{"id":283928,"date":"2022-09-12T20:44:48","date_gmt":"2022-09-12T18:44:48","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=283928"},"modified":"2022-09-12T20:44:48","modified_gmt":"2022-09-12T18:44:48","slug":"debati-per-rikthimin-e-basteve-ekspertet-flasin-per-voa-rrezik-informaliteti-dhe-perfshirja-e-botes-se-krimit-impakti-ne-arken-e-shtetit-do-mbetet-i-ulet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/debati-per-rikthimin-e-basteve-ekspertet-flasin-per-voa-rrezik-informaliteti-dhe-perfshirja-e-botes-se-krimit-impakti-ne-arken-e-shtetit-do-mbetet-i-ulet\/","title":{"rendered":"Debati p\u00ebr rikthimin e basteve\/ Ekspert\u00ebt flasin p\u00ebr VOA: Rrezik informaliteti dhe p\u00ebrfshirja e bot\u00ebs s\u00eb krimit! Impakti n\u00eb ark\u00ebn e shtetit do mbetet i ul\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb \u00e7elur nj\u00eb debat pas propozimit t\u00eb federatave sportive p\u00ebr rikthmin e basteve sportive on line, q\u00eb u ndaluan me ligj m\u00eb shum\u00eb se 3 vjet m\u00eb par\u00eb. P\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb tyre argumentuan se nisma ka p\u00ebr q\u00ebllim financimin e sportit nga t\u00eb ardhurat pas taksimit.<\/p>\n<p>Autoritetet zyrtare e kan\u00eb marr\u00eb n\u00eb shqyrtim k\u00ebt\u00eb propozim dhe jan\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e d\u00ebgjesave publike, duke pranuar se ndalimi i basteve dhe lojrave t\u00eb fatit n\u00eb Janar t\u00eb vitit 2019, me p\u00ebrjashtim t\u00eb kazinove n\u00eb hotelet me 5 yje, nxiti aktivitetin informal t\u00eb tyre. P\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb opozit\u00ebs dhe ekspert\u00eb mendojn\u00eb se kjo industri ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb disiplinim t\u00eb thell\u00eb, pasi si\u00e7 thon\u00eb ata, n\u00eb t\u00eb pastrohen para dhe jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb mjaft eksponent\u00eb t\u00eb krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb \u00e7elur koh\u00ebt e fundit nj\u00eb debat p\u00ebr legalizimin e basteve sportive on line. <\/p>\n<p>Propozimi ka ardhur nga qarqet sportive, t\u00eb cilat thon\u00eb se t\u00eb ardhurat nga taksimi i tyre mund t\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u00eb financuar sportin n\u00eb vend. Qeveria e ka marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb dhe organizoi nj\u00eb d\u00ebgjes\u00eb publike p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Bastet sportive on line dhe lojrat e fatit me p\u00ebrjashtim t\u00eb kazinove n\u00eb hotelet me 5 yje, u ndaluan me ligj n\u00eb Shqip\u00ebri me nj\u00eb vendim t\u00eb para tre viteve. Mbyllja e tyre n\u00eb Janar t\u00eb 2019-\u00ebs u argumentua nga zyrtar\u00ebt me d\u00ebmin ekonomik dhe social, q\u00eb po shkaktonte aktivititeti i mbi 4 mij\u00eb qendrave t\u00eb basteve q\u00eb ekzistonin n\u00eb vend, dhe me shkeljen e mjaft kritereve si larg\u00ebsia nga nj\u00ebra-tjetra, apo vendodhja pran\u00eb shkollave. Qeveria tha se na at\u00eb koh\u00eb kjo industri pastronte para dhe financohej n\u00eb mjaft raste nga krimi i organizuar.<\/p>\n<p>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb industri q\u00eb xhiron n\u00eb vit nj\u00eb mesatare prej 700 milion\u00eb euro\u201d \u2013 tha kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2018.