{"id":283797,"date":"2022-09-12T13:23:12","date_gmt":"2022-09-12T11:23:12","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=283797"},"modified":"2022-09-12T13:23:12","modified_gmt":"2022-09-12T11:23:12","slug":"ndertimet-pa-leje-eksperti-i-ekonomise-do-ti-parablejne-po-me-para-publike-rama-pazar-me-oligarket","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/ndertimet-pa-leje-eksperti-i-ekonomise-do-ti-parablejne-po-me-para-publike-rama-pazar-me-oligarket\/","title":{"rendered":"Nd\u00ebrtimet pa leje, eksperti i ekonomis\u00eb: Do t\u2019i parablejn\u00eb po me para publike! Rama pazar me oligark\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p>VALENTINA MADANI\/ Fatos \u00c7o\u00e7oli, ekspert p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet ekonomike, sheh me shqet\u00ebsim m\u00ebnyr\u00ebn se si po zbatohet VKM e qeveris\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimet pa leje, duke sinjalizuar se do t\u00eb jen\u00eb \u201ct\u00eb paprekshmit\u201d ata q\u00eb do t\u00eb parablejn\u00eb po me para publike.<\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">\u00c7o\u00e7oli thot\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cPanorama\u201d se ligji parashikon gjob\u00eb, konfiskim, shembje, por edhe ndjekje penale dhe hedh dyshime se k\u00ebto konfiskime do t\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebrtej destinacioneve t\u00eb p\u00ebrdorimit sipas ligjit. Nisur nga ky rrezik, ai apelon q\u00eb t\u00eb denoncohen me forc\u00eb shkelje flagrante t\u00eb ligjit. Teksa denoncon m\u00ebnyr\u00ebn e sjelljes s\u00eb qeveris\u00eb ndaj qytetar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt u burgos\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb fatur\u00eb dritash, eksperti i ekonomis\u00eb shprehet se s\u00ebrish jan\u00eb viktim\u00eb ata nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb qeveria b\u00ebn pazare me oligark\u00ebt para zgjedhjeve t\u00eb ardhshme lokale.<\/span><\/p>\n<p>Z.\u00c7o\u00e7oli, gjat\u00eb qeverisjes 10-vje\u00e7are t\u00eb Edi Ram\u00ebs, qytetar\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb u b\u00ebn\u00eb viktima pas d\u00ebnimeve p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb avllie apo p\u00ebr mospagim t\u00eb energjis\u00eb elektrike, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb oligark\u00ebt jan\u00eb pasuruar edhe m\u00eb shum\u00eb me para publike dhe koncesione. Pse pik\u00ebrisht tani kryeministri Rama flet me vendim qeverie p\u00ebr pasurit\u00eb q\u00eb do t\u2019iu merren t\u00eb pasurve e do t\u2019i jepen popullit?<\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Qytetari i thjesht\u00eb ndihet viktim\u00eb, ngaq\u00eb t\u00eb tjer\u00eb qytetar\u00eb \u201cjo t\u00eb thjesht\u00eb\u201d, sip\u00ebrmarr\u00ebs me pozita p\u00ebrcaktuese n\u00eb nj\u00eb treg (q\u00eb ne i quajm\u00eb oligark\u00eb), mund t\u00eb shkelin ligjin dhe t\u00eb mos d\u00ebnohen. Raste t\u00eb tilla qytetari i thjesht\u00eb i sheh kudo, p\u00ebrfliten n\u00eb \u00e7do kafene ku pi kafe me shok\u00eb dhe miq. Prandaj i dh\u00ebmb dhe ndihet keq, kur d\u00ebnohet nga ligji, p\u00ebr nj\u00eb avlli pa leje apo arrestohet p\u00ebr mospagim t\u00eb energjis\u00eb elektrike, sikurse me t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebrmendni ju n\u00eb pyetjen tuaj. Sigurisht q\u00eb qytetari nuk duhet t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb pa leje dhe duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb rregull me detyrimet ndaj shtetit, por masa e d\u00ebnimit t\u00eb tij dhe vet\u00eb fakti q\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar, i duket e padrejt\u00eb, kur sheh q\u00eb t\u00eb tjer\u00eb qytetar\u00eb-sip\u00ebrmarr\u00ebs, b\u00ebjn\u00eb zullume shum\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha se ai dhe nuk d\u00ebnohen.