{
    "id": 282891,
    "date": "2022-09-09T10:30:03",
    "date_gmt": "2022-09-09T08:30:03",
    "guid": {
        "rendered": "https:\/\/zjarr.tv\/?p=282891"
    },
    "modified": "2022-09-09T10:30:03",
    "modified_gmt": "2022-09-09T08:30:03",
    "slug": "bizneset-rritja-e-pages-minimale-ne-34-mije-leke-nuk-ndihmon-as-punemarresin-dhe-as-punedhenesin",
    "status": "publish",
    "type": "post",
    "link": "http:\/\/zjarr.tv\/en\/bizneset-rritja-e-pages-minimale-ne-34-mije-leke-nuk-ndihmon-as-punemarresin-dhe-as-punedhenesin\/",
    "title": {
        "rendered": "Bizneset: Rritja e pag\u00ebs minimale n\u00eb 34 mij\u00eb lek\u00eb nuk ndihmon as pun\u00ebmarr\u00ebsin dhe as pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsin"
    },
    "content": {
        "rendered": "<p>Kryeministri Edi Rama, zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe ministrja e Financave Delinda Ibrahimaj, prezantuan paket\u00ebn e re t\u00eb Rezistenc\u00ebs Sociale dhe masat q\u00eb do t\u00eb merren p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar kriz\u00ebn energjetike.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga vendimet kryesore t\u00eb paket\u00ebs \u00ebsht\u00eb edhe rritja e pag\u00ebs minimale nga 32 n\u00eb 34 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb punonj\u00ebsit n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb. Nj\u00eb mas\u00eb q\u00eb do ndikoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb bizneset e vogla n\u00eb vend duke marr\u00eb parasysh edhe situat\u00ebn ku ata ndodhen.<\/p>\n<p>Sipas p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb bizneseve rritja me 2 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb pag\u00ebn minimale \u00ebsht\u00eb e pamjaftueshme dhe nuk ndikon shum\u00eb n\u00eb sip\u00ebrmarrjet e m\u00ebdha por ndikon m\u00eb shum\u00eb n\u00eb rritjen e t\u00eb ardhurave nga sigurimet t\u00eb buxhetit t\u00eb shtetit. (pas rritjes s\u00eb pag\u00ebs minimale pritet t\u00eb rritet dhe ajo maksimale, duke shtuar pagesat e sigurimeve p\u00ebr ata q\u00eb marrin paga t\u00eb larta).<\/p>\n<p>Alban Zusi, Kryetar i Shoqat\u00ebs s\u00eb Prodhuesve dhe Eksportuesve tha se rritja e pag\u00ebs minimale \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mas\u00eb e panevojshme sepse vet\u00eb tregu po i detyron bizneset t\u00eb rrisin pag\u00ebn minimale.<\/p>\n<p>\u201cRritja e detyrueshme e pag\u00ebs nga vet\u00eb qeveria do ti sh\u00ebrbej\u00eb m\u00eb shum\u00eb buxhetit t\u00eb shtetit se sa vet\u00eb qytetar\u00ebve dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht nuk ndihmon as biznesin sepse rrit kostot p\u00ebr ta.<\/p>\n<p>Parat\u00eb e paguara m\u00eb tep\u00ebr do t\u00eb kufizojn\u00eb aft\u00ebsin\u00eb e tregut p\u00ebr t\u00eb rritur pag\u00ebn n\u00eb t\u00eb ardhme\u201d u shpreh Zusi.<\/p>\n<p>Kryetari i shoqat\u00ebs s\u00eb bareve dhe restoranteve Enri Jahaj, u shpreh se paga minimale me 2 mij\u00eb lek\u00eb m\u00eb shum\u00eb, \u00ebsht\u00eb qesharake, aspak e mjaftueshme p\u00ebr qytetar\u00ebt p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar nevojat e tyre.<\/p>\n<p>\u201cBiznesi nuk preket shum\u00eb nga kjo rritje sepse ende \u00ebsht\u00eb e pamjaftueshme, duke marr\u00eb shembull sektorin e sh\u00ebrbimeve q\u00eb un\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj, nj\u00eb pag\u00eb prej 34 mij\u00eb lek\u00ebsh nuk i del nj\u00eb punonj\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar nevojat e tij jo m\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb trajtim nj\u00eb kurs p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb m\u00eb shum\u00eb eksperienc\u00eb, sepse me m\u00eb shum\u00eb eksperienc\u00eb edukim edhe rrogat vijojn\u00eb t\u00eb rriten.<\/p>\n<p>N\u00eb qoft\u00eb se duam q\u00eb sektori i turizmit t\u00eb jet\u00eb primar duhet t\u00eb rrisim m\u00eb shum\u00eb pagat dhe mb\u00ebshtetja p\u00ebr bizneset t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e madhe.<\/p>\n<p>Kjo rritje realisht prek m\u00eb shum\u00eb biznesin e vog\u00ebl duke qen\u00eb se kan\u00eb numrin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuarve me pag\u00ebn minimale\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin mendim \u00ebsht\u00eb edhe, Florian Zekaj Kryetar i Shoqat\u00ebs s\u00eb Fasoneve, Sipas tij ngritja e pag\u00ebs minimale me 2 mij\u00eb lek\u00eb nuk do t\u00eb ndikoj\u00eb shum\u00eb sip\u00ebrmarrjet sepse numri i punonj\u00ebse me pag\u00eb minimale n\u00eb kompanit\u00eb e m\u00ebdha \u00ebsht\u00eb i ul\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cKjo mas\u00eb prek m\u00eb shum\u00eb punonj\u00ebsit pa eksperienc\u00eb nuk ka shum\u00eb efekt te nd\u00ebrmarrjet e m\u00ebdha pasi numri i punonj\u00ebsve me pag\u00eb minimale \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i ul\u00ebt pothuajse jo ekzistont te ne.