{"id":282477,"date":"2022-09-08T11:53:49","date_gmt":"2022-09-08T09:53:49","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=282477"},"modified":"2022-09-08T11:53:49","modified_gmt":"2022-09-08T09:53:49","slug":"qeveria-akuzon-opoziten-pse-e-drejton-vendin-kaq-keq-fjalimi-satirik-i-gjekmarkajt-ne-kuvend-kur-liria-e-medias-kercenohet-flamuri-behet-fertele-dhe-himni-kombetar-simfoni","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/qeveria-akuzon-opoziten-pse-e-drejton-vendin-kaq-keq-fjalimi-satirik-i-gjekmarkajt-ne-kuvend-kur-liria-e-medias-kercenohet-flamuri-behet-fertele-dhe-himni-kombetar-simfoni\/","title":{"rendered":"\u201cQeveria akuzon opozit\u00ebn pse e drejton vendin kaq keq\u201d- Fjalimi satirik i Gjekmarkajt n\u00eb Kuvend: Kur liria e medias k\u00ebrc\u00ebnohet, flamuri b\u00ebhet f\u00ebrtele dhe himni komb\u00ebtar, simfoni"},"content":{"rendered":"<p><strong>*Fjala e deputetit Agron Gjekmarkaj n\u00eb Kuvend*<\/strong><\/p>\n<p><em>Turp p\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb p\u00ebrqesh Flamurin. T\u00eb duash Flamurin nuk do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb aprovosh gjith\u00e7ka q\u00eb vendi e populli i tij b\u00ebn ;<\/em><\/p>\n<p><em>\u201cT\u00eb duash at\u00eb \u00ebsht\u00eb mir\u00ebnjohje per lirin\u00eb\u201d\u00a0\u00a0 ju pat th\u00ebn\u00eb Presidenti Kenedi bashk\u00ebkombasve t\u00eb vet !<\/em><\/p>\n<p><em>Liria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb cak sublim p\u00ebr nj\u00eb popull po aq sa e v\u00ebrteta, flamur mbi t\u00eb cilin Shopenhauer na udh\u00ebzon t\u00eb falemi mbi t\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Para se n\u00eb realitet t\u00eb zbresim, p\u00ebr t\u00eb nderuar zbuluesin e Flamurit ton\u00eb Faik Konicen dhe mbrojtur veten nga rrufet\u00eb e patrioteve t\u00eb ndezur po e citoj rilindasin e eperm tek u jep nj\u00eb pergjigje xhonturqve ;<\/em><\/p>\n<p><em>Cilat jan\u00eb kujtimet q\u00eb shfaq, duke valuar, Flamuri yn\u00eb ?!<\/em><\/p>\n<p><em>Nuk jan\u00eb kujtime goditjesh kundra fqinjeve, nuk jan\u00eb kujtime lakmirash dhe rr\u00ebmbimesh ! Jan\u00eb kujtime vet\u00ebmbrojtjeje me mundime t\u00eb palodhura dhe me trim\u00ebrira t\u00eb gjata e t\u00eb forta q\u00eb kan\u00eb len\u00eb gjurm\u00eb n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb e gjithe popujve t\u00eb qytet\u00ebruar.<\/em><\/p>\n<p><em>\u201cNga kjo pikepamje mund t\u00eb mburremi se Flamuri yne, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb vjetrit e botes, \u00ebsht\u00eb dhe nj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb drejt\u00ebt\u201d. P\u00ebr fat t\u00eb keq shqiptar\u00ebt n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb historis\u00eb s\u00eb tyre si shtet i pavarur nuk kan\u00eb patur akses t\u00eb barabart\u00eb tek Flamuri.<\/em><\/p>\n<p><em>Frati i kujtimeve At Zef Pllumi ka nj\u00eb perjetim unik per metamorfozen e Flamurit teksa rrefen Nentorin 1944 ;<\/em><\/p>\n<p><em>\u201cVet\u00ebm n\u00eb kumbonaren e kish\u00ebs fran\u00e7eskane, e cila zotnonte qendr\u00ebn e qytetit, ende nuk ishte v\u00fb \u201ctrobojnica\u201d.<\/em><\/p>\n<p><em>Flamuri i Shqipnis\u00eb, ai i v\u00ebrteti pa spata e pa hyll, dridhej, p\u00ebrp\u00eblitej i zymt\u00eb e i vetmuem: nuk shifte asnji si vedin.