{"id":283783,"date":"2022-09-12T13:03:34","date_gmt":"2022-09-12T11:03:34","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=283783"},"modified":"2022-09-12T13:05:26","modified_gmt":"2022-09-12T11:05:26","slug":"flutura-acka-te-behen-te-detyrueshme-noti-dhe-ciklizmi-ne-shkolla","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/flutura-acka-te-behen-te-detyrueshme-noti-dhe-ciklizmi-ne-shkolla\/","title":{"rendered":"Flutura A\u00e7ka: T\u00eb b\u00ebhen t\u00eb detyrueshme noti dhe \u00e7iklizmi n\u00eb shkolla"},"content":{"rendered":"<p>Kryetarja e Komisionit p\u00ebr Edukimin dhe Arsimin, Flutura A\u00e7ka duke folur n\u00eb mbledhjen e sotme ka sugjeruar futjen e detyrueshme t\u00eb notit dhe e \u00e7iklizmit n\u00eb shkolla.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb emigrimit, deklaroi A\u00e7ka k\u00ebt\u00eb vit kemi 33 klasa m\u00eb pak e dy shkolla t\u00eb mbyllura. Ajo shtoi se n\u00eb 5 vitet fundit kemi humbur rreth 58 mij\u00eb nx\u00ebn\u00ebs dhe \u00e7do vit kemi humbur \u00e7do vit rreth 8500 nx\u00ebn\u00ebs n\u00eb vit nga emigrimi.<\/p>\n<p><strong>Deklarata e plot\u00eb e A\u00e7k\u00ebs n\u00eb Komision:<\/strong><\/p>\n<p><em>N\u00eb em\u00ebr t\u00eb Komisionit Parlamentar p\u00ebr Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik, por edhe n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Grupit Parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Demoktratike, s\u00eb pari donim t\u00eb uronim \u00e7do nx\u00ebn\u00ebs q\u00eb sot ulet n\u00eb bankat e shkollave shqiptare, nj\u00eb fillim t\u00eb mbar\u00eb t\u00eb vitit t\u00eb ri shkollor, \u00e7do m\u00ebsuesi q\u00eb sot mir\u00ebpret nx\u00ebn\u00ebsit i urojm\u00eb suksese dhe i p\u00ebrcjellim nderimin ton\u00eb p\u00ebr pun\u00ebn e devotshme dhe \u00e7do shkolle shqiptare nj\u00eb vijim\u00ebsi t\u00eb mbar\u00eb t\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnies.<\/em><\/p>\n<p><em>Me bindjen se q\u00eb t\u00eb njoh\u00ebsh atdheun e nes\u00ebrm, shih shkollat edhe nx\u00ebn\u00ebsit e sot\u00ebm dhe n\u00ebse, t\u00eb flas\u00ebsh p\u00ebr kombin e nes\u00ebrm, shih f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb e rinin\u00eb e sotme, kemi qen\u00eb n\u00eb krah me t\u00eb gjitha sugerimet tona gjat\u00eb d\u00ebgjesave, por edhe me debatet e v\u00ebrejtjet me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit, dhe kemi mb\u00ebshtur ato nismat ligjore, t\u00eb \u00e7far\u00ebdo krahu qofshin, q\u00eb i kan\u00eb sh\u00ebrbyer arsimit cil\u00ebsor n\u00eb Shqip\u00ebri dhe krijimit t\u00eb nj\u00eb mjedisi t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm p\u00ebr m\u00ebsimdh\u00ebnien shqiptare.<\/em><\/p>\n<p><em>Urojm\u00eb \u00e7do f\u00ebmij\u00eb shqiptar po e ndjek sot arsimin 9-vje\u00e7ar si nj\u00eb detyrim kushtetues dhe se \u00e7do f\u00ebmij\u00eb i pamundur financiarisht, \u00e7do f\u00ebmij\u00eb i ngujuar, i paprind dhe pa kujdestari, dhe \u00e7do f\u00ebmij\u00eb q\u00eb p\u00ebr \u00e7far\u00ebdo arsye nuk mund t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb, do t\u00eb gjej\u00eb mb\u00ebshtetjen e shtetit n\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb njer\u00ebzore dhe kushtetuese.