{"id":283614,"date":"2022-09-11T20:43:15","date_gmt":"2022-09-11T18:43:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=283614"},"modified":"2022-09-11T20:43:15","modified_gmt":"2022-09-11T18:43:15","slug":"uashington-fundjava-e-pervjetorit-te-nene-terezes-nderon-nobelisten-me-origjine-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/uashington-fundjava-e-pervjetorit-te-nene-terezes-nderon-nobelisten-me-origjine-shqiptare\/","title":{"rendered":"Uashington\/ \u201cFundjava e P\u00ebrvjetorit t\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs\u201d, nderon nobelisten me origjin\u00eb shqiptare"},"content":{"rendered":"<p>K\u00ebt\u00eb fundjav\u00eb n\u00eb Uashington u nderua jeta dhe vepra e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs me aktivitete p\u00ebrkujtimore 25 vjet pas vdekjes s\u00eb saj, mes s\u00eb cilave hapja e \u201cInstitutit N\u00ebna Tereza\u201d me pjes\u00ebmarrjen e disa prej figurave dhe studiuesve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb Kish\u00ebs Katolike n\u00eb SHBA. Z\u00ebri i Amerik\u00ebs shkoi n\u00eb Universitetin Katolik t\u00eb Amerik\u00ebs dhe sjell bisedat me miqt\u00eb e af\u00ebrt dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e nobelistes me origjin\u00eb shqiptare q\u00eb soll\u00ebn histori personale si edhe studiues q\u00eb fol\u00ebn p\u00ebr figur\u00ebn dhe rolin e saj.<br \/>\n\u201cUn\u00eb jam tue u lut\u00eb p\u00ebr ju, Zoti kjoft\u00eb me ju!\u201d<\/p>\n<p>Kjo lutje e N\u00ebn\u00ebs Tereza u b\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt e Amerik\u00ebs, n\u00eb vitin 1988 n\u00eb lagjen Bronx t\u00eb Nju Jorkut.<\/p>\n<p>Por, lutjet e saj p\u00ebr t\u00eb hapur sht\u00ebpit\u00eb e para t\u00eb bamir\u00ebsis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, u pranuan pas tre vjet\u00ebsh, n\u00eb vitin 1991.<\/p>\n<p>Megjith\u00eb g\u00ebzimin, udh\u00ebtimi kishte nj\u00eb nevoj\u00eb urgjente, kryerjen e kungimit t\u00eb shenjt\u00eb q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet vet\u00ebm nga nj\u00eb prift, i cili do t\u00eb ishte n\u00eb gjendje edhe t\u00eb udh\u00ebtonte n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebt e zonave t\u00eb thella t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00ebna Tereza telefonoi nga Roma priftin spanjoll Pasqual.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb isha n\u00eb Nju Jork, ajo m\u00eb thirri dhe m\u00eb tha, At un\u00eb kam nevoj\u00eb p\u00ebr ty, a mund t\u00eb vish n\u00eb Shqip\u00ebri? Un\u00eb e ndjeja se kishte urgjenc\u00eb n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e saj \u2026.+ Qytete si Tirana mund t\u00eb ken\u00eb pasur nj\u00eb prift, por asaj i duhej nj\u00eb q\u00eb i shoq\u00ebronte motrat n\u00eb vende t\u00eb larg\u00ebta. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb vend i vog\u00ebl, shum\u00eb i bukur, por q\u00eb ka male t\u00eb larta ku ishte shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb udh\u00ebtoje. Komunikimi n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte shum\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb dhe nuk kishte makina\u201d, thot\u00eb prifti i Urdh\u00ebrit N\u00ebna Tereza, Pasqual.<\/p>\n<p>Ishte koha kur n\u00eb vend sapo kishin filluar ndryshimet demokratike, por n\u00eb pushtet vazhdonte t\u00eb ishte udh\u00ebheqja e vjet\u00ebr. I pyetur nga Z\u00ebri i Amerik\u00ebs n\u00ebse e kishin diskutuar me N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebn, gjat\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr mbi 45 vitet kur regjimi i asaj kohe kishte mbyllur objeket fetare dhe kishte ekzekutuar udh\u00ebheq\u00ebs fetar\u00eb, prifti Pasqual kujton reagimin e vet\u00ebm t\u00eb N\u00ebn\u00ebs Tereza.