{
    "id": 283699,
    "date": "2022-09-12T10:59:53",
    "date_gmt": "2022-09-12T08:59:53",
    "guid": {
        "rendered": "https:\/\/zjarr.tv\/?p=283699"
    },
    "modified": "2022-09-12T10:59:53",
    "modified_gmt": "2022-09-12T08:59:53",
    "slug": "dom-gjergj-meta-letrat-dhe-keshillat-qe-shkruani-per-femijet-me-rastin-e-fillimit-te-shkolles-kane-lidhje-me-ato-komplekse-faji-qe-te-rriturit",
    "status": "publish",
    "type": "post",
    "link": "http:\/\/zjarr.tv\/en\/dom-gjergj-meta-letrat-dhe-keshillat-qe-shkruani-per-femijet-me-rastin-e-fillimit-te-shkolles-kane-lidhje-me-ato-komplekse-faji-qe-te-rriturit\/",
    "title": {
        "rendered": "Dom Gjergj Meta: Letrat dhe k\u00ebshillat q\u00eb shkruani p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt me rastin e fillimit t\u00eb shkoll\u00ebs, kan\u00eb lidhje me ato komplekse faji q\u00eb t\u00eb rriturit\u2026"
    },
    "content": {
        "rendered": "<p>N\u00eb nisjen e vitit t\u00eb ri shkollor, t\u00eb shumta jan\u00eb reagimet dhe dedikimet q\u00eb u kushtohen f\u00ebmij\u00ebve. Dom Gjergj Meta, ka shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb rrjetet sociale nj\u00eb mesazh ku flet p\u00ebr letrat q\u00eb t\u00eb rriturit u shkruajn\u00eb f\u00ebmij\u00ebve dhe p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e edukimit t\u00eb tyre duke \u201ci dh\u00ebn\u00eb mbrojtje dhe siguri e duke i ndihmuar t\u00eb dal\u00eb e t\u00eb zhvillohet brenda tyre \u00e7ka tashm\u00eb gjendet brenda tyre\u201d.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb ato rreshta f\u00ebmija t\u00eb cilit i drejtohemi ne t\u00eb rriturit \u00ebsht\u00eb f\u00ebmija brenda nesh. Ngaq\u00eb ne nuk kemi guxim t\u00eb flasim me at\u00eb f\u00ebmij\u00eb apo adoleshent n\u00eb veten ton\u00eb i shkruajm\u00eb let\u00ebr atij. K\u00ebshtu e zhvendosim pafund\u00ebsisht problemin. Ndoshta at\u00eb let\u00ebr apo k\u00ebshill\u00eb duhet ta rilexojm\u00eb n\u00eb heshtjen e zemr\u00ebs ton\u00eb p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb pasqyre, duke shikuar veten n\u00eb sy. Mund t\u00eb jet\u00eb terapeutike dhe fillimi i nj\u00eb dialogu me vetveten, por nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me f\u00ebmij\u00ebn dhe nx\u00ebn\u00ebsit\u201d, shkruan Dom Gjergj Meta.<\/p>\n<p>T\u00cb RRITURIT Q\u00cb U SHKRUAJN\u00cb LETRA F\u00cbMIJ\u00cbVE\u2026<\/p>\n<p>K\u00ebto letrat dhe k\u00ebshillat q\u00eb shkruhen n\u00eb rastet e fillimit t\u00eb shkoll\u00ebs p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt jan\u00eb n\u00eb fakt gj\u00ebra q\u00eb ne t\u00eb rriturit ia shkruajm\u00eb vetvetes.<\/p>\n<p>N\u00eb ata rreshta \u00ebsht\u00eb nj\u00eb i rritur q\u00eb arsyeton dhe shkruan si i till\u00eb. N\u00eb fakt nuk ka lidhje me f\u00ebmij\u00ebt konkret\u00eb, por me ato komplekse her\u00eb faji e her\u0113 d\u00ebshirash q\u00eb ne t\u00eb rriturit kemi dhe i projektojm\u00eb te vetja jon\u00eb. Ka lidhje drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb me f\u00ebmij\u00ebn q\u00eb nuk kemi qen\u00eb apo q\u00eb do t\u00eb kishim d\u00ebshir\u00eb t\u00eb ishim.<\/p>\n<p>Nj\u00ebmend, lexuesit e atyre letrave jan\u00eb po t\u00eb rritur, sepse f\u00ebmij\u00ebt, sidomos nx\u00ebn\u00ebsit nga klasa I n\u00eb t\u00eb IX as nuk duan t\u2019ia dijn\u00eb dhe as nuk i lexojn\u00eb ato letra. Kurse adoleshent\u00ebt i refuzojn\u00eb a priori.