<\/em><\/p>\n<p><em>Ne jemi duke pritur q\u00eb s\u00eb shpejti t\u00eb kemi n\u00eb duart t\u00eb dh\u00ebnat e plota p\u00ebr regjistrimet n\u00eb shkollat shqiptare p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrpunuar edhe q\u00ebndrimet tona t\u00eb m\u00ebtutjeshme.<\/em><\/p>\n<p><em>Nj\u00eb urim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb kemi edhe p\u00ebr vog\u00eblush\u00ebt q\u00eb nisin sot klasat e para dhe jemi besimir\u00eb se p\u00ebrfshirja n\u00eb programet e klasave t\u00eb para t\u00eb Abetares s\u00eb njeh\u00ebsuar komb\u00ebtare, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lajm p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrsh\u00ebndetur; ajo do t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb atij integrimi mes vedi q\u00eb ne shqiptar\u00ebve historia na e mohoi p\u00ebr gati nj\u00eb shekull.<\/em><\/p>\n<p><em>Por, n\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e Komisionit Parlamentar p\u00ebr Edukimin, i cili ka detyrimin ligjor t\u00eb mbik\u00ebqyr\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb lidhet me arsimin n\u00eb Shqp\u00ebri, nuk mund t\u00eb lem\u00eb pa v\u00ebrejtur disa probleme q\u00eb e kan\u00eb shoq\u00ebruar arsimin, q\u00eb na shqet\u00ebsojn\u00eb, dhe duhet t\u00eb na shqet\u00ebsojn\u00eb thell\u00ebsisht, t\u00eb gjith\u00ebve, t\u00eb \u00e7far\u00ebdo bindjeje politike qofshim.<\/em><\/p>\n<p><em>Meqen\u00ebse ishim te Abetarja e njeht\u00ebsuar komb\u00ebtare, para se t\u00eb kaloj n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e tjera n\u00eb vijim, duhet q\u00eb qeveria t\u00eb zgjidh\u00eb konfliktin ligjor t\u00eb krijuar mes p\u00ebrdorimit t\u00eb saj dhe altertekstit n\u00eb kushtet e reja dhe mendojm\u00eb se Ministria e Arsimit duhet t\u00eb kishte menduar edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, mbase duke par\u00eb rezultatet e p\u00ebrdorimit t\u00eb saj nj\u00eb projekt pilot, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb rezultatet p\u00ebrpara se t\u00eb kalohej n\u00eb projektin e plot\u00eb, pasi sikurse \u00e7do projekt tjet\u00ebr duhet t\u00eb mb\u00ebshtet n\u00eb baz\u00ebn ligjore q\u00eb t\u2019i jep\u00eb k\u00ebtij aksioni legjitimitet p\u00ebrtej tam-tameve patriotike.<\/em><\/p>\n<p><em>1 \u2013 \u00c7\u00ebshtja e par\u00eb q\u00eb dua t\u00eb p\u00ebrmend, t\u00eb cil\u00ebn e kemi debatuar n\u00eb Komisionin Parlamentar p\u00ebr Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik, por edhe n\u00eb Parlament, por q\u00eb ka qen\u00eb tem\u00eb e mpreht\u00eb edhe n\u00eb debatin publik, q\u00eb ka lidhje me buxhetin p\u00ebr arsimin.<\/em><br \/>\n<em>Duket se vitin e ri shkollor 2022-2023 do ta ndjek\u00eb po ajo problematik\u00eb e bartur e 9 viteve t\u00eb fundit.<\/em><br \/>\n<em>N\u00eb z\u00ebrin p\u00ebr arsimin n\u00eb Buxhetin e vitit 2022, \u00ebsht\u00eb premtuar q\u00eb Arsimi do t\u00eb vijoj\u00eb t\u00eb financohet me 3% t\u00eb PBB (Prodhimi i Brendsh\u00ebm Bruto), shum\u00eb larg premtimit t\u00eb vitit 2013, kur arsimi mori edhe fondin m\u00eb t\u00eb madh prej 3.54% t\u00eb PBB.