{"id":281288,"date":"2022-09-02T16:36:30","date_gmt":"2022-09-02T14:36:30","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=281288"},"modified":"2022-09-02T16:36:30","modified_gmt":"2022-09-02T14:36:30","slug":"nga-hysni-ndreu-per-hir-te-gjuhes-shqipe-zoti-president","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/nga-hysni-ndreu-per-hir-te-gjuhes-shqipe-zoti-president\/","title":{"rendered":"Nga Hysni Ndreu\/ P\u00ebr hir t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe, zoti President"},"content":{"rendered":"<p>Nga Hysni Ndreu<\/p>\n<p>Para pak dit\u00ebsh u njoh\u00ebm me nj\u00eb shkres\u00eb zyrtare t\u00eb dal\u00eb nga Institucioni i Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00ebp\u00ebrmjet s\u00eb cil\u00ebs urdh\u00ebrohej shkarkimi i zotit Edvin Shvarc nga pozicioni i drejtorit t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Marr\u00ebdh\u00ebnieve me Jasht\u00eb dhe Median. Lajmi mori dhen\u00eb dhe reagimet qen\u00eb t\u00eb shumta. <\/p>\n<p>Madje, k\u00ebsaj here pati nga ata q\u00eb, edhe pse t\u00eb lidhur me pushtetin, arrit\u00ebn t\u00eb kap\u00ebrcenin bindjet partiake, duke u shprehur kund\u00ebr k\u00ebtij shkarkimi. Kjo gj\u00eb duhet p\u00ebrsh\u00ebndetur, sepse \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb nuk ndodh shpesh n\u00eb nahijen ton\u00eb, madje as kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr raste shum\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda se ky. <\/p>\n<p>Shkarkimi i zotit Shvarc befasoi shum\u00ebk\u00ebnd. Natyrisht, edhe mua. Megjithat\u00eb, arsyeja q\u00eb m\u00eb shtyu t\u00eb shkruaj k\u00ebto radh\u00eb lidhet me di\u00e7ka tjet\u00ebr, sipas meje, edhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, por edhe m\u00eb shqet\u00ebsuese se urdhri p\u00ebr largimin e tij nga puna. \u00cbsht\u00eb fjala p\u00ebr dhun\u00ebn q\u00eb ushtrohet ndaj gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb shkresat zyrtare. <\/p>\n<p>P\u00ebrpara se t\u00eb merremi konkretisht me k\u00ebt\u00eb, dua t\u2019ju jap nj\u00eb shembull, i cili na tregon se sa vler\u00ebsohet shkrimi i sakt\u00eb i gjuh\u00ebs amtare n\u00eb vendet per\u00ebndimore. Tre vjet m\u00eb par\u00eb, n\u00eb nj\u00eb njoftim p\u00ebr vende t\u00eb lira pune q\u00eb publikonte nj\u00eb gazet\u00eb gjermane, k\u00ebrkoheshin redaktor\u00eb dhe korrektor\u00eb gjuh\u00ebsor\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt si pun\u00eb t\u00eb tyre do t\u00eb kishin redaktimin dhe korrektimin e etiketave q\u00eb vendosen n\u00eb shishet e ujit apo n\u00eb shishet e pijeve freskuese.  Ishte fjala p\u00ebr ato letrat\/plastikat q\u00eb u vendosen shisheve rreth e qark, n\u00eb t\u00eb cilat shkruhen emri dhe nj\u00eb p\u00ebrshkrim i shkurt\u00ebr i produktit, p\u00ebrb\u00ebr\u00ebsit dhe p\u00ebrmbajtja e tij, si dhe informacione t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Sigurisht un\u00eb nuk pretendoj q\u00eb kjo gj\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb edhe n\u00eb Shqip\u00ebri, por \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet shqet\u00ebsuese, kur sheh se, edhe n\u00eb shkresat zyrtare, q\u00eb dalin nga institucionet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb Shtetit Shqiptar, gjuha shqipe dhunohet e p\u00ebr\u00e7udnohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb frikshme. Le ta shohim m\u00eb konkretisht k\u00ebt\u00eb te shkresa q\u00eb urdh\u00ebronte largimin nga puna t\u00eb zotit Shvarc.