<\/p>\n<p>\u201cAjo m\u00eb tha, mos fol. Ne kemi ardhur p\u00ebr t\u00eb ndihmuar. Do t\u00eb shohim gj\u00ebra (t\u00eb k\u00ebqija), por mos fol se k\u00ebtu jemi vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ndihmuar\u201d<\/p>\n<p>P\u00ebr dy dit\u00eb n\u00eb Uashington u kujtuan momente t\u00eb path\u00ebna m\u00eb par\u00eb dhe u dhan\u00eb vler\u00ebsimet m\u00eb t\u00eb larta p\u00ebr shenjtoren Tereza t\u00eb Kalkut\u00ebs. N\u00eb Universitetin Katolik t\u00eb Amerik\u00ebs u hap edhe Instituti N\u00ebna Tereza q\u00eb nd\u00ebr t\u00eb tjera do t\u00eb ofroj\u00eb ndihm\u00eb p\u00ebr student\u00eb e studiues q\u00eb duan t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr pun\u00ebn dhe vepr\u00ebn e saj.<\/p>\n<p>M\u00ebngjesi i t\u00eb shtun\u00ebs u nis me nj\u00eb mesh\u00eb n\u00eb Bazilik\u00ebn e Faltores Komb\u00ebtare, kisha katolike m\u00eb e madhe n\u00eb Amerik\u00ebn Veriore, dhe nj\u00eb nga dhjet\u00eb kishat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga faltoret brenda kish\u00ebs ka nj\u00eb kopje t\u00eb Zoj\u00ebs s\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Mir\u00eb.<\/p>\n<p>Sh\u00ebnimi e sqaron se origjinali q\u00eb gjendet n\u00eb kish\u00ebn n\u00eb Gjenacan t\u00eb Italis\u00eb besohet se u bart nga kisha e Zoj\u00ebs s\u00eb Shkodres, n\u00eb vitin 1479. Sh\u00ebnimet historike thon\u00eb se kjo ndodhi pas sulmit t\u00eb asaj kohe t\u00eb forcave osmane ndaj Shkodr\u00ebs.<\/p>\n<p>Pak hapa m\u00eb tutje, mesha p\u00ebr N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebn, statuja e t\u00eb cil\u00ebs gjithashtu gjendet brenda kish\u00ebs, udh\u00ebhiqej nga Kryepeshkopi i Baltimore, William Lori.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb kujtohet nj\u00eb rast kur ajo e vizitoi sht\u00ebpin\u00eb e Kardinalit t\u00eb ndjer\u00eb amerikan, Hickey. Un\u00eb i dhash\u00eb nj\u00eb got\u00eb uj\u00eb. Besoj q\u00eb ky ishte rasti im m\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar parajs\u00ebn. Isha i mahnitur me t\u00eb, jo vet\u00ebm pse ajo ishte e njohur. Si shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, un\u00eb e ndjeja ndikimin e shenjt\u00ebris\u00eb s\u00eb saj\u201d, tha para besimtar\u00ebve Kryepeshkopi Lori.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga pjes\u00ebmarr\u00ebsit e fundjav\u00ebs q\u00eb iu kushtua nobelistes me origjin\u00eb shqiptare ishte edhe James Towey, nj\u00eb nga miqt\u00eb m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb saj, i cili para pak dit\u00ebsh ka publikuar librin: \u201cT\u00eb duash dhe t\u00eb jesh i dashur: Portreti Personal i N\u00ebn\u00ebs Tereza\u201d.<\/p>\n<p>\u201cTakimi yn\u00eb i par\u00eb ishte shum\u00eb i shkurt\u00ebr, n\u00eb gusht t\u00eb vitit 1985. Ishte aq befasuese kur e shihje at\u00eb grua t\u00eb vog\u00ebl kur doli jasht\u00eb sikur t\u00eb ishte nx\u00ebn\u00ebse shkolle, me plot energji dhe jet\u00eb. At\u00eb jav\u00eb ajo mbushi 75 vje\u00e7. Ky ishte fillimi i nj\u00eb miq\u00ebsie t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr ne\u201d, tha zoti Towey p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00ebna Tereza u lind n\u00eb Shkup n\u00eb nj\u00eb familje shqiptare, nd\u00ebrsa vendimin p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb murgesh\u00eb e mori n\u00eb nj\u00eb kish\u00eb t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb fshatin Litnic\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, af\u00ebr kufirit me Maqedonin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet \u201850 ajo e nisi misionin q\u00eb tani num\u00ebron pes\u00eb mij\u00eb motra nderi n\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn. N\u00eb vitin 1979, ajo fitoi \u00e7mimin Nobel