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Pra, kur qytetari sheh q\u00eb ka qytetar\u00eb-sip\u00ebrmarr\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb \u201cm\u00eb t\u00eb barabart\u00eb\u201d p\u00ebrpara ligjit sesa t\u00eb tjer\u00ebt. Dhe q\u00eb kan\u00eb nd\u00ebrtuar objekte p\u00ebrtej sip\u00ebrfaqes s\u00eb autorizuar nga leja e nd\u00ebrtimit q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb, shtesa t\u00eb t\u00ebra katesh, apo shtesa an\u00ebsore, por nuk u ka hyr\u00eb nj\u00eb gjemb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. \u00cbsht\u00eb kjo paprekshm\u00ebri e \u201cm\u00eb t\u00eb barabart\u00ebve\u201d mes t\u00eb barabart\u00ebve p\u00ebrpara ligjit, q\u00eb e b\u00ebn qytetarin e thjesht\u00eb t\u00eb revoltohet, jo vet\u00ebm at\u00eb q\u00eb nd\u00ebshkohet nga nj\u00eb nd\u00ebrtim i vog\u00ebl pa leje brenda sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij apo q\u00eb nuk paguan fatura shtet\u00ebrore, por edhe ata qytetar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb (q\u00eb jan\u00eb shumica), q\u00eb nuk kan\u00eb kryer shkelje dhe jan\u00eb n\u00eb rregull me ligjet e shtetit. Ja p\u00ebrse kemi nj\u00eb ndjenj\u00eb t\u00eb shtuar e t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb padrejt\u00ebsis\u00eb shoq\u00ebrore mes nesh, q\u00eb venit shpres\u00ebn se nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb arrijm\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb shtet ligjor. Kjo ndjenj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb se nuk ka qen\u00eb p\u00ebrpara dhjet\u00eb vjet\u00ebsh dhe p\u00ebrpara tri qeverisjeve t\u00eb fundit t\u00eb socialist\u00ebve, por n\u00eb k\u00ebto dhjet\u00eb vjet \u00ebsht\u00eb shtuar duksh\u00ebm, pik\u00ebrisht pse \u201cm\u00eb t\u00eb barabart\u00ebt\u201d p\u00ebrpara ligjit jan\u00eb fuqizuar shum\u00eb, shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se dhjet\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb.<\/span><\/p>\n<p>Si ka ndodhur kjo\u2026?<\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Nuk do t\u00eb na mjaftonte nj\u00eb nat\u00eb e t\u00ebr\u00eb dimri, duke p\u00ebrmendur kontratat koncesionare dhe me partneritet publikprivat, t\u00eb kontraktuara keq, ku shteti ka marr\u00eb t\u00eb gjitha rreziqet p\u00ebrsip\u00ebr dhe ku kostot i kan\u00eb tejkaluar shum\u00eb fort p\u00ebrfitimet. \u00cbsht\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb histori shum\u00eb e gjat\u00eb. Kur qeveria t\u00eb arrij\u00eb t\u00eb d\u00ebnoj\u00eb me institucionet e saj \u201cm\u00eb t\u00eb barabart\u00ebt\u201d p\u00ebrpara ligjit, p\u00ebr shkeljet q\u00eb kan\u00eb kryer, dhe q\u00eb, n\u00eb raport me avllin\u00eb pa leje apo mospagesat e energjis\u00eb elektrike t\u00eb qytetarit, d\u00ebmtojn\u00eb me dhjet\u00ebra, qindra apo mij\u00ebra her\u00eb m\u00eb shum\u00eb buxhetin e shtetit, buxhetin e t\u00eb gjith\u00ebve, vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb mund t\u00eb shohim ringjalljen e shpres\u00ebs p\u00ebr b\u00ebrjen e shtetit ligjor te ne dhe uljen e ndjesis\u00eb s\u00eb padrejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb madhe shoq\u00ebrore n\u00eb vendin ton\u00eb. Zbatimi i ligjit nr. 119\/ 2020 \u201cP\u00ebr disa ndryshime dhe shtesa n\u00eb ligjin nr. 107\/2014 \u201cP\u00ebr planifikimin dhe zhvillimin e territorit\u201d, t\u00eb ndryshuar\u201d, i miratuar nga Kuvendi m\u00eb dat\u00ebn 7 tetor 2020 dhe veprues dy jav\u00eb m\u00eb von\u00eb, n\u00eb fund t\u00eb tetorit 2020 (pas miratimit n\u00eb Fletoren Zyrtare), nuk ka sjell\u00eb deri tani raste t\u00eb jasht\u00ebzakonshme dhe flagrante t\u00eb konfiskimeve dhe shembjeve t\u00eb dukshme t\u00eb nd\u00ebrtimeve dhe shtesave pa leje, edhe pse muajin tjet\u00ebr mbushen dy vjet nga nxjerrja e ligjit.