{"id":284496,"date":"2022-09-14T11:31:39","date_gmt":"2022-09-14T09:31:39","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=284496"},"modified":"2022-09-14T11:31:39","modified_gmt":"2022-09-14T09:31:39","slug":"denoncimi-i-deputetit-te-pd-qeveria-rama-ne-dispozicion-te-kompanise-kastrati-shpk-po-ndryshon-ligjin-per-ti-legalizuar-ndertimin-pa-leje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/denoncimi-i-deputetit-te-pd-qeveria-rama-ne-dispozicion-te-kompanise-kastrati-shpk-po-ndryshon-ligjin-per-ti-legalizuar-ndertimin-pa-leje\/","title":{"rendered":"Denoncimi i deputetit t\u00eb PD: Qeveria Rama n\u00eb dispozicion t\u00eb kompanis\u00eb \u201cKastrati\u201d shpk! Po ndryshon ligjin p\u00ebr t\u2019i legalizuar nd\u00ebrtimin pa leje"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti i PD, Gazment Bardha ka denoncuar favorizimin q\u00eb qeveria i b\u00ebn oligark\u00ebve p\u00ebr nd\u00ebrtimet e paligjshme n\u00eb mes t\u00eb Tiran\u00ebs. N\u00eb nj\u00eb komunikim p\u00ebr mediat, Bardhi tha se p\u00ebr nd\u00ebrtimin e kullave pa leje ka k\u00ebrkuar edhe informacion me shkrim nga disa institucione, si kryeministria apo edhe Prokuroria.<\/p>\n<p>Bardhi p\u00ebrmend kompanin\u00eb \u201cKashtrati\u201d nd\u00ebrsa thekson se Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i ka kthyer p\u00ebrgjigje, duke i th\u00ebn\u00eb: \u201cNuk kam d\u00ebgjuar gj\u00eb, nuk e ngre dot kok\u00ebn t\u00eb shoh paligjshm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb num\u00ebroj katetet pa leje n\u00eb gradacelat e Tiran\u00ebs, sepse nuk \u00ebsht\u00eb puna ime\u201d.<\/p>\n<p>Sipas Bardhit, kjo tregon se kryeprokurori nuk vepron dot pa i dh\u00ebn\u00eb lej\u00eb Edi Rama. Nd\u00ebrsa ministri i Brendshme n\u00eb p\u00ebrgjigje i ka th\u00ebn\u00eb se \u201cm\u00eb duhen m\u00eb shum\u00eb t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb t\u00eb kem mund\u00ebsi ta gjej\u201d.<\/p>\n<p><strong>PJESE NGA DEKLARATA<\/strong><\/p>\n<p><em>Pas denoncimit n\u00eb Kuvend, n\u00eb rrug\u00eb zyrtare informova p\u00ebrs\u00ebri me shkrim Kryeministrin, Prokurorin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm; Ministrin e Brendsh\u00ebm; Drejtorin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit; Inspektoratin Komb\u00ebtar t\u00eb Mbrojtjes s\u00eb Territorit; Inspektoratin e Mbrojtjes s\u00eb Territorit pran\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, duke i k\u00ebrkuar informacion edhe p\u00ebr masat q\u00eb kishin marr\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit dhe institucioni n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb tij, IKMT, n\u00eb kushtet e shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs, kan\u00eb refuzuar jo vet\u00ebm t\u00eb marrin masa p\u00ebr t\u00eb zbatuar ligjin n\u00eb rastin konkret, por kan\u00eb refuzuar edhe t\u00eb d\u00ebrgojn\u00eb informacionin zyrtar t\u00eb k\u00ebrkuar.