<\/p>\n<p>Edhe pse drejtues t\u00eb qeveris\u00eb than\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, se qytetar\u00ebt shpenzonin rreth 700 milion euro n\u00eb vit n\u00eb lojra fati, sipas t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare xhiroja vjetore e k\u00ebsaj industrie ishte 147 milion euro ose 21% e k\u00ebsaj shume, duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohet se zyrtar\u00ebt e mb\u00ebshtesnin at\u00eb shif\u00ebr mbi dyshimet p\u00ebr qarkullimin e parave n\u00eb rrug\u00eb informale. Ekspert\u00eb dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb opozit\u00ebs thon\u00eb sot se qeveria ishte p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr k\u00ebt\u00eb situat\u00eb pasi lejoi monopolin e lojrave t\u00eb fatit, d\u00ebshtoi n\u00eb menaxhimin e tyre, si dhe nuk arriti t\u2019i ndaloj\u00eb ato.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb asnj\u00eb moment lojrat e fatit nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb ndaluara apo t\u00eb pezulluara. Mund t\u00eb ket\u00eb patur p\u00ebrqendrim t\u00eb tyre dhe informalitet t\u00eb lart\u00eb. Mund t\u00eb ket\u00eb patur operacione q\u00eb kan\u00eb vazhduar dhe jan\u00eb zhvilluar n\u00ebn hund\u00ebn e qeveris\u00eb. Grupet kriminale e kan\u00eb vazhduar luft\u00ebn p\u00ebr kontrollin e k\u00ebtij sektori, por n\u00eb asnj\u00eb moment nuk ka patur nj\u00eb pezullim apo ndalim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb lojrave t\u00eb fatit. I vetmi q\u00eb e ka p\u00ebsuar nga gjith\u00eb kjo histori ka qen\u00eb buxheti i shtetit pasi t\u00eb ardhurat kan\u00eb shkuar n\u00eb informalitet\u201d\u2013 u shpreh p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs Jorida Tabaku, Kryetare e Komisionit t\u00eb Integrimit.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare, n\u00eb buxhetin e shtetit t\u00eb ardhurat nga lojrat e fatit n\u00eb vitin 2018, viti i fundit para s\u00eb t\u00eb mbylleshin, ishin rreth 55 milion\u00eb euro, dhe nj\u00eb vit m\u00eb pas, pasi ishin mbyllur, t\u00eb ardhurat ran\u00eb me 43 milion e 400 mij\u00eb euro ose me rreth 80%. Ndikimi i tyre n\u00eb buxhet sipas ekspert\u00ebve, edhe pse n\u00eb kushte informaliteti t\u00eb lart\u00eb, ishte i konsideruesh\u00ebm, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mbi 7 mij\u00eb qytetar\u00eb humb\u00ebn edhe vendet e pun\u00ebs. Fidel Ylli, presidenti i Komititet Olimpik Shqiptar, dikur deputet socialist dhe votues i vendimit p\u00ebr mbylljen e t\u00eb gjitha basteve, thot\u00eb se n\u00eb at\u00eb koh\u00eb votoi pro p\u00ebr shkak t\u00eb kaosit n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor, nd\u00ebrsa tani ai propozon q\u00eb bastet t\u00eb hapen vet\u00ebm on line, t\u00eb kontrollhen nga shteti dhe t\u00eb ardhurat t\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebr sportin.<\/p>\n<p>\u201cSot nga informacionet q\u00eb un\u00eb kam, lujan\u00eb 1 miliard\u00eb e gjysm\u00eb dollar\u00eb baste n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqip\u00ebrin\u00eb, dhe lojra fati n\u00eb t\u00eb zez\u00eb. 400 milion dollar\u00eb nga k\u00ebto shkojn\u00eb n\u00eb Singapor, dhe Majlazi. Duhet q\u00eb ne t\u00eb vendosim disa standarde. Kur vende si Italia apo Franca i kan\u00eb k\u00ebto baste po n\u00eb p\u00ebrse t\u00eb mos i kemi? Se dalin dhe thon\u00eb -\u201ckjo \u00ebsht\u00eb marr\u00ebzi etj\u201d. Marr\u00ebzi \u00ebsht\u00eb q\u00eb shteti e di, ministrat e din\u00eb, deputetet e din\u00eb, q\u00eb n\u00eb mes t\u00eb dit\u00ebs e dijn\u00eb se kush luan, mund t\u00eb luajn\u00eb dh\u00eb vet\u00eb dhe nuk i mbyllin. Kjo m\u00eb shqet\u00ebson mua\u201d\u2013 u shpreh p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs Fidel Ylli, President i Komitetit Olimpik Shqiptar.