<\/span><\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb, pse po nxiton tani qeveria\u2026?<\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Nuk e di n\u00ebse qeveria po vepron tani, ngaq\u00eb e ka par\u00eb qartazi ndjesin\u00eb e p\u00ebrhapur t\u00eb revolt\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb padrejt\u00ebsi t\u00eb madhe shoq\u00ebrore te shum\u00eb njer\u00ebz t\u00eb thjesht\u00eb dhe synon t\u00eb marr\u00eb masa p\u00ebrpara zgjedhjeve vendore t\u00eb vitit tjet\u00ebr. N\u00ebse \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu, m\u00eb mir\u00eb von\u00eb se kurr\u00eb, thot\u00eb populli. Dhe kjo d\u00ebshmohet leht\u00eb, n\u00ebse qeveria, me veprimet e saj, v\u00ebrtet konfiskon dhe shemb shtesat e kateve dhe ato an\u00ebsore t\u00eb lejeve t\u00eb dh\u00ebna \u201cm\u00eb t\u00eb barabart\u00ebve\u201d mes t\u00eb barabart\u00ebve p\u00ebrpara ligjit, pra, oligark\u00ebve. T\u00eb shohim.<\/span><\/p>\n<p>Kush jan\u00eb p\u00ebrfituesit nga vendimi i qeveris\u00eb p\u00ebr konfiskimin e nd\u00ebrtimeve pa leje?<\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Hapi i par\u00eb q\u00eb parashikon ligji nr. 119\/2020 (https:\/\/ www.parlament.al\/Files\/ Akte\/202010 12153 758ligj% 20nr.%20119, %20dt.%207.10.2020.pdf), \u00ebsht\u00eb shembja e shtesave pa leje, n\u00eb rastet kur konstatohen n\u00eb faz\u00ebn e nd\u00ebrtimit. N\u00eb rastet e shtesave an\u00ebsore apo shtes\u00eb kati, n\u00ebse nuk z\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 2% t\u00eb sip\u00ebrfaqes s\u00eb objektit, s\u00ebrish ligji thot\u00eb se do t\u00eb shemben. Lind natyrsh\u00ebm pyetja: sa her\u00eb ka ndodhur deri tani kjo gj\u00eb, shembjet? Jan\u00eb me qindra, n\u00eb mos mij\u00ebra, nd\u00ebrtimet me shtesa pa leje, gjat\u00eb k\u00ebtyre dy viteve t\u00eb fundit dhe jo vet\u00ebm n\u00eb zonat bregdetare, por t\u00eb shp\u00ebrndara si k\u00ebrpudha kudo, n\u00eb mes t\u00eb qyteteve tona. Ligji parashikon jo vet\u00ebm shembjen, por edhe konfiskimin e nd\u00ebrtimeve.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">N\u00eb rastet kur shtesa an\u00ebsore apo shtesat e katit, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebj\u00eb jo m\u00eb shum\u00eb se 2% t\u00eb sip\u00ebrfaqes s\u00eb objektit dhe kur shembja e tyre cenon q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb e tij, at\u00ebher\u00eb ato kalojn\u00eb n\u00eb favor t\u00eb nj\u00ebsive t\u00eb qeverisjes vendore apo programeve t\u00eb strehimit p\u00ebr t\u00eb pastreh\u00ebt, me vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave. Kur leja e dh\u00ebn\u00eb e nd\u00ebrtimit shkelet n\u00eb mbi 10% t\u00eb sip\u00ebrfaqes totale t\u00eb objektit dhe nuk cenon q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb, at\u00ebher\u00eb konfiskohet e gjith\u00eb godina, n\u00eb favor t\u00eb nj\u00ebsive t\u00eb qeverisjes vendore apo programeve t\u00eb strehimit p\u00ebr t\u00eb pastreh\u00ebt (Neni 7 i ligjit, \u201ckonfiskim p\u00ebr interes publik me propozim t\u00eb IKMT-s\u00eb ose IMT-s\u00eb dhe vendim t\u00eb KKT-s\u00eb, t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb objektit kur nd\u00ebrtimi pa leje rezulton si shtes\u00eb kati dhe si shtes\u00eb volumi an\u00ebsor n\u00ebse tejkalon mas\u00ebn 10% t\u00eb sip\u00ebrfaqes totale nd\u00ebrtimore mbi tok\u00eb, kur nd\u00ebrtesa \u00ebsht\u00eb e q\u00ebndrueshme dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me planet e p\u00ebrgjithshme, si edhe me planet e detajuara vendore. Rregullat dhe procedurat p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr konfiskimin p\u00ebr interes publik miratohen me vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave\u201d. P\u00ebr k\u00ebto VKM flet tani kreu i qeveris\u00eb.