{"id":284255,"date":"2022-09-13T17:46:52","date_gmt":"2022-09-13T15:46:52","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=284255"},"modified":"2022-09-13T17:46:52","modified_gmt":"2022-09-13T15:46:52","slug":"mos-komandoni-nga-zyra-dilni-ne-terren-muhamet-rrumbullaku-mbledh-drejtuesit-e-policise-te-permbushim-objektivat-e-vendosura-per-100-dite","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/mos-komandoni-nga-zyra-dilni-ne-terren-muhamet-rrumbullaku-mbledh-drejtuesit-e-policise-te-permbushim-objektivat-e-vendosura-per-100-dite\/","title":{"rendered":"\u201cMos komandoni nga zyra, dilni n\u00eb terren\u201d- Muhamet Rrumbullaku mbledh drejtuesit e policis\u00eb: T\u00eb p\u00ebrmbushim objektivat e vendosura p\u00ebr 100 dit\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Drejtori i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka mbledhur sot n\u00eb takim strukturat e drejtorive vendore t\u00eb Policis\u00eb Vlor\u00eb, Gjirokast\u00ebr, Fier, Berat, Lezh\u00eb dhe Shkod\u00ebr, si dhe me strukturat e drejtorive vendore p\u00ebr Kufirin dhe Migracionin Vlor\u00eb, Gjirokast\u00ebr dhe Shkod\u00ebr.<\/p>\n<p>Ai ka k\u00ebrkuar ndryshim t\u00eb vizionit dhe sjelljes n\u00eb komunitet dhe n\u00eb luft\u00ebn ndaj krimit.<\/p>\n<p><strong>Deklarata e plot\u00eb<\/strong><\/p>\n<p><em>\u201cAngazhimi, p\u00ebrkushtimi, profesionalizmi, realizimi i detyrave, prioriteteve dhe objektivave t\u00eb p\u00ebrcaktuara m\u00eb par\u00eb dhe atyre t\u00eb vendosura n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb 100 dit\u00ebve, do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb vetmit faktor\u00eb q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb vijimesin\u00eb tuaj n\u00eb detyr\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Ndryshoni menj\u00ebher\u00eb metodologjin\u00eb e pun\u00ebs, duke filluar nga drejtori e deri te shefi i seksionit, mos komandoni nga zyrat por dilni n\u00eb terren, kontrolloni, mb\u00ebshtesni, ndihmoni dhe orientoni sh\u00ebrbimet q\u00eb keni n\u00eb var\u00ebsi, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur sa m\u00eb mir\u00eb detyr\u00ebn n\u00eb sh\u00ebrbim te qytetar\u00ebve.<\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebrkoj impenjim maksimal dhe profesional, p\u00ebr hetime t\u00eb thelluara, duke bashk\u00ebpunuar me prokurorit\u00eb respektive dhe agjencit\u00eb ligjzbatuese. Intensifikoni masat, me q\u00ebllim zbardhjen e ngjarjeve t\u00eb r\u00ebnda kriminale t\u00eb ndodhura m\u00eb par\u00eb. Intensifikoni kontrollet n\u00eb terren, me q\u00ebllim parandalimin dhe goditjen e veprimtaris\u00eb kriminale t\u00eb kultivimit t\u00eb bim\u00ebve nakotike n\u00eb terren t\u00eb hapur dhe n\u00eb ambiente t\u00eb mbyllura.<\/em><\/p>\n<p><em>Grumbulloni informacion p\u00ebr lokalizimin dhe mund\u00ebsoni kapjen e personave n\u00eb k\u00ebrkim, t\u00eb atyre q\u00eb qarkullojn\u00eb me arm\u00eb zjarri ose me l\u00ebnd\u00eb narkotike. Krimi ekonomik t\u00eb zhvilloj\u00eb hetime proaktive kund\u00ebr korrupsionit dhe pastrimit t\u00eb parave. T\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet sa m\u00eb par\u00eb komunikimi i sh\u00ebrbimeve t\u00eb Rendit dhe i sh\u00ebrbimeve t\u00eb Policis\u00eb Rrugore, me qytetar\u00ebt.<\/em><\/p>\n<p><em>Policia Rrugore t\u00eb v\u00ebr\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim teknologjin\u00eb dhe t\u00eb shmang\u00eb kontaktet me p\u00ebrdoruesit e rrug\u00ebs. Monitoroni akset rrugore nacionale, rurale dhe qendrat e banuara, me mjetet inteligjente dhe nd\u00ebshkoni maksimalisht shkeljet q\u00eb jan\u00eb burim potencial p\u00ebr ngjarje rrugore me pasoja p\u00ebr jet\u00ebn dhe sh\u00ebndetin.