<\/p>\n<p>Autoritetet sportive presin q\u00eb t\u00eb ardhurat n\u00eb buxhet nga bastet on line t\u00eb jen\u00eb nga 50 deri n\u00eb 100 milion\u00eb euro. N\u00eb d\u00ebgjes\u00ebn publike mbi propozimin p\u00ebr rihapjen e tyre, kryeminstri Edi Rama e konsdieroi t\u00eb drejt\u00eb vendimin e tre viteve m\u00eb par\u00eb q\u00eb mbylli t\u00eb gjitha bastet, edhe pse disa partner\u00eb nd\u00ebrkom\u00ebtar\u00eb si\u00e7 tha ai ishin kund\u00ebr. Por shefi i qeveris\u00eb pranoi, se megjith\u00eb p\u00ebrpjekjet e policis\u00eb, ato kan\u00eb vijuar on line n\u00eb t\u00eb zez\u00eb, dhe se element\u00eb me profil t\u00eb lart\u00eb n\u00eb bot\u00ebn e krimit jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb to. Ai e vler\u00ebsoi gjithashtu k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr financimin e sportit nga t\u00eb ardhurat pas legalizimit t\u00eb basteve sportive on line.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb aspektin buxhetor kjo \u00ebsht\u00eb padyshim nj\u00eb nd\u00ebrhyrje e arsyeshme, sepse heq nga ekonomia e zez\u00eb dhe sjell n\u00eb ark\u00ebn e shtetit nj\u00eb shum\u00eb jo t\u00eb vog\u00ebl. Pse t\u00eb mos ia heqim nga duat atyre q\u00eb s\u2019paguajn\u00eb asnj\u00eb taks\u00eb dhe ushqejn\u00eb t\u00eb keqen\u201d\u2013 u shpreh Edi Rama, kryeminist\u00ebr i Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Por ekspert\u00ebt jan\u00eb skeptik\u00eb, si p\u00ebr mjaft nisma t\u00eb tjera, n\u00eb aft\u00ebsin\u00eb e shtetit p\u00ebr ta kontrolluar veprimtarin\u00eb e basteve on line, duke shprehur dyshime t\u00eb forta se informaliteti dhe krimi i organizuar n\u00eb to do t\u00eb jen\u00eb s\u00ebrish prezent.<\/p>\n<p>\u201cNuk e shoh negativisht reflektimin e kryeministrit, por koha ka treguar q\u00eb ne kemi d\u00ebshtuar t\u00eb kontrollojm\u00eb dhe dyqanin e lagjes p\u00ebr evazion fiskal. Ata q\u00eb kan\u00eb punuar n\u00eb informalitet n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, n\u00eb periudh\u00ebn kur kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb mbyllura dhe sot marrin nj\u00eb li\u00e7ens\u00eb p\u00ebr t\u00eb vijuar on line, do p\u00ebrdorin t\u00eb dyja sistemet paralelisht. Impakti n\u00eb ark\u00ebn e shtetit do jet\u00eb relativisht i ul\u00ebt\u2019\u201d-tha p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, Klodian Mu\u00e7o, ekspert n\u00eb fush\u00ebn e ekonomis\u00eb.<\/p>\n<p>Fatjona Mejdini, drejtore e nism\u00ebs globale kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar p\u00ebr Europ\u00ebn juglindore, thot\u00eb se qeveria \u00ebsht\u00eb e paqart\u00eb mbi propozimin p\u00ebr ri\u00e7eljen e basteve on line.