<\/span><\/p>\n<p>K\u00ebta nd\u00ebrtues q\u00eb p\u00ebrfituan favore nga qeveria, a besoni se do ta ken\u00eb problem q\u00eb t\u2019i parablejn\u00eb po me para publike ato \u00e7far\u00eb kan\u00eb nd\u00ebrtuar pa leje\u2026?<\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">P\u00ebr nd\u00ebrtuesit q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb tashm\u00eb oligark\u00eb (pra, kompanit\u00eb e tyre private kan\u00eb fituar pozicion mbizot\u00ebrues dhe p\u00ebrcaktues n\u00eb tregun e nd\u00ebrtimit n\u00eb vend), sigurisht q\u00eb nuk p\u00ebrb\u00ebn problem parablerja me \u00e7mime t\u00eb tregut e shtesave pa leje. Por do t\u00eb jet\u00eb biznes i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr ta, n\u00ebse ligji nr. 119\/2020 zbatohet si duhet nga qeveria. Kjo, p\u00ebr arsye se ligji parashikon 35 mij\u00eb lek\u00eb gjob\u00eb p\u00ebr \u00e7do met\u00ebr katror shtes\u00eb pa leje, p\u00ebrve\u00e7 parablerjes me \u00e7mimin e tregut t\u00eb \u00e7do metri katror shtes\u00eb pa leje. N\u00eb rastet e nd\u00ebrtimeve pa leje brenda zonave t\u00eb zhvillimeve t\u00eb kontrolluara, zonave me p\u00ebrpar\u00ebsi turizmin, zonave t\u00eb mbrojtura dhe pran\u00eb monumenteve t\u00eb kultur\u00ebs, ligji i m\u00ebsip\u00ebrm parashikon pes\u00eb milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja gjob\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ligji aplikon edhe dy milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja gjobe, n\u00eb rast se nd\u00ebrtimi fillon vet\u00ebm me lejen e nj\u00ebsive vendore, pa marr\u00eb m\u00eb par\u00eb autorizimin nga K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i Territorit. Nd\u00ebrsa ju keni t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb shpreheni se po i \u201cparablejn\u00eb po me para publike\u201d, n\u00ebse i referoheni situatave kur kan\u00eb qen\u00eb fondet publike, ato q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre nd\u00ebrtuesve i b\u00ebn\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb tregun e nd\u00ebrtimit, me kontrata jo shum\u00eb transparente dhe ku risku i nd\u00ebrtimit i kalonte pothuajse t\u00ebr\u00ebsisht Buxhetit t\u00eb Shtetit. Jan\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb syresh, jo t\u00eb gjith\u00eb, por \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb ka t\u00eb till\u00eb.<\/span><\/p>\n<p>Pas konfiskimit t\u00eb k\u00ebtyre nd\u00ebrtimeve pa leje, a besoni se ato v\u00ebrtet do t\u00eb p\u00ebrdoren nga shteti apo n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb komunitetit\u2026?<\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">K\u00ebshtu e thot\u00eb ligji nr. 119\/ 2020 dhe neni 7 i tij, q\u00eb p\u00ebrmenda n\u00eb p\u00ebrgjigjen e pyetjes suaj t\u00eb dyt\u00eb. N\u00ebse qeveria synon t\u00eb shkel\u00eb ligjin q\u00eb ka p\u00ebrgatitur po vet\u00eb dy vjet m\u00eb par\u00eb dhe nd\u00ebrtimet e konfiskuara nuk i p\u00ebrdor p\u00ebr t\u00eb strehuar t\u00eb pastreh\u00ebt e bashkive p\u00ebrkat\u00ebse apo p\u00ebr mjedise p\u00ebr institucione shtet\u00ebrore, do t\u00eb shohim n\u00eb VKM-t\u00eb q\u00eb synon t\u00eb miratoj\u00eb. N\u00ebse do t\u00eb ket\u00eb raste kur k\u00ebto konfiskime do t\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebrtej destinacioneve t\u00eb p\u00ebrdorimit sipas ligjit, duhet t\u00eb denoncohen me forc\u00eb, se p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shkelje flagrante t\u00eb ligjit t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrm. Rrezik ka, sepse kuptimi i fjal\u00ebs \u201ckonfiskim p\u00ebr interes publik\u201d, q\u00eb p\u00ebrdor ligji nr. 119\/2020, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i gjer\u00eb.