{"id":28362,"date":"2016-12-18T17:33:26","date_gmt":"2016-12-18T15:33:26","guid":{"rendered":"http:\/\/zjarr.tv\/?p=28362"},"modified":"2016-12-18T17:33:40","modified_gmt":"2016-12-18T15:33:40","slug":"diversioni-i-lsi-brenda-qeverise-per-laboratoret-perplasje-e-ashper-me-pd","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/diversioni-i-lsi-brenda-qeverise-per-laboratoret-perplasje-e-ashper-me-pd\/","title":{"rendered":"Diversioni i LSI brenda qeveris\u00eb p\u00ebr laborator\u00ebt, p\u00ebrplasje e ashp\u00ebr me PD"},"content":{"rendered":"<p>Opozita po i shton kritikat ndaj L\u00ebvizjes Socialiste p\u00ebr Integrim duke ashp\u00ebrsuar gjuh\u00ebn ndaj k\u00ebsaj force politike n\u00eb koalicion me PS.<\/p>\n<p>Or\u00ebt e fundit jan\u00eb intensifikuar akuzat dhe kritikat ndaj LSi s\u00eb Ilir Met\u00ebs, duke qart\u00ebsuar k\u00ebshtu vendimin e Bash\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mos b\u00ebr\u00eb koalicion me LSI n\u00eb skenarin e mundsh\u00ebm t\u00eb daljes s\u00eb saj nga qeverisja me PS.<\/p>\n<p>LSI, po vazhdon diversionet renda qeveris\u00eb, duke k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb d\u00ebgjohet z\u00ebri i saj deri n\u00eb v\u00ebnie vetoje, mbi \u00e7\u00ebshtje q\u00eb ajo i quan t\u00eb pap\u00ebrshtatshme p\u00ebr vendin dhe qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>S\u00eb fundi LSI ka vendosur t\u00eb kund\u00ebrshtoj\u00eb planin e qeveris\u00eb, t\u00eb iniciuar nga ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Ilir Beqaj p\u00ebr dh\u00ebnien me koncesion bizneseve private, t\u00eb laborator\u00ebve mjek\u00ebsor\u00eb n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Z.Beqaj flet p\u00ebr konsolidim t\u00eb sh\u00ebrbimit laboratorik. Koncesioni i laborator\u00ebve parashikon q\u00eb p\u00ebr 10 vitet ardhshme qeveria t\u2019i jap\u00eb privatit sh\u00ebrbimin e analizave duke e paguar nj\u00eb shum\u00eb prej 800 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vit. Nd\u00ebrkoh\u00eb rreth 400 laborant\u00eb dhe mjek\u00eb rrezikoj\u00eb t\u00eb mos ken\u00eb m\u00eb kontrata pune me shtetin pas marrjes n\u00eb dor\u00ebzim t\u00eb sh\u00ebrbimit nga kompania private. Nj\u00eb ide e till\u00eb \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtuar fort\u00eb nga mjek\u00ebt dhe specialist\u00ebt. Sipas tyre, dh\u00ebnia e sh\u00ebrbimit t\u00eb analizave me koncesion \u00ebsht\u00eb nj\u00eb praktik\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb asnj\u00eb vend t\u00eb Bashkimit Europian.<\/p>\n<p>Kund\u00ebr k\u00ebsaj nisme doli L\u00ebvizja Socialiste p\u00ebr Integrim. Deputet\u00ebt e saj dhe kryetari i Grupit Parlamentar, Petrit Vasili e refuzuan propozimin e sjell\u00eb nga ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb Ilir Beqaj n\u00eb komisionet e Kuvendit. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb zyrtare, tre dit\u00eb m\u00eb par\u00eb kreu i grupit parlamentar t\u00eb LSI-s\u00eb, Petrit Vasili i k\u00ebrkoi Kuvendit q\u00eb ta pezullonte k\u00ebt\u00eb koncesion dhe t\u00eb mos e miratonte n\u00eb buxhetin e vitit 2017. Ve\u00e7 argumenteve t\u00eb specialist\u00ebve, Petrit Vasili rendiste dhe nj\u00eb fakt q\u00eb ishte anashkaluar nga Partia Socialiste. Projekti i koncesionit t\u00eb laborator\u00ebve nuk kishte asnj\u00eb studim korrekt. Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb ka kontaktuar nj\u00eb kompani q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebnte studimin p\u00ebr gjith\u00eb koncesionin, por ky studim edhe pse ka rol vet\u00ebm k\u00ebshillues, ende nuk kishte dh\u00ebn\u00eb shifra t\u00eb sakta.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Ministria n\u00eb dokumentin e sjell\u00eb p\u00ebr miratim n\u00eb Kuvend p\u00ebrcaktonte vler\u00ebn e koncesionit 800 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vit pa dh\u00ebn\u00eb detaje se ku e kishte gjetur k\u00ebt\u00eb shif\u00ebr. Pra jo vet\u00ebm ishte nj\u00eb praktik\u00eb e dyshimt\u00eb e partneritetit publik- privat, por gjith\u00eb nisma kishte vet\u00ebm nj\u00eb shif\u00ebr parash q\u00eb duhet t\u00eb jap shteti dhe asnj\u00eb projekt se pse kushtonte aq dhe jo m\u00eb pak.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn e s\u00eb enjtes, Kuvendi hodhi posht\u00eb me 63 vota kund\u00ebr amendamentin e paraqitur nga LSI, ku Kryetari i Grupit Parlamentar t\u00eb LSI, Petrit Vasili k\u00ebrkoi q\u00eb asnj\u00eb fond t\u00eb mos l\u00ebvizi nga ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, deri sa kjo nism\u00eb e qeveris\u00eb t\u00eb jet\u00eb e plot\u00eb dhe e qart\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb z. Vasili, ministri i Financave, Arben Ahmetaj tha se amendamenti i paraqitur nuk mund t\u00eb hidhet n\u00eb votim, duke qen\u00eb se fondi p\u00ebr koncesionin nuk \u00ebsht\u00eb paraqitur n\u00eb tabelat e ligjit t\u00eb buxhetit. Por, deputeti Vasili k\u00ebrkoi hedhjen n\u00eb votim, duke qen\u00eb se, sipas tij, tabela e investimeve \u00ebsht\u00eb tabel\u00eb integrale e ligjit t\u00eb buxhetit, dhe n\u00eb tabel\u00ebn integrale \u00ebsht\u00eb planifikuar.<\/p>\n<p>Sakaq, Partia Demokratike reagoi sot dhe e quajti po aq fajtore L\u00ebvizjen Socialiste p\u00ebr Integrim p\u00ebr koncesionin e laborator\u00ebve. N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb p\u00ebr mediat, opozita thot\u00eb se LSI nuk e fsheh dot kok\u00ebn me nj\u00eb amendament.<\/p>\n<p>\u201cLSI \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e koncesioneve, abuzimeve dhe vjedhjeve 4-vje\u00e7are t\u00eb Qeveris\u00eb. Gjasm\u00eb amendamenti buxhetor i LSI-s\u00eb, p\u00ebr koncesionin e laborator\u00ebve n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi, nuk e ndalonte koncesionin e laborator\u00ebve dhe nuk kishte asnj\u00eb vler\u00eb ligjore\u201d, thuhet n\u00eb deklarat\u00ebn e demokrat\u00ebve. Partia Demokratike thot\u00eb se amendamenti i paraqitur nga Petrit Vasili n\u00eb Kuvend ishte i pavler\u00eb. \u201cVendimin p\u00ebr koncesionin e laborator\u00ebve e merr Qeveria dhe jo Kuvendi. N\u00ebse Ilir Meta \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr koncesionit e ka t\u00eb thjesht\u00eb: ta rr\u00ebzoj\u00eb at\u00eb n\u00eb Qeveri. Le t\u00eb bllokoj\u00eb qeverin\u00eb, ose t\u00eb dal\u00eb nga qeveria. Por k\u00ebt\u00eb LSI nuk e b\u00ebn dot, sepse qeverisja \u00ebsht\u00eb oksigjeni q\u00eb mban n\u00eb jet\u00eb LSI-n\u00eb\u201d, thuhej n\u00eb deklarat\u00ebn e PD. PD thot\u00eb se LSI \u00ebsht\u00eb bashkautor\u00eb e t\u00eb gjitha vjedhjeve, koncesioneve dhe abuzimeve t\u00eb Qeveris\u00eb Rama-Meta, nga nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb cilave LSI ka p\u00ebrfituar direkt.<\/p>\n<p>\u201cLSI dhe PS jan\u00eb dy faqe t\u00eb nj\u00eb monedhe nuk kan\u00eb dallim nga nj\u00ebra-tjetra, ndajn\u00eb bashk\u00eb at\u00eb q\u00eb grabisin nga populli\u201d, thuhet n\u00eb deklarat\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo deklarat\u00eb e Partis\u00eb Demokratike ka shkaktuar reagimin e LSI-s\u00eb. Ka qen\u00eb pik\u00ebrisht Petrit Vasili, ai q\u00eb parashtroi amendamentin n\u00eb Kuvend ai q\u00eb ka reaguar.