{"id":281138,"date":"2022-09-02T08:01:28","date_gmt":"2022-09-02T06:01:28","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=281138"},"modified":"2022-09-02T08:01:28","modified_gmt":"2022-09-02T06:01:28","slug":"prokurori-i-tiranes-ne-vetting-bajram-brecani-jep-shpjegime-per-problemet-me-pasurine-dhe-profesionalizmin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/prokurori-i-tiranes-ne-vetting-bajram-brecani-jep-shpjegime-per-problemet-me-pasurine-dhe-profesionalizmin\/","title":{"rendered":"Prokurori i Tiran\u00ebs n\u00eb vetting, Bajram Bre\u00e7ani jep shpjegime p\u00ebr problemet me pasurin\u00eb dhe profesionalizmin"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Tiran\u00ebs, Bajram Bre\u00e7ani ne vetting<\/p>\n<p>Prokurori i Tiran\u00ebs, Bajram Bre\u00e7ani u p\u00ebrball t\u00eb enjten m\u00eb 1 shtator me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr balancat negative t\u00eb konstatuara n\u00eb hetimin pasuror si dhe p\u00ebr gjetjet n\u00eb kriterin profesional.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Bre\u00e7ani mori vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Procesi i rivler\u00ebsimit p\u00ebr prokurorin Bre\u00e7ani po kryhet nga trupa e KPK, e kryesuar nga Pamela Qirko, me relator Roland Ilian dhe an\u00ebtare Etleda \u00c7iftjan. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Theo Jacobs.<\/p>\n<p>Bre\u00e7ani e ka filluar karrier\u00ebn si prokuror n\u00eb vitin 1995 dhe e ka ushtruar k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb deri n\u00eb vitin 2000. Ai \u00ebsht\u00eb rikthyer n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2013 si prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Kruj\u00ebs. Nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb \u00ebsht\u00eb transferuar n\u00eb Prokurorin\u00eb e Elbasanit ku ka sh\u00ebrbyer deri n\u00eb vitin 2016, kur u caktua n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Analiza e pasuris\u00eb<\/p>\n<p>Fokusi i analiz\u00ebs s\u00eb Komisionit p\u00ebr pasurin\u00eb u p\u00ebrq\u00ebndrua n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi tre kat\u00ebshe, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn subjekti ka deklaruar se e zot\u00ebron s\u00eb bashku me dy v\u00ebllez\u00ebrit.<\/p>\n<p>Bre\u00e7ani ka deklaruar se disponon nj\u00eb sht\u00ebpi banimi me sip\u00ebrfaqe 145 m2\u00a0n\u00eb nj\u00eb truall me sip\u00ebrfaqe 460 m2 dhe nj\u00eb pjes\u00eb shpati rreth 300 m2. Ai ka shpjeguar se e ka bler\u00eb truallin s\u00eb bashku me dy v\u00ebllez\u00ebrit n\u00eb vitin 1995, pa dokumente ligjore dhe se e kan\u00eb ligj\u00ebruar n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb kontrate t\u00eb vitit 1998, kundrejt vler\u00ebs 368 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti i rivler\u00ebsimit ka sqaruar se objekti ka filluar t\u00eb nd\u00ebrtohet n\u00eb fund t\u00eb vitit 1996 dhe se ka kushtuar 3 milion\u00eb lek\u00eb. Po ashtu, ka shtuar se ka investuar edhe 2.5 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr punime t\u00eb brendshme dhe arredimin.<\/p>\n<p>Si burime krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, Bre\u00e7ani ka deklaruar t\u00eb ardhurat nga shitja e dy banesave, nj\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me nj\u00eb prej v\u00ebllez\u00ebrve n\u00eb vitin 1997 dhe tjetr\u00ebn n\u00eb Lushnj\u00eb n\u00eb vitin 2001. Po ashtu, ka deklaruar si burim edhe t\u00eb ardhurat e siguruara nga depozitat n\u00eb ish-fonadacionin \u201cXhaferri\u201d, t\u00eb t\u00ebrhequra prej tij n\u00eb vitet 1995 dhe 1996.