<\/span><\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb fshihet pas k\u00ebtij vendimi? A u krijohet mund\u00ebsia bizneseve, pushtetar\u00ebve, krimit t\u00eb organizuar q\u00eb t\u00eb legalizojn\u00eb parat\u00eb e krimit p\u00ebrmes pages\u00ebs s\u00eb disa qindarkave p\u00ebr buxhetin dhe p\u00ebr pasurimin e enturazhit qeveris\u00ebs e blerjes s\u00eb zgjedhjeve t\u00eb ardhshme\u2026?<\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Ndryshe nga sa ka qen\u00eb deri tani me biznesin e nd\u00ebrtimit, do t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb pastrohen para t\u00eb paligjshme me \u201cbiznesin\u201d e parablerjes s\u00eb shtes\u00ebs pa leje, por jo e pamundur.<\/span><\/p>\n<p>A d\u00ebshtuan institucionet q\u00eb kan\u00eb lejuar nd\u00ebrtimin e pallateve pa leje?<\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Sigurisht q\u00eb t\u00eb gjitha institucionet e p\u00ebrfshira n\u00eb procesin e nd\u00ebrtimeve n\u00eb territorin e Republik\u00ebs, t\u00eb rregulluar nga Ligji nr. 107\/2014 \u201cP\u00ebr planifikimin dhe zhvillimin e territorit\u201d, kan\u00eb d\u00ebshtuar plot\u00ebsisht, n\u00eb rastet flagrante t\u00eb lejimit t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb pallateve t\u00eb t\u00ebra pa leje, apo me dhjet\u00ebra e qindra pallateve dhe qendrave t\u00eb biznesit, me shtesa katesh e shtesa an\u00ebsore pa leje.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">P\u00ebrgjegj\u00ebsia m\u00eb e madhe bie mbi institucionet e p\u00ebrcaktuara nga ligji, me detyra v\u00ebzhguese dhe inspektuese, si Inspektorati Komb\u00ebtar i Mbrojtjes s\u00eb Territorit dhe inspektoratet vendore t\u00eb mbrojtjes s\u00eb territorit. N\u00eb rast se ka pasur raste kur k\u00ebto institucione jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi t\u00eb kryejn\u00eb detyr\u00ebn e tyre, p\u00ebr shkak t\u00eb nd\u00ebrhyrjeve politike n\u00eb mbrojtje t\u00eb kompanive nd\u00ebrtuese n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit, ato duhet t\u00eb evidentohen dhe t\u00eb denoncohen fort publikisht. Sipas v\u00ebzhgimit t\u00eb gazetar\u00ebve investigues t\u00eb BIRN, numri i \u00e7\u00ebshtjeve penale me t\u00eb akuzuar p\u00ebr nd\u00ebrtim t\u00eb paligjsh\u00ebm u rrit me 25 p\u00ebr qind nga 138 raste n\u00eb vitin 2019, n\u00eb 186 raste n\u00eb vitin 2020 dhe vijoi rritjen n\u00eb 191 raste edhe n\u00eb vitin 2021. Kjo d\u00ebshmon p\u00ebr pun\u00ebn e pamjaftueshme t\u00eb institucioneve shtet\u00ebrore mbik\u00ebqyr\u00ebse dhe inspektuese, por p\u00ebrgjegj\u00ebsia shkon shum\u00eb m\u00eb lart, n\u00eb rastet kur inspektor\u00ebve t\u00eb inspektorateve p\u00ebrgjegj\u00ebs u vihet \u201csilenciator\u201d n\u00eb denoncimet q\u00eb b\u00ebjn\u00eb, ose kompleksohen t\u00eb mos denoncojn\u00eb fare.<\/span><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>VALENTINA MADANI\/ Fatos \u00c7o\u00e7oli, ekspert p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet ekonomike, sheh me shqet\u00ebsim m\u00ebnyr\u00ebn se si po zbatohet VKM e qeveris\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimet pa leje, duke sinjalizuar se do t\u00eb jen\u00eb \u201ct\u00eb paprekshmit\u201d ata q\u00eb do t\u00eb parablejn\u00eb po me para publike. \u00c7o\u00e7oli thot\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cPanorama\u201d se ligji parashikon gjob\u00eb, konfiskim, shembje, por edhe ndjekje penale [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":283804,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-283797","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/283797","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=283797"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/283797\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/283804"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=283797"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=283797"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=283797"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}