<\/p>\n<p>\u201cBasha t\u00eb zgjedh\u00eb realitetin ose qiellin e shtat\u00eb. Basha t\u00eb ndaj\u00eb se ku \u00ebsht\u00eb, k\u00ebtu apo n\u00eb Holand\u00eb. Problemi i PD nuk \u00ebsht\u00eb LSI-ja, por oligarkia\u201d, thuhet n\u00eb reagimin e Petrit Vasilit.<\/p>\n<p><b>Deklarata e plot\u00eb e PD<\/b><\/p>\n<p>Partia Demokratike \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr koncesionit t\u00eb laborator\u00ebve. Ka qen\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr koncesionit t\u00eb dializ\u00ebs. Ka qen\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr koncesionit t\u00eb sterilizimit. Ka qen\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr koncesionit t\u00eb kontrollit mjek\u00ebsor. I ka denoncuar t\u00eb gjitha k\u00ebto koncesione dhe ka luftuar kund\u00ebr tyre.<\/p>\n<p>Gjasme amendamenti buxhetor i LSI-s\u00eb, p\u00ebr koncesionin e laborator\u00ebve n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi, nuk e ndalonte koncesionin e laborator\u00ebve, dhe nuk kishte asnj\u00eb vler\u00eb ligjore.<\/p>\n<p>Vendimin p\u00ebr koncesionin e laborator\u00ebve e merr qeveria dhe jo Kuvendi. N\u00ebse Ilir Meta \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr koncesionit e ka t\u00eb thjesht\u00eb: ta rr\u00ebzoj\u00eb at\u00eb n\u00eb qeveri. Le t\u00eb bllokoj\u00eb qeverin\u00eb ose t\u00eb dal\u00eb nga qeveria. Por k\u00ebt\u00eb LSI nuk e b\u00ebn dot, sepse qeverisja \u00ebsht\u00eb oksigjeni q\u00eb mban n\u00eb jet\u00eb LSI-n\u00eb.<\/p>\n<p>Gjasme amendamenti kund\u00ebr koncesionit, ishte nj\u00eb manov\u00ebr propagandistike e Ilir Met\u00ebs p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb gjasme sikur mendon p\u00ebr popullin, pra ishte nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr.<\/p>\n<p>Po afrohen zgjedhjet dhe \u00ebsht\u00eb koha kur Ilir Meta b\u00ebn sikur nuk ka qen\u00eb n\u00eb qeveri kat\u00ebr vjet.<\/p>\n<p>LSI \u00ebsht\u00eb bashkautore e t\u00eb gjitha vjedhjeve, koncesioneve dhe abuzimeve t\u00eb qeveris\u00eb Rama-Meta, nga nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb cilave LSI ka p\u00ebrfituar direkt.<\/p>\n<p>N\u00ebse Ilir Meta \u00ebsht\u00eb p\u00ebr interesin publik, nuk do kishte b\u00ebr\u00eb pazar me taks\u00ebn e gazit. N\u00ebse Ilir Meta \u00ebsht\u00eb p\u00ebr interesin publik, le t\u00eb ngrej\u00eb z\u00ebrin kund\u00ebr koncesionit t\u00eb dializ\u00ebs q\u00eb u shit p\u00ebr dy lek\u00eb tek klient\u00ebt e LSI-s\u00eb.<\/p>\n<p>Sot ka vet\u00ebm nj\u00eb z\u00eb n\u00eb interes t\u00eb publikut n\u00eb Shqip\u00ebri: kjo \u00ebsht\u00eb opozita.<\/p>\n<p>LSI dhe PS jan\u00eb dy faqe t\u00eb nj\u00eb monedhe, nuk kan\u00eb dallim nga nj\u00ebra-tjetra, ndajn\u00eb bashk\u00eb at\u00eb q\u00eb grabisin nga populli.<\/p>\n<p><b>7 milion\u00eb euro n\u00eb vit nga koncesioni i laborator\u00ebve?