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebrpiqej me u qindrue stuhive t\u2019atij dimni komunist: ashtu i shkyem e i leckosun valavitej pa pushim. \u201cNji dit\u00eb t\u00eb dhetorit dy partizan\u00eb trokit\u00ebn n\u00eb der\u00ebn e Kuvendit Fran\u00e7eskan;<\/em><\/p>\n<p><em>Duam t\u00eb hipim n\u00eb k\u00ebmbanare \u201d ..,<\/em><\/p>\n<p><em>Dhe k\u00ebtu historia merr nj\u00eb tjeter udh\u00eb, at\u00eb t\u00eb ideologjis\u00eb totalitare, ku p\u00ebr 46 vjet me fjal\u00ebt e Fran\u00e7eskanit \u201d Ai flamur trim, malok, i rreckosun mbet aty si nj\u00eb kufom\u00eb\u201d.<\/em><\/p>\n<p><em>Kjo m\u00eb kujtohet kur pas 32 viteve pluraliz\u00ebm p\u00ebrp\u00eblitemi p\u00ebr dosjet e diktatur\u00ebs ende t\u00eb pahapura por ashtu t\u00eb mbyllura si mjete shantazhi, depersonalizimi e balte mbi identitetin e nj\u00eb shoqerie e cila vuan dilemen e Flamurit t\u00eb liris\u00eb komb\u00ebtare apo t\u00eb s\u00eb vertetes publike. Fjala spiun q\u00eb vertitet si \u00e7im\u00e7akez n\u00eb goj\u00eb \u00ebsht\u00eb Flamuri i retorikes aktuale. T\u00eb tunden dosjet q\u00eb ky Flamur t\u00eb paloset n\u00eb sirtarin e s\u00eb shkuares bashk\u00eb me faturen e vet morale.<\/em><\/p>\n<p><em>Flamurin gjithmon\u00eb e rremben pushteti i cili akuzon pothuaj njesoj me t\u00eb nj\u00ebjtin fjalor kund\u00ebrshtaret, opoziten si shperdoruese e tij , e interesave e dinjitetit kombetar, e integritetit dhe integrimit, krenaris\u00eb dhe zulmes.<\/em><\/p>\n<p><em>E kjo ndodh sa her\u00eb pushteti me natyren e tij asgj\u00ebsuese e rr\u00ebmbyese ka nevoj\u00eb ta p\u00ebrdore bezen e kuqe me shqiponj\u00eb dy krenare n\u00eb mes si gjethe fiku, si mbules\u00eb e genjeshtrave, korrupsionit, arroganc\u00ebs, manipulimit t\u00eb vot\u00ebs, dhunimit t\u00eb kund\u00ebrshtarit e plot cene t\u00eb tjera. Pushteti vendos patriotet n\u00eb qiellien e ep\u00ebrm t\u00eb Parajs\u00ebs dhe tradh\u00ebtoret n\u00eb balt\u00ebn e Ferrit ku zhg\u00ebrryhen si derra.<\/em><\/p>\n<p><em>Nuk jan\u00eb aktet ligjore q\u00eb ja mbrojn\u00eb dinjitetin Flamurit i cili shum\u00eb her\u00eb perdoret si tek romani i famshem i Balzakut \u201cLekura e Shagrenit\u201d ose n\u00eb shqip, e fundshpines s\u00eb gomarit me cilesi magjike p\u00ebr t\u00eb realizuar d\u00ebshirat n\u00eb rastin ton\u00eb t\u00eb atyre q\u00eb na qeverisin apo t\u00eb tarafit ngjit\u00eb me ta, ku pas \u00e7do d\u00ebshire t\u00eb shprehur e t\u00eb realizuar ajo ngushtohet, zvog\u00eblohet, tretet derisa nuk mbetet m\u00eb asgj\u00eb ;<\/em><\/p>\n<p><em>L\u00ebkura Flamur e Flamuri l\u00ebkur\u00eb !<\/em><\/p>\n<p><em>Por t\u00eb dashur koleg\u00eb, kur Shqip\u00ebria keqeveriset dhe korrupsioni \u00ebsht\u00eb fjala magjike, Flamuri zvoglohet.<\/em><\/p>\n<p><em>Sa her\u00eb mijera shqiptar\u00eb ikin dhe vendi shpopullohet Flamuri mbushet me vrima. Kur zgjedhje pas zgjedhjesh t\u00eb vjedhura demokracia shnd\u00ebrrohet n\u00eb iluzion, Flamuri mbetet n\u00eb gjysem shtiz\u00eb!