<\/p>\n<p>Komisioni v\u00ebren se sht\u00ebpia \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb koh\u00ebn kur subjekti ushtronte detyr\u00ebn e prokurorit n\u00eb Lushnj\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye i \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshtruar hetimit lidhur me sakt\u00ebsin\u00eb e deklarimeve dhe p\u00ebr ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve t\u00eb krijimit.<\/p>\n<p>Nga hetimi paraprak ka rezultuar se trualli \u00ebsht\u00eb bler\u00eb vet\u00ebm nga subjekti dhe nga nj\u00eb prej v\u00ebllez\u00ebrve. Po ashtu, ka rezultuar se nj\u00eb prej tre v\u00ebllez\u00ebrve, i cili nuk rezulton t\u00eb jet\u00eb bashk\u00ebpronar i truallit, nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e vet\u00ebdeklarimit p\u00ebr legalizimin e objektit t\u00eb dor\u00ebzuar pran\u00eb ALUIZNI-t.<\/p>\n<p>Sipas KPK, nuk \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb v\u00ebrtetohen periudha e nd\u00ebrtimit dhe kostot e objektit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nd\u00ebrtimi pa leje dhe z\u00ebnia e truallit jan\u00eb kryer gjat\u00eb periudh\u00ebs q\u00eb Bre\u00e7ani ushtronte detyr\u00ebn e prokurorit.<\/p>\n<p>KPK e ka kryer analiz\u00ebn duke konsideruar si investitor\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj pasurie vet\u00ebm prokurorin Bre\u00e7ani dhe nj\u00eb prej v\u00ebllez\u00ebrve, prej nga \u00ebsht\u00eb konkluduar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 4.6 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr gjetjet n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, Bre\u00e7ani u mbrojt nga avokati Eritan Shehu, i cili theksoi se ishte sqaruar se emri i v\u00ebllait nuk figuron n\u00eb dokumentacion pasi nuk ka qen\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Sipas Shehut, edhe pran\u00eb ALUIZNI-t u \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb se emri i v\u00ebllait si bashk\u00ebinvestitor n\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri mund t\u00eb shtohej n\u00eb \u00e7do koh\u00eb me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb deklarate noteriale.<\/p>\n<p>Ai shtoi, se kan\u00eb paraqitur nj\u00eb deklarat\u00eb noteriale t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb subjektit lidhur me investimin e kryer prej tij. Po ashtu, avokati Shehu pretendoi se nj\u00eb p\u00ebrgjigje e Agjencis\u00eb Shtet\u00ebrore t\u00eb Kadastr\u00ebs, ASHK, v\u00ebrtetonte p\u00ebrfshirjen e v\u00ebllait n\u00eb investimin e kryer n\u00eb objektin tre kate. Sipas tij, n\u00eb p\u00ebrgjigjen e ASHK-s\u00eb sqarohej se nj\u00eb prej v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb subjektit nuk ishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb procesin e legalizimit, pasi nuk figuronte n\u00eb kontrat\u00ebn e shitblerjes s\u00eb truallit.<\/p>\n<p>\u201cNuk \u00ebsht\u00eb formalizuar, pasi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie mes v\u00ebllez\u00ebrish,\u201d pohoi avokati Shehu.<\/p>\n<p>Lidhur me munges\u00ebn e dokumentacionit p\u00ebr shpenzimet e kryera n\u00eb investimin e k\u00ebsaj pasurie, Shehu deklaroi se ishte sqaruar dhe m\u00eb par\u00eb se objekit ishte nd\u00ebrtuar me pun\u00ebtor\u00eb dhe nga vet\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit Bre\u00e7ani, p\u00ebrfshi dhe subjektin. Sipas tij, nuk ka preventiv dhe se i vetmi dokumentacion p\u00ebr vler\u00ebn dhe shpenzimet \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt ekspertimi.