<\/b><\/p>\n<p>Deputetja Vokshi denoncoi dje at\u00eb q\u00eb e cil\u00ebsoi skandalin me afer\u00ebn e koncesionit t\u00eb laborator\u00ebve prej t\u00eb cilit Rama me klientin e tij do t\u00eb ndajn\u00eb s\u00eb bashku 7 milion\u00eb euro n\u00eb vit. \u201cN\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkim n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb Agjensis\u00eb s\u00eb Prokurimit Publik, n\u00eb lidhje me shpenzimet p\u00ebr laborator\u00ebt n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin, na rezulton q\u00eb n\u00eb nj\u00eb vit, qeveria shpenzon m\u00eb pak se 1 milion euro n\u00eb vit. \u200e Pra, nga 1 milion euro n\u00eb vit q\u00eb kushton sot i gjith\u00eb sistemi i laborator\u00ebve, pasi t\u2019ia kaloj\u00eb privatit, shteti do t\u2019i paguaj\u00eb atij 8 milion\u00eb euro. Jan\u00eb 7 milion\u00eb euro m\u00eb shum\u00eb nga taksat e qytetar\u00ebve q\u00eb do t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb xhepat e klientit t\u00eb radh\u00ebs\u201d, tha Vokshi.<\/p>\n<p><b>PD kund\u00ebr koncesionit<\/b><\/p>\n<p>Partis\u00eb Demokratike \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr kon\u00e7esionit t\u00eb laborator\u00ebve, q\u00eb prej fillimit t\u00eb vitit 2015 dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme deri m\u00eb sot. Un\u00eb dhe deputetet e tjer\u00eb t\u00eb PD-s\u00eb n\u00eb Komisionin e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, kemi b\u00ebr\u00eb disa denoncime n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb kon\u00e7esion korruptiv dhe abuziv. Kon\u00e7esioni i rrjetit t\u00eb laborator\u00ebve publik\u00eb vjen pas atij t\u00eb check-up-it, t\u00eb sterilizimit, t\u00eb dializ\u00ebs dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap tjet\u00ebr n\u00eb planin e mir\u00ebmenduar dhe t\u00eb q\u00ebllimsh\u00ebm t\u00eb Edi Ram\u00ebs p\u00ebr t\u00eb privatizuar sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb n\u00eb favor t\u00eb klient\u00ebve t\u00eb tij. S\u00eb shpejti, do t\u00eb marrim vesh se kush nga klient\u00ebt e kryeministrit do ta g\u00ebzoj\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb. \u200eKy kon\u00e7esion e \u00e7on afer\u00ebn n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 400 milion\u00eb euro p\u00ebr 4 kon\u00e7esione, vet\u00ebm n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi. 400 milion\u00eb euro q\u00eb duhet t\u00eb shkonin p\u00ebr sh\u00ebndetin e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb. Kon\u00e7esioni i rrjetit t\u00eb laborator\u00ebve nuk ka asnj\u00eb rast t\u00eb ngjash\u00ebm n\u00eb bot\u00eb. Askund nuk \u00ebsht\u00eb aplikuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb shtrirje. Vlen t\u00eb theksohet q\u00eb t\u00eb gjitha eksperiencat nd\u00ebrkomb\u00ebtare nuk d\u00ebshmojn\u00eb sukses, por kryesisht d\u00ebshtime apo rikthime n\u00eb sektorin shtet\u00ebror. Kon\u00e7esioni po b\u00ebhet n\u00eb munges\u00eb transparence. Detajet e tij po mbahen t\u00eb fshehta. Nuk jan\u00eb pyetur mjek\u00ebt, nuk jan\u00eb pyetur punonj\u00ebsit. As Komisionit t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb t\u00eb Kuvendit nuk i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb informacion i plot\u00eb mbi kon\u00e7esionin, duke shkelur Kushtetut\u00ebn, legjislacionin n\u00eb fuqi. Por ajo q\u00eb e b\u00ebn edhe m\u00eb skandaloz k\u00ebt\u00eb koncesion \u00ebsht\u00eb se aplikimi i k\u00ebtij projekti n\u00eb QSUT sjell efekte t\u00eb shum\u00ebfishta negative: p\u00ebr karakterin unik t\u00eb sh\u00ebrbimeve laboratorike, n\u00eb d\u00ebmtimin e parikthyesh\u00ebm t\u00eb funksionit pedagogjik, edukativ-formues dhe shkencor t\u00eb k\u00ebtyre sh\u00ebrbimeve, q\u00eb jan\u00eb qendra komb\u00ebtare unike, ekselence p\u00ebr formimin, specializimin dhe pun\u00ebn k\u00ebrkimore t\u00eb t\u00eb rinjve n\u00eb k\u00ebto fusha.