<\/em><\/p>\n<p><em>Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm m\u00eb ka kthyer p\u00ebrgjigje dhe e dini cfar\u00eb m\u00eb thot\u00eb: Nuk kam d\u00ebgjuar gj\u00eb, nuk e ngre dot kok\u00ebn t\u00eb shoh paligjshm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb num\u00ebroj katetet pa leje n\u00eb gradacelat e Tiran\u00ebs, sepse nuk \u00ebsht\u00eb puna ime. Pra praktikisht m\u00eb konfirmon at\u00eb q\u00eb un\u00eb paralajm\u00ebrova paraprakisht, q\u00eb nuk vepron dot pa lejen e Edi Ram\u00ebs, nuk e ngre dot kok\u00ebn t\u00eb shoh paligjshm\u00ebrin\u00eb e oligark\u00ebve q\u00eb Edi Rama i ka dh\u00ebn\u00eb statusin \u201ci papreksh\u00ebm\u201d. Edhe pse n\u00eb fakt un\u00eb kam b\u00ebr\u00eb nj\u00eb kall\u00ebzim t\u00eb nj\u00eb vepre penale, n\u00eb prezenc\u00ebn e Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe ai si zyrtar i shtetit, ka detyrimin ligjor q\u00eb kall\u00ebzimin tim verbal p\u00ebrpara tij dhe informacionin e marr\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb tij shtet\u00ebrore n\u00eb seanc\u00ebn plenare t\u00eb dat\u00ebs 14 korrik, ta referoj\u00eb n\u00eb prokurorin\u00eb kompetente p\u00ebr verifikim.<\/em><\/p>\n<p><em>Ministri i Brendsh\u00ebm, ekzakt\u00ebsisht i nj\u00ebjti q\u00eb pozon me kamera e fotograf\u00eb p\u00ebr propagand\u00eb p\u00ebrpara nj\u00eb pallati n\u00eb Fark\u00eb, me kthen p\u00ebrgjigje dhe e dini cfar\u00eb thot\u00eb: M\u00eb duhen m\u00eb shum\u00eb t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb t\u00eb kem mund\u00ebsi ta gjej, sepse nuk e gjen dot se ku ndodhet kjo gradacel\u00eb n\u00eb mes t\u00eb Tiran\u00ebs. Edhe ai b\u00ebn sikur nuk ka d\u00ebgjuar, b\u00ebn sikur nuk ka par\u00eb, sepse nuk vepron dot pa lejen e Edi Ram\u00ebs, nuk zbaton dot ligjin p\u00ebr oligark\u00ebt q\u00eb Edi Rama q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb statusin \u201ct\u00eb papreksh\u00ebm\u201d. I kam kthyer p\u00ebrgjigje zyrtare me shkrim, por nj\u00eb p\u00ebrgjigje po ia jap edhe publikisht: Mqs nuk e ke gjetur dot, mqs nuk e ke par\u00eb, ngrihu tani nga karrigia e zyr\u00ebs t\u00ebnde, dil n\u00eb dritaren e zyr\u00ebs, ngrije kok\u00ebn dhe e ke p\u00ebrpara syve t\u00eb tu.<\/em><\/p>\n<p><em>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Edi Rama, nuk kthen p\u00ebrgjigje, sepse si \u201cshtetatar\u201d ai shprehet me akte, me vendime qeverie. Dhe p\u00ebrgjigjen e dha m\u00eb dat\u00eb 7 Shtator 2022, ku miratoi vendimin nr. 589, duke konfirmuar se milioner\u00ebt, miq t\u00eb tij, g\u00ebzojn\u00eb statusin \u201ct\u00eb papreksh\u00ebm\u201d dhe jan\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm nga 3 milion shqiptar\u00ebt e tjer\u00eb, q\u00eb nuk jan\u00eb pjes\u00eb e oborrit t\u00eb interesave t\u00eb tij financiare.<\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebt\u00eb akt p\u00ebr favorizimin e oligark\u00ebve apo milioner\u00ebve, miq t\u00eb Edi Ram\u00ebs, zyra e tij e propagand\u00ebs e shiti si \u201cluft\u00eb t\u00eb papar\u00eb kund\u00ebr milioner\u00ebve\u201d. