{"id":283205,"date":"2022-09-10T10:06:56","date_gmt":"2022-09-10T08:06:56","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=283205"},"modified":"2022-09-10T10:06:56","modified_gmt":"2022-09-10T08:06:56","slug":"siguria-kibernetike-pergjegjesi-sovrane-e-rsh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/siguria-kibernetike-pergjegjesi-sovrane-e-rsh\/","title":{"rendered":"\u201cSiguria kibernetike, p\u00ebrgjegj\u00ebsi sovrane e RSH\u201d!"},"content":{"rendered":"<p>GJENERAL * PIRO AHMETAJ<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb interesimit t\u00eb disa mediave rreth reagimit t\u00eb Tiran\u00ebs zyrtare mbas sulmit kibernetik t\u00eb Iranit ndaj sistemeve dixhitale t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb vijim gjeni nj\u00eb p\u00ebrmbledhje strategjike: Para s\u00eb gjithash, p\u00ebrtej dhe p\u00ebrfshi rastin konkret, ku sistemet dixhitale t\u00eb nj\u00eb shteti (R.SH) u sulmuan nga nj\u00eb shtet tjet\u00ebr (Irani), po paraqes nj\u00eb opinion t\u00eb zgjeruar PSE (?) vendet kan\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb, por jan\u00eb edhe n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn sovrane p\u00ebr t\u00eb reaguar ndaj sulmeve kibernetike?<\/p>\n<p>S\u00eb pari, kryesisht mbas viteve 2000, k\u00ebrc\u00ebnimet kibernetike jan\u00eb t\u00eb konsideruara n\u00eb toplist\u00ebn e rreziqeve asimetrike ndaj stabilitetit, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb edhe ndaj sovranitetit kushtetues t\u00eb \u00e7do vendi m\u00eb vete, ndaj Aleanc\u00ebs Transatlantike (NATO) dhe jo vet\u00ebm.<\/p>\n<p>Mbas Samitit t\u00eb \u00c7ikagos 2012, NATO ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u2019i konsideruar k\u00ebrc\u00ebnimet kibernetike si pjes\u00eb t\u00eb artikullit 5, ose si p\u00ebrgjegj\u00ebsi e mbrojtjes kolektive. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ajo ka zhvilluar projekte, kapacitete dhe aktualisht zot\u00ebron aft\u00ebsi operacionale p\u00ebr mbrojtjen kibermetike \u201cvet\u00ebm t\u00eb sistemeve dixhitale t\u00eb NATO-s\u201d, qofshin ato t\u00eb instaluara n\u00eb Bruksel, n\u00eb instalimet e koh\u00ebs s\u00eb paqes apo n\u00eb 30 vendet an\u00ebtare (p\u00ebrfshi n\u00eb R.SH)!<\/p>\n<p>Si d\u00ebshmitar\/ekspert teknik i k\u00ebtyre p\u00ebrpjekjeve, e p\u00ebrs\u00ebris se p\u00ebrfshirja e k\u00ebrc\u00ebnimeve kibernetike brenda \u201cOmbrell\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsive t\u00eb NATO-s\u201d (artikulli 5), do t\u00eb transformonte nga themelet Marr\u00ebveshjen e Washintonit (1949) si dhe p\u00ebrballjen e Aleanc\u00ebs me k\u00ebrc\u00ebnimet e gjenerat\u00ebs s\u00eb shekullit 21\/22.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa \u201cd\u00ebshtimi\u201d i k\u00ebsaj p\u00ebrpjekje (n\u00ebse do e quanim k\u00ebshtu), nd\u00ebrlidhet jo vet\u00ebm me barr\u00ebn e jasht\u00ebzakonshme financiare (Triliona Dollar\u00eb) t\u00eb sistemeve t\u00eb mbrojtjes nga sulmet kibernetike, por edhe me konkurrenc\u00ebn mes USA, UK, Gjermanis\u00eb, Franc\u00ebs, etj. p\u00ebr prokurimet e sistemeve nga industrit\u00eb ushtarake respektive si dhe me tradit\u00ebn hezituese t\u00eb Agjencive t\u00eb Inteligjenc\u00ebs p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb informacione me pesh\u00eb, gjeopolitike dhe strategjike nj\u00ebher\u00ebsh.