\u200e D\u00ebmet do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb m\u00ebdha e t\u00eb pariparueshme.<\/p>\n<p><b>Opozita: Skema e p\u00ebrfitimit t\u00eb 7 milion\u00eb eurove<\/b><\/p>\n<p>\u201cBeqaj pretendon q\u00eb duhen 11 milion\u00eb euro investime, q\u00eb qeveria nuk i b\u00ebn dot, sepse nuk i ka k\u00ebto fonde. Por gjithkush e di q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor, rinovimi dhe modernizimi i laborator\u00ebve mjek\u00ebsore spitalore publike, nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr investime fillestare, sepse testet laboratorike shoq\u00ebrohen me teknologji n\u00eb p\u00ebrdorim, mir\u00ebmbajtje si dhe informatizim laboratorik. N\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkim n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Prokurimit Publik, n\u00eb lidhje me shpenzimet p\u00ebr laborator\u00ebt n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin, na rezulton q\u00eb n\u00eb nj\u00eb vit, qeveria shpenzon m\u00eb pak se 1 milion euro n\u00eb vit. \u200e Pra, nga 1 milion euro n\u00eb vit q\u00eb kushton sot i gjith\u00eb sistemi i laborator\u00ebve, pasi t\u2019ia kaloj\u00eb privatit, shteti do t\u2019i paguaj\u00eb atij 8 milion\u00eb euro. Jan\u00eb 7 milion\u00eb euro m\u00eb shum\u00eb nga taksat e qytetar\u00ebve q\u00eb do t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb xhepat e klientit t\u00eb radh\u00ebs. Kon\u00e7esioni do t\u00eb monopolizoj\u00eb sistemin laboratorik mjek\u00ebsor, do t\u00eb prodhoj\u00eb \u00e7mime t\u00eb pakontrolluara e t\u00eb larta, do t\u00eb c\u00ebnoj\u00eb cil\u00ebsin\u00eb dhe transparenc\u00ebn e sh\u00ebrbimit dhe do t\u00eb krijoj\u00eb problem t\u00eb siguris\u00eb p\u00ebr sh\u00ebndetin e pacient\u00ebve. N\u00eb k\u00ebt\u00eb sistem t\u00eb korruptuar q\u00eb ne kemi, privati do t\u00eb gjej\u00eb p\u00ebrher\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb cil\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb fituar m\u00eb shum\u00eb. Kon\u00e7esioni pritet t\u00eb rris\u00eb ndjesh\u00ebm korrupsionin n\u00ebp\u00ebrmjet inflacionit t\u00eb testeve laboratorike, duke rritur fiktivisht pagesat nga shteti, n\u00ebp\u00ebrmjet taksapaguesve. Kon\u00e7esioni pritet t\u00eb ket\u00eb pasoja t\u00eb ndjeshme njer\u00ebzore dhe humane, pasi rrezikon t\u00eb hedh\u00eb n\u00eb rrug\u00eb rreth 850 mjek\u00eb dhe staf mjek\u00ebsor. Me shum\u00eb gjasa, ata do t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohen nga njer\u00ebz m\u00eb pak t\u00eb kualifikuar, por q\u00eb kan\u00eb n\u00eb xhep teser\u00ebn e partis\u00eb, q\u00eb ndjekin mbledhjet e PS-s\u00eb, apo japin zarfet n\u00ebn dor\u00eb. \u200eKon\u00e7esioni, s\u2019\u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr, ve\u00e7se nj\u00eb pro\u00e7edur\u00eb korruptive dhe abuzive, vet\u00ebm 6 muaj para zgjedhjeve t\u00eb p\u00ebrgjithshme, \u200eq\u00eb p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb. Partia Demokratike i k\u00ebrkon Edi Ram\u00ebs t\u00eb t\u00ebrhiqet nga ky koncesion kurruptiv, i cili do t\u00eb ket\u00eb pasoja t\u00eb r\u00ebnda humane, shkencore, didaktike, financiare\u200e. Partia Demokratike nuk e njeh, dhe do ta kthej\u00eb mbrapsht k\u00ebt\u00eb kon\u00e7esion, k\u00ebt\u00eb vjedhje t\u00eb re n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi, ashtu si edhe t\u00eb tjerat q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb Edi Rama dhe Ilir Beqaj\u201d.