<\/em><br \/>\n<em>At\u00ebher\u00eb premtimi ishte, po citoj \u201cSe synohej nj\u00eb financimin publik p\u00ebr arsimin n\u00eb rreth 5% e PBB, madje me zbukurimet, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb sigurohet arsim cil\u00ebsor p\u00ebr \u00e7do f\u00ebmij\u00eb, pavar\u00ebsisht origjin\u00ebs, rrethanave familjare, apo gjendjes ekonomike\u201d.<\/em><br \/>\n<em>Banka Bot\u00ebrore dhe institucionet e tjera kan\u00eb b\u00ebr\u00eb apel t\u00eb vazhduesh\u00ebm q\u00eb buxheti p\u00ebr arsimin duhet t\u00eb jet\u00eb s\u00eb paku 5% e PBB-s\u00eb, aq sa \u00ebsht\u00eb edhe mesatarja e vendeve t\u00eb BE-s\u00eb, por ne 9 vjet qeveria jo vet\u00ebm q\u00eb nuk arriti nivelin e premtuar t\u00eb buxhetit t\u00eb arsimit, por e ka ulur nga 4.1 % n\u00eb vitin 2013, n\u00eb 3%, bazuar n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat zyrtare kjo.<\/em><br \/>\n<em>Edhe n\u00eb vitin n\u00eb vijim, buxheti i arsimit nuk ka p\u00ebsuar ndonj\u00eb ndryshim dhe mbetet n\u00eb nivelin e 3%, duke e b\u00ebr\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb fundit n\u00eb rajon.<\/em><\/p>\n<p><em>Kujtojm\u00eb:<\/em><br \/>\n<em>Kosova, shpenzon 4.2% t\u00eb GDP p\u00ebr arsimin.<\/em><\/p>\n<p><em>Mali i Zi 4.6% t\u00eb GDP-s\u00eb p\u00ebr arsimin.<\/em><\/p>\n<p><em>2 \u2013 \u00c7\u00ebshtja e dyt\u00eb dhe mjaft sensitive p\u00ebr Opozit\u00ebn, ka lidhje me pak\u00ebsimin vit pas vitit t\u00eb numrit t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve n\u00eb shkollat tona gjat\u00eb regjistrimit t\u00eb tyre. Duke iu referuar shifrave zyrtare t\u00eb publikuar nga Ministria e Arsimit, n\u00eb shkollat tona jan\u00eb regjistruar 58 mij\u00eb nx\u00ebn\u00ebs m\u00eb pak n\u00eb 5 vitet e fundit, sipas t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare.<\/em><br \/>\n<em>N\u00eb vitin 2017 kishin rreth 320 mij\u00eb nx\u00ebn\u00cbs dhe n\u00eb vitin 2021 rreth 278 mij\u00eb nx\u00ebn\u00ebs p\u00ebr arsimin 9-vje\u00e7ar, pra mesatarisht me gati 8500 nx\u00ebn\u00ebs n\u00eb vit dhe n\u00eb shifrat korrespondente p\u00ebr armimin e mes\u00ebm nga 120 mij\u00eb n\u00eb 103,5 mij\u00eb, pra mesatarisht n\u00eb vit n\u00eb rreth 3 mij\u00eb nx\u00ebn\u00ebs m\u00eb pak.<\/em><br \/>\n<em>Pra, shifra thuajse alarmante.<\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebt\u00eb vit, sipas shifrave zyrtare t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit, deri m\u00eb tani jan\u00eb regjistruar m\u00eb pak se 1000 nx\u00ebn\u00ebs.<\/em><br \/>\n<em>Me nj\u00eb llogari t\u00eb thjesht\u00eb, duke marr\u00eb t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb klasa me 30 nx\u00ebn\u00ebs, arsimit parauniveristar do t\u2019i mungojn\u00eb 33 klasa, ose 2 shkolla me gati 500 nx\u00ebn\u00ebs.<\/em><br \/>\n<em>Dhe deri tani k\u00ebto jan\u00eb shifra t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrta.<\/em><\/p>\n<p><em>Largimi masiv i familjeve shqiptare n\u00eb vitet e fundit, do t\u00eb reflektonte padyshim edhe n\u00eb uljen e frikshme t\u00eb numrit t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb shkollave tona, duke shtyr\u00eb n\u00eb mbylljen e shum\u00eb shkollave, gj\u00eb q\u00eb krijon problematika t\u00eb reja q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb zgjidhje t\u00eb ngutshme dhe dometh\u00ebn\u00ebse p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit e lidhura me k\u00ebto shkolla.<\/em><br \/>\n<em>Ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb zonat e thella, ku vetmia e shkollave tona \u00ebsht\u00eb trishtuese.<\/em><\/p>\n<p><em>Ne ende nuk i kemi t\u00eb dh\u00ebnat e plota t\u00eb shkollave t\u00eb mbyllura n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin, por si deputete e qarkut t\u00eb Elbasanit, mund t\u2019ju them se brenda dy viteve jan\u00eb mbyllur 5 shkolla, pa p\u00ebrfshir\u00eb edhe disa shkolla q\u00eb do t\u00eb bashkohen, pra gati do t\u00eb mbyllen si n\u00eb C\u00ebrraj\u00eb, Petresh dhe Bizhut\u00eb t\u00eb ep\u00ebrme.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb vitin 2013 kemi pasur gjithsej rreth 2100 shkolla, sot kemi m\u00eb pak se 1750 shkolla.<\/em><br \/>\n<em>Pra p\u00ebr 9 vite jan\u00eb mbyllur 350 shkolla, pa harruar shkollat vart\u00ebse apo shkollat me klasa kolektive. <\/em><em>Nx\u00ebn\u00ebsit n\u00eb klasat kolektive jan\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se 22 mij\u00eb, duke p\u00ebrb\u00ebr\u00eb gati 10% t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsn\u00ebsve n\u00eb arsimin parauniversitar.<\/em><\/p>\n<p><em>3 \u2013 \u00c7\u00ebshtja tjet\u00ebr ka lidhje me braktisjen e shkollave nga ana e nx\u00ebn\u00ebsit gjat\u00eb frekuentimit t\u00eb vitit shkollor. <\/em><em>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb fundit t\u00eb b\u00ebra publike nga Ministria e Arsimit, gjat\u00eb vitit shkollor 2016-2017, e braktis\u00ebn shkoll\u00ebn 1881 nx\u00ebn\u00ebs, ose 0.5% e numrit t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb regjistruar n\u00eb arsimin e detyruesh\u00ebm, nj\u00eb shif\u00ebr q\u00eb nuk p\u00ebrputhem me at\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga OBSH prej 3988 nx\u00ebn\u00ebsve.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb vitin shkollor 2017-2018, arsimin e detyruesh\u00ebm e braktis\u00ebn 1540 nx\u00ebn\u00ebs, nd\u00ebrsa OBSH raporton p\u00ebr 3628 nx\u00ebn\u00ebs.<\/em><br \/>\n<em>N\u00eb vitin shkollor 2018-2019, arsimin e detyruesh\u00ebm e braktis\u00ebn 1602 nx\u00ebn\u00ebs dhe sipas OBSH-s\u00eb 4085 nx\u00ebn\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebshtu q\u00eb braktisja e shkollave varion nga 5%-7% e nx\u00ebn\u00ebsve, deri edhe 10% por n\u00eb shum\u00eb prej tyre, t\u00eb cilat kan\u00eb \u00e7uar edhe n\u00eb mbylljen e shum\u00eb shkollave.<\/em><\/p>\n<p><em>4 \u2013 \u00c7\u00ebshtja tjet\u00ebr e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb pozita e m\u00ebsuseve dhe trajtimi i tyre financiar dhe profesional i tyre. <\/em><em>Nga foltorja e Kuvendit m\u00eb 12 shtator 2017, Ministrja e Arsimit e asaj kohe, sot kryetare e Parlamentit, dekraroi se pagat e m\u00ebsuesve do t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb rritje me 40%, se brenda 300 dit\u00ebve t\u00eb para n\u00eb shkollat kolektive t\u00eb ket\u00eb m\u00ebsim dixhital, si dhe do t\u00eb dyfishohet numri i m\u00ebsuesve dhe se do t\u00eb ket\u00eb paketa mb\u00ebshtet\u00ebse p\u00ebr m\u00ebsuesit me arritje t\u00eb m\u00ebdha.