<br \/>\nEfekti i vet\u00ebm q\u00eb kjo mas\u00eb ka te ne \u00ebsht\u00eb se na prin\u00eb t\u00eb shkojm\u00eb drejt\u00eb punonj\u00ebsve m\u00eb me eksperienc\u00eb q\u00eb normalisht kan\u00eb nj\u00eb pag\u00eb mbi 40 mij\u00eb lek\u00ebsh\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e biznesit gjithashtu shprehen se duhen marr\u00eb n\u00eb fillim masa p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar klim\u00ebn e biznesit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb rritje ekonomike.<\/p>\n<p>\u201cDuhet t\u00eb nd\u00ebrhyhet n\u00eb elemente m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb ekonomi si bizneset e prodhimit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb importin dhe t\u00eb rris eksportet p\u00ebr prodhuesit vendas sepse nj\u00eb nga arsyet kryesore t\u00eb rritjes s\u00eb \u00e7mimeve \u00ebsht\u00eb edhe shtrenjtimit i produkteve q\u00eb vendi yn\u00eb merr nga importi me vendet e tjera u shpreh Zusi.<\/p>\n<p>P\u00ebr Florian Zekajn paketa e miratuar n\u00eb projektbuxhetin e vitit 2022 \u00ebsht\u00eb m\u00eb se e mjaftueshme por duhet vet\u00ebm t\u00eb filloj\u00eb t\u00eb zbatohet, sipas tij ndihma prej 10 milion\u00eb euro n\u00eb vit, p\u00ebr sektorin e manifaktur\u00ebs do ndihmoj\u00eb n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e situat\u00ebs t\u00eb krijuar nga rritja e \u00e7mimeve.<\/p>\n<p>Rritja e pag\u00ebs minimale me vet\u00ebm 2 mij\u00eb lek\u00eb \u00ebsht\u00eb qartazi e pamjaftueshme p\u00ebr nj\u00eb punonj\u00ebs duke qen\u00eb se \u00e7mimet n\u00eb vend vet\u00ebm vazhdojn\u00eb t\u00eb ngrihen duke u rritur k\u00ebshtu edhe inflacioni.\/Monitor<\/p>",
        "protected": false
    },
    "excerpt": {
        "rendered": "<p>Kryeministri Edi Rama, zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe ministrja e Financave Delinda Ibrahimaj, prezantuan paket\u00ebn e re t\u00eb Rezistenc\u00ebs Sociale dhe masat q\u00eb do t\u00eb merren p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar kriz\u00ebn energjetike. Nj\u00eb nga vendimet kryesore t\u00eb paket\u00ebs \u00ebsht\u00eb edhe rritja e pag\u00ebs minimale nga 32 n\u00eb 34 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb punonj\u00ebsit n\u00eb Republik\u00ebn e [&hellip;]<\/p>",
        "protected": false
    },
    "author": 2031,
    "featured_media": 282892,
    "comment_status": "closed",
    "ping_status": "closed",
    "sticky": false,
    "template": "",
    "format": "standard",
    "meta": {
        "footnotes": ""
    },
    "categories": [
        231
    ],
    "tags": [],
    "class_list": {
        "0": "post-282891",
        "1": "post",
        "2": "type-post",
        "3": "status-publish",
        "4": "format-standard",
        "5": "has-post-thumbnail",
        "7": "category-lajme"
    },
    "_links": {
        "self": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/282891",
                "targetHints": {
                    "allow": [
                        "GET"
                    ]
                }
            }
        ],
        "collection": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"
            }
        ],
        "about": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"
            }
        ],
        "author": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"
            }
        ],
        "replies": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=282891"
            }
        ],
        "version-history": [
            {
                "count": 0,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/282891\/revisions"
            }
        ],
        "wp:featuredmedia": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/282892"
            }
        ],
        "wp:attachment": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=282891"
            }
        ],
        "wp:term": [
            {
                "taxonomy": "category",
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=282891"
            },
            {
                "taxonomy": "post_tag",
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=282891"
            }
        ],
        "curies": [
            {
                "name": "wp",
                "href": "https:\/\/api.w.org\/{rel}",
                "templated": true
            }
        ]
    }
}