p\u00ebr Paqe, nd\u00ebrsa puna e saj i hapi dyert n\u00ebp\u00ebr zyrat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb qeverive t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cMendoj se prejardhja shqiptare i dha asaj nj\u00eb vendosm\u00ebri e k\u00ebmb\u00ebngulje e nganj\u00ebher\u00eb edhe kok\u00ebfort\u00ebsi, pasi ajo ishte shum\u00eb e vendosur p\u00ebr q\u00ebllimin q\u00eb donte t\u00eb arrinte. Kjo m\u00eb b\u00ebnte shum\u00eb p\u00ebrshtypje dhe jam i sigurt q\u00eb kjo kishte t\u00eb b\u00ebnte me m\u00ebnyr\u00ebn se si ishte rritur ajo dhe kujtimet e f\u00ebmij\u00ebsir\u00eb\u201d, tha zoti Towey p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr aktivisten e shoqat\u00ebs shqiptaro-amerikane, \u201cVatra\u201d, Merita Bajraktari McCormack, nderimet q\u00eb po i b\u00ebhen N\u00ebn\u00ebs Tereza n\u00eb Uashington jan\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb mbajtur gjall\u00eb trashegimin\u00eb e pun\u00ebs s\u00eb saj.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr ne shqiptar\u00ebt ka r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb dyfisht\u00eb pasi kjo figur\u00eb kaq e madhe, nj\u00eb nga shenjtor\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar i jepet nj\u00eb v\u00ebmendje kaq t\u00eb madhe n\u00eb p\u00ebrvjetorin e thirrjes s\u00eb saj p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer t\u00eb varf\u00ebrve si dhe 25 vjetorit t\u00eb kalimit t\u00eb saj n\u00eb amshim\u201d, tha zonja Bajraktari McCormack p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2016 N\u00ebn\u00eb Tereza u shenjt\u00ebrua nga Papa Fran\u00e7esku I. Por biograf\u00ebt thon\u00eb se ishte miq\u00ebsia me Papa Gjon Palin e Dyt\u00eb q\u00eb i dha asaj lumturin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb jet\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cKoha m\u00eb e lumtur si\u00e7 ma tha vet\u00eb ajo ishte n\u00eb vitin 1986 kur Papa Gjon Pali II shkoi p\u00ebr vizit\u00eb tek ajo n\u00eb Kalkut\u00eb dhe ajo eci me t\u00eb p\u00ebrmes rrug\u00ebve t\u00eb ngushta, nd\u00ebrsa Papa i p\u00ebrsh\u00ebndeti t\u00eb gjith\u00eb. N\u00ebna kishte dashuri t\u00eb madhe p\u00ebr Papa Gjon Palin II\u201d, thot\u00eb biografi i N\u00ebn\u00ebs Tereza, James Towey.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00ebher\u00eb kur ne bisedonim me Papa Gjon Palin II, p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnien e tyre, ai m\u00eb tha se ata nuk p\u00ebrdorin shum\u00eb fjal\u00eb. Un\u00eb mendoj se ata instinktivisht e kuptonin nj\u00ebri tjetrin. N\u00ebna Tereza gjithmon\u00eb e informonte Pap\u00ebn p\u00ebr qendrat q\u00eb kishte hapur. Ata nuk jan\u00eb ulur q\u00eb t\u00eb analizojn\u00eb politik\u00ebn globale, por kishin nj\u00eb miq\u00ebsi shpirt\u00ebrore intuitive\u201d, e konfirmon biografi i Papa Gjon palit t\u00eb Dyt\u00eb, George Weigel.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb nga studiuesit m\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb katolicizmit, George Weigel suksesi i misionit t\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb i befasish\u00ebm dhe k\u00ebt\u00eb e lidh edhe me faktin q\u00eb ajo u rrit n\u00eb nj\u00eb \u201cudh\u00ebkryq fesh t\u00eb ndryshme\u201d.<\/p>\n<p>\u201cShqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb udh\u00ebkryq i kulturave, ka mysliman\u00eb , ka pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb krishterimit lindor dhe per\u00ebndimor. Dikush q\u00eb rritet n\u00eb at\u00eb mjedis shum\u00eb kulturor mendoj se mund ta parashikosh q\u00eb ishte ve\u00e7an\u00ebrisht e p\u00ebrgatitur t\u00eb shkonte n\u00eb Indi, nj\u00eb vend ku ishte shum\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb v\u00ebsh rr\u00ebnjet e krishterimit dhe t\u00eb jesh af\u00ebr atyre njer\u00ebzve n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb megjith\u00ebse ishte d\u00ebshmitare e fuqishme e krishterimit, nuk iu jepte atyre ndjesin\u00eb e k\u00ebrc\u00ebnimit\u201d, tha zoti Weigel.