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb q\u00eb akti provon q\u00eb miloner\u00ebt e Edi Ram\u00ebs q\u00eb kan\u00eb nd\u00ebrtuar kulla pa leje n\u00eb mes t\u00eb Tiran\u00ebs, jan\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm nga 3 milion shqiptar\u00ebt e tjer\u00eb dhe vecan\u00ebrisht jan\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm nga 3304 qytetar\u00eb q\u00eb kan\u00eb shkuar n\u00eb burg pse kan\u00eb rregulluar pa leje catin\u00eb e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tyre.<\/em><\/p>\n<p><em>Vendimi i qeveris\u00eb parashikon q\u00eb kushdo q\u00eb nd\u00ebrton kulla pa leje apo kate shtes\u00eb pa leje, duhet ta deklaroj\u00eb, tja shes shtetit p\u00ebr 1 euro, me pas mund ta blej\u00eb dhe e g\u00ebzon nd\u00ebrtimin e paligjsh\u00ebm i pashqet\u00ebsuar. Ky akt \u00ebsht\u00eb legalizim pa ligj i nd\u00ebrtimeve pa leje, \u00ebsht\u00eb amnisti penale pa ligj, duke i p\u00ebrjashtuar nga d\u00ebnimi me burg, \u00ebsht\u00eb certifikim i pabarazis\u00eb mes qytetar\u00ebve.<\/em><\/p>\n<p><em>Me k\u00ebt\u00eb akt Edi Rama ka kthyer paligjshm\u00ebrin\u00eb n\u00eb sistem, me k\u00ebt\u00eb akt Edi Rama i dhan\u00eb leje shtet\u00ebrore cdo oligarku q\u00eb t\u00eb shtoj\u00eb pa leje sa kate t\u00eb doj\u00eb, t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb pa leje ku t\u00eb duan, mjafton t\u00eb paguajn\u00eb ca para m\u00eb shum\u00eb, dhe pron\u00ebn e g\u00ebzojn\u00eb t\u00eb pashqet\u00ebsuar. Ky vendim \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt nj\u00eb nxitje p\u00ebr milioner\u00ebt e Edi Ram\u00ebs p\u00ebr t\u00eb vijuar t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb kate pa leje.<\/em><\/p>\n<p><em>Edhe pretendimi se miloner\u00ebt do ta blen\u00eb nd\u00ebrtimin e paligjsh\u00ebm me cmimin e tregut, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mashtrim. Cmimi i tregut q\u00eb merret n\u00eb konsiderat\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb cmimi i referenc\u00ebs q\u00eb miratohet me VKM. P\u00ebr ta thjeshtuar, shembullin po e japim me k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrtim t\u00eb paligjsh\u00ebm. N\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb cmimi i tregut apo cmimi i referenc\u00ebs \u00ebsht\u00eb rreth 1500 euro m2. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00ebse sot shkon n\u00eb zyr\u00ebn e shitjeve t\u00eb k\u00ebsaj kompanie, cmimi real i shitjes \u00ebsht\u00eb 5000 euro m2. Pra ajo q\u00eb b\u00ebn Edi Rama \u00ebsht\u00eb q\u00eb i jep leje shtet\u00ebrore oligark\u00ebve t\u00eb shtojn\u00eb kate pa leje sa t\u00eb duan, dhe n\u00eb fund nuk do t\u00eb fitojn\u00eb 4500 euro p\u00ebr m2, por do t\u00eb fitojn\u00eb 2500 euro p\u00ebr m2, mqs 1500 euro p\u00ebr m2 do ja paguajn\u00eb shtetit p\u00ebr blerjen dhe 500 m2 euro do paguajn\u00eb gjob\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb fakt ky vendim i Qeveris\u00eb \u00ebsht\u00eb i paligjsh\u00ebm. \u00cbsht\u00eb marrje n\u00eb mbrojtje shtet\u00ebrore t\u00eb paligjshm\u00ebris\u00eb. \u00cbsht\u00eb c\u00ebnimi m\u00eb brutal q\u00eb i b\u00ebhet shtetit ligjor.