<\/p>\n<p>\u201cSi do kthehemi, cilat jan\u00eb garancit\u00eb q\u00eb do na b\u00ebjn\u00eb t\u00eb besojm\u00eb se tregu do t\u00eb disiplinohet. Tre vite e gjysm\u00eb m\u00eb pare, kur u mbyll\u00ebn, u fol se ky vendim po merreh n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb familjeve shqiptare. Sot, cilat jan\u00eb k\u00ebto struktura, q\u00eb n\u00eb kemi krijuar p\u00ebr t\u00eb mbrojtur familjet, p\u00ebr t\u00eb luftuar var\u00ebsin\u00eb nga lojrat e fatit, p\u00ebr t\u00eb pak\u00ebsuar efektin social q\u00eb kan\u00eb lojrat e fatit? P\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto pyetje ne s\u2019kemi p\u00ebrgjigje nga qeveria\u201d\u2013 tha p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, Fatjona Mejdini, gazetare.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb opozit\u00ebs jan\u00eb dyshues se t\u00eb ardhurat nga bastet on line do t\u00eb p\u00ebdoren p\u00ebr financimin e sportit, kur n\u00eb 9 vite t\u00eb qeverisjes s\u00eb shumic\u00ebs s\u00eb majt\u00eb, sipas tyre, investimet n\u00eb sport kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb pap\u00ebrfillshme.<\/p>\n<p>\u201cPo sot ku \u00ebsht\u00eb morali politik, familjet shqiptare sot nuk do t\u00eb vuajn\u00eb? Po ato justifikimet q\u00eb u p\u00ebrdor\u00ebn tre vjet m\u00eb par\u00eb sot nuk vlejn\u00eb m\u00eb? \u00cbsht\u00eb e turpshme t\u00eb p\u00ebrdoret sporti si justifikim p\u00ebr t\u00eb rikthyer nj\u00eb biznes, i cili p\u00ebr mendimin tim duhet t\u00eb ishte trajtuar n\u00eb nj\u00eb koncept komplet ndryshe\u201d\u2013 vijoi Jorida Tabaku, Kryetare e Komisionit parlamentar t\u00eb integrimit.<\/p>\n<p>Pas reflektimit t\u00eb par\u00eb, qeveria nuk ka p\u00ebrparuar n\u00eb lidhje me propozimin e p\u00ebrfaq\u00ebsive t\u00eb sportit, p\u00ebr rikthimin basteve sportive on line. Ekspert\u00ebt ngren\u00eb shqetesime se sektori i lojrave t\u00eb fatit n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr m\u00eb problematik\u00ebt, jo vet\u00ebm n\u00eb raport me informalitetin por dhe me p\u00ebrfshirjen, n\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb t\u00eb lart\u00eb, t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb krimit n\u00eb t\u00eb.<br \/>\nNd\u00ebrhyrja e autoriteteve p\u00ebr riformatimin e k\u00ebsaj industrie shihet me skepticiz\u00ebm prej tyre.<br \/>\nZ\u00ebri i Amerik\u00ebs ju drejtua dhe zyr\u00ebs s\u00eb shtypit pran\u00eb kryeministrit p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb detaje mbi garancit\u00eb e qeveris\u00eb p\u00ebr disiplinimin e k\u00ebtij tregu, por nuk mori p\u00ebrgjigje. \/VOA<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb \u00e7elur nj\u00eb debat pas propozimit t\u00eb federatave sportive p\u00ebr rikthmin e basteve sportive on line, q\u00eb u ndaluan me ligj m\u00eb shum\u00eb se 3 vjet m\u00eb par\u00eb. P\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb tyre argumentuan se nisma ka p\u00ebr q\u00ebllim financimin e sportit nga t\u00eb ardhurat pas taksimit. Autoritetet zyrtare e kan\u00eb marr\u00eb n\u00eb shqyrtim k\u00ebt\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":283929,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-283928","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/283928","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=283928"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/283928\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/283929"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=283928"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=283928"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=283928"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}