{"id":283146,"date":"2022-09-10T07:46:37","date_gmt":"2022-09-10T05:46:37","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=283146"},"modified":"2022-09-10T07:46:37","modified_gmt":"2022-09-10T05:46:37","slug":"konsumi-dhe-emigracioni-presion-per-uljen-e-cmimeve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/konsumi-dhe-emigracioni-presion-per-uljen-e-cmimeve\/","title":{"rendered":"Konsumi dhe emigracioni, presion p\u00ebr uljen e \u00e7mimeve"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebr t\u00eb justifikuar kostot, \u00e7mimet e mallrave finale do t\u00eb ishin rritur m\u00eb shum\u00eb, por disa faktor\u00eb t\u00eb brendsh\u00ebm q\u00eb lidhen me munges\u00ebn e fuqis\u00eb bler\u00ebse dhe r\u00ebnien e konsumit nga emigracioni frenojn\u00eb rritjen e m\u00ebtejshme.<\/p>\n<p>Adi Haxhiymeri pohon se, normat e larta t\u00eb emigracionit po japin ndikim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb konsum. Shitjet po bien nga viti n\u00eb vit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fakt, tha ai. Ikja n\u00eb emigracion, kryesisht e popullsis\u00eb s\u00eb re n\u00eb mosh\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb edhe konsumator i madh i brum\u00ebrave po ushtron presion mbi konsumin n\u00eb \u00e7do drejtim.<\/p>\n<p>Fenomeni i pak\u00ebsimit t\u00eb popullsis\u00eb, i kombinuar me nj\u00eb konkurrenc\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb sektor, po sjell ndikime negative te fitimet e bizneseve. T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn situat\u00eb e pohon edhe zoti Jaka, i cili thot\u00eb se, konsumi po ndikohet negativisht nga normat e larta t\u00eb emigracionit. Eleni Babameto, nga kompania \u201cTeuta\u201d pohon t\u00eb nj\u00ebjtin fakt.<\/p>\n<p>Ajo thot\u00eb se, p\u00ebr t\u00eb mbajtur t\u00eb ardhurat n\u00eb nivele t\u00eb nj\u00ebjta po rrit gam\u00ebn e produkteve, por thekson se r\u00ebnia e konsumit nga mungesa e fuqis\u00eb bler\u00ebse dhe emigracioni po ndihet fort. Tranzicioni demografik, me r\u00ebnien e lindjeve dhe emigracioni i lart\u00eb i popullsis\u00eb po shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb barr\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr ekonomin\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb zgjidhjet n\u00eb sfond mungojn\u00eb.<\/p>\n<p>Bizneset pohojn\u00eb se numri i atyre q\u00eb largohen po rritet. P\u00ebrve\u00e7 atyre q\u00eb emigrojn\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb, nj\u00eb pjes\u00eb gjithnj\u00eb e n\u00eb rritje e popullsis\u00eb s\u00eb vendit jeton disa muaj t\u00eb vitit jasht\u00eb vendit, pasi punojn\u00eb me kontrata tremujore, q\u00ebndrojn\u00eb te familjar\u00ebt etj.<\/p>\n<p>Klaidi \u00c7itozi, Drejtor i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, tha nd\u00ebrkoh\u00eb se rritja e inflacionit \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb rrezik p\u00ebr fuqin\u00eb bler\u00ebse. Ai tha se p\u00ebr shkak t\u00eb inflacionit, si dhe rritjes s\u00eb kostove t\u00eb trajtimit t\u00eb d\u00ebmeve, tregu i sigurimeve po ndikohet negativisht.