<\/p>\n<p><b>Vokshi: Beqja refuzon t\u2019i jap\u00eb informacion Parlamentit<\/b><\/p>\n<p>\u201cKoncesion me afat 10-vje\u00e7ar, me nj\u00eb total rreth 100 mln euro, q\u00eb tejkalon mandatet e disa qeverive, por jan\u00eb zgjedhjet e ju duhen para, para p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb votat. I kam d\u00ebrguar shkresa zyrtare, i kam k\u00ebrkuar t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb Studimin e fizibilitetit, miratuar me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb ligji n\u00eb k\u00ebt\u00eb Parlament. Por ai refuzon. Refuzon t\u00eb vij\u00eb n\u00eb Komision! Refuzon t\u00eb jap\u00eb informacion e t\u2019i p\u00ebrgjigjet deputet\u00ebve? \u00c7far\u00eb i jep k\u00ebt\u00eb siguri Beqes, i cili refuzon t\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb studim t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshjeje p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ka marr\u00eb votat n\u00eb k\u00ebt\u00eb Kuvend? Po p\u00ebr \u00e7far\u00eb e keni dh\u00ebn\u00eb ju vot\u00ebn t\u00eb nderuar koleg\u00eb? Q\u00eb t\u00eb vij\u00eb Beqja e t\u2019ju thot\u00eb: s\u2019dua t\u2019jua jap raportin, sepse k\u00ebshtu m\u00eb p\u00eblqen? E pastaj pas insistimit e pas presionit edhe t\u00eb LSI t\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb raport n\u00eb t\u00eb cilin ka fshehur t\u00eb dh\u00ebnat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme? Sepse thot\u00eb q\u00eb jan\u00eb konfidenciale? Sepse qenkan konfidenciale p\u00ebr ne, ligjv\u00ebn\u00ebsit, por Beqaj mund t\u2019i ket\u00eb, q\u00eb t\u2019ia jap\u00eb asaj kompanie t\u00eb cil\u00ebn e ka parazgjedhur ai dhe Rama. \u00c7do gj\u00eb, terr informativ! Munges\u00eb transparence! P\u00ebr nj\u00eb koncesion, i cili shum\u00eb shpejt mund t\u00eb kthehet n\u00eb rrezik t\u00eb madh edhe komb\u00ebtar. Mund t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb rrezik p\u00ebr financat, p\u00ebr buxhetin. Mund t\u00eb na kthehet n\u00eb rrezik p\u00ebr sh\u00ebndetin. P\u00ebr mir\u00ebqenien e qindra familjeve. Rrezik madje edhe p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare! Pse insistohet kund\u00ebr vullnetit t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb profesionist\u00ebve, teknik\u00ebve dhe mjek\u00ebve t\u00eb laborator\u00ebve, duke i shmangur, duke i injoruar ata, duke neglizhuar q\u00ebllimsh\u00ebm \u00e7do sensibilizim n\u00eb lidhje me rreziqet q\u00eb mund t\u00eb vijn\u00eb? D\u00ebmet q\u00eb mund t\u00eb shkaktohen? Po pse aplikohen k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri formula q\u00eb askush nuk guxon t\u2019i aplikoj\u00eb? Edhe vendet m\u00eb t\u00eb zhvilluara? Kur edhe t\u00eb gjitha eksperiencat nd\u00ebrkomb\u00ebtare nuk tregojn\u00eb asnj\u00eb sukses? N\u00eb asnj\u00eb vend t\u00eb Bashkimit Europian nuk \u00ebsht\u00eb aplikuar kjo praktik\u00eb e kushtueshme dhe monopoliste, q\u00eb cenon sigurin\u00eb e sh\u00ebndetit t\u00eb popullat\u00ebs. Projekte pilot me asistenc\u00ebn financiare t\u00eb Bank\u00ebs Bot\u00ebrore jan\u00eb kryer n\u00eb disa vende si Egjipti, India dhe n\u00eb Nigeria \u00ebsht\u00eb testuar n\u00eb disa spitale\u201d.<\/p>\n<p><b>\u00c7far\u00eb thon\u00eb ekspert\u00ebt?