<\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb titull t\u00eb saj, fjala \u201cmarr\u00ebdh\u00ebnie\u201d \u00ebsht\u00eb shkruar me \u2018r\u2019 dhe jo me \u2018rr\u2019, si\u00e7 e do rregulla. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb pa u vendosur edhe nj\u00eb \u2018\u00eb\u2019, \u00e7ka e \u00e7on n\u00eb dy numrin e gabimeve brenda s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs fjal\u00eb. Fakti q\u00eb shkruhet n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn trajt\u00eb edhe dy her\u00eb t\u00eb tjera m\u00eb posht\u00eb, tregon se nuk kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb gabim shpejt\u00ebsie, por me padije t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb. Gabim shpejt\u00ebsie mund t\u00eb quanim rastin tjet\u00ebr, n\u00eb po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn shkres\u00eb, ku mbiemri \u2018e ndryshuar\u2019 \u00ebsht\u00eb shkruar \u2018e nryshuar\u2019.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 sa m\u00eb sip\u00ebr, titulli ka edhe mang\u00ebsi n\u00eb konceptim. Pra, \u00ebsht\u00eb i shprehur gabim dhe, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, nuk thot\u00eb asgj\u00eb. Titulli n\u00eb fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb em\u00ebrtuar \u201cP\u00ebr p\u00ebrfundimin e mardh\u00ebnies n\u00eb sh\u00ebrbimin civil\u201d. S\u00eb pari, p\u00ebr cil\u00ebn marr\u00ebdh\u00ebnie \u00ebsht\u00eb fjala? Marr\u00ebdh\u00ebnien shoq\u00ebrore, marr\u00ebdh\u00ebnien me pun\u00ebn apo marr\u00ebdh\u00ebnien seksuale? Kjo mbetet e pap\u00ebrcaktuar, e paspecifikuar. M\u00eb an\u00eb tjet\u00ebr, fjala \u201cmarr\u00ebdh\u00ebnie\u201d p\u00ebrb\u00ebhet nga dy nj\u00ebsi gjuh\u00ebsore: marr dhe jap. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se p\u00ebrdorimi i saj n\u00eb fjali n\u00ebnkupton s\u00eb paku pjes\u00ebmarrjen e dy individ\u00ebve, dy pal\u00ebve, ose t\u00eb nj\u00eb individi me nj\u00eb institucion apo t\u00eb dy institucioneve t\u00eb ndryshme, t\u00eb cilat marrin e japin me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn ase nga nj\u00ebra-tjetra. N\u00ebse me nj\u00ebr\u00ebn pal\u00eb Institucioni i Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs n\u00ebnkupton t\u00eb shkarkuarin nga puna, nd\u00ebrsa me pal\u00ebn tjet\u00ebr sh\u00ebrbimin civil, at\u00ebher\u00eb gabohet kur p\u00ebrdor parafjal\u00ebn \u201cn\u00eb\u201d (n\u00eb sh\u00ebrbimin civil).<\/p>\n<p> N\u00eb rastin konkret fjala \u201cmarr\u00ebdh\u00ebnie\u201d duhet t\u00eb pasohet nga parafjala \u201cme\u201d ose \u201cnd\u00ebrmjet\u201d. Pra, marr\u00ebdh\u00ebnia e nj\u00ebr\u00ebs pal\u00eb me pal\u00ebn tjet\u00ebr, ose marr\u00ebdh\u00ebnia nd\u00ebrmjet nj\u00ebr\u00ebs pal\u00eb dhe pal\u00ebs tjet\u00ebr, por assesi marr\u00ebdh\u00ebnia e nj\u00ebr\u00ebs pal\u00eb n\u00eb pal\u00ebn tjet\u00ebr. Megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb, un\u00eb nuk besoj se k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr sh\u00ebrbimin civil si pal\u00eb. E par\u00eb k\u00ebshtu, institucionit n\u00eb fjal\u00eb i lind detyra ose t\u00eb gjej\u00eb pal\u00ebn q\u00eb mungon, ose t\u00eb specifikoj\u00eb\/p\u00ebrcaktoj\u00eb se p\u00ebr \u00e7\u2019mardh\u00ebnie (sic.) b\u00ebhet fjal\u00eb.  <\/p>\n<p>N\u00eb vijim p\u00ebrballemi me nj\u00eb fjali, gjat\u00ebsia e s\u00eb cil\u00ebs shkon n\u00eb shtat\u00eb rreshta, ose nj\u00eb paragraf i t\u00ebr\u00eb. Kjo nuk do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte problem, n\u00ebse do t\u00eb p\u00ebrdoreshin si duhet shenjat e pik\u00ebsimit. Po t\u2019u shtojm\u00eb k\u00ebtyre edhe p\u00ebrs\u00ebritjen e nj\u00ebpasnj\u00ebshme t\u00eb strukturave t\u00eb tilla si \u201cpika kaq e nenit aq t\u00eb ligjit kaq t\u00eb dat\u00ebs aq\u201d, kalojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb keqting\u00ebllimi, e ngjashme me rropamat e k\u00ebng\u00ebve q\u00eb na ofrojn\u00eb t\u00eb ashtuquajturit rrepist\u00eb t\u00eb muzik\u00ebs shqipe, t\u00eb cilave ua d\u00ebgjojm\u00eb tamtamet, por nuk kuptojm\u00eb asgj\u00eb.<\/p>\n<p>Jam i nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm se shkresa t\u00eb k\u00ebsaj natyre jan\u00eb t\u00eb ngjeshura nga pik\u00ebpamja leksikore, t\u00eb ngarkuara kuptimisht e t\u00eb nd\u00ebrlikuara me pika, nene, ligje, data e vite, por pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebto cil\u00ebsi q\u00eb kan\u00eb duhen shkruar, strukturuar e menduar me kujdes. N\u00eb rastin e fjalis\u00eb-paragraf t\u00eb shkres\u00ebs n\u00eb fjal\u00eb do t\u00eb kishte ndihmuar shum\u00eb p\u00ebrdorimi i pik\u00ebpresjes. Pik\u00ebpresja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shenj\u00eb pik\u00ebsimi q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrcaktohet si di\u00e7ka nd\u00ebrmjet pik\u00ebs dhe presjes, ose as pik\u00eb, as presje, por me nj\u00eb funksion mjaft t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr shkresa t\u00eb k\u00ebtij soji. Ajo do ta ndante fjalin\u00eb e m\u00ebsip\u00ebrme n\u00eb pes\u00eb pjes\u00eb m\u00eb t\u00eb vogla. Si rezultat do t\u00eb kishim nj\u00eb struktur\u00eb fjalie m\u00eb t\u00eb pranueshme, \u00e7ka do t\u00eb shmangte keqting\u00ebllimin, p\u00ebr shkak se secili segment\/secila pjes\u00eb do t\u00eb mbante mbi vete \u201cp\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb\u201d dhe pesh\u00ebn q\u00eb i takon. Pra, do t\u00eb mbante pik\u00ebn e vet, nenin e vet, ligjin e vet, dat\u00ebn e vet, vitin e vet, por edhe ngarkes\u00ebn e vet kuptimore. Nj\u00eb ndarje e till\u00eb do t\u00eb shmangte \u00e7oroditjen e lexuesit dhe do t\u2019ia leht\u00ebsonte ndjesh\u00ebm perceptimin e kuptimit t\u00eb fjalis\u00eb. K\u00ebtu dua t\u00eb ndalem pak edhe te nj\u00eb standard i dyfisht\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb shkrimin e shkurtimit t\u00eb fjal\u00ebs \u201cNum\u00ebr\u201d. P\u00ebr shembull, n\u00eb nj\u00eb rast fjala \u201cNum\u00ebr\u201d \u00ebsht\u00eb shkruar me shkronj\u00eb t\u00eb vog\u00ebl (nr.), n\u00eb nj\u00eb rast tjet\u00ebr me shkronj\u00eb t\u00eb madhe (Nr.).<\/p>\n<p>Nj\u00eb standard po i dy-e-trefisht\u00eb p\u00ebrdoret edhe n\u00eb vijim, kur renditen pes\u00eb pikat e urdhrit t\u00eb presidentit, secila pik\u00eb me \u201ckok\u00eb m\u00eb vete\u201d. K\u00ebshtu, n\u00eb pik\u00ebn 1 zoti President urdh\u00ebron &#8220;P\u00ebrfundimin e mardh\u00ebnies n\u00eb sh\u00ebrbimin civil&#8230;&#8221;; n\u00eb pik\u00ebn 2 urdh\u00ebron &#8220;Marr\u00ebdh\u00ebniet financiare n\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb&#8230;&#8221;; n\u00eb pik\u00ebn 3 urdh\u00ebron &#8220;Z. Shvarc t\u00eb b\u00ebj dor\u00ebzimin&#8230;&#8221;; n\u00eb pik\u00ebn 4 urdh\u00ebron &#8220;Njoftimin e Departamentit t\u00eb Administrat\u00ebs Publike&#8230;&#8221; dhe n\u00eb pik\u00ebn 5 urdh\u00ebron &#8220;Ngarkohen Drejtoria e Buxhetit dhe Mir\u00ebmenaxhimit Financiar&#8230;&#8221;.  <\/p>\n<p>Por nuk ndalen me kaq. N\u00eb pik\u00ebn 1 hasim n\u00eb nj\u00eb fjali, e cila mund t\u00eb jet\u00eb gjith\u00e7ka, por vet\u00ebm fjali e gjuh\u00ebs shqipe jo. Po e sjell k\u00ebtu: \u201cKonstatimit t\u00eb diplom\u00ebs t\u00eb pa nj\u00ebsuar nga Ministria p\u00ebrgjegj\u00ebse e Arsimit, sipas procedur\u00ebs s\u00eb parashikuar n\u00eb legjislacion, p\u00ebrpara se t\u00eb konkurronte n\u00eb sh\u00ebrbimin civil.