<\/em><\/p>\n<p><em>Ligji e rregullon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shteruese se cfar\u00eb ndodh n\u00ebse kryhen shtesa pa leje p\u00ebr q\u00ebllime fitimi, duke parashikuar 4 masa:<\/em><\/p>\n<p><em>1-\u00a0\u00a0\u00a0 Gjob\u00eb t\u00eb barabart\u00eb me vler\u00ebn e punimeve t\u00eb kryera pa leje;<\/em><\/p>\n<p><em>2-\u00a0\u00a0\u00a0 Prishje ose konfiskim p\u00ebr interes publik t\u00eb punimeve t\u00eb kryera pa leje, pra kalimin n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shtetit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie;<\/em><\/p>\n<p><em>3-\u00a0\u00a0\u00a0 Mos dh\u00ebnien e lejes s\u00eb shfryt\u00ebzimit dhe p\u00ebr pasoj\u00eb pamund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr ta tjet\u00ebrsuar edhe pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb pron\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>4-\u00a0\u00a0\u00a0 Referim n\u00eb prokurori dhe d\u00ebnimin me burgim p\u00ebr nd\u00ebrtim t\u00eb paligjsh\u00ebm;<\/em><\/p>\n<p><em>Edi Rama ka detyrimin t\u00eb shpjegoj\u00eb pse nuk zbatohet ligji p\u00ebr milioner\u00ebt e tij, nj\u00eblloj sic zbatohet p\u00ebr qytetar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb k\u00ebtij vendi. Pse nuk ka asnj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi penal p\u00ebr nd\u00ebrtuesit e paligjsh\u00ebm dhe pse nuk ka asnj\u00eb mas\u00eb p\u00ebr zyrtar\u00ebt q\u00eb nuk kan\u00eb vepruar? Pse policia shkon n\u00eb mal tek nj\u00eb fshatar\u00eb q\u00eb po rregullon catin\u00eb, por nuk shikon Kullat pa leje n\u00eb mes t\u00eb Tiran\u00ebs?<\/em><\/p>\n<p><em>Ligji \u00ebsht\u00eb i mjaftuesh\u00ebm dhe vet\u00ebm duhet t\u00eb zbatohet. Nuk ka autorizuar dhe as nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr miratimin e nj\u00eb vendimi qeverie. Pasuria konfiskohet dhe m\u00eb pas ajo tjet\u00ebrsohet sipas rregullave t\u00eb legjislacionit n\u00eb fuqi, me gar\u00eb dhe transparenc\u00eb. N\u00ebse duhet t\u00eb shitet, shitet me gar\u00eb, kush ofron m\u00eb shum\u00eb fiton pron\u00ebsin\u00eb mbi at\u00eb pasuri.<\/em><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti i PD, Gazment Bardha ka denoncuar favorizimin q\u00eb qeveria i b\u00ebn oligark\u00ebve p\u00ebr nd\u00ebrtimet e paligjshme n\u00eb mes t\u00eb Tiran\u00ebs. N\u00eb nj\u00eb komunikim p\u00ebr mediat, Bardhi tha se p\u00ebr nd\u00ebrtimin e kullave pa leje ka k\u00ebrkuar edhe informacion me shkrim nga disa institucione, si kryeministria apo edhe Prokuroria. Bardhi p\u00ebrmend kompanin\u00eb \u201cKashtrati\u201d nd\u00ebrsa thekson [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":284497,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-284496","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-koment-opinion","10":"category-kryesore","11":"category-lajme","12":"category-politike","13":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/284496","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=284496"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/284496\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/284497"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=284496"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=284496"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=284496"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}