<\/b><\/p>\n<p>\u201c\u00c7do sugjerim dhe rekomandim\u00a0 mbi aplikimin e PPP n\u00eb form\u00eb koncesioni n\u00eb sistemin laboratorik publik \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb konsultime t\u00eb gjera me profesionist\u00eb t\u00eb mjek\u00ebsis\u00eb laboratorike, t\u00eb shoqatave europiane dhe bot\u00ebrore t\u00eb mjek\u00ebsis\u00eb laboratorike, dokumenta strategjike t\u00eb Bashkimit Europian si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Raporti i Panelit t\u00eb Ekspert\u00ebve t\u00eb Komisionit Europian lidhur me \u201cAnaliz\u00ebn ekonomike dhe vler\u00ebsimin e partneritetit publik privat n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi n\u00eb vendet e Bashkimit Europian\u201d dhe publikime periodike shkencore\u201d, thuhet n\u00eb deklarat\u00ebn e Shoqat\u00ebs s\u00eb Biokimis\u00eb Klinike dhe Mjek\u00ebsis\u00eb Laboratorike shqiptare, e cila argumenton si m\u00eb posht\u00eb: Nuk ka t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb qarta dhe t\u00eb provuara p\u00ebr suksesin e PPP n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi. Komisioni i\u00a0 Ekspert\u00ebve t\u00eb KE shprehet n\u00eb rekomandimet e tij se, \u201cnuk \u00ebsht\u00eb e mundur t\u2019ju japim nj\u00eb rekomandim t\u00eb bazuar n\u00eb evidenca shteteve an\u00ebtare t\u00eb BE lidhur me rolin e PPP n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi\u201d. PPP n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi \u201cka pasur m\u00eb shum\u00eb hije se sa drita\u201d (referuar sistemit spanjoll) PPP n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi ka nj\u00eb shtirje shum\u00eb t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb vendet e BE. Nga analiza e panelit t\u00eb eksperteve t\u00eb KE rezulton se PPP n\u00eb t\u00eb gjitha vendet e BE p\u00ebrfshin vet\u00ebm 1% t\u00eb investimeve n\u00eb sektorin e kujdesit sh\u00ebndet\u00ebsor; p\u00ebrjashtim b\u00ebn vet\u00ebm Anglia dhe Portugalia. Nuk kemi asnj\u00eb evidenc\u00eb as nga dokumente t\u00eb BE, IFC dhe as nga v\u00ebzhgimi i literatur\u00ebs periodike shkencore lidhur me aplikimin e PPP n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi n\u00eb form\u00eb t\u00eb centralizuar dhe t\u00eb gjeneralizuar. Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb studiohet aplikimi i PPP n\u00eb form\u00eb koncesioni n\u00eb 18 laborator\u00eb publik\u00eb spitalor\u00eb q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb mbi 80% t\u00eb sistemit laboratorik publik n\u00eb vend. Krijohet monopol dhe dominim tregu (shembulli negativ i Aeroportit \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d). Operatori privat do t\u00eb orientohet nga fitimi duke u kufizuar dhe p\u00ebrqendruar n\u00eb kompani diagnostike me t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb b\u00ebj\u00eb marr\u00ebveshje preferenciale. Koncesionari do t\u00eb ket\u00eb interes t\u00eb rris\u00eb numrin e analizave me q\u00ebllim rritjen e fitimit (rrezikohet t\u00eb kemi inflacion testesh laboratorike). P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, ai do t\u00eb nxis\u00eb mjek\u00ebt kliniciste q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojne sa m\u00eb shum\u00eb analiza dhe k\u00ebshtu do t\u00eb rritet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb konsiderueshme dhe fiktive pagesa q\u00eb shteti, n\u00ebp\u00ebrmjet taksapaguesve, duhet t\u2019i rimbursoj\u00eb kompanis\u00eb private. Shembulli i Lesothos n\u00eb Afrik\u00eb, ku nj\u00eb spital i ngritur sipas k\u00ebtij modelit sot merr 1\/2 e buxhetit t\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb s\u00eb atij vendi. Nuk ka asnj\u00eb