\u201d  <\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn fjali (le ta quajm\u00eb k\u00ebshtu, sa p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb drejtim argumenteve) ka edhe dy gabime t\u00eb tjera, po aq t\u00eb trasha sa ai q\u00eb lam\u00eb pas. I pari ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me p\u00ebrdorimin e nyj\u00ebs, ku ngat\u00ebrrohet gjinia fem\u00ebrore me gjinin\u00eb mashkullore. Shkruhet \u201c&#8230; diplom\u00ebs t\u00eb pa nj\u00ebsuar\u201d, kur duhej shkruar \u201cdiplom\u00ebs s\u00eb pa nj\u00ebsuar\u201d, sepse kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb mbiem\u00ebr t\u00eb nyjsh\u00ebm t\u00eb shkall\u00ebs pohore, i cili vjen pas nj\u00eb emri n\u00eb trajt\u00ebn e shquar t\u00eb gjinis\u00eb fem\u00ebrore. <\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, dhe k\u00ebtu kalojm\u00eb te gabimi i radh\u00ebs, edhe vet\u00eb mbiemri \u201ce pa nj\u00ebsuar\u201d \u00ebsht\u00eb shkruar gabim, pasi duhej shkruar bashk\u00eb (e panj\u00ebsuar) dhe jo ndaras. Pra, nj\u00ebsoj si i padrejt\u00eb, e pabarabart\u00eb, e paaft\u00eb etj.).<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb pik\u00ebn 3 t\u00eb Urdhrit, m\u00ebnyra lidhore e vet\u00ebs s\u00eb tret\u00eb nj\u00ebj\u00ebs e foljes \u201cb\u00ebj\u201d shkruhet \u201ct\u00eb b\u00ebj\u201d. Pra, mungon nj\u00eb \u2018\u00eb\u2019 n\u00eb fund. Un\u00eb t\u00eb b\u00ebj\/ ti t\u00eb b\u00ebsh\/ ai (zoti Shvarc) t\u00eb b\u00ebj\u00eb. <\/p>\n<p>Tani le t\u00eb kthehemi edhe nj\u00eb her\u00eb te zoti Shvarc, zellin e t\u00eb cilit p\u00ebr gjuh\u00ebn shqipe e njohin t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb lexuar ndonj\u00eb vep\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkthyer prej tij. N\u00ebse shkres\u00ebn n\u00eb fjal\u00eb do t\u2019ia kishin dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr redaktim vet\u00eb atij, pra, t\u00eb shkarkuarit nga puna, jam i bindur se do t\u00eb pranonte ta b\u00ebnte me shum\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi, p\u00ebr nj\u00eb arsye madhore: p\u00ebr hir t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe, zoti President.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Hysni Ndreu Para pak dit\u00ebsh u njoh\u00ebm me nj\u00eb shkres\u00eb zyrtare t\u00eb dal\u00eb nga Institucioni i Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00ebp\u00ebrmjet s\u00eb cil\u00ebs urdh\u00ebrohej shkarkimi i zotit Edvin Shvarc nga pozicioni i drejtorit t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Marr\u00ebdh\u00ebnieve me Jasht\u00eb dhe Median. Lajmi mori dhen\u00eb dhe reagimet qen\u00eb t\u00eb shumta. Madje, k\u00ebsaj here pati [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":281289,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-281288","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-lajme","10":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/281288","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=281288"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/281288\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/281289"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=281288"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=281288"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=281288"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}