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjtin shqet\u00ebsim kishte edhe Forcim Kola, Drejtor i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i INSIG, sipas t\u00eb cilit, niveli i lart\u00eb i inflacionit duket se do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebj\u00eb rrezikun kryesor me t\u00eb cilin do t\u00eb p\u00ebrballet industria e sigurimeve n\u00eb Shqip\u00ebri (pa dyshim dhe n\u00eb vende t\u00eb tjera).<\/p>\n<p>R\u00ebnia e konsumit po reflektohet edhe te sasia m\u00eb e ul\u00ebt e importeve. T\u00eb dh\u00ebnat e INSTAT mbi tregtin\u00eb e jashtme tregojn\u00eb se importet e mallrave n\u00eb sasi p\u00ebsuan r\u00ebnie me 8.4% n\u00eb 7-mujor 2022. N\u00eb janar-korrik 2022 u importuan gjithsej 2,8 milion\u00eb ton\u00eb mallra, nga rreth 3,1 milion\u00eb ton\u00eb vitin e kaluar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb.<\/p>\n<p>R\u00ebnia n\u00eb sasi \u00ebsht\u00eb ndikuar nga grupi m\u00eb i madh i importeve \u201cL\u00ebnd\u00eb djeg\u00ebse dhe minerale\u201d, i cili n\u00eb mas\u00ebn 70% p\u00ebrb\u00ebhet nga nafta. N\u00eb 7-mujorin 2022 u importuan 496 mij\u00eb ton\u00eb minerale dhe l\u00ebnd\u00eb djeg\u00ebse, nga 617,4 milion\u00eb ton\u00eb m\u00eb 2021, me r\u00ebnie 20%.<\/p>\n<p>Pritshm\u00ebrit\u00eb, \u00e7mimet do t\u00eb rriten deri m\u00eb 2023<\/p>\n<p>N\u00eb muajin korrik, inflacioni sh\u00ebnoi rritje me 7.5%, por grupi i ushqimeve sh\u00ebnoi rritje vjetore me 13.2%, raportoi INSTAT. Rritja m\u00eb e madhe ishte p\u00ebr bulmetin, buk\u00ebn dhe drith\u00ebrat, si dhe yndyrat me 20-30%.<\/p>\n<p>Banka e Shqip\u00ebris\u00eb analizoi se inflacioni ka pasqyruar si presionet e rritura nga ekonomia bot\u00ebrore, ashtu dhe q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb brendshme n\u00eb gjysm\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vitit.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, p\u00ebrcjellja e goditjes s\u00eb huaj t\u00eb \u00e7mimeve n\u00eb ekonomin\u00eb shqiptare u frenua nga \u00e7mimet e rregulluara t\u00eb energjis\u00eb elektrike p\u00ebr konsumator\u00ebt familjar\u00eb dhe nga q\u00ebndrueshm\u00ebria e kursit t\u00eb k\u00ebmbimit. Megjithat\u00eb, presionet inflacioniste n\u00eb vend jan\u00eb me baz\u00eb t\u00eb gjer\u00eb dhe rrezikojn\u00eb t\u00eb b\u00ebhen t\u00eb q\u00ebndrueshme, n\u00ebse p\u00ebrcillen n\u00eb efekte t\u00eb raundit t\u00eb dyt\u00eb, lajm\u00ebroi Banka Qendrore.<\/p>\n<p>Banka e Shqip\u00ebris\u00eb parashikon q\u00eb inflacioni t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb nivele t\u00eb larta deri n\u00eb fillim t\u00eb vitit pasues dhe t\u00eb reduktohet m\u00eb tej, p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb objektivin 3% n\u00eb gjysm\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vitit 2024. Inflacioni n\u00eb vend do t\u00eb pasqyroj\u00eb, n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe, rritjen aktuale t\u00eb \u00e7mimeve n\u00eb tregun bot\u00ebror. M\u00eb tej, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb goditjeve t\u00eb reja, stabilizimi i \u00e7mimeve jasht\u00eb pritet t\u00eb leht\u00ebsoj\u00eb presionet mbi inflacionin n\u00eb vend. Por nd\u00ebrkoh\u00eb rreziqet p\u00ebr norma m\u00eb t\u00eb larta inflacioni dhe norma m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta rritjeje ekonomike jan\u00eb rritur, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr afatin e shkurt\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb ambientin e