<\/em><\/p>\n<p><em>Po flasim p\u00ebr mandatin e dyt\u00eb qeveris\u00ebs, pra, dhe t\u00eb gjitha premtimet mbet\u00ebn n\u00eb let\u00ebr. Pagat e m\u00ebsuesve u rrit\u00ebn vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb me 10 % para zgjedhjeve t\u00eb vitit 2017, e p\u00ebrkthyer kjo n\u00eb shifra absolute me vet\u00ebm 1400 lek\u00eb t\u00eb reja n\u00eb muaj.<\/em><\/p>\n<p><em>Prej vitit 2013 e n\u00eb vijim (dhe me shum\u00eb gjasa edhe k\u00ebt\u00eb vit) m\u00ebsuesit nuk marrin asnj\u00eb shp\u00ebrblim p\u00ebr fundvitin, kundrejt pag\u00ebs s\u00eb 13 q\u00eb merrnin prej vitit 2005-2009 dhe 10 mije lek te reja prej vitit 2009 deri n\u00eb vitin 2012.<\/em><\/p>\n<p><em>Sipas nj\u00eb raporti t\u00eb \u201cMonitor\u201d p\u00ebr pagat n\u00eb rajon, po citoj: \u201cN\u00eb arsim, m\u00ebsuesit shqiptar\u00eb paguhen mesatarisht 20-50% m\u00eb pak se n\u00eb vendet e tjer\u00eb fqinj\u00eb.\u201d<\/em><br \/>\n<em>M\u00eb konkretisht paga mesatare e n\u00eb sektorin e arsimit n\u00eb:<\/em><br \/>\n<em>Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb 488 euro,<\/em><br \/>\n<em>Serbi 662 euro,<\/em><br \/>\n<em>Maqedonin\u00eb e Veriut 579 euro,<\/em><br \/>\n<em>Mal t\u00eb Zi 725 euro.<\/em><\/p>\n<p><em>Kosov\u00eb respektivisht 621 euro p\u00ebr shkollat e mesme, 585 euro p\u00ebr shkoll\u00ebn elementare dhe 549 euro p\u00ebr klasat e para. <\/em><em>Edhe n\u00eb mandatin e tret\u00eb qeveria pretmoi p\u00ebrs\u00ebri nj\u00eb rritje page prej 40%, p\u00ebr m\u00ebsuesit, por n\u00eb korrik qeveria njoftoi se do t\u00eb rriste pagat e m\u00ebsuesve me 6%, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb niveli i inflacionit kapi shifr\u00ebn prej 7.5% a kush e di \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt.<\/em><\/p>\n<p><em>5 \u2013 Nj\u00eb nga \u00e7\u00ebshtjet lidhet me afrimin e dimrit dhe strategjia p\u00ebr p\u00ebrballimin e ngrohjes n\u00eb shkolla n\u00eb kushtte e kriz\u00ebs energjitike, duke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb q\u00eb n\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb shkollave tashm\u00eb do t\u00eb jen\u00eb shum\u00eb shpejt t\u00eb ekpozuara nga i ftohti dhe a \u00ebsht\u00eb menduar konkretisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nga ministria p\u00ebrgjegj\u00ebse.<\/em><\/p>\n<p><em>6 \u2013 Nj\u00eb nga \u00e7\u00ebshtjet \u00ebsht\u00eb edhe siguria n\u00eb shkollat shqiptare. Nisur nga p\u00ebrvojat e r\u00ebnda t\u00eb ngacmimeve seksuale, dhun\u00ebs n\u00eb familje, trafikimit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike, shp\u00ebrndarje, konsumim t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike, grabitje, tentativ\u00eb vrasje etj (p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrcaktuar me k\u00ebshilltarin ligjor). <\/em><em>Vendosja e kamerave t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb mjediset e insitucioneve arsimore publike e private n\u00eb t\u00eb gjitha mjediset me p\u00ebrjashtim t\u00eb tualeteve, dhomave ku nd\u00ebrrohen f\u00ebmij\u00ebt dhe nx\u00ebn\u00ebsit p\u00ebr or\u00ebn e edukimit fizik, apo aktivitete artisike, me q\u00ebllim krijimin e nj\u00eb mjedisi t\u00eb sigurt n\u00eb k\u00ebto institucione.