<\/p>\n<p>Gjithsesi, do ishte shum\u00eb mir\u00eb sa m\u00eb her\u00ebt, por shpresoj nuk do jet\u00eb shum\u00eb von\u00eb, pasi p\u00ebrfshirja e k\u00ebrc\u00ebnimeve kibernetike brenda artikullit 5 t\u00eb NATOs do t\u00eb imponohet nga dinamika e lart\u00eb e ndryshimit t\u00eb gravitetit t\u00eb k\u00ebrcenimeve n\u00eb mjedisin e \u201cer\u00ebs s\u00eb re t\u00eb siguris\u00eb\u201d! Sigurisht NATO, do duhet t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb vendet an\u00ebtare me mesazhe solidatiteti dhe asistenc\u00eb teknike, si n\u00eb rastin e sulmit kibernetik t\u00eb Iranit ndaj RSh, kur Sekretari Stoltenberg, i konfirmoi mb\u00ebshtetjen e saj.<\/p>\n<p>E lexuar nga konteksti i sip\u00ebrp\u00ebrmendur, besoj del edhe m\u00eb e qart\u00eb q\u00eb \u00e7do vend i NATO-s, ka p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb dhe t\u00eb drejt\u00ebn sovrane p\u00ebr t\u00eb zhvilluar strategji, programe, kapacitete, infrastruktura dhe rregulla angazhimi p\u00ebr mbrojtjen e vendit nga k\u00ebrc\u00ebnimet kibernetike. Por, m\u00eb duhet ta b\u00ebj t\u00eb qart\u00eb se nd\u00ebrtimi i kapaciteteve p\u00ebr mbrojtjen kibernetike \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrmarrje shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb dhe me kosto pothuaj t\u00eb pamundur p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballuar jo vet\u00ebm nga vendet e vogla t\u00eb ngjashme me vendin ton\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, p\u00ebrfitoj nga ky rast, p\u00ebr t\u2019ju p\u00ebrgjigjur nj\u00eb shqet\u00ebsimi publik n\u00eb 10 vitet e fundit (nga kur Qeveria Berisha n\u00eb marr\u00ebveshje me USA, pranoi val\u00ebn e par\u00eb t\u00eb opozitar\u00ebve Iranian: \u2018n\u00eb rast se regjimi i Iranit do guxonte t\u00eb komplotonte sulme terroriste kund\u00ebr Muxhahedin\u00ebve (MEK) t\u00eb akomoduar n\u00eb territorin e RSH, pa asnj\u00eb m\u00ebdyshje (ashtu si rasti i 11 shtatorit n\u00eb kullat binjake) do t\u00eb konsiderohej\/t sulm ndaj sovranitetit t\u00eb RSH dhe \u00e7do vendi t\u00eb NATO, dhe n\u00ebse k\u00ebshtu do t\u00eb merrte p\u00ebrgjigjen shpaguese nga fuqia ushtarake e Aleanc\u00ebs Transatlantike (NATO\/SHBA).<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, prandaj n\u00eb rastin konkret, gjykoj se mb\u00ebshtetur n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn sovrane, Tirana Zyrtare vendosi nd\u00ebrprerjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike me Iranin si kund\u00ebrp\u00ebrgjigje proporcionale ndaj sulmit kibernetik t\u00eb kryer n\u00eb muajin korrik ndaj infrastrukturave dixhitale t\u00eb RSH.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej definicioneve t\u00eb kujdesshme diplomatike, nga ana e siguris\u00eb strategjike: \u201cnj\u00eb sulm kibernetik (n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast i provuar edhe nga agjencit\u00eb prestigjioze t\u00eb inteligjenc\u00ebs), p\u00ebrb\u00ebn mbi t\u00eb gjitha k\u00ebrcenim serioz ndaj stabilitetit dhe Siguris\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb nj\u00eb vendi sovran\u201d, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ndaj RSH. Nuk besoj se as udh\u00ebheq\u00ebsit, strateg\u00ebt apo diplomat\u00ebt e regjimit t\u00eb Iranit t\u00eb ken\u00eb kund\u00ebrshtime thelb\u00ebsore ndaj k\u00ebtij p\u00ebrcaktimi t\u00eb gjith\u00ebpranuar bot\u00ebrisht?!<\/p>\n<p>Par\u00eb k\u00ebshtu, reagimin e \u201dfort\u00eb\u201d, p\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb do ta quaj\u00eb k\u00ebshtu t\u00eb Qeveris\u00eb R.Sh p\u00ebr ta larguar brenda 24 or\u00ebve prezenc\u00ebn diplomatike t\u00eb Iranit nga Tirana, e gjej jo vet\u00ebm t\u00eb legjitimuar brenda korniz\u00ebs kushtetuese t\u00eb RSH, por edhe t\u00eb drejt\u00eb sovrane, t\u00eb mir\u00ebpeshuar si dhe t\u00eb koordinuar n\u00eb raport me parimet e integritetit t\u00eb \u00e7do vendi t\u00eb NATO-s dhe jo vet\u00ebm.