{"id":282771,"date":"2022-09-08T21:23:44","date_gmt":"2022-09-08T19:23:44","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=282771"},"modified":"2022-09-08T21:23:44","modified_gmt":"2022-09-08T19:23:44","slug":"vettingu-pezullon-per-nje-vit-prokurorin-e-tiranes-gjergji-tako-duhet-te-rishkollohet-ne-shkollen-e-magjistratures","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/vettingu-pezullon-per-nje-vit-prokurorin-e-tiranes-gjergji-tako-duhet-te-rishkollohet-ne-shkollen-e-magjistratures\/","title":{"rendered":"Vettingu pezullon p\u00ebr nj\u00eb vit prokurorin e Tiran\u00ebs, Gjergji Tako duhet t\u00eb rishkollohet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Tiran\u00ebs, Gjergji Tako u pezullua nga detyra p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb nj\u00ebvje\u00e7are prej Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr shkak t\u00eb probleme t\u00eb konstatuara n\u00eb kriterin profesional, me kusht q\u00eb t\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb detyrimin p\u00ebr t\u00eb ndjekur programin e trajnimit, sipas kurrikulave t\u00eb miratuara nga Shkolla e Magjistratur\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seancave d\u00ebgjimore t\u00eb zhvilluara n\u00eb KPK n\u00eb datat 27 prill dhe 15 qershor 2022, prokurori Tako dha shpjegime m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr p\u00ebrdorimin e disa automjeteve pa dokumentcion t\u00eb rregullt ligjor, si dhe p\u00ebr procedimet penale t\u00eb pushuara pa kryer veprime hetimore.<\/p>\n<p>Pas ri\u00e7eljes s\u00eb hetimit administrativ m\u00eb 28 prill me q\u00ebllim q\u00eb t\u2019i jepej mund\u00ebsia subjektit p\u00ebr t\u00eb siguruar disa dokumente jasht\u00eb shtetit n\u00eb funksion t\u00eb gjetjeve p\u00ebr pasurin\u00eb, si dhe q\u00eb t\u00eb dor\u00ebzonte nj\u00eb vendim pushimi t\u00eb nj\u00eb procedimi penal t\u00eb hetuar prej tij, Komisioni e zgjeroi hetimin administrativ n\u00eb kriterin profesional.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e nd\u00ebrmjet\u00ebm t\u00eb arsyetuar, KPK sqaron se ka p\u00ebrzgjedhur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb rast\u00ebsore nga lista e statistikave t\u00eb paraqitura nga Prokuroria e Tiran\u00ebs 16 dosje penale t\u00eb ndjekura nga subjekti Gjergji Tako p\u00ebr periudh\u00ebn 2007 \u20132016.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr prokurorin Tako po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Roland Ilia, me reatore Etleda \u00c7iftjen dhe an\u00ebtare Pamela Qirkon. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Tonci Petkovic.<\/p>\n<p>Gjergji Tako p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2004 dhe u em\u00ebrua si prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Lushnj\u00ebs. Prej vitit 2007, ai e ushtroi funksionin n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Ashtu si n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e hetuara gjat\u00eb hetimit paraprak nga KPK, edhe nga verifikimi i dosjeve t\u00eb tjera t\u00eb shortuara pas ri\u00e7eljes s\u00eb hetimit, jan\u00eb evidentuar mang\u00ebsi profesionale \u2013 por q\u00eb jan\u00eb vler\u00ebsuar si t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr shkarkimin e tij nga detyra.<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e verifikuara prej Komisionit q\u00eb jan\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti k\u00ebrkesa p\u00ebr gjykim, vendime pushimi t\u00eb procedimeve penale ose vendimi mosfillimi hetimesh, v\u00ebrehet se subjekti nuk ka analizuar elementet e vepr\u00ebs penale p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt akuzohen t\u00eb pandehurit duke treguar mang\u00ebsi n\u00eb aspektin e njohurive dhe arsyetimit ligjor, si dhe nuk ka kryer veprimet e nevojshme hetimore.<\/p>\n<p>Nga verifikimi i nj\u00eb prej vendimeve t\u00eb Takos, lidhur me mosfillimin e procedimit penal p\u00ebr nj\u00eb kall\u00ebzim t\u00eb vitit 2014 p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cnd\u00ebrtim i paligjsh\u00ebm\u201d, KPK konstaton mang\u00ebsi t\u00eb Takos n\u00eb aspektin e njohurive ligjore, konkretisht, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb logjikisht hetimin sipas k\u00ebrkesave ligjore; p\u00ebr t\u00eb mbledhur provat e k\u00ebrkuara me ligj; p\u00ebr t\u00eb interpretuar ligjin; si dhe n\u00eb organizimin e pun\u00ebs p\u00ebr t\u00eb kryer procedurat hetimore.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, subjekti nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs lidhur me mang\u00ebsit\u00eb profesionale t\u00eb konstatuara nga Komisioni, por \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar se ato mund t\u00eb plot\u00ebsohen me an\u00eb t\u00eb programit t\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, trupa e KPK me vendim t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebm t\u00eb dat\u00ebs 17 qershor 2022, vendosi t\u00eb pezulloj\u00eb Takon p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb nj\u00ebvje\u00e7are dhe detyrimin e tij p\u00ebr t\u00eb ndjekur programin e trajnimit, sipas kurrikulave t\u00eb miratuara nga Shkolla e Magjistratur\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se KPK do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit bazuar mbi t\u00eb tre kriteret pas administrimit t\u00eb rezultateve t\u00eb arritura nga subjekti gjat\u00eb rishkollimit t\u00eb tij. \/Birn<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Tiran\u00ebs, Gjergji Tako u pezullua nga detyra p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb nj\u00ebvje\u00e7are prej Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr shkak t\u00eb probleme t\u00eb konstatuara n\u00eb kriterin profesional, me kusht q\u00eb t\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb detyrimin p\u00ebr t\u00eb ndjekur programin e trajnimit, sipas kurrikulave t\u00eb miratuara nga Shkolla e Magjistratur\u00ebs. Gjat\u00eb seancave d\u00ebgjimore t\u00eb zhvilluara n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":282772,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-282771","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/282771","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=282771"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/282771\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/282772"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=282771"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=282771"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=282771"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}