<\/em><\/p>\n<p><em>7 \u2013 Nj\u00eb nga \u00e7\u00ebshtjet \u00ebsht\u00eb edhe sugjerimi i disiplinave t\u00eb reja t\u00eb shkolla, futja e detyrueshme t\u00eb notit dhe e \u00e7iklizmit, pasi nisur nga p\u00ebrvoja e plazheve shqiptare t\u00eb mbytjeve t\u00eb shpeshta t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, apo e disiplinave q\u00eb i sh\u00ebrbejn\u00eb integrimit me europ\u00ebn, programeve kund\u00ebr racizmit, fanatizmit dhe radikalizmit dhe ve\u00e7mas kujdesi i shtuar p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt me aft\u00ebsi ndryshe, p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrafruar me standardet europiane.<\/em><\/p>\n<p><em>8 \u2013 Duke u nisur nga \u00e7far\u00eb tham\u00eb me shqet\u00ebsim, mbetet ende transparenca e institucioneve shtet\u00ebrore, pasi t\u00eb kufizosh dhe t\u00eb izolosh t\u00eb dh\u00ebnat nga ato reale, jo vet\u00ebm ngrem\u00eb nj\u00eb sistem butaforik e t\u00eb rrem\u00eb, por nuk i sh\u00ebrbejm\u00eb as zgjidhjes reale t\u00eb problemeve. K\u00ebshtu do t\u00eb k\u00ebrkonim m\u00eb shum\u00eb transparenc\u00eb dhe bashk\u00ebpunim t\u00eb institucioneve me Komisionin Parlamentar p\u00ebr Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik.<\/em><\/p>\n<p><em>9 \u2013 Nje nga ceshtjet sensitive mbetet dekomunistizimi ne shkollat shqiptare. Femijet nuk kane asnje dijeni per komunizmi, as e dine se c\u2019eshte Spaci. Mbi 30 vjet pas rendies se diktatires dhe ne ende kemi libra me paratheni te asaj kohe dhe femijet kane padije per nje nga diktaturat me te egra mbi dhe e qe eshte pjese e historise sone.<\/em><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetarja e Komisionit p\u00ebr Edukimin dhe Arsimin, Flutura A\u00e7ka duke folur n\u00eb mbledhjen e sotme ka sugjeruar futjen e detyrueshme t\u00eb notit dhe e \u00e7iklizmit n\u00eb shkolla. P\u00ebr shkak t\u00eb emigrimit, deklaroi A\u00e7ka k\u00ebt\u00eb vit kemi 33 klasa m\u00eb pak e dy shkolla t\u00eb mbyllura. Ajo shtoi se n\u00eb 5 vitet fundit kemi humbur rreth [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":283788,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-283783","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-lajme","10":"category-politike","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/283783","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=283783"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/283783\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/283788"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=283783"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=283783"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=283783"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}