jasht\u00ebm, faktor\u00eb t\u00eb mundsh\u00ebm rreziku jan\u00eb rritja e m\u00ebtejshme dhe e fort\u00eb e \u00e7mimeve baz\u00eb n\u00eb tregun bot\u00ebror, ngadal\u00ebsimi m\u00eb i fort\u00eb ekonomik n\u00eb partner\u00ebt tan\u00eb kryesor\u00eb tregtar\u00eb. N\u00eb ambientin e brendsh\u00ebm, faktor\u00eb kryesor\u00eb jan\u00eb rritja e m\u00ebtejshme e pritjeve p\u00ebr inflacionin, si n\u00eb sektorin real dhe n\u00eb at\u00eb financiar, shtr\u00ebngimi i m\u00ebtejsh\u00ebm i tregut t\u00eb pun\u00ebs, si dhe rritja e pasiguris\u00eb.<\/p>\n<p>Inflacioni i importuar u ngjit n\u00eb 26.8%, n\u00eb periudh\u00ebn prill-maj 2022, duke vazhduar tendenc\u00ebn p\u00ebrshpejtuese nga 16.0% n\u00eb tremujorin e par\u00eb t\u00eb vitit dhe 10.9% n\u00eb tremujorin e kat\u00ebrt t\u00eb vitit 2021. Ecuria vazhdon t\u00eb ndikohet nga rritja e \u00e7mimeve t\u00eb huaja, t\u00eb cilat u rrit\u00ebn me 34.3%.<\/p>\n<p>Edhe mbi\u00e7mimi i kursit t\u00eb k\u00ebmbimit (7.4%) nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb balancoj\u00eb k\u00ebt\u00eb efekt nga \u00e7mimet e huaja, analizoi Banka. Presionet e shtuara nga \u00e7mimet e huaja kan\u00eb kontribuuar n\u00eb prirjen rrit\u00ebse t\u00eb inflacionit t\u00eb importuar, n\u00eb tremujorin e dyt\u00eb t\u00eb vitit. Inflacioni i importuar kontribuoi me 3.4 pik\u00eb p\u00ebrqindjeje n\u00eb inflacionin total, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet kanaleve indirekte, presionet rrit\u00ebse t\u00eb tij kan\u00eb shtuar edhe kontributin e inflacionit t\u00eb brendsh\u00ebm. Bizneset dhe konsumator\u00ebt presin norma m\u00eb t\u00eb larta inflacioni pas nj\u00eb viti, p\u00ebrkat\u00ebsisht 10.6% dhe 9.6%.<\/p>\n<p>Pritjet e agjent\u00ebve financiar\u00eb p\u00ebr inflacionin n\u00eb horizontin afatshkurt\u00ebr jan\u00eb rishikuar gjithashtu p\u00ebr lart, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pritshm\u00ebrit\u00eb p\u00ebr horizontin afatmes\u00ebm kan\u00eb mbetur pothuaj t\u00eb pandryshuara nga tremujori i par\u00eb. Agjent\u00ebt financiar\u00eb presin q\u00eb inflacioni pas nj\u00eb, dy dhe tre vitesh t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsisht 4.9%, 3.8% dhe 3.5%.\/Monitor<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr t\u00eb justifikuar kostot, \u00e7mimet e mallrave finale do t\u00eb ishin rritur m\u00eb shum\u00eb, por disa faktor\u00eb t\u00eb brendsh\u00ebm q\u00eb lidhen me munges\u00ebn e fuqis\u00eb bler\u00ebse dhe r\u00ebnien e konsumit nga emigracioni frenojn\u00eb rritjen e m\u00ebtejshme. Adi Haxhiymeri pohon se, normat e larta t\u00eb emigracionit po japin ndikim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb konsum. Shitjet po bien [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":282840,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-283146","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/283146","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=283146"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/283146\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/282840"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=283146"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=283146"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=283146"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}