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, sigurisht nuk ka vend fare as p\u00ebr politizimin, as p\u00ebr triumfaliz\u00ebm delirant (si n\u00eb rastin e spiunazhit rus p\u00ebr depot e braktisura t\u00eb Gramshit) as p\u00ebr kapitalizmin e suksesit dhe l\u00ebvdata ndaj qeveris\u00eb, pasi n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse kan\u00eb p\u00ebrmbushur detyr\u00ebn kushtetuese ndaj stabilitetit, sovranitetit, siguris\u00eb dhe interesave komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>E th\u00ebn\u00eb m\u00eb drejtp\u00ebrdrejt, edhe pse si ekspert i mir\u00ebkuptoj shum\u00eb mir\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb deri n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb parandaluar me garanci 100 % rreziqet kibernetike, Qeveria dhe Institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse, n\u00eb bashk\u00ebpunim me ato homologe t\u00eb SHBA, Izraelit apo ndonj\u00eb vendi tjet\u00ebr, (si parandalimi i sulmit terrorist n\u00eb stadiumin e Shkodr\u00ebs) do t\u00eb duartrokiteshin me merit\u00eb nga shqiptar\u00ebt n\u00ebse do ta kishin parandaluar n\u00eb koh\u00eb k\u00ebt\u00eb sulm.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, mendoj se duhet n\u00ebnvizuar jo vet\u00ebm p\u00ebr komunitetin e siguris\u00eb, se duke iu bashkuar me kuraj\u00eb programeve t\u00eb SHBA n\u00eb betej\u00ebn kund\u00ebr regjimit t\u00eb Iranit (duke strehuar oponent\u00ebt e regjimit t\u00eb Iranit), akt q\u00eb n\u00eb fakt nuk e ka b\u00ebr\u00eb as Franca, as Gjermania, as Suedia, etj. Prandaj \u00ebsht\u00eb fare e thjesht\u00eb q\u00eb bashk\u00eb me p\u00ebrfitimet nga statusi i aleatit t\u00eb privilegjuar, strategjik si\u00e7 e vet\u00ebquajn\u00eb pushtetar\u00ebt e radh\u00ebs), Shqip\u00ebria ka marr\u00eb mbi vete edhe pesh\u00ebn e rreziqeve nga regjimi i Iranit.<\/p>\n<p>E par\u00eb nga ky k\u00ebndv\u00ebshtrim, mendoj se SHBA e ka p\u00ebrmbushur \u201cdetyrimin\u201d duke e kompensuar Shqip\u00ebrin\u00eb e vog\u00ebl n\u00eb raport me pesh\u00ebn e madhe t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimeve q\u00eb ka marr\u00eb duke ju bashkuar interesave gjeopolitike n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr regjimit Iranit, Irakut, dhe n\u00eb \u00e7do rast tjet\u00ebr t\u00eb ngjash\u00ebm. P\u00ebr m\u00eb konkretisht, p\u00ebrve\u00e7 q\u00ebndrimeve diplomatike, SHBA e ka mb\u00ebshtetur RSH p\u00ebr projektin e mbrojtjes kibernetike me asistenc\u00eb teknike, ekspertiz\u00eb etj., por edhe me sisteme, trajnime dhe financime duke e vendosur n\u00eb krye t\u00eb list\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebpunimit midis dy vendeve tona.<\/p>\n<p>S\u00eb kat\u00ebrti, p\u00ebrtej modestis\u00eb s\u00eb tepruar, nuk bashkohem aspak as me privatizimin politik t\u00eb gjith\u00ebpushteteve, as me (mavro) administrator\u00ebt e em\u00ebruar me zvarritje n\u00eb krye t\u00eb institucioneve t\u00eb larta shtet\u00ebrore dhe as me delikuenc\u00ebn e mjero-opozitar\u00ebve t\u00eb bravave, vulave dhe procedurave; as me p\u00ebrrallat egocentrike t\u00eb Baton\u00ebve t\u00eb pushtetit dhe teorit\u00eb konspirative t\u00eb Haxhiqamil\u00ebve modern\u00eb, si dhe as me opinionist\u00ebt e gjith\u00ebditur, por t\u00eb mir\u00ebpaguar nga oligark\u00ebt trudhjamosur.