shembull, ku sh\u00ebrbimi laboratorik unikal universitar i nj\u00eb shteti t\u00eb jepet me koncesion. Aplikimi i k\u00ebtij projekti n\u00eb QSUT do t\u00eb kishte efekte t\u00eb shum\u00ebfishta negative jo vet\u00ebm p\u00ebr karakterin unik t\u00eb sh\u00ebrbimeve laboratorike n\u00eb k\u00ebt\u00eb qend\u00ebr universitare, por dhe n\u00eb d\u00ebmtimin e parikthyesh\u00ebm t\u00eb funksionit pedagogjik, edukativ-formues dhe shkencor t\u00eb k\u00ebtyre sh\u00ebrbimeve, q\u00eb jan\u00eb qendra komb\u00ebtare unike dhe ekselence p\u00ebr formimin, specializimin dhe pun\u00ebn k\u00ebrkimore t\u00eb t\u00eb rinjve n\u00eb k\u00ebto fusha\u201d. N\u00ebse pyet p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Shoqatave t\u00eb Biokimis\u00eb Klinike dhe Mjek\u00ebsis\u00eb Laboratorike apo t\u00eb teknik\u00ebve t\u00eb laborator\u00ebve, deklarojn\u00eb q\u00eb nuk kan\u00eb asnj\u00eb dijeni e nuk jan\u00eb konsultuar p\u00ebr koncensionin e sh\u00ebrbimit laboratorik mjek\u00ebsor. As nuk jan\u00eb pyetur, dhe as nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb asnj\u00eb grup pune. Pra, tin\u00ebzisht, profesionist\u00ebt dhe ekspert\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb jan\u00eb p\u00ebrjashtuar nga vendimmarrja, megjith\u00ebse ligji thot\u00eb ndryshe! Ministri thot\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb sektor q\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr investime t\u00eb m\u00ebdha, t\u00eb cilat qeveria nuk i b\u00ebn dot se nuk i ka parat\u00eb. Justifikim bajat, i cili nuk q\u00ebndron aspak: Ky justifikim \u00ebsht\u00eb hedhur posht\u00eb nga ata q\u00eb t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn e tyre i jan\u00eb p\u00ebrkushtuar k\u00ebsaj fushe, pasi investimet e viteve t\u00eb fundit nuk mungojn\u00eb, dhe as stafi i trajnuar e profesional nuk mungon.\u00a0<a href=\"http:\/\/zjarr.tv\/en\/diversioni-i-lsi-brenda-qeverise-per-laboratoret-perplasje-e-ashper-me-pd\/vokshi\/\" rel=\"attachment wp-att-28363\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-28363\" src=\"http:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/vokshi.jpg\" alt=\"vokshi\" width=\"1000\" height=\"669\" \/><\/a><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Opozita po i shton kritikat ndaj L\u00ebvizjes Socialiste p\u00ebr Integrim duke ashp\u00ebrsuar gjuh\u00ebn ndaj k\u00ebsaj force politike n\u00eb koalicion me PS. Or\u00ebt e fundit jan\u00eb intensifikuar akuzat dhe kritikat ndaj LSi s\u00eb Ilir Met\u00ebs, duke qart\u00ebsuar k\u00ebshtu vendimin e Bash\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mos b\u00ebr\u00eb koalicion me LSI n\u00eb skenarin e mundsh\u00ebm t\u00eb daljes s\u00eb saj [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2044,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,1,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-28362","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet","7":"category-lajme","8":"category-uncategorized-sq","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28362","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2044"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=28362"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28362\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=28362"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=28362"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=28362"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}