<\/p>\n<p>Avokati Shehu solli n\u00eb v\u00ebmendje nj\u00eb vendim t\u00eb KPK-s\u00eb p\u00ebr konfirmimin e nj\u00eb subjekti rivler\u00ebsimi, kur nj\u00eb akt ekspertimi i ngjash\u00ebm ishte pranuar. Ai theksoi se dy prej an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb trup\u00ebs q\u00eb kishin n\u00ebnshkruar at\u00eb vendim q\u00eb ishte l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi, ishin pjes\u00eb e trup\u00ebs q\u00eb po kryen rivler\u00ebsimin e Bre\u00e7anit.<\/p>\n<p>Lidhur me konstatimin p\u00ebr nd\u00ebrtimin pa leje, Shehu v\u00ebrejti se n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nuk konsiderohej si vep\u00ebr penale. Po ashtu, ai p\u00ebrmendi edhe situat\u00ebn social-ekonomike n\u00eb ato vite dhe nevoj\u00ebn e subjektit p\u00ebr strehim.<\/p>\n<p>Shehu kund\u00ebrshtoi analiz\u00ebn financiare p\u00ebr banes\u00ebn duke pretenduar se i p\u00ebrfaq\u00ebsuari prej tij rezultonte me balanc\u00eb pozitive. Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se arredimi dhe punimet e brendshme ishin kryer nd\u00ebr vite dhe se shpenzimet p\u00ebr vler\u00ebn 2.5 milion\u00eb lek\u00eb duhej t\u00eb ishin shp\u00ebrndar\u00eb. Gjithashtu, k\u00ebrkoi t\u00eb p\u00ebrfshiheshin n\u00eb analiz\u00eb t\u00eb ardhurat nga ish-fondacioni \u201cXhaferri\u201d, duke v\u00ebrejtur se p\u00ebrfitimi i atyre shumave v\u00ebrtetohej nga p\u00ebrgjigjet e Ministris\u00eb s\u00eb Financave.<\/p>\n<p>Avokati Shehu dha shpjegime edhe p\u00ebr nj\u00eb konstatim t\u00eb Komisionit p\u00ebr pamund\u00ebsi financiare t\u00eb krijimit t\u00eb nj\u00eb gjendje cash n\u00eb vler\u00ebn 3.5 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb deklaruar n\u00eb vitin 2013, por q\u00eb nuk rezulton t\u00eb jet\u00eb pasqyruar n\u00eb deklaratat e m\u00ebvonshme dhe as n\u00eb at\u00eb \u201cveting\u201d.<\/p>\n<p>Sipas tij, subjekti ka kryer nj\u00eb lapsus n\u00eb deklarimin e shum\u00ebs, pasi q\u00ebllimi ka qen\u00eb p\u00ebr t\u00eb deklaruar shum\u00ebn 350 mij\u00eb lek\u00eb si gjendje cash.<\/p>\n<p>Avokati i Bre\u00e7anit kund\u00ebrshtoi si t\u00eb pabazuar edhe konstatimet p\u00ebr pamund\u00ebsi t\u00eb blerjes s\u00eb dy automjeteve, nj\u00eb prej tyre n\u00eb em\u00ebr t\u00eb djalit.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb mjet t\u00eb dhuruar djalit t\u00eb subjektit nga nj\u00eb i af\u00ebrm, Shehu depozitoi si prova t\u00eb reja dokumentacion me vula apostile p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar mund\u00ebsin\u00eb financiare t\u00eb dhuruesit p\u00ebr krijimin e asaj pasurie.<\/p>\n<p>KPK i ka k\u00ebrkuar subjektit t\u00eb qart\u00ebsoj\u00eb marrdh\u00ebnien e djalit t\u00eb tij me nj\u00eb person, i cili n\u00eb vitin 2009 ka depozituar n\u00eb llogarin\u00eb e tij shum\u00ebn 25 mij\u00eb e 600 dollar\u00eb, vler\u00eb q\u00eb m\u00eb pas \u00ebsht\u00eb transferuar p\u00ebr llogari t\u00eb nj\u00eb shtetaseje kineze.<\/p>\n<p>Sipas Shehut, ka qen\u00eb marrdh\u00ebnie miq\u00ebsore dhe se djali i subjektit kishte ndihmuar shokun e tij p\u00ebr kryerjen e transfert\u00ebs p\u00ebr llogari t\u00eb shtetases kineze.<\/p>\n<p>Relatori Ilia deklaroi n\u00eb seanc\u00eb se nga analiza financiare paraprake ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 5.8 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn 1995-2000, nd\u00ebrsa p\u00ebr vitet 2013-2016 ka rezultuar me vler\u00eb pozitive.