{"id":282693,"date":"2022-09-08T18:24:32","date_gmt":"2022-09-08T16:24:32","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=282693"},"modified":"2022-09-08T18:24:32","modified_gmt":"2022-09-08T16:24:32","slug":"ku-ishte-shteti-kur-u-ndertua-rama-i-pergjigjet-kritikeve-po-te-kishte-lindur-ndertuesi-qe-me-blinte-mua-me-kate-e-pallate","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/ku-ishte-shteti-kur-u-ndertua-rama-i-pergjigjet-kritikeve-po-te-kishte-lindur-ndertuesi-qe-me-blinte-mua-me-kate-e-pallate\/","title":{"rendered":"\u2018Ku ishte shteti kur u nd\u00ebrtua?\u2019 Rama i p\u00ebrgjigjet kritik\u00ebve: Po t\u00eb kishte lindur nd\u00ebrtuesi q\u00eb m\u00eb blinte mua me kate e pallate\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama reagon p\u00ebr operacionin p\u00ebr prishjen dhe konfiskimin e nd\u00ebrtimeve pa leje, duke theksuar se nuk ka lindur ende asnj\u00eb nd\u00ebrtues q\u00eb t\u00eb mund ta blej\u00eb at\u00eb me kate dhe metra pallatesh. N\u00ebse do t\u00eb ishte e kund\u00ebrta, thot\u00eb ai, at\u00ebher\u00eb operacioni nuk do kishte nisur.<\/p>\n<p>\u201cE pesta dhe e fundit, e cila \u00ebsht\u00eb edhe personale dhe e kam me ata q\u00eb m\u00eb din\u00eb si veten e tyre apo m\u00eb akuzojn\u00eb, p\u00ebr gj\u00ebra q\u00eb mesa duket do t\u2019i b\u00ebnin vet\u00eb po t\u00eb ishin n\u00eb vendin tim: Po t\u00eb kishte lindur nd\u00ebrtuesi q\u00eb m\u00eb blinte mua me kate e me metra pallatesh, ky operacion nuk do ndodhte kurr\u00eb me nxitjen dhe n\u00ebn udh\u00ebheqjen time\u201d, shkruan Rama.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, ai thot\u00eb se kan\u00eb nisur hetimet p\u00ebr inspektor\u00ebt e zon\u00ebs dhe punonj\u00ebsit e Policis\u00eb q\u00eb kan\u00eb lejuar abuzime t\u00eb tilla, duke ju p\u00ebrgjigjur pyetjes s\u00eb atyre q\u00eb thon\u00eb: Ku ishte shteti kur u nd\u00ebrtua?<\/p>\n<p>Sh\u00ebnimi i plot\u00eb i kryeministrit Edi Rama:<\/p>\n<p>KU ISHTE SHTETI KUR U ND\u00cbRTUA?<\/p>\n<p>E kam ndeshur k\u00ebt\u00eb pyetje n\u00eb komente mbi operacionin m\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr shembjen apo konfiskimin e nd\u00ebrtimeve pa leje p\u00ebr q\u00ebllim fitimi. Pyetja n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb ku ishin inspektor\u00ebt apo punonj\u00ebsit e policis\u00eb s\u00eb zon\u00ebs ku jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb tilla abuzime! K\u00ebt\u00eb do ta m\u00ebsojm\u00eb nga hetimi q\u00eb ka nisur paralelisht, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pa dashur t\u00eb humbas koh\u00ebn e askujt t\u00eb cilit nuk i mbushet mendja, po as timen p\u00ebr t\u2019iu mbushur mendjen atyre q\u00eb s\u2019duan, them se jan\u00eb disa gj\u00ebra q\u00eb duhen mbajtur parasysh nga t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb interesuar t\u00eb informohen:<\/p>\n<p>E para, sot k\u00ebto lloj nd\u00ebrtimesh jan\u00eb ku e ku m\u00eb pak se dje dhe jan\u00eb ku e ku m\u00eb pak, pik\u00ebrisht sepse ka ku e ku m\u00eb shum\u00eb shtet, ligj, rregull se sa deri dje, kur mbizot\u00ebronte rrumpalla e kudondodhur.<\/p>\n<p>E dyta, kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ndeshje futbolli dhe as nj\u00eb betej\u00eb e vetme, me kronomet\u00ebr apo koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb luft\u00eb e gjat\u00eb, ku avantazhi i shtetit dhe i ligjit n\u00eb terren nuk merret kollaj, po merret hap pas hapi, me mund e durim t\u00eb madh.<\/p>\n<p>E treta, ky operacion bazohet n\u00eb ndryshimet e reja ligjore, q\u00eb dol\u00ebn si m\u00ebsim n\u00eb rrug\u00ebn plot kthesa e befasira t\u00eb k\u00ebsaj lufte dhe mb\u00ebshtetet n\u00eb nj\u00eb vullnet t\u00eb pap\u00ebrkulur nga vitet, p\u00ebr ta \u00e7uar k\u00ebt\u00eb luft\u00eb t\u00eb gjat\u00eb deri n\u00eb fund.<\/p>\n<p>E kat\u00ebrta, ka shum\u00eb t\u00eb ngjar\u00eb q\u00eb me mbylljen p\u00ebrfundimtare t\u00eb rrug\u00ebs s\u00eb legalizimit dhe shembjen apo konfiskimin p\u00ebr interes publik t\u00eb k\u00ebtyre v\u00ebllimeve abuzive, t\u00eb vuloset edhe fundi i k\u00ebsaj praktike t\u00eb neveritshme.<\/p>\n<p>E pesta dhe e fundit, e cila \u00ebsht\u00eb edhe personale dhe e kam me ata q\u00eb m\u00eb din\u00eb si veten e tyre apo m\u00eb akuzojn\u00eb, p\u00ebr gj\u00ebra q\u00eb mesa duket do t\u2019i b\u00ebnin vet\u00eb po t\u00eb ishin n\u00eb vendin tim: Po t\u00eb kishte lindur nd\u00ebrtuesi q\u00eb m\u00eb blinte mua me kate e me metra pallatesh, ky operacion nuk do ndodhte kurr\u00eb me nxitjen dhe n\u00ebn udh\u00ebheqjen time. Kaq.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama reagon p\u00ebr operacionin p\u00ebr prishjen dhe konfiskimin e nd\u00ebrtimeve pa leje, duke theksuar se nuk ka lindur ende asnj\u00eb nd\u00ebrtues q\u00eb t\u00eb mund ta blej\u00eb at\u00eb me kate dhe metra pallatesh. N\u00ebse do t\u00eb ishte e kund\u00ebrta, thot\u00eb ai, at\u00ebher\u00eb operacioni nuk do kishte nisur. \u201cE pesta dhe e fundit, e cila [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":282694,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3366,5380,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-282693","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/282693","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=282693"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/282693\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/282694"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=282693"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=282693"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=282693"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}