<\/em><\/p>\n<p><em>Kur njer\u00ebzit vriten n\u00eb plazh, n\u00eb rrug\u00eb, n\u00eb oborr sht\u00ebpie, n\u00eb dyqan kur n\u00eb vend te taksive sygjerohen autoblinda, kur krimi sundon policin\u00eb dhe vendos hegjemonin\u00eb, Flamuri sh\u00ebrben si mbules\u00eb p\u00ebr arkivole shqiptar\u00ebsh!<\/em><\/p>\n<p><em>Kur paraja publike merret p\u00ebr t\u00eb pastruar mbeturinat nepermjet inceneratorve por n\u00eb fakt ndyn gjith\u00eb etiken publike me vjedhjen e tyre, Flamurit i humbet ngjyra dhe zb\u00ebrdhylet, ska lavatri\u00e7e q\u00eb e kthen n\u00eb fe.<\/em><\/p>\n<p><em>Kur rrogat dhe pensionet jan\u00eb mizerabel, kur pulsimet e stomakut mundin ato t\u00eb ndergjegjes, kur rrogat e m\u00ebsuesve dhe t\u00eb pedagog\u00ebve jan\u00eb m\u00eb t\u00eb ultat n\u00eb Europ\u00eb bashk\u00eb me buxhetin per arsimin, kur rr\u00ebmuja administrative e shtyn hapjen e Universiteteve n\u00eb gjysem t\u00eb vjeshtes, kur shkollat ngjajn\u00eb si magazina, kur liria e medias k\u00ebrc\u00ebnohet, kur gjykata s\u2019ka lirin\u00eb t\u00eb jap\u00eb vendime por mban peng opoziten, kur pushteti nuk kontrollohet m\u00eb prej askujt e me asgj\u00eb , kur qytetari zgjedh patronazhimin para rrebelimit Flamuri b\u00ebhet fertele dhe himni komb\u00ebtar shnd\u00ebrrohet n\u00eb simfoni !<\/em><\/p>\n<p><em>Kush e respekton flamurin q\u00eb i vogel do t\u00eb dij\u00eb ta mbroj\u00eb at\u00eb kur t\u00eb jet\u00eb i rritur !<\/em><\/p>\n<p><em>Por n\u00ebse model esht\u00eb politikani lokal e q\u00ebndror , me barkun lod\u00ebr e mendjen kod\u00ebr, q\u00eb blen diplomen dhe kultivon bejte per injorancen n\u00ebn grom\u00ebsima birre , kur me akraball\u00ebk merr voten dhe postin, kur djali a vajza e pasanikut t\u00eb pa mund, me modelin e celularit a t\u00eb makines, me pijet e dit\u00eblindjes apo fishekzjarret e nat\u00ebs, vendos standartin ,<\/em><\/p>\n<p><em>kur silikoni dhe bisturia rivalizojn\u00eb t\u00eb bukur\u00ebn, kur anarkia perceptohet si liri , kur tallavaja e hashashi n\u00eb qoshe t\u00eb pallatit n\u00eb lagje apo n\u00eb Londer jan\u00eb adrenaline hyjnore , atij p\u00ebr Flamur kurr\u00eb s\u2019do ti bjer\u00eb ndermend. Me k\u00ebt\u00eb rit\u00ebm f\u00ebmijet tan\u00eb do m\u00ebsojn\u00eb \u00e7mimin e \u00e7do gj\u00ebje dhe vleren e asgj\u00ebje, do t\u00eb din\u00eb emrin e Kryeministrit dhe ministrave po t\u00eb asnjerit prej atyre q\u00eb dhan\u00eb jeten q\u00eb t\u00eb kemi nj\u00eb Flamur !<\/em><\/p>\n<p><em>Emrat e d\u00ebshmor\u00ebve mund tu ngjajn\u00eb me markat e produkteve blegtorale.<\/em><\/p>\n<p><em>Horizonti i nj\u00eb shteti apo kombi k\u00ebsisoj b\u00ebhet i turbullt. P\u00ebrgj\u00ebq\u00ebsia bie mbi ata q\u00eb b\u00ebjne ligje, q\u00eb shkruajn\u00eb rregulla, q\u00eb ngarkohen per zbatimin e tyre, ata q\u00eb prezantojn\u00eb vizione ekonomike, arsimore, urbane, kulturore , ata q\u00eb t\u00eb fusin dor\u00ebn n\u00eb xhep dhe se nxjerrin pa t\u00eb kap\u00eb di\u00e7ka, mbi ata q\u00eb duhet t\u00eb mbrojn\u00eb pron\u00ebn publike dhe jo ta kthejn\u00eb n\u00eb oborr t\u00eb kullave t\u00eb tyre!