<\/p>\n<p>Avokati Shehu k\u00ebmb\u00ebnguli se n\u00ebse do t\u00eb p\u00ebrfshihen t\u00eb gjitha t\u00eb ardhurat e subjektit, p\u00ebr t\u00eb cilat ai pretendoi se jan\u00eb t\u00eb provuara ligj\u00ebrisht, at\u00ebher\u00eb bilanci financiar do t\u00eb rezultoj\u00eb pozitiv.<\/p>\n<p>Mbyllja e hetimit p\u00ebr Cukalin<\/p>\n<p>Prokurori Bre\u00e7ani u pyet gjat\u00eb seanc\u00ebs dhe dha shpjegime lidhur me denoncimin e kryer ndaj tij nga nj\u00eb shtetase, e cila kishte kryer kund\u00ebr subjektit edhe disa kall\u00ebzime penale p\u00ebr pushimin e hetimeve ndaj t\u00eb dyshuarit p\u00ebr vrasjen e bashk\u00ebshortit t\u00eb saj n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Nga sa u relatua n\u00eb seanc\u00eb, u kuptua i hetuari Gj.C., p\u00ebr t\u00eb cilin Bre\u00e7ani kishte pushuar hetimin ishte Gjergj Cukali, i dyshuar p\u00ebr vrasjen e ish-efektivit t\u00eb policis\u00eb, Arben Bilali n\u00eb janar t\u00eb vitit 2019.<\/p>\n<p>Ilia sqaroi rrethanat e \u00e7\u00ebshtjes, nga rezultonte se fillimisht subjekti kishte k\u00ebrkuar caktimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb \u201carrest n\u00eb burg\u201d p\u00ebr t\u00eb dyshuarin Cukali, bazuar n\u00eb analizat e ADN-s\u00eb p\u00ebr mostrat e administruara n\u00eb nj\u00eb shishe uji t\u00eb gjetur n\u00eb makin\u00ebn me t\u00eb cil\u00ebn dyshohej se \u00ebsht\u00eb kryer krimi.<\/p>\n<p>Por, gjykata e Apelit ka konstatuar se mostra e p\u00ebshtym\u00ebs s\u00eb t\u00eb dyshuarit nuk ishte marr\u00eb sipas procedur\u00ebs dhe e ka vler\u00ebsuar at\u00eb prov\u00eb si t\u00eb pap\u00ebrdorshme. Gjithashtu, ka urdh\u00ebruar q\u00eb t\u00eb merret mostra e ADN-s\u00eb s\u00eb shtetasit Cukali sipas procedur\u00ebs dhe t\u00eb krahasohet me at\u00eb t\u00eb gjetur n\u00eb shishen e sekuestruar n\u00eb mjetin me t\u00eb cilin dyshohet se jan\u00eb larguar autor\u00ebt e ngjarjes.<\/p>\n<p>Pas shpalljes s\u00eb pap\u00ebrdorshm\u00ebris\u00eb s\u00eb aktit t\u00eb ekspertimit t\u00eb ADN-s\u00eb, Cukali \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb i lir\u00eb. Denoncuesja pretendon se subjekti nuk ka zbatuar vendimin e gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit dhe se konfondon q\u00ebllimisht situat\u00ebn, pasi \u00ebsht\u00eb urdh\u00ebruar marrja e mostr\u00ebs s\u00eb ADN-s\u00eb nga i dyshuari dhe jo nga shishja.<\/p>\n<p>Bre\u00e7ani tha se menj\u00ebher\u00eb pasi ishte njohur me vendimin e Apelit kishte njoftuar drejtuesin e Prokuroris\u00eb dhe drejtuesit e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, ku pas analiz\u00ebs s\u00eb situat\u00ebs kishin konkluduar se kishte qen\u00eb e pamundur t\u00eb gjenin prova t\u00eb reja p\u00ebr t\u00eb faj\u00ebsuar t\u00eb dyshuarin.<\/p>\n<p>Sipas tij, kjo kishte qen\u00eb arsyeja p\u00ebrse kishte mbyllur hetimet ndaj shtetasit Gj.C.. \u201cJan\u00eb shteruar gjith\u00eb mund\u00ebsit\u00eb ligjore dhe ishte e pamundur q\u00eb i hetuari t\u00eb vendosej para p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Ai pretendoi se denoncuesja nuk i kishte kund\u00ebrshtuar fillimisht konkluzionet e tij dhe se i kishte n\u00ebnshkruar t\u00eb gjitha procesverbalet. Po ashtu, subjekti v\u00ebrejti se p\u00ebr kall\u00ebzimet e saj ndaj tij, nuk ishin filluar hetime, si dhe Inspektoriati i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb, nuk kishte gjetur probleme.