\/em><\/p>\n<p><em>Ka nj\u00eb faktor tjet\u00ebr q\u00eb ka luajtur rol n\u00eb heqjen qafe t\u00eb Nanos dhe kjo lidhet, mbi t\u00eb gjitha, me shfaqen tragjiko komike q\u00eb u luajt dy dit\u00ebt e fundit n\u00eb nivelet e larta t\u00eb ministris\u00eb s\u00eb brend\u00ebshme. N\u00eb fillim t\u00eb jav\u00ebs, me ngulmimin e nj\u00eb njolle vaji, u hap lajmi se Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen pas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb ministrit. Me siguri, q\u00eb n\u00eb maj\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb ishte planifikuar nj\u00eb skenar i ngjash\u00ebm, me at\u00eb t\u00eb nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb, kur nga drejtimi i policis\u00eb u largua nj\u00eb militant si Ardi Veliu. Ai shkroi nj\u00eb let\u00ebr qrsharake ku e falenderonte Ram\u00ebn p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb i pati dh\u00ebn\u00eb dhe i lutej me padurim se qe i gatsh\u00ebm ta ndihmonte n\u00eb detyra t\u00eb reja.<\/em><\/p>\n<p><em>Ngjarja u mbyll me hapy-end, publiku nuk pa asnj\u00eb krisje n\u00eb radh\u00ebt e rilindjes, dhe ish kryepolici q\u00eb kishte sh\u00ebrbyer edhe si alibi p\u00ebr grabit\u00ebsit e zgjedhjeve, u regullua n\u00eb nj\u00eb pun\u00eb tjet\u00ebr.<\/em><\/p>\n<p><em>Gledis Nano me sa duket nuk e pranoi nj\u00eb largim n\u00eb paqe dhe t\u00eb negociuar. Sapo doli lajmi i dor\u00ebheqjes, ai reagoi duke th\u00ebn\u00eb se nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb nuk qe e v\u00ebrtet\u00eb dhe se ai vazhdonte t\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb detyr\u00eb, pasi nuk kishte nd\u00ebr mend t\u00eb vet\u00eb largohej. Madje, burime pran\u00eb tij tregojn\u00eb se ai u k\u00ebrkoi ndihm\u00eb edhe selive perendimore diplomatike q\u00eb i k\u00ebshilluan t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vij\u00eb sjelljeje. Vet\u00ebm pas k\u00ebsaj qeveria u detyrua ta shkarkoj\u00eb, duke u detyruar t\u00eb pranoj\u00eb bashk\u00eb me k\u00ebt\u00eb akt edhe d\u00ebshtimin n\u00eb pun\u00ebn nj\u00eb vje\u00e7are t\u00eb policis\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Natyrisht, ky q\u00ebndrim nuk e b\u00ebn Gledis Nanon nj\u00eb polic m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Drejtimi i tij ka qen\u00eb nj\u00eb d\u00ebshtim ashtu si ai i gjith\u00eb paraardh\u00ebsve t\u00eb vet, apo i atyre q\u00eb do ta pasojn\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb detyruar t\u00eb drejtojn\u00eb uniformat blu n\u00eb kuadrin e nj\u00eb shteti, sa t\u00eb kriminalizuar, po aq dhe t\u00eb politizuar. Por ama fakti se ai nuk pranoi t\u00eb sillet si gur shahu i rilindjes, sipas modelit Ard Veliu: \u201cpartia jote t\u00eb v\u00eb, partia jote t\u00eb heq\u201d, zbulon n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre edhe arsyen reale t\u00eb daljes s\u00eb tij nga skena.<\/em><\/p>\n<p><em>Ngjarja e fundit tregoi se ai nuk qe aq militant sa duhej. Por ka s\u00eb paku dy arsye se p\u00ebrse Edi Ram\u00ebs i duhet, pik\u00ebrisht sot, nj\u00eb i till\u00eb. S\u00eb pari n\u00eb kushtet kur ai po planifikon t\u00eb mbush\u00eb grop\u00ebn e madhe q\u00eb ka krijuar n\u00eb buxhet p\u00ebrmes parave t\u00eb krimit, amnistis\u00eb fiskale, pashaportave t\u00eb arta dhe rikthimit t\u00eb basteve, gj\u00ebja q\u00eb i volit m\u00eb pak \u00ebsht\u00eb nj\u00eb drejtor policie q\u00eb i p\u00ebshp\u00ebrit n\u00eb vesh aleat\u00ebve perendimor\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb kund\u00ebr k\u00ebtyre nismave. Ai ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vasal mbi vasal\u00ebt.<\/em><\/p>\n<p><em> E kjo edhe p\u00ebr nj\u00eb arsye t\u00eb dyt\u00eb. N\u00ebse gjendja e r\u00ebnd\u00eb ekonomike dhe kriza e \u00e7mimeve e ysht opozit\u00ebn e Berish\u00ebs dhe Met\u00ebs n\u00eb protesta permanente n\u00eb k\u00ebt\u00eb vjesht\u00eb, kryeministrit do ti duhet nj\u00eb polici militante p\u00ebr p\u00ebrballimin e tyre. Ndoshta Gledis Nano, ashtu sikurse tregoi edhe mosbindja e tij e fundit, nuk jepte garanci t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr k\u00ebto. Prandaj at\u00eb e larguan, ndon\u00ebse nuk pranoi t\u00eb dor\u00ebhiqej.<\/em><\/p>\n<p>Burimi: Lapsi.al<\/p>",
        "protected": false
    },
    "excerpt": {
        "rendered": "<p>Nga : Andi Bushati Asgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ashtu sikur duket n\u00eb largimin e drejtorit t\u00eb policis\u00eb Gledis Nano. Ngjarja \u00ebsht\u00eb m\u00eb e komplikuar se sa u mundua ta paraqes\u00eb ministri i brendsh\u00ebm \u00c7u\u00e7i, pra si nj\u00eb reflektim i qeveris\u00eb p\u00ebr pun\u00ebn e dob\u00ebt t\u00eb policis\u00eb, p\u00ebr 47 vrasjet e k\u00ebtij viti dhe kronik\u00ebn e zez\u00eb [&hellip;]<\/p>",
        "protected": false
    },
    "author": 2037,
    "featured_media": 280814,
    "comment_status": "closed",
    "ping_status": "closed",
    "sticky": false,
    "template": "",
    "format": "standard",
    "meta": {
        "footnotes": ""
    },
    "categories": [
        241,
        3365,
        364,
        231
    ],
    "tags": [],
    "class_list": {
        "0": "post-280813",
        "1": "post",
        "2": "type-post",
        "3": "status-publish",
        "4": "format-standard",
        "5": "has-post-thumbnail",
        "7": "category-aktualitet",
        "8": "category-analize",
        "9": "category-koment-opinion",
        "10": "category-lajme"
    },
    "_links": {
        "self": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/280813",
                "targetHints": {
                    "allow": [
                        "GET"
                    ]
                }
            }
        ],
        "collection": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"
            }
        ],
        "about": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"
            }
        ],
        "author": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"
            }
        ],
        "replies": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=280813"
            }
        ],
        "version-history": [
            {
                "count": 0,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/280813\/revisions"
            }
        ],
        "wp:featuredmedia": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/280814"
            }
        ],
        "wp:attachment": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=280813"
            }
        ],
        "wp:term": [
            {
                "taxonomy": "category",
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=280813"
            },
            {
                "taxonomy": "post_tag",
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=280813"
            }
        ],
        "curies": [
            {
                "name": "wp",
                "href": "https:\/\/api.w.org\/{rel}",
                "templated": true
            }
        ]
    }
}