<\/em><\/p>\n<p><em>Ajo bie mbi ne t\u00eb gjith\u00eb ketu, por shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr mbi Qeverin\u00eb e cila mungon gjithmon\u00eb n\u00eb pergjeq\u00ebsit\u00eb e veta por \u00ebsht\u00eb prezent me Flamur n\u00eb dor\u00eb duke rreshtuar justifikimet dhe akuzuar opoziten e cila po qeveris keq vendin dhe qeverin\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Dhe n\u00eb fund t\u00eb nderuar koleg\u00eb po e mbyll k\u00ebt\u00eb reflektim per \u201cNe ,dhe Flamurin\u201d, me nj\u00eb percaktim t\u00eb nj\u00eb burri q\u00eb Shqiperis\u00eb i dha gjith\u00e7ka dhe sundimtaret e saj i dhuruan plumbin!<\/em><\/p>\n<p><em>E kam fjalen per At Anton Harapin i cili gjykoi n\u00eb vitin 1942 se<\/em><\/p>\n<p><em>\u201d P\u00ebrve\u00e7 skeptik\u00ebve dhe apatikeve, ka dhe shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt, duke i l\u00ebn\u00eb me nj\u00eb an\u00eb vlerat shpirt\u00ebrore dhe ideale, po p\u00ebrpiqen pa mas\u00eb q\u00eb t\u00eb modernizojn\u00eb dukjen ( \u00e7faqjen) dhe jo q\u00ebnjen: goj\u00ebn dhe fjal\u00ebt, por jo mendimin: barkun e jo shpirtin, rrobat e paraqitjen dhe jo veprat e nd\u00ebrgjegjen: me k\u00ebta mos pa\u00e7a fjal\u00eb as pun\u00eb:<\/em><\/p>\n<p><em>O Zot mos ja qit kujt n\u00eb hise , O Zot prapsoja Shqiperis\u00eb!<\/em><\/p>\n<p><em>Po ka dhe shum\u00eb t\u00eb cil\u00ebt njimend duan t\u2019a sjellin mbar\u00eb boten shqiptare;<\/em><\/p>\n<p><em>\u201cDuan t\u00eb vendosin idealet, dhe k\u00ebshtu duke nalt\u00ebsuar dhe siguruar vlerat shpirt\u00ebrore, duan t\u00eb p\u00ebrt\u00ebrijn\u00eb t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn shqiptare bashk\u00eb me k\u00ebrkesat ideale, duan t\u00eb shtojn\u00eb dhe p\u00ebrmirsojn\u00eb edhe t\u00eb mirat materiale.<\/em><\/p>\n<p><em>Zoti ua dhasht\u00eb t\u00eb mbaren! I rrofshin Shqiperis\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjat\u00eb e mot\u201d<\/em><\/p>\n<p><em>Me gjas\u00eb p\u00ebr nj\u00eb paaft\u00ebsi tonen shoq\u00ebrore k\u00ebtyre u rr\u00ebmbehet Flamuri nga dora, himni nga goja, Shqip\u00ebria nga \u00ebndrrat, dhe n\u00eb fund u mbetet vetem shkopi q\u00eb shum\u00ebkush se p\u00ebrdor mir\u00eb!<\/em><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>*Fjala e deputetit Agron Gjekmarkaj n\u00eb Kuvend* Turp p\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb p\u00ebrqesh Flamurin. T\u00eb duash Flamurin nuk do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb aprovosh gjith\u00e7ka q\u00eb vendi e populli i tij b\u00ebn ; \u201cT\u00eb duash at\u00eb \u00ebsht\u00eb mir\u00ebnjohje per lirin\u00eb\u201d\u00a0\u00a0 ju pat th\u00ebn\u00eb Presidenti Kenedi bashk\u00ebkombasve t\u00eb vet ! Liria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb cak sublim p\u00ebr nj\u00eb popull [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":282480,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-282477","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-lajme","10":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/282477","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=282477"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/282477\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/282480"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=282477"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=282477"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=282477"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}