<\/p>\n<p>I pyetur nga relatori Ilia lidhur me moszbatimin e urdh\u00ebrit t\u00eb gjykat\u00ebs p\u00ebr rikryerjen e ekspertimit, Bre\u00e7ani deklaroi se \u00ebsht\u00eb argumentuar se shishja ishte e manipuluar dhe e pap\u00ebrdorshme. Sipas tij, \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb hetohet dhe p\u00ebr ata q\u00eb e kan\u00eb manipuluar. <\/p>\n<p>Bre\u00e7ani shtoi se i ishte th\u00ebn\u00eb se ishte e pamundur q\u00eb ta merrnin ADN-n\u00eb p\u00ebr ta krahasuar.<\/p>\n<p>Kryesuesja Qirko e pyeti subjektin se p\u00ebrse nuk kishte hequr dor\u00eb nga \u00e7\u00ebshtja, pasi kall\u00ebzuesja kishte kryer kall\u00ebzime edhe ndaj atij. Bre\u00e7ani u shpreh se q\u00eb t\u00eb jepte dor\u00ebheqjen duhej t\u00eb kishte nj\u00eb motiv.<\/p>\n<p>\u201cE kam thirrur n\u00eb zyr\u00eb ku kan\u00eb qen\u00eb dhe koleg\u00ebt dhe i kam th\u00ebn\u00eb n\u00ebse duhej t\u00eb jepja dor\u00ebheqjen. Por kur pash\u00eb se kishte q\u00ebllime tinzare, djall\u00ebzore, t\u00eb pamoralshme e t\u00eb pandershme, kam zbatuar ligjin dhe nuk kisha pse t\u00eb jepja dor\u00ebheqje,\u201d deklaroi Bre\u00e7ani.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto q\u00ebndrime t\u00eb subjektit ndaj denoncueses n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore, Qirko e ripyeti n\u00ebse duhej t\u00eb jepte dor\u00ebheqjen nga nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje kur kishte qasje t\u00eb caktuar ndaj denoncueses, q\u00eb sipas kryesueses, e d\u00ebmtuara k\u00ebrkonte vet\u00ebm drejt\u00ebsi. Gjithashtu, Qirko e pyeti n\u00ebse i kishte kryer t\u00eb gjitha veprimet hetimore.<\/p>\n<p>Bre\u00e7ani deklaroi se konfirmonte me p\u00ebrgjegj\u00ebsi morale dhe penale, se i kishte kryer t\u00eb gjitha veprimet hetimore.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs, prokurori Bre\u00e7ani shpjegoi se ishte larguar me t\u00eb padrejt\u00eb nga puna n\u00eb vitin 2000 nga Prokurori i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i asaj kohe. Ai shpjegoi se e kishte fituar t\u00eb drejt\u00ebn, si dhe kishte rezultuar se \u00e7\u00ebshtja penale p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ishte penalizuar ishte konkluduar nga gjykatat e t\u00eb gjitha shkall\u00ebve sipas zgjidhjes s\u00eb tij. Prokurori Bajram Bre\u00e7ani k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet t\u00eb mart\u00ebn, m\u00eb dat\u00eb 6 shtator, n\u00eb or\u00ebn 09:45. \/BIRN<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Tiran\u00ebs, Bajram Bre\u00e7ani ne vetting Prokurori i Tiran\u00ebs, Bajram Bre\u00e7ani u p\u00ebrball t\u00eb enjten m\u00eb 1 shtator me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr balancat negative t\u00eb konstatuara n\u00eb hetimin pasuror si dhe p\u00ebr gjetjet n\u00eb kriterin profesional. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Bre\u00e7ani mori vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":281139,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5380,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-281138","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-kryesore","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/281138","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=281138"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/281138\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/281139"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=281138"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=281138"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=281138"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}