<\/p>\n<p>Por, N\u00ebna Tereza brenda saj kishte edhe pik\u00ebllim t\u00eb thell\u00eb, p\u00ebr jo pak arsye, nj\u00eb nga m\u00eb kryesoret familja e saj, e sidomos e \u00ebma.<\/p>\n<p>\u201cAjo ishte nj\u00eb grua q\u00eb mbante trishtime brenda vetes ndon\u00ebse dukej gazmore\u2026 + Ajo m\u00eb fliste p\u00ebr n\u00ebn\u00ebn e saj dhe thoshte nj\u00eb dit\u00eb e \u00ebma do e gjykonte p\u00ebr shkak se ishte larguar n\u00eb vitin 1928, (viti kur ajo shkoi si murgesh\u00eb n\u00eb Irland\u00eb). Ai vendim ishte nj\u00eb hap i madh p\u00ebr N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebn, por p\u00ebr t\u00eb \u00ebmen ishte nj\u00eb gj\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. Ajo e kishte humbur burrin, djalin e kishte me sh\u00ebrbim ushtarak dhe ajo kishte mbetur vet\u00ebm me motr\u00ebn e N\u00ebn\u00ebs Tereza, Age\u201d, kujton bisedat me N\u00ebn\u00ebn Tereza miku i saj, James Towey.<\/p>\n<p>Dhimbja p\u00ebr familjen shqiptare r\u00ebndohej edhe m\u00eb shum\u00eb nga fakti se N\u00ebn\u00eb Tereza nuk kishte mund\u00ebsi t\u00eb kishte kurrfar\u00eb kontakti me t\u00eb \u00ebmen dhe motr\u00ebn t\u00eb mbetura n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e vetizoluar. Por me gjith\u00eb dhimbjet e saj personale, ajo i solli bot\u00ebs shum\u00eb g\u00ebzim dhe besim n\u00eb vlerat njer\u00ebzore, p\u00ebr \u00e7ka n\u00eb Uashington ajo u kujtua dhe nderua k\u00ebto dydit\u00eb.<\/p>\n<p>25 vjetori i vdekjes t\u00eb Shenjtes Tereza t\u00eb Kalkut\u00ebs, ka rikthyer v\u00ebmendjen tek humanistja m\u00eb me ndikim n\u00eb shekullin e 20-t\u00eb, murgesh\u00ebs shqiptare e lindur Anjez\u00eb Gonxhe Bojaxhiu.<\/p>\n<p>P\u00ebrpos hapjes s\u00eb Institutit me emrin e saj, k\u00ebtu n\u00eb Uashington k\u00ebto dy dit\u00eb jan\u00eb mbajtur aktivitete p\u00ebr t\u00eb nderuar jet\u00ebn dhe vepr\u00ebn e saj.<\/p>\n<p>T\u00eb diel\u00ebn po shfaqet filmi dokumentar \u201cN\u00ebna Tereza: Dashuria m\u00eb e Madhe\u201d, q\u00eb \u00ebsht\u00eb filmuar n\u00eb pes\u00eb kontinente, me \u00e7asje t\u00eb paprecedent\u00eb n\u00eb arkiva institucional\u00eb.<\/p>\n<p>Filmi p\u00ebrve\u00e7se hedh drit\u00eb me jet\u00ebn e saj, tregon edhe se si vizioni i saj p\u00ebr t\u00eb ndihmuar t\u00eb varf\u00ebrit e bot\u00ebs po vazhdon edhe sot e k\u00ebsaj dite.\/VOA<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>K\u00ebt\u00eb fundjav\u00eb n\u00eb Uashington u nderua jeta dhe vepra e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs me aktivitete p\u00ebrkujtimore 25 vjet pas vdekjes s\u00eb saj, mes s\u00eb cilave hapja e \u201cInstitutit N\u00ebna Tereza\u201d me pjes\u00ebmarrjen e disa prej figurave dhe studiuesve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb Kish\u00ebs Katolike n\u00eb SHBA. Z\u00ebri i Amerik\u00ebs shkoi n\u00eb Universitetin Katolik t\u00eb Amerik\u00ebs dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":283615,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-283614","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/283614","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=283614"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/283614\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/283615"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=283614"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=283614"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=283614"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}