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb dua t\u00eb shtoj nga kapaciteti i ekspertit p\u00ebr t\u00eb peshuar rreziqet ndaj sovranitetit dhe interesave komb\u00ebtare, \u00ebsht\u00eb q\u00eb faktor\u00ebt politik\u00eb, p\u00ebr m\u00eb keq ato shtet\u00ebror\u00eb, nuk do duhet kurrsesi t\u00eb demonstrojn\u00eb protagoniz\u00ebm, t\u00eb tipit t\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb internacionalizmit bot\u00ebror n\u00eb luft\u00ebn ndaj regjimeve q\u00eb gjithsesi kan\u00eb pesh\u00eb dhe mund\u00ebsi t\u00eb konsiderueshme p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar apo qoft\u00eb edhe d\u00ebmtuar interesat e vendit ton\u00eb jo vet\u00ebm n\u00eb planin e siguris\u00eb kibernetike, por dhe m\u00eb gjer\u00eb. S\u00eb pesti, n\u00eb dijenin\u00eb time t\u00eb kujdesshme, 10 vitet e fundit, Shqip\u00ebria ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje serioze, e finalizuar me \u201cMarr\u00ebveshjen p\u00ebr Sigurin\u00eb Dixhitale\u201d, e n\u00ebnshkruar n\u00eb janar 2022 me Kompanin\u00eb elitare, JC Jones Cybersecurity, q\u00eb drejtohet nga gjenerali i mir\u00ebnjohur James Jones, ish-Komandant i NATO-s, K\u00ebshilltar p\u00ebr Sigurin\u00eb Komb\u00ebtare gjat\u00eb Presidenc\u00ebs Obama etj.<\/p>\n<p>Gjith\u00ebsi gjykoj se mbetet emergjente dhe rekomandoj q\u00eb edhe m\u00ebsimet e nxjerra nga ky rast t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si nj\u00eb kamban\u00eb e fort\u00eb alarmi, p\u00ebr t\u00eb zhvilluar strategji aplikative (jo letra inventar\/dekor p\u00ebr zyrat e shtetar\u00ebve t\u00eb radh\u00ebs); modernizuar sistemet, aft\u00ebsit\u00eb mbrojt\u00ebse, si dhe kultur\u00ebn e bashk\u00ebpunimit mes institucioneve dhe strukturave p\u00ebrgjegj\u00ebse ndaj k\u00ebrc\u00ebnimeve kibernetike dhe jo vet\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb shtes\u00eb, p\u00ebrfitoj nga rasti, q\u00eb ashtu si n\u00eb 10 vitet e fundit, t\u00eb rirekomandoj edhe m\u00eb fort Autoritetet Shtet\u00ebrore n\u00eb Tiran\u00eb dhe Prishtin\u00eb q\u00eb brenda Platform\u00ebs: \u201cdy shtete sovrane, nj\u00eb komb i vet\u00ebm\u201d, do t\u00eb duhet t\u00eb jet\u00ebsohet si nj\u00eb projekt shembullor i p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr mbrojtjen kibernetike mes RSH dhe asaj Kosov\u00ebs (p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr se ky projekt \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb korniz\u00ebs s\u00eb artikullit 5 t\u00eb NATO-s).<\/p>\n<p>*Gjeneral \u00ae Piro AHMETAJ,<\/p>\n<p>Senior Expert p\u00ebr SK, Rajonin dhe NATO-n, Zv.President i K\u00ebshillit t\u00eb Atlantikut, Ish: K\u00ebshilltar Ushtarak i Presidentit t\u00eb R.Sh, Zv.SHSHPFA &#038; P\u00ebrfaq\u00ebsues n\u00eb SHAPE\/NATO. Sh\u00ebnim: Kjo p\u00ebrmbledhje \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb me ekspert\u00eb\/koleg\u00eb n\u00eb K\u00ebshillin e Atlantikut, Uashington, Bruksel etj.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>GJENERAL * PIRO AHMETAJ N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb interesimit t\u00eb disa mediave rreth reagimit t\u00eb Tiran\u00ebs zyrtare mbas sulmit kibernetik t\u00eb Iranit ndaj sistemeve dixhitale t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb vijim gjeni nj\u00eb p\u00ebrmbledhje strategjike: Para s\u00eb gjithash, p\u00ebrtej dhe p\u00ebrfshi rastin konkret, ku sistemet dixhitale t\u00eb nj\u00eb shteti (R.SH) u sulmuan nga nj\u00eb shtet tjet\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":283206,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-283205","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/283205","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=283205"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/283205\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/283206"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=283205"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=283205"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=283205"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}