<\/em><\/p>\n<p><em>T\u00eb ndiqen me rigorozitet dhe t\u00eb trajtohen me p\u00ebrgjegjshm\u00ebri e profesionaliz\u00ebm rastet e dhun\u00ebs n\u00eb familje, n\u00eb bashk\u00ebpunim edhe me institucionet e tjera p\u00ebrgjegj\u00ebse, me q\u00ebllim parandalimin e krimit n\u00eb familje.<\/em><\/p>\n<p><em>T\u00eb trajtohen me seriozitet ankesat dhe problematikat q\u00eb adresojn\u00eb qytetar\u00ebt deri n\u00eb zgjidhjen e tyre, si dhe t\u00eb informohen qytetar\u00ebt p\u00ebr zgjidhjen e ankes\u00ebs apo p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn si duhet adresuar ankesa e qytetarit q\u00eb t\u00eb gjej\u00eb zgjidhje.<\/em><\/p>\n<p><em>T\u00eb merren masa p\u00ebr garantimin e rendit dhe siguris\u00eb n\u00eb shkolla, duke zbatuar me p\u00ebrpikm\u00ebri planin e masave p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim. T\u00eb bashk\u00ebpunohet me stafet drejtuese t\u00eb shkollave, ofic\u00ebr\u00ebt e siguris\u00eb n\u00eb shkolla, psikolog\u00ebt dhe bordet e prind\u00ebrve, me q\u00ebllim parandalimin e dep\u00ebrtimit t\u00eb fenomeneve kriminale n\u00eb ambientet e shkollave, si dhe p\u00ebr zgjidhjen n\u00eb koh\u00eb t\u00eb konflikteve midis nx\u00ebn\u00ebsve apo midis tyre dhe personave t\u00eb jasht\u00ebm.<\/em><\/p>\n<p><em>Parandalimi dhe goditja e krimeve mjedisore t\u00eb jen\u00eb nd\u00ebr prioritetet par\u00ebsore t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb strukturave vendore t\u00eb Policis\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>T\u00eb luftohen krimet nd\u00ebrkufitare, ato q\u00eb mund t\u00eb zhvillohen n\u00ebp\u00ebrmjet detit, kufirit t\u00eb gjelb\u00ebr apo n\u00ebp\u00ebrmjet pikave t\u00eb kalimit kufitar. T\u00eb rritet efikasiteti i goditjes s\u00eb veprimtarive kriminale t\u00eb trafikimit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike, trafikimit t\u00eb mjeteve motorike, kontraband\u00ebs me mallra p\u00ebr t\u00eb cilat paguhet akciz\u00eb dhe t\u00eb dh\u00ebnies ndihm\u00eb emigrant\u00ebve nga vendet e treta p\u00ebr kalim t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb kufirit, t\u00eb cil\u00ebt hyjn\u00eb ilegalisht n\u00eb vendin ton\u00eb, p\u00ebrmes kufirit t\u00eb gjelb\u00ebr me shtetin grek.\u201d<\/em><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Drejtori i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka mbledhur sot n\u00eb takim strukturat e drejtorive vendore t\u00eb Policis\u00eb Vlor\u00eb, Gjirokast\u00ebr, Fier, Berat, Lezh\u00eb dhe Shkod\u00ebr, si dhe me strukturat e drejtorive vendore p\u00ebr Kufirin dhe Migracionin Vlor\u00eb, Gjirokast\u00ebr dhe Shkod\u00ebr. Ai ka k\u00ebrkuar ndryshim t\u00eb vizionit dhe sjelljes n\u00eb komunitet dhe n\u00eb luft\u00ebn ndaj krimit. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":284256,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-284255","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/284255","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=284255"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/284255\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/284256"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=284255"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=284255"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=284255"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}