<\/p>\n<p>N\u00eb ato rreshta f\u00ebmija t\u00eb cilit i drejtohemi ne t\u00eb rriturit \u00ebsht\u00eb f\u00ebmija brenda nesh. Ngaq\u00eb ne nuk kemi guxim t\u00eb flasim me at\u00eb f\u00ebmij\u00eb apo adoleshent n\u00eb veten ton\u00eb i shkruajm\u00eb let\u00ebr atij. K\u00ebshtu e zhvendosim pafund\u00ebsisht problemin. Ndoshta at\u00eb let\u00ebr apo k\u00ebshill\u00eb duhet ta rilexojm\u00eb n\u00eb heshtjen e zemr\u00ebs ton\u00eb p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb pasqyre, duke shikuar veten n\u00eb sy. Mund t\u00eb jet\u00eb terapeutike dhe fillimi i nj\u00eb dialogu me vetveten, por nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me f\u00ebmij\u00ebn dhe nx\u00ebn\u00ebsit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa f\u00ebmij\u00ebt? T\u2019i l\u00ebm\u00eb t\u00eb gabojn\u00eb, t\u00eb qajn\u00eb, t\u00eb lozin e t\u00eb \u00e7irren e pse jo t\u00eb b\u00ebjn\u00eb ato gj\u00ebra q\u00eb ne t\u00eb rriturit ua kemi ndaluar. Ne t\u00eb jemi aty p\u00ebr ata duke i dh\u00ebn\u00eb mbrojtje dhe siguri e duke i ndihmuar t\u00eb dal\u00eb e t\u00eb zhvillohet brenda tyre \u00e7ka tashm\u00eb gjendet brenda tyre. Ky quhet edukim!<\/p>\n<p>Kjo quhet dashuri<\/p>\n<p>Dit\u00eb t\u00eb bukur!<br \/>\nD. Gjergji<\/p>",
        "protected": false
    },
    "excerpt": {
        "rendered": "<p>N\u00eb nisjen e vitit t\u00eb ri shkollor, t\u00eb shumta jan\u00eb reagimet dhe dedikimet q\u00eb u kushtohen f\u00ebmij\u00ebve. Dom Gjergj Meta, ka shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb rrjetet sociale nj\u00eb mesazh ku flet p\u00ebr letrat q\u00eb t\u00eb rriturit u shkruajn\u00eb f\u00ebmij\u00ebve dhe p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e edukimit t\u00eb tyre duke \u201ci dh\u00ebn\u00eb mbrojtje dhe siguri e duke i ndihmuar t\u00eb [&hellip;]<\/p>",
        "protected": false
    },
    "author": 2031,
    "featured_media": 173060,
    "comment_status": "closed",
    "ping_status": "closed",
    "sticky": false,
    "template": "",
    "format": "standard",
    "meta": {
        "footnotes": ""
    },
    "categories": [
        241
    ],
    "tags": [],
    "class_list": {
        "0": "post-283699",
        "1": "post",
        "2": "type-post",
        "3": "status-publish",
        "4": "format-standard",
        "5": "has-post-thumbnail",
        "7": "category-aktualitet"
    },
    "_links": {
        "self": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/283699",
                "targetHints": {
                    "allow": [
                        "GET"
                    ]
                }
            }
        ],
        "collection": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"
            }
        ],
        "about": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"
            }
        ],
        "author": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"
            }
        ],
        "replies": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=283699"
            }
        ],
        "version-history": [
            {
                "count": 0,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/283699\/revisions"
            }
        ],
        "wp:featuredmedia": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/173060"
            }
        ],
        "wp:attachment": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=283699"
            }
        ],
        "wp:term": [
            {
                "taxonomy": "category",
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=283699"
            },
            {
                "taxonomy": "post_tag",
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=283699"
            }
        ],
        "curies": [
            {
                "name": "wp",
                "href": "https:\/\/api.w.org\/{rel}",
                "templated": true
            }
        ]
    }
}